BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Pushimet e verës janë mundësia e vetme për t’u shkëputur nga puna dhe për të kaluar kohë me familjarët apo shoqërinë dhe duket se këto pushime kanë qenë “top” për disa nga prezantuesit dhe moderatorët e Top Channel.
Të ftuar në studion e “Pasdites”, Juli Krisafi, Albana Osmani, Jonida Spahiu dhe Denis Dyrnjaja treguan pushimet e tyre verore.

Juli Krisafi (Greqi dhe Sarandë) - Pushimet i bëra të plota kësaj radhe. 7 ditë në Greqi dhe 7 ditë në Sarandë. Pushime shumë të këndshme, plazh dhe turizëm kulturor. Saranda ka problemin e betonizimit, por është rritur cilësia e shërbimit dhe kishte më shumë turistë të huaj se vitet e tjera. Në Sarandë ha mirë dhe lirë, ndryshe nga vendet e tjera.

Denis Dyrnjaja (Jug) - Isha në jug të Shqipërisë pas shumë vitesh që nuk i bëja këtu pushimet. Kishte të mirat dhe të këqiat e veta.

Albana Osmani (Paris, Montekarlo, Shqipëri)- Ishte një verë më e mirë. Pas shumë vitesh e impenjuar me punë edhe gjatë sezonit të verës, kësaj radhe isha pak më e lirë. Vera ishte e mirë për mua, kam shëtitur dhe kam parë vende të bukura. Ishte hera e parë që shkoja në Paris. Më pas shkova me vëllain dhe të fejuarën e tij në Montekarlo. U kthyem me makinë në Shqipëri dhe pamë vende të tjera rrugës.

Jonida Spahiu (Jug)- Kalova pushimet me shoqërinë. Shëtita jugun më shumë. Kur je në shoqëri të mirë, ja kalon mirë.