PSE??

liria1971

Primus registratum
PSE??

:con

Vendi ynë renditet i dyti pas Rumanisë për numrin e bankave greke të hapura në vend

Shqipëria rekord, 31 degë të bankave greke


F.Papadhimitri

TIRANË-Vendi ynë është shteti i dytë në Ballkan që ka numrin më të madh të bankave greke që operojnë në të. Kështu në një raport të shoqatës së eksportuesve në Greqinë e Veriut bëhet e ditur se pas Rumanisë me 36 degë të bankave greke vjen Shqipëria që ka 31 degë të bankave greke që operojnë në territorin e saj. Po sipas statistikave të fundit të shoqatës së eksportuesve të Greqisë së Veriut me qendër në Selanik bëhet e ditur se gjithsej, në të gjithë botën bankat greke hapur kanë 650 degë. Prej tyre, 36 janë të hapura në Rumani dhe 31 në Shqipëri. Grekët kanë gjithashtu prani të konsiderueshme edhe në SHBA, Bullgari dhe Britani. Të dhënat e publikuara gjatë ditës së djeshme tregojnë se qytetet që numërojnë më shumë degë të bankave greke janë Londra me 19 degë e ndjekur nga Bukureshti me 15 dhe Tirana me 10 degë. Tre bankat kryesore greke, të cilat kanë numrin më të madh të degëve nëpër botë janë “National Bank of Greece” me 110 degë, Banka e Pireut me 102 degë dhe “Alpha Bank” që ka arritur të hapë 64 degë. Përsa i përket vendit tonë, bankat më të rëndësishme të këtij ekspansioni janë Banka Kombëtare e Greqisë (ose National Bank of Greece) Banka e Pireut dhe “Alpha Banka” të cilat kanë degë pothuajse në të gjitha qytetet kryesore. Ajo çka bie në sy është fakti që bankat greke që operojnë në Shqipëri dhe degët që kanë hapur janë në raport shumë të lartë krahasuar me nurmin e popullsisë dhe sipërfaqen, parë kjo në krahasim me shtetet e tjera. Kështu Rumania me një popullsi prej mbi 40 milionë banorë ka vetëm 5 degë të bankave greke më shumë se ne. Përveç bankave greke specialistë të ekonomisë dhe analistë shqiptarë kanë vënë në dukje faktin se janë shumë kompani greke që operojnë në vend, kompani të cilat zotërojnë sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

Shtetet Numri i degëve
Rumania 36
Shqipëria 31
SHBA 31
Bullgaria 25
ANGLIA 23


26/11/2004
KATEGORIA: Ekonomi

fused: :confused: :confused:
 

bob

Primus registratum
Re: PSE??

e kam lexuar edhe une kete artikull.
tashme dihet pse???ndodh nje fenomen i tille,por duhet patur durim deri ne zgjedhjet e reja.pastaj do kete nje reduktim drastik te nr te bankave greke.
eshte nje politike qe, qeveria e kalbur ose pa koke, shqiptare, lejon sot per faktin se ndihmojne bizneset e tyre te zeza.
eshte dicka e perkohshme :shrug:
 

ados

Primus registratum
Re: PSE??

great1, bankat nuk jane kerpudha qe mund ti keputesh apo ti "reduktosh".Gjeja me e mire eshte ti injrosh apo te mos i frekuentosh.Vetem atehere keto lloj bankash falimentojne,dhe mbyllen. Por duhet te besh propogande apo njerezit duhen ta kuptojne vete kete gje.Eshte per te ardhur keq qe shumica e bankave jane greeke. Ne asnje menyre kapitali yne s'duhet te shkoje ne ate vend. Njelloj sikur punojme per grekerit duke qene ne vendin tone. Edhe nje here investoni ne Banken kombetare shqiptare apo banka te tjera qe mbrojne intereset shqiptare!!
 

bob

Primus registratum
Re: PSE??

pse ti je i bindur qe keto banka rrine te hapura fale kursimeve te shqiptareve,apo mos ndonje firme shqiptare ka marre kredi aty.asnjehere ne keto kushte ne nje vend si SHqiperia.sistemi bankar ne vendin tone nuk te ofron nje garanci,sherbim ashtu sic ne shohim jashte shtetit.
besimi e shqiptareve ne bankat ne vend eshte shume i vaket.
ti thua te investojme tek BKT,eshte pak e veshtire.kur te kete nje harmonizim te sistemit me ato cka njerezit kane nevoje,kur interesi te jete i denje per te futur kursimet ne banke,kur garancia te jete totale vetem atehere njerezit nuk do i lene leket nen jastek.sot eshte e veshtire te besh traferimin e lekeve me ane te bankes.
futesh ne nje te tille dhe personi qe ke perpara nuk din te te udhezoj te tregoje se si funksionon.pra qe nje sistem bankar te jete i fuqishem ka nevoje per njerez specialiste,ne SHqiperi ka shume pak te tille.
bankat jane si kerpurdhat.i keput kur jane te majme.
nese neser do kete ndryshim ne qeveri nuk them qe nuk do kete banka greke,por ne nje numer me reduktuar.kjo behet duke ftuar njesi te reja bankare,pse jo nga Italia?
pastaj dime se cfare fundi paten kursimet tona :shrug:
 

regele

Forumium maestatis
Re: PSE??

