Re: Pune per bashkeshort studenti me vize F2?
Gigo,
kërkova ca nëpër dokumentat e imigracionit po nuk gjeta gjë për ndihmë konkrete
<ul type="square">
[*]e vetmja mënyrë që di unë për një jo-imigrant të punojë ligjërisht në ShBA është duke marrë një EAD (Employment Authorization Document)
[*]e vetmja mënyrë për të marrë EAD është të dërgosh formularin I-765: Application for Employment Authorization, të cilin mund ta marrësh tek
http://www.immigration.gov/graphics/formsfee/forms/i-765.htm
[*]ky formular ka disa kategori për aplikantët, po F-2 nuk është një prej tyre
[/list]
Nga këto më lart duket sikur nuk ka mundësi, po akoma nuk më mbushet mendja, për shkak të kësaj
<ul type="square">
[*]shkollat përdorin një sistem të kompjuterizuar për t'i dërguar informacion INS-së
[*]ky sistem quhet SEVIS (Student And Exhange Visitor Information System)
[*]në këtë sistem ka një vend ku kopmjuteri paraqet në ekran mundësinë "Add Off-Campus Employment" për një person me F-2
[/list]
Kjo në vetvete nuk është provë, po më bën të mendoj që mund të ketë diçka. Të sugjeroj që të interesohesh pranë zyrës lokale të INS. Kur shkon atje për të bërë pyetje nuk të kërkojnë emër dhe dokumenta, kështu që mund të shkojë kushdo të kërkojë udhëzime.
Në qoftë se nuk të del gjë me këtë variant, përpiqu të gjesh punë pa dokumenta pastaj, ose të marri personi me F-1 një EAD dhe SSN (Social Security Number) dhe F-2 të punojë me atë numër. Dhe kjo nuk është krejt brenda ligjit, po mund të jetë një rrugëdalje (varet nga rrethanat).
Informacion i përgjithshëm:
<ul type="square">
[*]Formularët e imigracionit i gjen këtu:
http://www.immigration.gov/graphics/formsfee/forms/index.htm
[*]Faqja kryesore e imigracionit është:
http://www.immigration.gov/graphics/index.htm
[*]Me ri-organizimin e qeverisë nga krijimi i Ministrisë së re (Department of Homeland Security), INS-ja ka ndërruar emër dhe tani quhet BCIS (Bureau of Citizenship and Immigration Services)
[*]Në ca dokumenta mund të shikoni Bureau of Citizenship and Naturalization Services, po kjo është gabim sepse Naturalization dhe Citizenship janë e njëjta gjë. Emri më sipër është ai që duhet.
[/list]