Qeveri pa Berishen ne krye!

Nobis

Primus registratum
Qeveri pa Berishen ne krye!

Mosfutja e LZHK-së në koalicionin parazgjedhor të së djathtës, si dhe afrimi i
intelektualëve të KOP-it dhe ish-kundërshtarëve të Berishës tek PD-ja, janë faktorë
që, në një mënyrë a një tjetër, do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 3
korrikut. Por magnituda dhe kahu i ndikimit të secilit faktor është vështirë të
parashikohet në mungesë të sondazheve të besueshme të opinionit. Ndërkohë, vlen të
analizohet se si do të ndikonin këta faktorë në një qeverisje të ardhshme të së
djathtës, në rast se ajo do t'i fitonte zgjedhjet. Një analizë e tillë mund t'i
vlejë në veçanti votuesve të lëkundur që anojnë nga e djathta, por që, për shkak të
rezervave që kanë ndaj udhëheqësit të PD-së, e kanë të vështirë të votojnë për
koalicionin e udhëhequr nga ajo.
Duke gjykuar nga struktura aktuale e së djathës shqiptare, mund të konstatohet se
gjasat janë të mëdha që qeveria e krijuar prej saj (pas një fitoreje të mundshme) të
jetë një qeveri koalicioni e të gjithë forcave që e përbëjnë atë. Dhe do të ishte e
natyrshme që ministrat dhe zv. ministrat e një qeverie të tillë të përzgjidheshin
nga udhëheqja tradicionale e PD-së, KOP-i, të rikthyerit në PD, LZHK-ja, dhe partitë
e vogla të djathta. Ndërsa në qoftë se LZHK-ja do të arrinte të krijonte një grup
relativisht të madh parlamentar (p.sh., prej 10 deputetësh), dhe në qoftë se votat e
saj do të ishin të domosdoshme për krijimin e qeverisë, është më se normale të
mendohet se ajo do të kërkonte që qeveria të kryesohej nga çdo udhëheqës tjetër i
PD-së përveç Berishës.

Po të konsiderohet si i mirëqënë krijimi pas zgjedhjeve i një qeverie të tillë,
pyetja që lind natyrshëm pas këtij presupozimi është se sa efektive do të ishte ajo.


Që një ekip qeveritar të jetë efektiv në një republikë parlamentare, duhet të jetë i
përbërë nga njerëz të dedikuar për zhvillimin e vendit, të aftë për të drejtuar dhe,
ç'është më e rëndësishme, të mbështetur fuqimisht nga forcat parlamentare që i kanë
propozuar. Ndër kandidatët e mundshëm të së djathtës për ministra e zv. ministra
spikasin politikanë të afrimuar tashmë, si dhe teknicienë të aftë që janë futur
rishtas në politikë. Pa i numëruar një për një të gjithë ata, mund të thuhet pa
frikë se koalicioni i djathtë do të jetë në gjendje të nxjerrë një ekip prej 45-50
ministrash e zv. ministrash të dedikuar e të aftë, ndër të cilët, disa nuk do të
jenë ushtarë të bindur të Berishës. Dhe do të jetë pikërisht prezenca e këtyre të
fundit në ekipin qeverisës që do të vërë në dyshim mbështetjen e fuqishme
parlamentare ndaj tij; mbështetje kjo që përbën kushtin e domosdoshëm për një
qeverisje efektive në një republikë si e jona.

Berisha, i privuar nga ëndrra për të qënë në krye të qeverisë, ta do mendja se do të
përpiqet të dominojë qeverisjen nga pozicioni i kryetarit të shumicës paralmentare.
Në këto kushte, është e natyrshme të lindin divergjenca midis ekzekutivit dhe grupit
parlamentar të PD-së.

Se sa të aftë do të jenë anëtarët antikonformistë të ekzekutivit të neutralizojnë
diversionet e mundshme parlamentare të Berishës, do të varet nga kohezioni midis
tyre. Në qoftë se ata do ta mbështesin njëri-tjetrin në përballjet e ekzekutivit me
parlamentin, Berishës nuk do t'i mbetet tjetër kartë në dorë veç rrëzimit të
qeverisë dhe zhvillimit të zgjedhjeve të parakohëshme. Por ky do të ishte një çmim
shumë i lartë për një udhëheqës që ka lënguar tetë vjet në opozitë.

Duke u kthyer tek votuesit e lëkundur që anojnë djathtas, por që kanë rezerva ndaj
Berishës, analiza e mësipërme demonstron se ndoshta do të jetë me vlerë për ta që
votat partiake t'ia japin LZHK-së, ndërsa votat e drejtpërdrejta t'ia japin
kandidatit të PD-së në zonën e tyre. Në të kundërtën, votat e drejtëpërdrejta për
kandidatin e LZHK-së mund të shërbejnë për t'i siguruar fitoren kandidatit socialist
në atë zonë. Dhe në qoftë se kjo gjë ndodh në të paktën 60 zona, PS-ja dhe aleatët
e saj dushkorë, do të jenë në gjendje ta kalojnë pa vështirësi numrin magjik të 70
deputetëve. Ndërsa duke ia dhënë votën e drejtpërdrejtë kandidatit të PD-së dhe
votën partiake LZHK-së, votuesit e lëkundur që anojnë djathtas shtojnë shanset për
krijimin e një qeverie të djathtë, e cila, në kushtet kur LZHK-ja do të nxirrte 10 a
më tepër deputetë nga proporcionali, nuk do të kishte Berishën në krye.

