Qeveria socialiste deklaron pasurite

Klinton

Primus registratum
Qeveria socialiste deklaron pasurite

Ja pasuria e kryeministrit Nano dhe e ministrave të tij
<ul style="list-style-type: disc">[*]Fatos Thanas Nano - Kryeministër[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarim vjetor[/list]

Pasuria: Banesa vetjake - e blerë - e drejta e pronësisë bashkëshortja;

SHPK Joy Travel - e krijuar - e drejta e pronësisë: bashkëshortja ortak i vetëm - fitim neto 335640 lekë;

Autoveturë - e dhuruar - e drejta e pronësisë personale pronar i vetëm;

Sasia e të ardhurave vjetore: 945000 - paga Kuvendi; 420000 - paga Partia Socialiste; 877.500 - paga Këshilli i Ministrave;



<ul style="list-style-type: disc">[*]Ilir Rexhep Meta - Zv/kryeministër &amp; Ministër i Jashtëm[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarim vjetor[/list]

Pasuria: Banesa 2+1, Tiranë - blerë nga shteti - bashkëpronar 1/4 pjesë

Banesë 150 m², Tiranë - blerë nga shteti +blerje - bashkëpronar bashkëshortja 1/4 pjesë

Të ardhura nga pjesa e zotëruar e këtyre pasurive, 1000 Euro

Banesë 360 m², Tiranë - ndërtuar - bashkëpronare bashkëshortja në 1/2 pjesë

Banesë 150 m², Durrës - blerë me kredi - bashkëpronësi me bashkëshorten - hipotekuar në favor të Bankës Italo-Shqiptare

Tokë 2400 m², Tiranë - dhuruar bashkëshortes nga prindërit - bashkëpronësi bashkëshortja në 1/2 pjesë

Makinë tip &quot;Golf&quot; - dhuruar bashkëshortes - pronësi e bashkëshortes

Sasia e të ardhurave vjetore: 195.000 - paga mujore nga Këshilli i Ministrave; 135.000 - paga mujore e bashkëshortes nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë



<ul style="list-style-type: disc">[*]Pandeli Sotir Majko - Ministër i Mbrojtjes[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarim vjetor[/list]

Pasuria: Apartament - e blerë - bashkëpronësi me bashkëshorten

Shuma në të holla: 2.200.000 lekë - nga të ardhurat personale - e drejta reale mbi to unë dhe bashkëshortja

Sasia e të ardhurave vjetore: 993.045 - paga shteti Ministria e Mbrojtjes



<ul style="list-style-type: disc">[*]Luan Mersin Rama - Ministër i Rendit Publik[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarim vjetor[/list]

Pasuria: Apartament banimi 3+1 - blerë me kredi në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave - bashkëpronësi me bashkëshorten

Autoveturë personale e tipit Mercedes Benz, prodhim i vitit 1990 - blerë në vitin 2000 - pronar i vetëm



<ul style="list-style-type: disc">[*]Kastriot Selman Islami - Ministër i Financave[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarim vjetor[/list]

Pasuria: Apartament 3+1, 140 m², Tiranë - blerë me kredi nga INSIG - bashkëpronësi me bashkëshorten - kredia ka filluar të paguhet në 1998

30.000 lekë letra me vlerë - të dhëna nga shteti - bashkëpronësi me bashkëshorten - asnjë e ardhur nga to

Sasia e të ardhurave vjetore: 1.728.565 - paga+shpërblime - Ministër i Financave

1.574.500 lekë - paga+shpërblime - Departamenti i Financës, INSIG



<ul style="list-style-type: disc">[*]Arben Qamil Malaj - Ministër i Ekonomisë[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarim vjetor[/list]

Pasuria: Shtëpi banimi, Tiranë - marrë me kredi nga Banka Qëndrore 6.000.000 lekë - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe vajzën - përdorim familjar strehim

