Qeveria pret në besë shqiptarët e Anglisë
Marre nga Gazeta 55

Përpara se z.Rama të firmosë marrëveshjen për kthim azilantësh duhet të dëshmojë përpara këtyre azilantëve apo familjarëve të tyre, se cila është e vërteta, se pse anglezët nuk lejuan hapjen e linjës ajrore direkte Londër‑Tiranë?Cila ka qenë përgjigja e autoriteteve angleze në atë rast dhe pse vetëm shqiptarët duhet të kalojnë porte dhe aeroporte të shteteve të tjera për të shkuar në vendin e tyre? Qeveritarët shqiptarë duhet të dëshmojnë se cilat ishin arsyet që i shqiptarët detyrohen të shkojnë deri aty sa vrasin veten, kur ndonjë polic grek u gris ndonjë pasaportë, kur ndonjë ambasadë nuk i aprovon një vizë, apo kur ndonjë shtet nuk i miraton të drejtën e qëndrimit ndonjë azil kërkuesi, fakte këto që i dijnë shumë mirë zoti Rama apo drejtues të tjerë të qeverisë shqiptare.
Nga Londra Petrit Kuçana
Që pas masakrave serbe në Kosovë, nuk besohet se shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar të kenë marrë ndonjë lajm më të keq sesa atë të nënshkrimit të marrëveshjes për kthimin e shqiptarëve nga Anglia. Në fillim u duk shumë konfuz ky lajm pasi nuk u interpretuar qartë nga drejtuesit e dikasterit të rendit, por më pas gjithçka u konfirmua edhe nga BBC. Ka qenë i pabesueshëm ky lajm për të gjithë ata që e dëgjuan dhe nuk panë fytyrën e Luan Ramës tek nënshkruante atë marrëveshje, ndonëse jo i pakuptueshëm se pse u nënshkrua vetëm dy ditë pas zgjedhjeve. Ishte vërtet një befasi të dëgjohej një gjë e tillë, ndonëse këta azilkërkues janë të vetëdijshëm se Shqipëria vazhdon të jetë bastioni i krimit, i mafias politike, dhe i rekordit të vrasjeve ashtu siç edhe kanë dëgjuar se në qarqet intelektuale shqiptare po diskutohet kaq shpesh rikthimi i dënimit me vdekje si rrugë për të parandaluar krimin në Shqipëri. Janë shifrat dhe jo deklarimet për "luftë kundër krimit", janë shifrat dhe jo demagogjitë për "suksese" ato që flasin qartë për "sigurinë" në Shqipëri.
Në të vërtetë nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria njihej prej disa kohësh si një vend i sigurtë së bashku me disa vende të tjera të rajonit, por kjo nuk i ka penguar shumë shqiptarët që të marrin dokumente për leje qëndrimi në këtë vend. Kjo pasi gjyqtarët e gjendur përpara fakteve të pakontestueshme në disa raste arritën të hidhnin poshte vendimet e Ministrisë së Brendshme Angleze dhe t'u jepnin të drejtën e qëndrimit azilkërkuesve jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vende të tjera të rajonit, që konsiderohen të sigurta. Tek shqiptarët e këtushëm ky qëndrim i Mbretërisë së Bashkuar është konsideruar më tepër si një presion për uljen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë si dhe shtetasve të tjerë në këtë shtet, që për hir të së vërtetës është një nga shtetet që regjistron numrin më të madh të azilkërkuesve.
