Qeveria përplaset sërish me prokurorinë, Pollo akuza Ramës
TIRANE – Kur qeveria e kryeministrit Berisha, nuk ka marrë ende votëbesimin e Kuvendit të ri, Ministri i Shtetit për Reformat, Genc Pollo, iu rikthye sulmeve ndaj organeve të Drejtësisë në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme dhe kreut të saj, Ina Rama. Dje Ministri i Shtetit, nuk harroi refrenin e qeverisë së kaluar, duke iniciuar sulme ndaj organeve të drejtësisë, në përgjigje të shqetësimit të Prokurores së Përgjithshme për korrupsionin në radhët e Organeve të ndryshme shtetërore dhe funksionarëve politikë të institucioneve të ndryshme. Ai madje i cilësoi përfaqësuesit si “dele të zeza”.

Replikat mes Prokurores së Përgjithshme dhe Ministrit të Shtetit për Reformat, i dekretuar vetëm dy ditë më parë, u shkëmbyen gjatë ditës së djeshme në Konferencën Rajonale për Antikorrupsionin, e organizuar nga ambasada e SHBA-së, në Tiranë.
Prokurorja Rama tha se në çdo fushatë elektorale dëgjohej se s’duhet të vijë në pushtet ky apo ai subjekt politik. “Kjo të çon në idenë se ka njerëz brenda radhëve të pushtetit që e përdorin për përfitim dhe që e përdorin pushtetin për t’u fshehur”,- tha Rama gjatë fjalës së saj përpara përfaqësuesve të ekzekutivit, gjyqësorit dhe tw ambasadës së SHBA-së, gjatë punimeve të Konferencës Rajonale Antikorrupsion, për ngritjen e 6 strukturave të reja Task- Forcë kundër korrupsionit në disa qytete të rëndësishme në vend. Rasti më flagrant i përdorimit të pushtetit për t’iu fshehur drejtësisë mbetet ai i ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, aktualisht i dekretuar në krye të Ministrisë së Mjedistit, i akuzuar për “shpërdorim detyre” si i përfshirë në skandalin e punishtes së shpërthyer në Gërdec marsin e vitit të kaluar.

Ky i fundit, pak minuta pasi kishte fituar çështjen ndaj prokurorisë, falë pushimit të çështjes nga Gjykata për shkak të iminutetit të tij deklaroi se ai e ndjente veten pa imunitet. Veç Mediut siç dihet edhe ish- ministri i Punëve Publike dhe i Jashtëm, Lulzim Basha, aktualisht në krye të Ministrisë së Brendshme, është hetuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, në rastin e abuzimeve të vërejtura në ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës, në segmentin Rrëshen- Kalimash. Në të kundërt, akuzave të kryeoprokurores Ina Rama, ministri Genc Pollo u përgjigj: Siç ka probleme legjislativi, ekzekutivi, ka edhe “dele të zeza” në radhët e drejtësisë.

Duke u larguar këta njerëz pastrohen këto organe dhe rritet besimi në publik. Sipas Pollos, duhej të funksiononte kontrolli i brendshëm i këtyre institucioneve. Më tej ai pohoi se veç zgjidhjeve që janë të njëanshme, problem është heqja e imunitetit të deputetëve që legjslilativi i kaluar nuk e miratoi për shkak se nevojiteshin votat e opozitës. Gjykata administrative etj. Menjëherë sapo përfundoi fjalën e tij ministri i Shtetit për Reformat, nuk priti të ndiqte punimet e Konferencës që zhvillohej pikërisht për këtë qëllim, duke u larguar për të vazhduar anagazhimet e tij në qeverinë e re. (Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22355. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22355