Shtëpi banimi pallat, hyrje 2+1, 27.000 $ - burimi:shitje shtëpie e vjetër 42.000 $ - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe vajzën - përdorim familjar strehim

Bono privatizimi 1.150.000 - përfituar nga shpërndarja, - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe vajzën

5.140.000 lekë - të ardhura nga puna+interesat bankare të Kursimeve - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe vajzën - të ardhurat e përfituara interesat

6000 USD - shitje shtëpie dhe kursime - pronësi vajza - të ardhura të përfituara nga interesat

300.000 - interesa bankare - në pronësi bashkëshortja

Autoveturë &quot;Opel&quot; - blerë 650.000 lekë - bashkëpronësi me bashkëshorten

EFC - (Economy Finance, Consultance) - krijuar me vendimin e Gjykatës Nr.27732, dt.14.05.2002 - zotëron 49% të aksioneve - 50.000 lekë - të ardhurat që vazhdon nga Organizata prej të cilave janë shkëputur 100.000 lekë.

Sasia e të ardhurave vjetore: 1.158.190 lekë - paga+komisione - Kuvendi

774.500 - paga gusht-dhjetor 2002 - Ministria e Ekonomisë

150.000 - shpërblim - Ministria e Ekonomisë

870.680 - pagë+shpërblim - bashkëshortja - Banka e Shqipërisë



<ul style="list-style-type: disc">[*]Agron Enver Duka - Ministër i Bujqësisë[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarimi vjetor[/list]

Pasuria: Fabrika e Ushqimit Blegtoral AIBA CO

Pulari - dhomë frigoriferike - vlera 264.873.939 lekë - blerë dhe krijuar nga aktiviteti - pronësia në 50% të aksioneve - sasia e të ardhurave nga shfrytëzimi i kësaj pasurie 38.220.989 (e ardhur neto nga bilanci i AIBA CO)

Banesë vetjake 400 m²

Tokë 1200 m² - blerë dhe krijuar nga aktiviteti

Aktiviteti: Prodhim dhe tregim ushqim për shpendë dhe kafshë, prodhim dhe tregtim vezë, import-eksport artikuj ushqimor dhe elektro-shtëpiak, ekskluzivitete, adresa lagja 14 Shkozet, Durrës

16.394.431 lekë në Bankën e Kursimeve Nr.1 Durrës, në Bankën Amerikane të Shqipërisë, në Bankën Italo-Shqiptare - krijuar nga aktiviteti tregtar i AIBA CO - pronësi në 50% të tyre

Mjete transporti, inventar ekonomik, makineri e pajisje - vlera 247.962.656 lekë - lerë dhe krijuar nga aktiviteti - 50% ortakëri. Këto pasuri përdoren për aktivitetin e AIBA CO, adresa lagja 14 Shkozet, Durrës

Sasia e të ardhurave vjetore: 1.800.000 lekë nga MInistria e Bujqësisë dhe Ushqimit


ajme nga Agjensia Telegrafike shqiptare

Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave

Presidenti i Republikes se Shqiperise

Kuvendi i Republikes se Shqiperise

Agjensia e Lajmeve Kosovapress
 

ruud

Primus registratum
Re: Qeveria socialiste deklaron pasurite

dhe???
dhe leto jane pagat te fituara ne menyre legale....
po sigurisht ato illegale nuk thuhen.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Qeveria socialiste deklaron pasurite

<span style="font-weight: bold">Ky eshte deklarimi i pasurise se qeveritareve shqiptare</span>
Tashme ata e kane bere te ditur dhe nuk ka asgje te keqe perderisa ato jane te deklaruara.
Me kete rast qeveria socialiste deshiron ti mbylle gojen partise demokratike dhe meidave te pavarura.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Qeveria socialiste deklaron pasurite

<span style="font-weight: bold">Vazhdon me suskes deklarimi i pasurive te qeveritareve shqiptare</span>

