Punëtorët shqiptarë, rasti studimor i një fabrike

Jonida Balla

Disa muaj më parë isha në një uzinë shqiptare të ndërtuar gjatë kohës së socializmit por që ishte akoma funksionale, për të intervistuar disa punëtorë në lidhje me kushtet e tyre të punës dhe për të bërë një krahasim sesi kishin qenë ato në të kaluarën dhe si kishin ndryshuar në të tashmen. Një qëllim tjetër që doja ta përfshija në një dizertacion që po shkruaja ishte dhe që të kërkoja fakte në qoftë se punëtorët shqiptarë kishin bërë njëfarë rezistence pasive gjatë komunizmit dhe me naivitetin tim të para disa kohësh kërkoja të kuptoja nëse punëtorët shqiptarë vazhdonin të kryenin rezistencë ndaj punës, tezë që pas intervistave që zhvillova më bëri të turpërohesha me veten pa masë.

Nuk ka fjalë për të përshkruar kushtet e vështira në të cilat punojnë punëtorët shqiptarë në kohën tonë moderne. Ata ishin njerëz entuziastë dhe euforikë dhe gjatë intervistës mbanin gati gjithmonë një qëndrim krenar dhe të papërkulur përpara vështirësive. Por gati të gjithë intervistat mbaronin me një sens malinkonie për vitet e shumta që kishin kaluar dhe që i kishin lënë të punonin në të njëjtin pozicion pa asnjë lloj promovimi. Është e dukshme që teknologjia ka ndryshuar për mirë në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare. Të gjithë punëtorët që intervistova më thanë që teknologjia e tanishme është shumë moderne sidomos në qoftë se e krahasojmë me teknologjinë e kohës së komunizmit e cila sipas tyre ishte primitive dhe kërkonte më shumë mbështetje njerëzore për të funksionuar. Njëri nga punëtorët më shpjegoi me detaje punën që ai bënte gjatë kohës së komunizmit. Sipas tij më parë sistemi i kalibrimit ishte me një aparat periferik dhe tetë apo dhjetë punëtorë ishin të varur nga i njëjti motorr, gjë që ishte më i vështirë për tu kontrolluar, ndërsa sot makinat punojnë automatikisht dhe bëjnë më shumë gjëra vetë. Por dikush tjetër, i cili punonte në një pozicion tjetër pune më tha që në lidhje me punën e tij ai nuk shihte ndonjë ndryshim midis së kaluarës dhe të tanishmes. Sipas tij është më e lehtë të punosh me makineritë e reja por në të njëjtën kohë prodhimi në fabrikë është rritur dhe atij i duhej që të punonte më shumë kështu që për atë asgjë nuk kishte ndryshuar.

Përsa i përket organizimit të punës ata kishin përgjigje shumë të ndryshme nga njëri- tjetri. Të gjithë u përgjigjën që kanë ndjekur dhe vazhdojnë të ndjekin urdhërat dhe puna e tyre është e organizuar me turne. Dikush më tha në konfidencë që sot ata punojnë më shumë se 12 orë në ditë për të marrë një pagë më të mirë. Punëtorë të tjerë konfirmuan gjithashtu të njëjtën gjë por gjithashtu shtuan që ky ishte një sekret. Por megjithëse ishte një sekret shumë prej tyre donin që të ma jepnin këtë informacion thjesht për të vënë në dukje që ata ishin krenarë që po fitonin para. Frikësimi i tyre vinte nga legjislacioni shqiptar sepse sipas tyre ligji në Shqipëri lejonte që të punonin vetëm 8 orë në ditë. Sipas tyre ata nuk janë të detyruar që të punojnë më shumë se 8 orë në ditë por ata e bëjnë këtë thjesht për të fituar më shumë para, për këtë arsye ata i sakrifikojnë shpeshherë dhe ditët e pushimit.

