Re: qeveria e re qe do te ndyshoje Shqiperine: Berisha-Milo -Xhuveli-Dule
Mesa duket pjekuria dhe qasja politike e te gjithe ne, shqiptareve, kudo qe jetojme, eshte ende naive. Shpesh reduktohet thjesht ne pelqime, komente, thashetheme mbi politikanet. Nese kane gjesendi te perbashket diskutimet e deritanishme mbi temen qe po diskutojme eshte "x eshte i keq", "y edhe me i keq", "ky komunist", "ai kelysh", "ajo hajdute" etj. etj. Natyrisht qe te gjithe kritike-shkruesit me qendrimin e tyre nenkuptojne qe vete jane mjaftueshmerisht te mire, te mencur, te informuar e te ditur per te gjykuar dhe etiketuar kedo!!!! Pa dashur te mbaj qendrim mbi mendimet e bashkeforumasve mbi politikanet (qe me duhet te them se ne gjykimin dhe njohjen time shpesh jane te tejkaluara dhe banale), deshiroj te them se per mendimin tim problemi ne Shqiperi nuk jane njerezit, por sistemi. Sistemi ekonomik, politik dhe social qe eshte krijuar tek ne eshte i tille qe con natyrshem drejt abuzimit te pushtetit dhe keq qeverisjes. Nese kane ndonje faj politikanet tane, ai eshte pikerisht paaftesia apo padeshira per te krijuar nje sistem i cili te mbaje nen kontroll prirjet/instiktet e natyrshme te njeriut per pushtet, pasurim, egoizem. Madje ky nuk eshte faji thjesht vetem i politikaneve, por edhe i cdo kujt nga ne, e padyshim i medias, shoqerise civile, intelektualeve. Tek ne, sikurse reflektohet rendom edhe ne kete forum, askush nuk e ngre zerin kunder vjedhjes dhe abuzimit i motivuar nga dija se keto fenomene jane shkaterruese per te ardhmen dhe pengojne zhvillimin, por thjesht per inat pse po pasurohet dikush tjeter dhe jo ai/ajo vete, apo thjesht per argetim thashethmnor me te cilen mbushim diten dhe nuk kemi te lodhur. Madje edhe kur zerat ngrihen, ngrihen neper kafene dhe ne forume ku ata qe kontribojne nuk kane emra por pseudonime (sa lehte eshte te godasesh fshehtasi ne erresire...).
Mendoj se pavarsisht sa na pelqen apo nuk na pelqen ardhja ne pushtet e PD-se (apo po te doni ta quani keshtu: ardhja ne pushtet e Berishes) ne vend qe te parashkruajme fundin apo te keqen e kesaj qeverisjeje, duhet te ngreme zerin dhe te ushtrojme presion qe PD te beje ato reforma ne shtet, ekonomi, sistemin zgjedhor, etj. te cilat do ta bejne qeverisjen, madje edhe Berishen, me pak abuziv e do te japin me shume garanci per zhvillim. Ne vend qe te merremi me biografite e Dules, Xhuvelit a Berishes, duhet te ngreme zerin dhe t'ju bejem atyre te qarte qe nuk do e tolerojme qeverisjen e tyre nese ajo nuk lufton korupsionin, nese nuk liberalizon ekonomine per t'i hapur rruge konkurrences se lire e te dnershme, nese nuk reformon shendetesine apo cfaredo reforme tjeter qe mund te gjykohet se duhet bere. Politikanet ne te gjithe boten, por edhe ne Shqiperi ne keto 15 vjet, kane treguar se kur kane patur presion dhe u eshte vene ne dyshim pushteti, kane bere leshime e jane detyruar te ndermarrin reforma qe ndryshe nuk do t'i benin.