Ja pasuritë e 11 ministrave të tjerë të Qeverisë Nano

Viktor Pjetër Doda - Ministër i Industrisë dhe e Energjitikës

Deklarim vjetor

Pasuria: Banesë 3+1 - e blerë - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe tre fëmijët

150.000 lekë - letra me vlerë - të dhëna nga shteti - bashkëpronësi me bashkëshorten

3.000.000 lekë - nga kursimet familjare - depozitë në Bankën e Kursimeve Tiranë - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe fëmijët

Sasia e të ardhurave vjetore: 1.800.000 lekë - pagë vjetore - ministria e Industrisë dhe Energjitikës; 208.000 lekë - pagë vjetore e bashkëshortes


Spartak Dilaver Poçi - Ministër i Transportit

Deklarim vjetor

Pasuria: Apartament 3+1 - nga privatizimi - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe dy fëmijët

Apartament 3+1 - blerë me kredi - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe dy fëmijët

Shtëpi private - trashëgimi familjare - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe dy fëmijët

5000 m² troje në qytetin e Durrësit - trashëgimi familjare - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe dy fëmijët

5000 m² troje në qytetin e Sarandës - trashëgimi familjare - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe dy fëmijët

Automjet (autoveturë) tip &quot;Ford&quot; - e blerë - pronësi personale

Sasia e të ardhurave vjetore: 600.000 lekë - paga - Ministria e Transporteve


Ben Kristaq Blushi - Ministër i Pushtetit Vendor

Deklarim vjetor

Pasuria: 69.000 US dollarë - depozitë - Banka e Tiranës

Funksione jashtë punës shtetërore: Deutsche Welle, gazetar nga 1992-1997 - 2000 DM në muaj

Gazeta &quot;Indipendent&quot; - aksioner viti 1997 - shitur - 51.000 US dollarë

Fondacioni &quot;Soros&quot; - nëpunës- 1995-1996 - 500 US dollarë në muaj

Gazeta &quot;Koha Jonë&quot; - gazetar - 1993-1997

lBesnik Rrapo Dervishi - Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit

Deklarim vjetor

Pasuria: 15.000 US dollarë - të krijuara nga puna - depozitë në Bankën e Kursimeve - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe fëmijët

Sasia e të ardhurave vjetore: 750.000 lekë - paga mujore 1 gusht-3 dhjetor 2002; 499.909 lekë - të ardhura për periudhën 22.03.2003-31.07.2003 - Ministria e Ekonomisë


Spiro Kostandin Peçi - Ministër i Drejtësisë

Deklarim vjetor

Pasuria: Shtëpi banimi në Durrës - 102 m² - e blerë - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe fëmijët

Shtëpi banimi në Tiranë - 130 m² - e blerë - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe fëmijët

Truall në Golem - 965 m² - e blerë - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe fëmijët

Truall në Sarandë 420 m² - e blerë - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe fëmijët

176.000 US dollarë - depozitë në Bankën Kombëtare Greke në Tiranë - një pjesë e lirë - krijuar nga puna si avokat - pronësi personale

40.000 Euro - depozitë në Bankën Kombëtare Greke - një pjesë e lirë - krijuar nga puna si avokat - pronësi personale

Sasia e të ardhurave vjetore: 150.000 lekë - paga - Ministër i Drejtësisë


Valentina Sheh Abedin Leskaj - Ministër i Punës

Deklarim vjetor

Pasuria: Shtëpi banimi 3+1 - në adresën: &quot;Rr.Komuna e Parisit&quot; Pll.6, Shk.1, Ap.15, Tiranë - blerë si rezultat i privatizimit të banesës - bashkëpronësi në 1/4 pjesë me bashkëshortin dhe dy fëmijët

Dyqan në adresën: &quot;Bulevardi Gjergj Fishta, Kulla 4, Njësia 3&quot; - 45 m² - pronësi e vetme

