Racizmi Perandorak
Racizmi Perandorak

(nga libri Perandoria i Michael Hardt dhe Antonio Negri)

Përktheu me 1 korrik 2007: Albin Kurti

Kalimi nga sovraniteti modern në sovranitetin perandorak e shfaq njërën prej fytyrave të tij në ndryshimet e konfigurimit të racizmit në shoqëritë tona. Para së gjithash duhet të shënojmë se është bërë përherë e më vështirë të identifikohen linjat e përgjithshme të racizmit. Në fakt, politikanët, mediat, e madje edhe historianët vazhdimisht na thonë se racizmi sigurisht që është zbrapsuar në shoqëritë moderne nga përfundimi i skllavërisë deri tek luftërat për dekolonizim dhe lëvizjet për të drejtat qytetare. Disa praktika tradicionale specifike të racizmit pa dyshim se kanë shënuar rënie, dhe njeriu mund të tundohet që ta shikojë fundin e ligjeve të apartheidit në Afrikën Jugore si mbyllje simbolike e një epoke të tërë të segregacionit racor. Nga pikëpamja jonë, megjithatë, është e qartë se racizmi nuk është tërhequr por në të vërtetë është rritur në botën bashkëkohore, si në gjërësi po ashtu edhe në intensitet. Duket që ka rënë vetëm për shkak se forma dhe strategjitë e tij kanë ndryshuar. Nëse i marrim Manichae ndarjet dhe praktikat rigjide përjashtuese (në Afrikën Jugore, në qytetin kolonial, në juglindje të SHBA-ve, ose në Palestinë) si paradigmë e racizmit modern, ne duhet të pyesim tash se cila është forma postmoderne e racizmit dhe cilat janë strategjitë e tij në shoqërinë e sotme perandorake.

Shumë analistë e përshkruajnë këtë kalim si një zhvendosje në formën teorike dominante të racizmit, nga një teori raciste e bazuar në biologji në atë të bazuar në kulturë. Teoria raciste moderne që dominon dhe praktikat shoqëruese të segregacionit janë të përqendruara në dallimet thelbësore biologjike ndërmjet racave. Gjaku dhe gjenet qëndrojnë prapa dallimeve në ngjyrën e lëkurës si një substancë reale e dallimit racor. Popujt e nënshtruar kësisoj përfytyrohen (së paku në mënyrë implicite) si diçka tjetër prej njerëzve, si një tjetër rend i qenies. Këto teori raciste moderne të bazuara në biologji nënkuptojnë ose kanë tendencë kah një dallim ontologjik një e çarë e nevojshme, e përjetshme dhe e pandryshueshme në rendin e qenies. Në përgjigje të këtij pozicioni teorik, mandej, anti-racizmi modern e pozicionon veten kundër nocionit të esencializmit biologjik, dhe insiston që dallimet ndërmjet racave, për dallim, janë të ndërtuara nga forcat shoqërore dhe kulturore. Këta teoristë anti-racist modern operojnë me besimin se konstruktivizmi shoqëror do të na lirojë nga shtrëngesa e determinizmit biologjik: nëse dallimet tona janë të përcaktuara në mënyrë shoqërore dhe kulturore, atëherë të gjithë njerëzit në parim janë të barabartë, të një rendi ontologjik, një natyre.

Sidoqoftë, me kalimin në Perandori, dallimet biologjike janë zëvendësuar me shenjues sociologjik dhe kulturor si një përfaqësim kyç i urrejtjes dhe frikës racore. Në këtë mënyrë teoria raciste perandorake e sulmon nga prapa anti-racizmin modern, dhe në fakt i koopton dhe siguron argumentet e tij. Teoria raciste perandorake pajtohet që racat nuk përbëjnë njësi të izolueshme biologjike dhe se natyra nuk mund të ndahet në raca të ndryshme njerëzore. Po ashtu pajtohet që sjellja e individëve dhe aftësitë ose prirjet e tyre nuk janë rezultat i gjakut apo gjeneve të tyre, por janë për shkak të përkatësisë së tyre në kultura historikisht të përcaktuara ndryshe.1 Dallimet pra nuk janë të fiksuara dhe të qëndrueshme por efekte të rastësishme të historisë së shoqërisë. Teoria raciste perandorake dhe teoria anti-raciste moderne njëmend e thonë po të njëjtën gjë dhe është vështirë të merren parasysh ndaras. Në fakt, pikërisht për shkak se ky argument relativist dhe kulturor merret të jetë domosdoshmërit anti-racist ideologjia dominante e tërë shoqërisë sonë mund të duket se është kundër racizmit, dhe teoria raciste perandorake mund të duket se nuk është fare raciste.

