Qeveri a Rilindjes bën histori: Borxhi publik i Shqiperisë arrin 1 trilion lekë

Universal

AnonymouS
Rekord, borxhi publik kalon… 1 trilion lekë
attachment.php



Për herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kalon nivelin e 1 trilion lekëve.

Lajmin e bën të ditur Shqiptarja.com.

Kjo shifër është e barabartë me 1 mijë miliardë lekë të reja ose 10 mijë miliardë lekë të vjetra.

Në fund të marsit 2009, shifra ishte vetëm 390 miliardë lekë.

Gjashtë vitet e fundit, borxhi është rritur në mënyrë të frikshme sa pak ditë më parë, deputeti Ben Blushi foli për skenar grek në Shqipëri.

“A e di se ne premtuam që do ta ulim borxhin publik? A e di se në 2 vjet kemi marrë 1 miliard dollarë borxh? A e di se borxhi ishte rreth 6 miliardë dollarë kur ne erdhëm në pushtet dhe sot është më shumë se 7 miliardë? A e di ti se ku shkon ky borxh?

A e di se sa paguan ti dhe të gjithë ne për të shlyer një borxh që nuk e kemi krijuar vetë, por është mbledhur për shkak të mediokritetit, paaftësisë dhe abuzimit në vite? A e di se çdo shqiptar që lind, duhet të paguajë një borxh prej 3000 eurosh që brezat ua lënë brezave pa asnjë arsye të qenësishme? A e di si do ta lajmë këtë borxh?” shkruante Blushi.

Ndërkohë për ta bërë më tronditëse situata, mjafton të themi se vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shteti e ka rritur stokun me 3.4 milionë euro në ditë.

Koha Jone
 

Airbourne

Papirus rex
Shqiptarët Popull Optimist, Raporti: Brezat E Ardhshëm Do Kenë Një Jetë Më Të Mirë.

Një raport i Bankës Botërore që mban titullin: “Lëvizshmëria ekonomike mes gjeneratave nëpër botë”, nxjerr në pah të dhëna mjaft interesante.

Shqiptarët figurojnë ndër popujt më optimist në botë. Por kjo më shumë se sa rrjedhojë e perceptimit për të ardhmen duket se është rrjedhojë e bindjes se e shkuara ka qenë mjaftueshëm e zymtë.

Raporti është ndërtuar kryesisht në formën e një ankete dhe tregon se, pjesa dërrmuese e shqiptarëve, mbi 50%, janë të bindur se kanë pasur një jetë më të mirë se prindërit e tyre. Norma, e ilustruar me ngjyrën bojëqielli në grafik është ndër më të lartat në rajonin e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore si dhe norma më e lartë në Ballkanin Perëndimor.
Pyetjes tjetër, se a besojnë se fëmijët e tyre do të kenë një jetë më të mirë se ta, pjesa dërrmuese e shqiptarëve i përgjigjen me dakordësi. Kjo normë fiksohet në rreth 75%, duke bërë që Shqipëria të jetë e 4-ta në renditje. Praktikisht, optimizmi i shtyn shqiptarët që të mendojnë se brezat e ardhshëm do të kenë një jetë më të mirë se jeta e tyre apo edhe e brezave të kaluar.

Optimizmi mesa duket nuk është vetëm rrjedhojë e historisë, por edhe element gjenetik, pasi menjëherë pas nesh në renditje në rajon vjen Kosova. Banka Botërore tregon kështu se, italianët dhe grekët janë të bindur se brezat e ardhshëm do të kenë një jetë më të keqe se brezat aktual. Vetëm 20% e tyre besojnë të anasjelltën.

Në terma të përgjithshëm, Banka Botërore thotë se, tranzicioni ekonomik mes brezave ka ngecur në 30 vitet e fundit. Ky ndërkohë nuk është rasti i Shqipërisë, që klasifikohet si një ndër vendet me nivelin më të lartë të tranzicionit mes brezave, gjë të cilën e ilustron mjaft mirë edhe ky grafik, që e vendos vendin tonë në krye të klasifikimit.

Diçka e tillë është me mjaft rëndësi për ekonomitë në zhvillim thotë Banka Botërore, pasi në vendet e varfra, fëmijët që lindin në familje të varfra, kanë shumë gjasa të kenë një jetë të njëjtë me prindërit e tyre, për shkak të mungesës së shanseve të barabarta. Ky, duket se nuk është rasti i Shqipërisë.(jemi specifike ne ka dynjaja)

Shenimi IM....kur a thote FMN ti do ngelesh.....ZHULS,pavaresisht qe flamurtaret kane....<perparesi>.

 
Top