qendrim ne itali,france ose UK

dea_alb

Primus registratum
qendrim ne itali,france ose UK

pershendetje,
cilat jane mundesite reale, per te qendruar pas nje masteri ne keto 3 vende? dua te bej nje master ne computer science dhe pastaj te vendosem ne vendin qe bej master, po nuk e di nqs eshte e mundur, dhe cilat jane mundesite e verteta...

Falemnderit.
 

rvd

Primus registratum
Re: qendrim ne itali,france ose UK

Me aq sa di une mbasi te mbarosh masterin Permesson qe ke me motiv studimi duhet ta kthesh per motiv pune,por per te bere kete gje duhet te gjesh nje pune me rregulla dhe pronari pastaj te jep dokumentat perkates per ti dorezuar ne questura per te bere konvertimin e permessos.Keshtu funksionon ne Itali per te tjerat nuk e di.Nqs do kem info te tjera do ti them.ciao. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: qendrim ne itali,france ose UK

nuk eshte automatike trasformimi i titullit te qendrimit ne Itali. Kjo proçedure ndiqet ne momentin qe qeveria italiane publikon ne gazeten zyrtare dekretin e flukseve me numrin e programura te te huajve qe mund te futen brenda nje viti ne Itali dhe zyra ku duhet te drejtohesh eshte ajo e punes dhe jo Questura!
 

zog

Primus registratum
Re: qendrim ne itali,france ose UK

dea, mesa kam kuptu une, e rendesishme eshte DEGA qe ti studion. ka disa dege ku ne perendim ka shume nevoje. psh njera nga keto dege eshte SHENDETSIA. ne france kerkojne infiermiere nga te gjitha anet.

nje polake qe njoh, me tre femije te vegjel, e qe punonte si stomatologe (dentiste) ne poloni, niset te punoje me nje kontrate tre vjeçare ne skoci, me nje rroge vjetore prej 70 mije eurosh.

ndersa kur ti ndjek dege (koti) si shkenca politike, filozofi indiane, apo muzikaliteti i polifonise labe, keq do e kesh punen.

njoh njerez qe kane mbaruar universitete me te njohura amerikane, ne dege koti (llafollogji) si keto qe permenda me siper qe edhe pse disa vite mbas shkolles dhe kuptohet me letra qendrimi jane akoma pa pune, s'gjejne dot.

ke dhe shans po te jesh goc e bukur, lidhesh me dike e martohesh.
 

Princesha

Primus registratum
Re: qendrim ne itali,france ose UK

E kam thene edhe diku, deget standard te shqiptareve jane biznes, kompjuter dhe shkenca politike.

Jo se jane dege te keqija, po nuk ka nevoje kush, megjithese e di qe ne vendet ku paguhet shkolla mund te jete veshtire te zgjedhesh deget me te mira perderisa kushtojne shtrenjte, kjo mund te jete nje nga arsyet them.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: qendrim ne itali,france ose UK

Gjermania disa vjet me pare, kur ishte bumi i informatikes, kishte planifikuar te jepte 10000 "green card" per inxhinier informatike me eksperience.

Fatkeqesisht sot nuk eshte me si perpara. Ka me shume kerkesa sesa vende pune per informatik.

Ashtu si tha dhe Zogu sot eshte me lehte te gjesh nje vend pune ne mjeksi. Rritja e popullsis dhe e moshes mesatare do te thot rritje "tregu" /pf/images/graemlins/laugh.gif

Tani ne France flitet per "emigracjon" te zgjedhur, por sesa eshte bere e mundur dhe cilat do jene kriteret kete nuk e di.

Fat te mbare e suksese.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: qendrim ne itali,france ose UK

nuk kam djeni te veçante per sa i perket vecanterisht Masterit, por normalisht duhet te funksjonoj si universiteti, dmth per nje te huaj qe te qendroj ne france per studimet gjeja me kryesore eshte qe duhet te kesh nje gjendje financjare pak a shum te mire (sepse shteti francez nuk do te te japi asnje kokerr leku per te jetuar)dhe biles per ardhjen tende duhet te kesh disa pare ne banke ne menyre qe ti profosh atyre qe "nuk ke me i rene ne qafe ekonomikisht" (dhe ata te kontrollojne letrat e bankes, per te te verifikuar /pf/images/graemlins/crazy.gif ), kur e mbaron masterin nga momenti qe ti do te shkosh ne prefektur me nje kontrate pune mendoj se leja jote e qendrimit do te vazhdohet pa problem deri sa te zgjasi kontarata jote.
info:
ne france duhet te jetosh te pakten 5 vjet rresht qe te mund te pretendosh te marresh nacjonalitet francez, dhe sigurisht gjat ketyre 5 vjeteve duhet te jesh mese i shenjte, qe ta marrin parasysh kerkesen e nacjonaliteteit.

PS: dea nese deshiron informacjone te tjera, do te te pergjigjem me gjith qef.
Bonne chance /pf/images/graemlins/wave.gif
 

soni2

Primus registratum
Re: qendrim ne itali,france ose UK

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nuk kam djeni te veçante per sa i perket vecanterisht Masterit, por normalisht duhet te funksjonoj si universiteti, dmth per nje te huaj qe te qendroj ne france per studimet gjeja me kryesore eshte qe duhet te kesh nje gjendje financjare pak a shum te mire (sepse shteti francez nuk do te te japi asnje kokerr leku per te jetuar)dhe biles per ardhjen tende duhet te kesh disa pare ne banke ne menyre qe ti profosh atyre qe "nuk ke me i rene ne qafe ekonomikisht" (dhe ata te kontrollojne letrat e bankes, per te te verifikuar /pf/images/graemlins/crazy.gif ), kur e mbaron masterin nga momenti qe ti do te shkosh ne prefektur me nje kontrate pune mendoj se leja jote e qendrimit do te vazhdohet pa problem deri sa te zgjasi kontarata jote.
info:
ne france duhet te jetosh te pakten 5 vjet rresht qe te mund te pretendosh te marresh nacjonalitet francez, dhe sigurisht gjat ketyre 5 vjeteve duhet te jesh mese i shenjte, qe ta marrin parasysh kerkesen e nacjonaliteteit.

PS: dea nese deshiron informacjone te tjera, do te te pergjigjem me gjith qef.
Bonne chance /pf/images/graemlins/wave.gif

[/ QUOTE ]

interdit est de se faire choper !!!

pour ce qui il est d'etre des saints on est tres loin de la done!!!

nqs ti gjen nje pune mbas masterit nuk ka problem qe te marresh carte de sejour me te drejte pune ne france sepse te drejten e ke edhe me carte studenti
po ta kesh parasysh qe edhe luxembourgu nuk po kerkon me informaticien !!ndersa ne france zanati ka marre nam te keq sidomos edhe pas lajmerimit te HP te shkurtimeve te 950 vendeve pune !!
 
Top