Gjithsesi ky lajm për shqiptarët e këtushën që nuk kanë arritur që të marrin leje qëndrimi është ndër më të rëndit dhe i bën të pashpresë për të marrë një të drejtë qëndrimi. Kështu Shqipëria u bë vendi i parë në rajon dhe më gjerë që nënshkruan një marrëveshje të tillë, ndërkohë që kjo konsiderohet sa paradoksale aq edhe e trishtueshme. Nuk mundëm që të gjejmë ndonjë vend tjetër qoftë edhe Qipron greke që u bë anëtare e Bashkimit Evropian që të ketë nënshkruar një marrëveshje të tillë. Do të ishte vërtet e pamundur që të gjendej ndonjë vend në të gjithë Evropën dhe më gjerë ku shkalla e kriminalitetit të jetë më e lartë se në Shqipëri. Ishte vërtet e pamundur që t'u përgjigjeshe ndonjë pyetjeje të shqiptarëve të këtushëm për vrasjet e fundit të ndodhura në Shqipëri, pasi kishte raste që harrohej vrasja e parë sepse ndodhte ndonjë vrasje edhe më e dhimbshme. Në të shumtën e rasteve, përgjigjet përsa i takon kapjes se autorëve të krimit ishin të gatshme. Është e njëjta përgjigje nga ajo që jep Ministri i Rendit dhe kabineti i tij, se autorët kanë ikur në drejtim të paditur dhe po punohet për kapjen e tyre. Po cili nga ata u kap? Sa është përqindja e krimeve të zbuluara në Shqipëri?
Për të përmendur ndonjë fakt nga vrasjet e fundit, jo për t'i mbushur mendjen zotit Rama, pasi ai duhet të jetë i vetëdijshëm, por që nuk e pranon, nuk dihet se nga duhet filluar. Ndofta kur në ndonjë konferencë për shtyp shfaqet kryeministri dhe afër tij disa bodigardë që para pak kohesh rrahën një gazetar, pasiqë duke qenë bodiguard i kryeministrit nuk e gjen asgje dhe nuk ka ligj që ta kapë, apo kur merret vesh lajmi i fundi se Ministri i Rendit ka qëlluar vetë gazetarin, bindemi për rolin e "shtetit ligjor" në Shqipëri.
Janë vërtet shifra alarmante që pasqyrojnë një realitet krejt të ndryshëm nga ai që mundohet të deklamojë zoti Rama dhe drejtuesit e tjerë të qeverisë shqiptare. Natyrisht që të gjitha këto janë të qarta si për zotin Rama ashtu edhe për shqiptarët e këtushëm, që janë mësuar me demagogji të tilla. Ajo që është paksa e pakuptueshme për shqiptarët e këtushëm, që përcjellin lajmet mbi Shqipërinë më një përkushtim të madh është ndërhyrja "e vakët" e shtetit mbi krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme për të cilat zoti Rama më mirë se kushdo tjetër e din "pse‑në".
A ekziston ndonjë strategji të përgatitur nga ana e qeveritarëve shqiptarë për kthimin e refugjatëve?
Është shumë normale që ëndrra e azilkërkuesve shqiptarë edhe për ata që kane fituar të drejtën e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, është që të kthehen në vendin e tyre, në atdheun e tyre, pranë njerëzve dhe miqve të tyre. Dhe kur nënshkruhet një marrëveshje nga ana e një ministri, natyrisht që paramendohet një strategji nga ana e shtetit shqiptar që ka firmosur një marrëveshje të tillë. Dhe kur mundohesh të mendosh për ndonjë strategji mendja menjëherë të shkon te mungesa prej kaq kohësh e një Ministri të Jashtëm në Shqipëri dhe bëhesh krejt i pashpresë për ekzistencën e ndonjë projekti apo strategjie lidhur me këtë aspekt që është vërtet jashtëzakonisht shqetësues për çdo qytetar shqiptar, duke patur parasysh numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë. Gjithsesi qytetarët shqiptarë janë vendosur përpara faktit të kryer, sepse një gjë e tillë mund të interpretohet si një veprim i qeverisë, i atyre njerëzve që përfaqësojnë këta qytetarë.
Po a janë të sigurt këta rrefugjatë që mund (dhe do të) kthehen pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje?
