Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

Universal

AnonymouS
Deputetët e PS kundër rritjes së gjobave. Majko: Ka policë që janë vetëm kafka folës

Deputetët e PS kundër rritjes së gjobave. Majko: Ka policë që janë vetëm kafka folësTIRANE- Komisioni i Ligjeve miratoi ne parim disa ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë rritjen e disa gjobave për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Deputetët e PS, Fino, Qefalia, Majko dhe Hysi u shprehën ne disa nene kundër rritjes së masës së gjobës për qytetarët.

Ndoka e Muhedini për bëjnë kuorumin
Mbledhja nisi me rreth 45 minuta vonesë për shkak të mungesës së deputetëe Tom Doshi, Mark Frroku dhe Spartak Braho. U desh prezenca e deputetëve Nard Ndoka dhe Tahir Muhedini për të bërë kuorumin që të niste mbledhja e komisionit. Gjatë diskutimit në komision, Bashkim Fino dhe Petrit Vasili kundërshtuan propozimin që të katërfishohet gjoba për personat që vendosin reklama në rrugë. “Nuk zgjidh gjë katërfishimi i gjobës, kjo është çështje e eficencës”, u shpreh deputeti Vasili. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, i cili kerkoi rishikimin e masës së gjobës.

“Në të gjitha nenet po shoh rritje gjobash. A keni statistika që të çojnë në rritje gjobash, se këtë nuk e kuptoj”, tha Fino. Përfaqësuesi i ministrisë së Transporteve tha se “shume mjeteve i bejne ndryshime, i fryjnë parakolpin, i zgjerojnë gomat, dhe kjo ka rrezik për drejtimin e mjetit”. Ndërsa kryetari Xhafaj tha se “ti si institucion nuk duhet ta lësh të dalë në rrugët e Shqipërisë dhe të mos bëjë aksident dhe jo ti rrisësh gjobën. Ju nuk jepni argumente për këto ndryshime”.

Kush kalon semaforin me të kuq rritet gjoba
Komisioni i Ligjeve vendosi të rishqyrtojë edhe njëherë një propozim të Ministrisë së Brendshme për të rritur gjobën për personat që kalojnë semaforin me të kuqe, apo kur nuk zbatojnë sinjalizimet e policit rrugor. “Drejtuesi i mjetit që vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje, ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga dyzet mijë deri ne 50 mijë lekë. Cilido që përsërit brenda vitit shkeljen e parashikuar në paragrafin tre, përveç masës me gjobë, merret masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit nga nëntë muaj deri në një vit”, thuhet ne propozimin e Ministrisë së Brendshme.

Në ligjin aktual gjoba në këtë rast është pesë mijë deri në 20 mijë lekë. Propozimi për rritjen e gjobave u kundërshtua nga deputetët Bashkim Fino dhe Xhemal Qefalia. “Gjobat janë si ne vendet e BE ndërsa rrogat janë si ne Shqipëri. Kjo rëndon vetëm qytetarët”, u shpreh Qefalia. Ndërsa deputetja Vasilika Hysi kërkoi zhvillimin e një seance dëgjimore me ministrat Tahiri e Haxhinasto për rritjen e gjobave në kodin rrugor, citon panorama.

“Nuk mendoj se gjobat e larta vendosin rregull. Shpesh ata që quhej policë trafiku në rrugët kombëtare janë edhe gjobëvënës. Shpesh herë këta janë policë të rregullt, por ka edhe kafka folës. Gjoba më të larta se në Itali nuk keni pse na sillni”, tha deputeti Pandeli Majko.

(ed.me/BalkanWeb)
 
scadarsko

Locus omnem
Te vendosin semafore se pervec n tirane n qytete tjera nuk funksionojn, ose nuk ka. Te gjobiten dhe kalimtaret, ku ecin n mes rruges si bageti Duke pas trotuare te gjera, ku as n Europe, nuk i gjen.levizjet e crregullta te njerzve atje te stresojne,me ato motore tre rrota kinez te duket vetja n tajmahal apo Vietnam. Ato ndotin ambjentin, te vijzohen rruget per vend bicikletash apo vende parkim tyre neper qytete se i vendosin ne pemet dekorative, dhe ato peme kan marre forme jo drejte.
Njerezit Martin guximin, te ecin ne mes rrethrrotullime,dhe n sy te policise rrugore.Gjobitjen e pare une do ja kisha ofru direkt policit,qe rri si bageti n mes rruges me ato automjete aspak te pastra.
 
Do shume pune,te harrij deri aty ku flet ti.
Mendoj se rritja e gjobes mund ti ndergjegjesoje edhe me shume njerezit pa mare pasojat financiare qe sjell kjo gje.
 
scadarsko

Locus omnem
Do shume pune,te harrij deri aty ku flet ti.
Mendoj se rritja e gjobes mund ti ndergjegjesoje edhe me shume njerezit pa mare pasojat financiare qe sjell kjo gje.
po sikur flitet ne shqiperi ka papunesi ?ja pune per ato qe duan nje vend te rregullt dhe modern e jo katrahure...nuk ndergjegjesohet me gjobe shqipetari,pervec se me ligje te rrepta deri ndalim me ligj te peshtyje per toke si dikur ,kujtoj kur isha femije ne shkoder kishte ne trotuare plllaka me shenjen ekryqit te kuq,ku shkruhej mos peshtyj per toke! ishte imazh i shemtuar qytetar te beje kete gjest n shkoder,sot deh gomari shetit ne qender te tiranes per qejf....
 
Top