Re: qeveria e re qe do te ndyshoje Shqiperine: Berisha-Milo -Xhuveli-Dule
Tani le t'i kthehemi Xhuveli-Milo-Dule tre aleateve te rinj te Berishes.
Te sqarojme qe ne fillim se keta te tre jane dhe do te mbeten parti te vogla qe Berishes do t'i duhen vetem kur te zgjidhet presidenti per te cilin duhen 3/5 e votave ne parlament.
Sic tha dhe Mandi ne debatin Fuga e Lubonja, profesor Fuga shpjegoi shume qarte ate qe po ndodh, por meqe njerezit nuk e kane ndjekur, po them disa gjera:
se pari, eshte e sakte qe largimi nga koalicioni parazgjedhur i ketyre tre aktoreve nuk eshte etikisht i drejte, qofte per largimin nga koalicioni, qofte per faktin se nese kane kapercyer pragun prej 2.5% kjo ndodhi fale skemes se Dushkut (Voto kandidatin x, voto partine y). Persa i perket koalicionit parazgjedhor persa kohe PS mbeti ne heshtje dhe nuk i thirri aleatet per nje strategji veprimi, ata kane te drejte te shkeputen dhe te kerkojne marreveshje te reja. Persa i perket Dushkut, duket qarte qe PS qe e aprovoi dhe LSI qe e abstenoi e vuajten ne kurriz te tyre. Zgjidhje: te mos perseritet Dushku, mesime per te ardhmen.
se dyti, eshte mese e kuptueshme sjellja e partive te vogla: ato e kane te qarte se duke kaluar ne nje koalicion opozitar jane te humbura sepse nje deputet ne parlament nuk eshte nje ze vendimmarres. Per te shtuar pushtetin e tyre, ato kane kaluar nga ana e fitimtarit dhe duke qene se per nga lloji i partise qe kane: ambjentaliste agrare apo bashkimi i te drejtave te njeriut (perfaqesuese e minoriteteve) nuk do te arrijne asnjehere te marrin pushtet vendimmarres ne legjislativ. Keshtu, ato shfrytezojne momentin dhe behen pjese e qeverise se re.
se treti, ata fitojne nje post, ne fitojne nje qeveri shumepaleshe qe do te thote me shume kontroll dhe ekuiliber per PD, qe megjithese e mori voten do te jete nen vezhgimin e rrepte te nje elektorati skeptik qe mban mend 97 fale dhe reklamave negative te PS gjate fushates. E mira e qeverive shumepaleshe eshte se nuk lejon qe ata qe jane ne pushtet te fitojne arrogancen e vetesigurine/vetekenaqesine qe fituar socialistet ne dy mandate rradhazi. Frika e ruan vreshtin thote populli, dhe sic tha prof Fuga: populli yne (elektorati) na doli me i zgjuar se te tere.
Keshtu dhe ne do te kemi qeverisjes qe meritojme...