Putini kundër Eurovizionit, do Intervizion
Emri i propozuar për festivalin duket se do të ngjallë nostalgji në mesin e brezave më të vjetër në Rusi. Intervizion ishte emri që burokratët sovjetikë pagëzuan festivalin rival të Eurovizionit, në vitet 70. Festivali i asaj kohe përfshinte vendet e lindjes nga blloku ish-komunist.

Nga Daily Telegraph
Kryeministri rus, Vladimir Putin, foli hapur në favor të një festivali të ri ndërkombëtar të muzikës moderne, që, sipas tij, do të quhej Intervizion.

Duke folur në Pekin, Putini tha se festivali duhej të zhvillohej në kuadër të kornizës së Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, një grup prej gjashtë vendesh, që më së shumti është familjar me stërvitjet ushtarake.

Nisma e Putinit është parë si një përpjekje për të zvogëluar ndikimin amerikan në Azinë Qendrore. Organizata e Shangait për Bashkëpunim përbëhet nga Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. India, Irani, Mongolia dhe Pakistani kanë status vëzhgues.

Putini tha se një festival i tillë ndërkombëtar do ti forconte lidhjet kulturore mes vendeve anëtare, kurse televizioni rus, Kanali 1, është i gatshëm që të përfshihet.

Një diskutim paraprak i idesë është bërë mes ministrave të kulturës të vendeve anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, u tha Putini pjesëmarrësve, duke shtuar se një ide e tij ia vlente të vihej në praktikë.

Emri i propozuar për festivalin duket se do të ngjallë nostalgji në mesin e brezave më të vjetër në Rusi.

Intervizion ishte emri që burokratët sovjetikë pagëzuan festivalin rival të Eurovizionit, në vitet 70. Festivali i asaj kohe përfshinte vendet e lindjes nga blloku ish-komunist.

Interesi i Putinit për të iniciuar një festival të ri ka të bëjë me gjeopolitikën, po aq sa dhe me dashurinë e tij për këngë e vallëzime obskure.

Kur këngëtari rus, Dima Bilan, fitoi Eurovizionin, vitin e kaluar, Putini i dërgoi një mesazh, ku thuhej se fitorja e tij ishte fitore e gjithë Rusisë. Kremlini shpenzoi 26 milionë paund për organizimin e Eurovizionit në Moskë.

Megjithëse Eurovizioni nuk merret seriozisht në Britani, në Rusi organizimi i festivalit u pa si një provë tjetër se vendi është kthyer si fuqi botërore.

Putini e di mirë se sa politike mund të jenë ngjarje të tilla, veçanërisht pas përpjekjes së dështuar të Gjeorgjisë për të marrë pjesë në Eurovizion, me këngën Dont Wanna Put In.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1787. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1787