BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka bërë pak humor me Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll, duke e vlerësuar për kontributin e vendit të tij në hapjen e shkollës së re profesionale austriake “Herman Gmeiner” në Tiranë.
“E falenderoj Ambasadorin, – tha Rama në fund të fjalës së tij, – i cili e ka ndjekur heroikisht e me durim fjalimin tim, sepse nuk di asnjë fjalë në shqip,” duke shtuar po me humor se po të ishte një shqiptar në vend të tij, me siguri do të fliste tërë kohën në telefon.