Disa punëtorë të tjerë të fabrikës me organizimin e punës në të kaluarën kuptonin sistemin e normave. Gjatë socializmit ishte shumë e përhapur organizimi i punës dhe pagesa e punëtorëve në bazë të një norme fikse. Në mënyrë që punëtori shqiptar i disa fabrikave të asaj kohe të kishte një normë fikse i duhej që të plotësonte normën. Në qoftë se dikush e tejkalonte normën për një muaj të caktuar atëherë ai kishte një rrogë më të mirë vetëm për atë muaj sepse muajin pasardhës norma rritej në nivelin që kishte realizuar punëtori një muaj përpara. Kështu që punëtori nuk ishte i interesuar për të punuar më shumë sepse rroga e tij rritej vetëm për një muaj dhe muajt e tjerë atij i duhej që të punonte më shumë. Gjithashtu, punëtorët e vjetër të fabrikës, të cilët ishin mësuar më normën e vjetër nuk donin që të punonin më shumë sesa ishin mësuar të bënin. Gjithashtu, gjatë socializmit në Shqipëri, pavarësisht prej barazisë që propagandohej ndodhën disa diferencime të pagave të punonjësve. Kështu punëtorët sot nuk shihnin ndonjë ndryshim të madh me kohën e socializmit në lidhje me punën e tyre. Sipas tyre ata kanë të njëjtat rregulla dhe madje të njëjtët njerëz të cilët kontrollojnë turnet dhe organizimin e punës të tyre.

Në lidhje me prodhimin, të bënte përshtypje entuziasmi dhe simpatia që punëtorët kishin për gjërat të cilat ata prodhonin, megjithëse nuk kishin të njëjtin mendim për cilësinë e produkteve që prodhonin. Në lidhje me sasinë ata të gjithë thanë që prodhojnë më shumë tani sesa gjatë kohës së socializmit. Kjo gjë u konfirmua dhe nga drejtuesit e fabrikës. Sipas tyre fabrika sot arrin të eksportojë dhe në vende të tjera jashtë Shqipërisë, gjë që më parë gjatë kohës së socializmit nuk ishte mundur sepse i mungonte cilësia. Sipas njërit nga drejtuesit që kishte qenë drejtues dhe gjatë kohës së socializmit, më parë fabrika qëllonte të eksportonte ndonjëherë vetëm për disa produkte të rralla të cilat vende të tjera të ish Bllokut komunist nuk i prodhonin më sepse kërkonin teknologji të prapambetur. Kështu, megjithëse fabrika tani punonte me një numër dhjetë herë më të vogël se në kohën e socializmit arrinte që të prodhontë shumë më tepër falë teknologjisë së avancuar.

Por në lidhje me cilësinë e produkteve punëtorët e intervistuar kishin shumë dyshime. Përfaqësues të fabrikës, të cilët merreshin me prodhimin edhe gjatë kohës së socializmit më thanë që cilësia e produkteve është më e mirë se më përpara, por punëtorët perceptonin që cilësia e produkteve ishte më e mirë gjatë kohës së socializmit. Për të mbështetur këtë ide ata përmendën faktin që produktet e tyre në të kaluarën quheshin si prodhime të Partisë, dhe ishin shumë të forta dhe që ishin shumë të vështira për tu shkatërruar. Në të njëjtën kohë, disa prej tyre thanë që prodhimet e sotme prodhohen shumë lehtë dhe në seri, ndërsa më përpara të duhej më shumë punë dhe duhej të derdhje më shumë djersë. Sipas tyre në të kaluarën kontrolli i cilësisë ishte më i madh mbi prodhimin dhe ishte më i ashpër me punëtorët dhe përgjegjësia e punëtorit në lidhje me prodhimin ishte më e madhe. Kjo sipas meje ishte më shumë një bindje që punëtorët e vjetër të fabrikës kishin krijuar sesa një ide e bazuar në fakte dhe argumente.

Gjithashtu ishte e zakonshme gjatë intervistave që për shumë pyetje punëtorët i kuptonin gjërat në mënyra të ndryshme dhe flisnin për tema të ndryshme dhe njëra nga këto pyetje ishte ajo për disiplinën në punë. Megjithëse punëtorët e fabrikës nuk flisnin shumë dhe mbanin një qëndrim me përgjigje të shkurtra të tipit po ose jo dhe që nuk shkonin në detaje. Për shembull disiplina në punë ishte një fjalë që i bëri punëtorët të flisnin për gjëra të ndryshme. Dikush kujtonte me disiplinën orarin e punës, kontrollin në hyrje të fabrikës, kushtet e punës, veshjen e veçantë që duhej të kishin dhe uniformën e punës, të drejtën për të folur dhe për tu ankuar në lidhje me pagën dhe kushtet e punës etj. Në përshkrimet e tyre të shkurtra midis të kaluarës dhe të tashmes ata ishin të ndërgjegjshëm që disiplina e punës ka ndryshuar por mënyra në të cilën ata e perceptonin atë ishte e njëjtë midis socializmit dhe kapitalizmit. Njëri p
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1349