Kuptohet që analiza e mësipërme ka vlerë simetrike edhe për votuesit e lëkundur që
anojnë majtas, por që kanë rezerva ndaj Nanos. Për të rritur shanset e krijimit të
një qeverie të majtë pa Nanon në krye, ata, në zonat ku kandidatët e LSI-së nuk kanë
shpresë të fitojnë drejpërdrejti, mund t'ia japin votën kandidatit të PS-së, ndërsa
votën partiake LSI-së.

Në qoftë se sistemi zgjedhor do të ishte proporcional, qoftë kombëtar apo rajonal,
votuesve të lëkundur nuk do t'iu lindëte nevoja të bënin xhonglime të tilla me
votat. Por me sistemin zgjedhor hibrid që është në fuqi, të cilin e kanë peshqesh
nga hartuesit e kushtetutës, atyre ndoshta do t'iu duhet ta bëjnë këtë gjë për hir
të preferencave politike që kanë.
 

Scienta.est.Potenzia

Primus registratum
Re: Qeveri pa Berishen ne krye!

Berisha mesoi te ndante pushtet kete here, dhe kjo i dha nje force per tu rikthyer ne pushtet.

Berisha ishte ai qe arriti ti bashkonte forcat e djathta dhe besoj se e meriton ta mbylli karrieren e tij politike kete 4 vjecar si Kryeministri i Shqiperise.

Forca KOP-i, DOWN edvin rama!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Qeveri pa Berishen ne krye!

Sikur te ishte gjalle Azem Hajdari

("Mendime kuturu")

Po shikoja nje foto dale tek monumenti perkujtimor ne qender te Tiranes, atje ku eshte ekzekutuar Azem Hajdari. Sikur te ishte gjalle thashe; si do te ishin punet sote?

Iniciatoret...

Azem Hajdari. Ekzekutuar nga qeveria e Fatos Nanos (PS-ja ish PPSH) pas perpjekjeve te pasukseshme te PD-se per likujdimin pilitike te tije.

Arben Broci. Vrare nga qeveria e PPSH-se, sot PS ne demostraten e pare antikomuniste ne Shqiperi, Shkoder.

Arben Lika. I humbur pa name e nishan.

Ridvan Peshkepia. I te njejtit fat me Liken.

Te kater ishin iniciatore te rezimit te komunizmit ne Shqiperi dhe promotore te demokracise. "Nismetaret" e tjere (politikane te sotem) u shfaqen kur u thirren ne skene nga Ramiz Alia, urdheruar nga Sigurimi i Shtetit apo ndergjegja e tyre komuniste. Pjesa tjeter si kofini pas te vjelit.

Kur ishte gjalle i ndjeri...

Isha tek aneksi i stadiumit "Dinamo" duke ju pergjigjur thirrjes se Azem Hajdarit per te rezuar qeverine e PD-se ,Meksi. Grumbullimi u shtyp me brutalitet. Shume kalimtar te rastit provuan shkopinjte e gomes. Nuk kishte kohe per te bere dallime. Rriheshin te gjithe qe gjendeshin ne ate zone.

Synohej nga PD-ja shkatrimi i gazetes "Koha Jone" me cdo menyre. I ndjeri Hajdari ne mbrojtje te parimit te fjales se lire mori persiper drejtimin e saj qe e shpetoi nga fati i paracaktuar qeveritare.

Ish te burgosurit e ndergjegjes munde te kujtojne rastin e tyre Perpjekjen e tije per ti ndihmuar ne greven e tyre te asaj kohe. Sindikalistet po ashtu kane c'te kujtojne.

Sikur te ishte ...

U ktheva prapa ne kohe dhe ngjarje per te kutpuar te sotmen ashtu sic do te ishte po te qe Azem Hajdari.

Pra, PS do te kishte kohe qe do te kishe lene pushtetin dhe Nano detyruar nga zhvillimi i ngjarjeve nuk do te ishte kryetar i saj.

PD-ja do te ishte nje parti me me shume moral dhe jo nje sharabajke politike.

Haroje periudhen e mjaltit Nano-Berisha.

Mero Baze nuk do te qe i detyruar te lepinte ato qe ka peshtyre.

Genc Pollo nuk do te kishte lene PD-ne dhe pasi te dilte nga ambasada greke se bashku me Tritan Sheun te krijonin PDR-ne.

Nikolle Lesi nuk do te ishte antare kualicioni pa shpjeguar mire, fare mire rolin e gazetes se tije ne ngjarjet e 1997-tes.

Gramos Pashko me asnje lloje teleskopi nuk do te kishte mundesi te shikonte perseri PD-ne.

Per kualicionin qeveritar qe pritet te formohet , me te pamoralshmin ne historine e shqiptareve as qe do te behej fjale. Pasi Shqiperia munde te egzistoje vetem si Shqiperi morale dhe kjo ishte jeta dhe lufta e tije.

E, c'thoni ? Cilat jane mendimet tuaja "kuturu"?
 
Top