Përgjigja është "Jo". Mjafton të kujtojmë vetëm vrasjet e fundit të ndodhura në Shqipëri për të pohuar këtë. Mjafton që të kujtojmë deklarimin e gruas së ish‑kryepolicit Gani Malushi dhe detyrën që kishte ekzekutori i tij, se burrin e saj e vrau mafja shtetërore, mjafton të kujtojmë vrasjet e bujshme të ndodhura qoftë edhe në kryeqytet, qoftë edhe shumë afër komisariateve të policisë dhe kjo është e qartë. Nga të gjithë qytetarët shqiptarë ashtu edhe nga shumë të huaj thuhet lehtësisht se në Shqipëri krimi është kryefjala e ditës. Dhe më mirë se askush tjetër këtë e di Ministri i Rendit Publik si dhe drejtuesit e tjerë të qeverisë shqiptare. Më mirë se askush tjetër zotërinjtë qeveritarë e dijnë se cilat ishin arsyet dhe shkaqet që i detyruan këta njerëz që të largohen nga vendi i tyre, të marrin rrugët e botës. Nuk po futemi në aspektet e tjera të ndonjë strategjie për kthim të azilkërkuesve shqiptarë, që realisht nuk ekziston, nga çdo pushtetar i çfarëdo niveli qoftë, i çfarëdo krahu politik qoftë, nga çdo punonjës i ndershëm shtetëror, apo nga çdo qytetar i thjeshtë mund të pohohet se një gjë e tillë është një gabim i madh dhe që mund të shoqërohet me pasoja tepër të mëdha. Nuk është fjala për aspektin ekonomik, (që sipas shifrave të ardhurat nga emigracioni zënë një vend shumë të rëndësishëm në parametrat e ekonomisë shqiptare) sesa për atë të sigurisë. Po a e din zoti Rama se sa përqind e qytetarëve shqiptarë besojnë tek policia?
A mund të besohet tek policia dhe organet e tjera kompetente shtetërore që janë për mbrojtjen e jetës dhe të lirisë së qytetarëve shqiptarë, kur merren vesh vrasjet më skandaloze, që nga vrasja e shoferit të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe deri tek vrasja e të gjithë atyre policëve të ndershmën dhe shefave të policive që në të shumtën e rasteve paraqiten si krime të organizuara dhe me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të zyrtarëve nga instanca të larta të shtetit? A mund të kihet besim tek policia kur shumë afër rajonit të policisë vritet shefi i i komisariatit, dhe gruaja e tij deklaron se është vrarë nga mafia shtetërore?
Përpara se të nënshkruajë marrëveshje për kthim azilantësh zoti Rama apo drejtues të tjerë të qeverisë shqiptarë le të dëshmojnë përpara këtyre qytetarëve arsyen e atyre shifrave tronditëse të vrasjeve, le të dëshmojë për krimin e organizuar që e rendisin Shqipërinë në një ndër vendet më problematike të rajonit. Me një minimum serioziteti, zoti Rama, ashtu si drejtuesit e tjerë të qeverisë shqiptare janë jo vetëm të obliguar, por edhe të detyruar që të dëshmojnë përpara këtyre azilkërkuesve ashtu si para të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tyre, që kanë dështuar në luftën kundër krimit e sidomos atij të organizuar, trafiqeve të paligjshme, kontrabandës, korrupsionit etj. Janë shifra dhe fakte që janë të publikuara nga vetë Ministria e Rendit që e dëshmojnë këtë. Zoti Rama ashtu si të tjerët, e dijnë fort mirë se pse në Shqipëri vazhdon të aplikohet vetëgjyqësia, vazhdojnë të aplikohen kanunet dhe do të ishte mirë që zotërinjtë qeveritarë të dëshmojnë. Është shumë e kuptueshme se pafuqia e shtetit vazhdon të jetë shkak për këtë. Askush më mirë se zoti Rama nuk mund të dijë numrin e azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu si edhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore, që u larguan nga Shqipëria, për shkak se jo vetëm që shteti dhe organet kompetente nuk arritën që të sigurojnë jetën e tyre, por ishin pikërisht segmente të caktuar të shtetit që u bënë shkaktarë për ikjen e tyre. Askush më mirë se zoti Rama dhe drejtues të tjerë të shtetit shqiptar