12.032 US dollarë - depozitë në Banka Amerikane e Shqipërisë - të krijuara nga të ardhurat nga puna - depozita në emrin tim

Funksione jashtë punës shtetërore: Anëtare e Këshillit Mbikqyrës në INSIG Sh.A - 16.000 lekë të ardhura për çdo mbledhje bordi (jo më shumë se 4 mbledhje në vit); kryetare e Komitetit Drejtues të Projektit të Bankës Botërore &quot;Shpërndarje e shërbimeve sociale&quot; - 15.000 lekë të ardhura; kryetare e Këshillit administrativ të ISSH - 89.000 lekë të ardhura; kryetare e Këshillit Administrativ të SHPK; kryetare e Këshillit Administrativ të SHSSH - 10.000 lekë të ardhura

Sasia e të ardhurave vjetore: nga 01.08.2002-31.12.2002 - 750.000 lekë - titullare e Institucionit


Luan Tasim Memushi - Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Deklarim vjetor

Pasuria: Shtëpi banimi Tiranë - e blerë me kredi sipas Këshillit të Ministrave - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe fëmijët

1.527.275 lekë - kursime dhe honorare - bashkëpronësi me bashkëshorten dhe fëmijët

8000 Euro - rrogë e djalit student - e drejta reale mbi to - djali student

Autoveturë tip &quot;Benz&quot; - e blerë - bashkëpronësi e gjithë familja

Sasia e të ardhurave vjetore: 1.528.570 lekë - rroga vjetore - Ministër i Arsimit

240.000 lekë - rroga vjetore e bashkëshortes - Institucioni i Avokatit të Popullit


Mustafa Mustafa Xhani - Ministër i Shëndetësisë

Deklarim vjetor

Pasuria: Shtëpi banimi &quot;Rr.Hoxha Tahsim&quot; nr.42, Tiranë - pjesërisht e trashëguar - bashkëpronësi me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët

10.000 US dollarë - depozitë në Bankën Italo-Shqiptare - pjesërisht të trashëguara - bashkëpronësi me nënën, bashkëshorten dhe djalin

Autoveturë - e blerë - bashkëpronësi e gjithë familja


Arta Agim Dade - Ministër i Kulturës

Deklarim vjetor

Pasuria: Apartament banimi 1+1 - sip.77 m² - blerë nga privatizimi i banesave shtetërore - bashkëpronësi me djalin B.Dabulla

Apartament banimi - sip.74 m² - blerë me kredi sipas vendimit të Këshillit të Ministrave - lëvruar në gusht 2002 - pronësi e vetme

Autoveturë tip &quot;Range Rover&quot; TR 2728 I - blerë nga djali - pronësi vetjake e djalit A.Dabulla

Sasia e të ardhurave vjetore: 750.000 lekë - për 5 muaj - ministër i Kulturës

150.000 lekë x 7 muaj = 1.050.000 janar-korrik 2002


Lufter Nexhip Xhuveli - Ministër i Mjedisit

Deklarim vjetor

Pasuria: Shtëpi banimi në Tiranë - sip.87 m² - blerë gjatë procesit të privatizimit të banesave shtetërore - bashkëpronësi me gruan dhe vajzën

5.270.000 lekë - depozitë në Bankën e Kursimeve, Tiranë, në emër të gruas - krijuar nga kursimet, interesat dhe emigracioni - të ardhura nga interesat bankare

2.000.000 lekë - depozitë në Bankën Kombëtare Tregtare, në emrin e gruas - krijuar nga kursimet, interesat dhe emigracioni - të ardhura nga interesi bankar

300.000 lekë - depozitë në FEFAD Bank, në emrin tim - krijuar nga kursimet, interesat dhe emigracioni - të ardhura nga interesa bankare

9800 Euro - depozitë në FEFAD Bank, në emrin tim - krijuar nga kursime, interesat dhe emigracioni - të ardhura nga interesi bankar