[Per paranteze, Sejamini, jo pak i komentuar dhe disa here i keq komentuar ne diskutimet e deritanishme, ishte ai qe, sebashku me nje grup te vogel te rinjsh te shkolluar ne perendim, arriti pikerisht te zhvendoste deri diku diskutimin para-elektoral dhe elektoral nga njerezit tek ideologjia dhe sistemi. Nese shkelqeu ne fushaten e tij (dhe per nje pjese te madhe te shqiptareve, perfshi edhe mua, qe nder te paktat akte civile dhe dinjitoze te fushates) ai shkelqeu sepse gjate gjithe fushates nuk sulmoi askend personalisht, as edhe kundershtarin e tij direkt, por foli per nevojen e ndryshimit te sistemit dhe shpjegoi se keqqeverisja ka per te vazhduar edhe ne te adhmen, edhe sikur ne pushtet te jete PD, nese shteti nuk zvogelohet dhe heq dore nga nderhyrja brutale ne jeten e njerezve, nese nuk liberalizohet ekonomia nepermjet heqjes se licensave dhe uljes se taksave, nese nuk luftohet korrupsioni jo me matrica dhe programe boshe por nepermjet shkurtimit te shpenzimeve administrative dhe zvogelimit te kompetencave qeveritare dhe diskrecionit ne kompetenca.]
Mos harroni qe ne kemi ne dore veten dhe jo Berisha apo Nano na ka ne dore ne. Askush nuk behet ujk, po qe se te tjeret nuk behen dele. Askush, madje as diktatore te tille si Hitleri apo Enver Hoxha, nuk do te ishin bere diktatore nese nuk do te mbeshteteshin, shpesh edhe verberisht, nga shume njerez e nese shume te tjere qe s'binin dakord me ta nuk do te ishin treguar apatike.
Ndaj qarja ndaj politikaneve abuzues mbasi i kemi ngritur ne piedestal vete dhe i kemi lene te qete atje per shume kohe eshte qarje mjerane. Sic treguan keto zgjedhje, pavaresisht sa e shajme Nanon, ne fund te dites ne preferojme Nanon ne vend te Besnik Aliajt, preferojme Fatmir Xhafen ne vend te Eris Hoxhes, Musa Ulqinin ne vend te Neritan Sejaminit, etj. etj. Berisha nuk abuzoi me pushtetin sepse ashtu iu shkrep nje dite, por sepse ne vitin 1992 rreth 70% e shqiptareve i dhane nje pushtet te pakufizuar dhe asnjehere nuk e ngriten zerin kur ai perdite abuzonte pak e nga pak, aq sa nje dite u gjeten te habitur qe ai ishte fuqizuar aq shume sa nuk i linte me as te mblidheshin ne mitingje paqesore. As Nano nuk u be abuziv brenda nates, por sepse mbasi mori edhe ai ne 1997 rreth 60% te votave te Shqiptareve, u tolerua nga te gjithe, nga media, nga itelektualet, nga biznesmenet, te rreshqiste perdite e nga pak ne korrupsion e madje edhe ne krim. Dhe befas vjen nje dite kur ai ka fituar aq pushtet dhe ka perziere ne interesa te pista nje pjese te mire te te gjithe shoqerise (perfshi edhe median, shoqerine civile, biznesin) sa eshte ne gjendje qe te shese edhe gjithe Shqiperine dhe askush te mos e ndale dot (madje per pak ne desh i dhame edhe nje mandat te trete qe te kishte kohe te perfundonte abuzimet qe nuk i mbaroi dot per 8 vjet).
Eksperienca e deritanishme duhet te na beje te mendohemi mire e te kuptojme se e keqja nuk eshte thjesht x udheheqes apo politikan, por pjese e saj jemi edhe vete, direkt apo indirekt. Nese do e kuptojme kete nuk do te marrim pozicionin hyjnor te te gjithediturit e te shajme e percmojme njeri-tjetrin nga mengjesi ne darke, por do t'i perqendrojme energjite ne problemet e verteta qe kemi, ne shkaqet e verteta qe prodhojne politikane abuzive dhe duke i bere qeverise presion te vazhdueshme per te bere reforma dhe ndjekur politika te ndershme.