PTK dhe IPKO me masa mbrojtëse ndaj keqpërdorimeve

Duke filluar prej ditës së sotme PTK dhe IPKO do të kenë në treg sim kartela me dy euro mbushje si masë mbrojtëse ndaj keqpërdorimeve.
Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe Kompania Telekomunikuese IPKO kanë bërë të ditur se duke filluar prej ditës së sotme sim kartelat e të dy kompanive do të kenë 2 euro kredit, me qëllim të mbrojtjes së biznesit nga keqpërdorimet me kredinë e sim kartelave.

Të dy kompanitë janë pajtuar që të mos e ndryshojnë çmimin e blerjes së numrit (Sim Karteles) i cili do të vazhdojë të mbetet me çmimin prej 5 euro, duke respektuar kështu trendet moderne botërore telekomunikuese që duke mos rritur çmimin e pajisjes me numër të ri ti mundësojnë të gjithëve të përdorin shërbimet telekomunikuese.

Menaxhmentet e të dy kompanive të lartpërmendura kanë qenë të detyruara të marrin një vendim të tillë në mbrojtje të biznesit të tyre pasi që ka shumë raste të keqpërdorimit të sim kartelave si me aktivitetin ilegal sim to sim, stërshitje të kredisë dhe gjithashtu me praninë e sim kartelave në tregun e zi që po ndikon në zbehjen e imazhit të kompanive.

PTK dhe IPKO mbesin të përkushtuar që të vazhdojnë të ofrojnë për konsumatorët e tyre përkatës trajtim të barabartë, kualitet të shërbimeve si dhe çmime te përshtatshme.

Kohë më parë Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe kompania Telekomunikuese IPKO patën arritur një marrëveshje me qëllim të luftimit të operatorëve ilegal.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=379. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=379