Autoveturë - e blerë - pronësi e vetme në emrin tim

Sasia e të ardhurave vjetore: 1.601.213 lekë - paga ministër i Mjedisit; 102.000 lekë - pensioni i bashkëshortes; 196.000 lekë - paga e vajzës


Blendi Pëllumb Klosi - Ministër Shteti

Deklarim vjetor

Pasuria: Apartament banimi - sip.100 m² - privatizuar nga shteti - bashkëpronësi me prindërit dhe motrat

Sasia e të ardhurave vjetore: 750.000 lekë - paga - Ministër Shteti
 

Klinton

Primus registratum
Re: Qeveria socialiste deklaron pasurite

Deklarimet e tere anetareve te qeverise tregojne nivelin e emancipimit te shoqerise shqiptare dhe ne vecanti te qeverise shqiptare.
Nderkohe qe Sali Berisha kishte 6 vjet qe pelliste si gamoret, para dy ditesh qeveria socialiste ndermori nje hap tejet liberal duke deklaruar pasurine e saj.
Pavaresisht se Berisha lider i opozites shqiptare ndodhet ne Strazburg, qeveria ben nje hap madheshtor dhe suprize duke injoruar tere elektoratin demokrat si dhe tere &quot;intelektualet&quot;
demokrate duke filluar nga Pollo e lart.
Pershendes veprimin tolerant dhe demokratik te kryeministrit dhe qeverise se tij.

<span style="font-weight: bold">Gazeta &quot;Zeri i Popullit&quot; me shkrimet e saja optimiste shkruan si me poshte</span>

<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarimi i pasurisë, akt politik dhe qytetar[/list]



Dje në gazetën tonë u bë
publike pasuria që gëzon kryeministri Nano, zëvendëskryeministri Meta dhe disa nga ministrat kryesorë të këtij kabineti.

Kjo përfaqëson një ngjarje me peshë në jetën politike të vendit sepse për vite e vite me rradhë, që pas ardhjes në pushtet të mazxhorncës socialiste në vitin 1997, akuza të shumta janë bërë nga opozita jonë destruktive me në krye shefin e PD-së Sali Berisha në adresë të qeveritarëve të ndryshëm, e mbi të gjitha sikur ato i fshehin të ardhurat e tyre, të ardhura këto që sipas PD-së e Berishës janë venë natyrisht në rrugë jo të drejtë.

Duhet theksuar që në krye se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve më të lartë të shtetit është një praktikë, madje rutinore, që ka zënë vend praj vitesh në administratën tonë. E reja në këtë rast është që deri dje deklaratat e bëra nga zyrtarë të ndryshëm mund të njiheshin ligjërisht vetëm nga njerëz të caktuar për verifikim e kontroll nëkëtë fushë, kurse sot çdo qytetar mund të mësojë edhe përmes shtypit e deri në faqet e internetit se sa janë konkretisht të ardhurat e çdo shtetari, qoftë ky edhe kryeministri i vendit Fatos Nano.

Deklarimi i pasurisë të zyrtarëve të të gjitha niveleve është një normë e njohur në botën e sotme demokratike. Madje nuk kanë munguar rastet kur një zyrtar i lartë në një vend skandinav, ka dorëzuar detyrën thjeshtë për mospagim taksash nga e shoqja, apo sepse në ndonjë rast jetër një ministër ka lenë detyrën sepse nuk ka deklaruar se po ndërton një shtepi më tepër se sa çfarë ka nënshkruar në deklaratën e pasurisë.

Të tilla praktika, krejtësisht normale, po marrin forcë ligjore dhe po sensibilizojnë opinionin tonë demokratik, si një ndër format më konkret të kontrollit mbi ata që kanë pushtet, duke qënë tejet transparent në raportet me opinionin tonë demokratik se si e përdorin ata forcën e firmës e vulës që hedhin.

