Puthja
nga Darien Levani

Kishte menduar shumë për puthjen.

Ditët e fundit nuk kishte menduar për asgjë tjetër veç asaj puthje.
Në mendje e kishte rikaluar puthjen me qindra herë. E sa herë që e riprovonte vinte re me habi se si ndryshonin rrobat që kishte veshur, se si ndryshonte vendi : ndonjëherë ishte një oborr i madh, një herë tjetër një rrugë me pluhur a maja e një mali ku ai po fliste.

Vetëm diçka nuk ndryshonte : puthja. Ai e shikonte tek buzëqeshte me atë buzëqeshjen mistike që nuk i shqitej kurrë nga fytyra. Pastaj afrohej edhe i duhej të ngrihej pak mbi majat e këmbëve sepse sishte mjaft i gjatë, shikonte ne fillim sytë e ndezur, pastaj flokët e gjata e ballin fisnik, shikonte faqen mbi të cilën do ndaleshin dy buzët, e këtu ngecte. Çfarë ndodhte më vonë nuk e dinte, mundohej por në atë moment kishte një si portë guri tepër të rëndë për tu shtyrë. Përsëri skena e mëparshme. Afrohej, kësaj here në muzgun e ditës. Shikonte flokët, ballin, faqen, shikonte një cope veshi të pambuluar nga flokët e gjata e pastaj faqen që afrohej gjithmonë e më shumë derisa bota bëhej faqe e ai e puthte.

Vetëm puthja nuk ndryshonte. E tani, kur e shikonte përballe, e dinte që momenti kishte ardhur, e nuk ishte si e kishte menduar, ishte plot me ushtarë të fshehur, ishte një kopsht i bukur, ishte veshur me një pelerinë të gjatë ngjyrë vishnje, kishte frike. Mendoi që për ndonjë arsye buzët e tij nuk do hapeshin kur t afrohej. Që do refuzonin ti bindeshin, që sdo ishte i afte ti hapte për ti mbyllur pastaj në faqen e tij. E Ai po e shikonte e në sytë e tij kishte një fare besimi. Ju duk sikur i thoshte Eja, e di qe mund tia dalësh, ti mund ta bësh, detyra me e vështire është kjo e jotja, por plani im ka nevoje për ty. Sishte ndjerë kurrë aq i vetmuar sa ne atë moment, as ne barkun e nënë e as kur kishte kaluar shkretëtirën.

Nuk i besohej që po ecte, i dukej sikur po lundronte mbi kopshtin, e dëgjonte aroma që më para nuk ishin aty, djersën e të ftuarve, aroma lulesh e biles edhe shijen metalike të shpatave. Vazhdoi të ecte duke manovruar buzët, rruga tashme ishte para tij, ishin marrë akordet e duheshin zbatuar profecitë antike.

Ishte një mbrëmje e 7 prillit, viti 30 mbas Krishtit ndërsa Juda Iskariot ecte drejt Birit te Zotit!

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: darien levani, puthja, tregim
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3237