Sido që të jetë, ne duhet të shikojmë më për së afërmi se si operon teoria raciste perandorake. Étienne Balibar e quan racizmin e ri një racizëm diferencialist, një racizëm pa racë, apo më saktësisht një racizëm që nuk mbështetet në një koncept biologjik të racës. Megjithëse biologjia është braktisur si themel dhe përkrahje, ai thotë që, kultura e ka zëvendësuar rolin që e ka luajtur biologjia.2 Ne jemi mësuar të mendojmë se natyra dhe biologjia janë të fiksuara dhe të pandryshueshme porse kultura është plastike dhe fluide: kulturat historikisht mund të ndryshojnë dhe përzihen për të formuar pafund hibride. Nga pikëpamja e teorisë raciste perandorake, megjithatë, ka kufij të rreptë të fleksibilitetit dhe përshtatjes së kulturave. Dallimet ndërmjet kulturave dhe traditave janë, në analizën përfundimtare, të pakapërcyeshme. Është e kotë dhe madje e rrezikshme, sipas teorisë perandorake, që të lejohen kulturat të përzihen ose të insistohet që ato të përzihen: Serbët dhe Kroatët, Hututë dhe Tutsitë, Afrikano-amerikanët dhe Koreano-amerikanët duhet të mbahen veçmas.

Si një teori e dallimit shoqëror, pozicioni kulturor nuk është më pak esencialist sesa ai biologjik, ose së paku themelon një bazë teorike njësoj të fuqishme për ndarje shoqërore dhe segregacion. Megjithatë, është një pozicion pluralist teorik: të gjitha identitetet kulturore në parim janë të barabarta. Ky pluralizëm i pranon të gjitha dallimet tona përderisa ne pajtohemi që të veprojmë në bazë të këtyre dallimeve të identitetit, gjersa ne e aktrojmë racën tonë. Pra, dallimet racore janë të rastit në parim, por mjaft të nevojshme në praktikë si tregues të ndarjes shoqërore. Kultura si zëvendësim teorik për racën ose biologjinë kësisoj paradoksalisht është transformuar në një teori për ruajtjen e racës.3 Kjo zhvendosje në teorinë raciste na tregon se si teoria perandorake mund të adoptojë atë që tradicionalisht është menduar të jetë një pozicion anti-racist dhe ende të mbajë një parim të fortë të ndarjes shoqërore.

Duhet të jemi të kujdesshëm që në këtë pikë të vërejmë se teoria raciste imperiale në vetvete është teori e segregacionit, jo një teori e hierarkisë. Ndërsa teoria raciste moderne shtron një hierarki në mes racave si kusht fundamental që e bën segregacionin të nevojshëm, teoria perandorake nuk ka asgjë për të thënë në parim për superioritetin apo inferioritetin e racave të ndryshme ose grupeve etnike. E gjykon atë si tërësisht të rastësishme, si një çështje praktike. Me fjalë të tjera, hierarkia racore shikohet jo si shkak por si pasojë e rrethanave shoqërore. Për shembull, studentët Afrikano-amerikanë në një regjion të caktuar shënojnë në vazhdimësi rezultate më të ulta në testet e zgjuarësisë sesa Amerikanët Aziatik. Teoria perandorake e kupton këtë si diç që nuk i atribuohet ndonjëfarë inferioriteti racor por më parë dallimeve kulturore: kultura e Amerikanëve Aziatik i jep rëndësi më të madhe edukimit, inkurajon studentët të studiojnë në grupe, e kështu me radhë. Hierarkia e racave të ndryshme është e përcaktuar vetëm posteriori, si një pasojë e kulturave të tyre që do të thotë, në bazë të performancës së tyre. Sipas teorisë perandorake, pastaj supremacia dhe nënshtrimi racor nuk janë çështje teorike, por lindin përmes konkurrencës së lirë, një lloj i meritokracisë tregtare të kulturave.

Natyrisht që praktika raciste nuk i korrespondon medoemos vetëkuptimeve të teorisë raciste, e cila është tërë ajo që e kemi trajtuar deri më tash. Është e qartë nga ajo që kemi parë se megjithatë praktika raciste perandorake ka qenë e privuar nga një përkrahje qendrore: nuk ka më një teori të superioritetit racor që shihet si mbështetje e praktikave moderne të përjashtimit racor. Sipas Gilles Deleuze and Félix Guattari, megjithëkëtë, Racizmi evropian … asnjëherë nuk ka operuar përmes përjashtimit, ose nëpërmjet përcaktimit të dikujt si Tjetër … Racizmi operon me caktimin e shkallëve të shmangies në lidhje me fytyrën e Njeriut-të-Bardhë, i cili përpiqet të integrojë tiparet jokonforme në va
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1367