Në këtë pikëpamje mund të themi që opozita jonë, pavarësisht nga qëllimi jo dashamirës që i ka venë vetes duke thirur herë pas here për nevojën e deklarimit të pasurisë së pushtetarëve, i ka bërë një sherbim të çmuar, pra e ka ndihmuar Qeverinë Nano të shkarkohet nga akuzat e panumurta për korrupsion të formuluara drejt saj nga po kjo opozitë rast e pa rast.

Me këtë që themi nuk nënkuptohet që deklarimi i pasurisë së qeveritarëve bëhet për t&amp;#8217;iu përgjigjur një sfide të hapur të opozitës, konkretisht të partisë së zotit Berisha, sikur kjo qeveri e çdo ministër qenkësh krimur nga korrupsioni, që secili ministër është një megahajdut, se secili qeveritar shfrytëzon të gjitha rrugët e mundshme, deri edhe përfshirjen në rrjete kriminale, për t&amp;#8217;u pasuruar. Akuza të tilla janë për fushata, për derisa në asnjë rast PD-ja nuk ka marrë mundimin që të dergojë në organet e drejtësisë dosjet me akuzat përkatese që të provojë akuzat që ka ngitur. Prandaj mund të themi që po të shkojmë me të tilla skema folklorike, të cilat për fat të keq ndikojnë mbi opinionin tonë, del që anëtarët e kabinetit Nano bëjnë jetë sheikësh, që ata gëzojnë pasuri përrallore, ndërkohë që siç del nga deklaratat e tyre të ardhurat i kanë thuajse krejtësisht nga puna që bëjnë e postët që mbajnë, dhe këto të ardhura janë në nivel modest. Me këtë që themi nuk kemi asnjë motiv të shkarkojmë asnjeri, qoftë ministër apo deputet, nga akuzat precize që bëhen në adresë të tyre, aq më shumë që për fat të keq jo në një rast kemi venë re që iks zyrtar i lartë bën një jetë jashtë mundësive e jashtë standartit të të ardhurave që vetë ka deklaruar sapo merr pastin a mandatin. Por edhe akuzave të shpeshta u del boja kur e tejkalojnë masën, kur bëhen me qëllim denigrimi, e sidomos kur nuk provohen nga gjykata që e ka për detyrë të përcaktojë fajësinë. Interesante në këtë mes është se përse PD-ja në pesë vitet që ishte në pushtet as nuk e ngiti në asnjë rast problemin e deklarimit të pasurisë së pushtetarëve, ndërkohë që dihet se jo pak ministra e deputetë të saj kanë që në ato vite, por edhe në këto vitet në vijim, jo pak biznese të padeklaruara, kanë ndërtuar apo vazhdojnë të ndërtojnë pallate e hotele, u shmangën taksave, u shmangen deklaratave për pasuritë, ose i bëjnë ato formalisht.

Duke vlerësuar deklaratat e pasurisë së zyrtarëve më të lartë të qeverisë sonë, të bëra publike dje në shtyp, nuk jemi apsolutisht për të ashtuquajturën &quot;demokraci të rrëgozit&quot;, sipas të cilës me që populli ynë është i varfër, zyrtarët duhet të bëjnë një jetë të thjeshtë, deri edhe jetë prej asketi, që të jenë në nivelin e masës së popullit. Me një mentalitet të tillë, të cilin e shpërndan me bollek në mediat e kontrolluara prej saj PD-ja, e pakta kjo forcë politike tregon që nuk e ka për gjësendi të bëhet bartese e mentaliteteve komuniste të barazitizmit. Ka vlerë të theksohet kjo sepse kapitalizmi ka rregulla të tjera, ai bazohet mbi konkurencën e lirë, e jo mbi trafikun e influencës, mbi shpërdorimin e postit, mbi krijimin e tarafeve me baza nepotike, që sjellin si pasojë që nga zyra të ndryshme, siç thotë populli &quot;Në mos rrjedhtë, pikon
 
Top