nuk mund të dijë numrin e azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar apo në vende të tjera të Evropës Perëndimore, që u larguan nga Shqipëria për shkak se u kërcënohej jeta e tyre dhe familjarët e tyre vazhdojnë të jetojnë në frikë dhe panik. Ata mund të dijnë më mirë numrin e shqiptarëve të larguar nga pamundësia e mbrojtjes së tyre nga ligji, shteti, e drejta. Natyrisht që Z.Rama apo ministrat e tjerë e dijnë shumë mirë se ata që do të kthehen sipas kësaj marrëveshjeje nuk janë as biznesmenë të fuqishëm, ku numri i vrasjeve të tyre, kap shifra alarmante, as shefa policie, as shoferë kryeprokurorësh, por qytetarë të thjeshtë. Ishin qytetarë të thjeshtë që u detyruan të largohen pasi shumë dosje u cilësuan si të mbyllura nëpër gjykata që deri më tani jo vetëm nga këta azilkërkues, por edhe nga institucione ndërkombëtare janë cilësuar jo si shtëpi të ligjit, por si çerdhe ku luhen lojëra të pista, ku mbyllen dosje për interesa partiake, familjare etj etj, sipas urdhrave nga lart. Qeveritarët shqiptarë mund të dijnë më mirë numrin e shqiptarëve të larguar nga frika e hakmarrjes sipas kanunit, dhe ndofta do të ishte më mirë të tregojnë se çfarë po bëhet me çarmatimin, apo nga frika e përsekutimit vetëm sepse "gabuan" që zbatuan ligjin ashtu siç duhej dhe jo sipas porosive apo urdhëresave të shefave apo të zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit. Ndofta këta zotërinj e dijnë mirë shifrën e saktë të numrit të punëtorëve të policisë apo të zyrtarëve të tjerë që shërbyen me devotshmëri dhe në baze të të gjitha ligjeve, por që u detyruan që të largohen sepse mafia e shtetit nuk mund të pranonte kurrësesi që ligji të ishte i barabartë për të gjithë. Ndofta zoti Rama nuk e di se këta azilkërkues për të cilët ka firmosur rikthimin e tyre, mund të thonë shifra marramendëse për kalime të sasive të drogës që shkojne deri në dhjetëra ton nëpër portet e Shqipërisë, numrin rekord të vrasjeve, se kush po i vret dhe pse po vriten, ndonëse ndofta nuk mund të jenë në gjendje të gjykojnë saktësisht se pse kjo marrëveshje u nënshkrua vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Duke qenë se z.Rama firmosi marrëveshjen e parë me Mbretërinë e Bashkuar a mund t'u tregojë azilantëve apo familjarëve të tyre se cila është e vërteta, se pse anglezët nuk lejuan hapjen e linjës ajrore direkte Londër‑Tiranë?
Le të tregojë se cila ishte përgjigja e autoriteteve angleze që nuk lejuan hapjen e kësaj linje ajrore, dhe pse shqiptarët diskriminohen në ndryshim nga të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të tjera se pse duhet të kalojnë porte dhe aeroporte të shteteve të tjera për të shkuar në vendin e tyre.
Para se të firmosë marrëveshje të tilla zoti Rama apo drejtues të tjerë të shtetit shqiptar, jo vetëm që janë të obliguar por kanë detyrim ligjor që të dëshmojnë arsyen e firmosjes së kësaj marrëveshjeje, kur nuk mund t'u sigurojë jetën qytetarëve të vet gjë që dëshmohet edhe me fakte dhe shifra shumë prej të cilave janë publikuar edhe nga vetë dikasteri i zotit Rama.
Me një minimum serioziteti pushtetarët shqiptarë duhet të dëshmojnë se cilat ishin arsyet që i detyruan shqiptarët që të shkojnë deri në vetëvrasje, kur ndonjë polic grek u gris ndonjë pasaportë, kur ndonjë ambasadë nuk i aprovon një vizë, apo kur ndonjë shtet nuk i miraton të drejtën e qëndrimit ndonjë azilkërkuesi. Ndofta këto fakte do të bindin gjithkënd se sa paradoksale është firmosja e kësaj marrëveshjeje, që natyrisht jo vetëm që i obligon por edhe i detyron qeveritarët shqiptarë që të sqarojnë qytetarët e tyre që pretendojnë se i përfaqësojnë, mbi arsyet e firmosjes së kësaj marrëveshjeje.