Mire,mire, nese nuk dini cfare te thoni me mire mos flisni...pa ofendim djema /pf/images/graemlins/smile.gif
Po them mendimin tim, nga ato fakte reale qe di! Pse jemi vendi i dyte pas Rumanise? Se pari pse eshte Rumania vendi i pare? Ai artikullshkruesi nuk ka bere ndonje analize, madje ka thene dhe ca fakte fallso si p.sh qe Rumania eshte vend me 40 milione banore!

Rumania eshte vendi me i madh ballkanik me nje ekonomi ne rritje dhe eshte llogjike te terheqe banka te huaja te fuqishme, sic jane ato hollandeze (per te cilat ne Shqiperi as qe kemi degjuar ndonjehere). Greqia eshte vendi me i fuqishem ekonomikisht ne Ballkan dhe si rrjedhoje e marredhenieve te mira regjionale, zakoneve tregtare te ngjashme ka arritur ne investoje fuqishem ne kete vend.

Si shpjegohet atehere qe Shqiperia qe eshte sa 1/8 e popullsise se Rumanise dhe me dobet nga ana ekonomike te jete vendi i dyte, shume afer vendit te pare. Te gjithe ia hedhin fajin qeverise...PS-ja e ka fajin...Pd-ja e kishte qe futi bankat arabe...budallalleqe...fajin e kemi ne shqiptaret qe nuk dime te ndertojme dicka per veten tone, qe jemi te afte te vetem te gjejme fajin tek te tjeret... /pf/images/graemlins/smile.gif
Sistemi bankar shqiptar eshte per ibret, pavarsisht lavderime pa fund qe ia jane bere! Per te bere nje pagese nderkombtare ne Kine duhet te bredhesh nga njera banke te tjetra, per te transferuar para shpejt duhet te japesh leke nen dore, per te kaluar nje urdher-xhirim duhet te lesh minimumi 1 000 leke te reja, te kerkosh asistence per leter - krediti back-to-back duhet te presesh gjysem dite sa te vije drejtori nga kafja, dhe atehere kur te vije te te thote qe as ai nuk di shume gjera, por do te marre Tiranen ne telefon... /pf/images/graemlins/smile.gif , nese do te nxjerresh para nga nje bankomat dhe pyet ne banke pse nuk punon, te shohin si Ufo dhe nenqeshin...ky eshte pak a shume sistemi bankar shqiptar...turp...megjithate njerzit kane evoluar, firmat jane bere me te fuqishme, tranzaksionet nderkombtare jane shumefishuar, tregu eshte i hapur...atehere, nese bankat vendese jane patetike ne ofrimin e sherbimeve, eshte normale qe kete ta bejne bankat e huaja. qe normalisht dine te zgjedhin personel me te kualifikuar, kane nje pervoje nderkombtare me te madhe, kryejne transferta me te shpejta dhe me te sigurta, verifikojne te gjitha llojet e leter-krediteve etj. Fatkeqsisht, ne Shqiperi, si pasoje edhe e pregatitjes shume te dobet dhe kultures qesharake ekonomike te shqiptareve nuk jane ofruar ende banka te fuqishme si CityBank, ING, AMB Amro, etj (si ne Rumani p.sh). Kete boshllek e mbushen bankat greke, qe dine te perfitojne nga varfaria jone, nga ndjenjat dashamirese (te qeveritareve tane) ndaj parase, por qe nga ana tjeter jane me te afta, me me experience dhe me te sigurta se bankat shqiptare. Pak a shume, keto jane disa nga shkaqet e ndydjeve te bankave greke ne Shqiperi...jane ende shume gjera te tjera, por jam i sigurte qe pasi te lexoni keto, do te filloni te "arsyetoni" kundra cfare kam shkruar une dhe do te perdorni "ndjenjen" e larte patriotike qe ju karakterizon, fatkeqsisht vetem me llafe!
 

regele

Forumium maestatis
Re: PSE??

Nuk e di pse thoni qe bankat shqiptqre mbrojne intersat tona /pf/images/graemlins/smile.gifBesoj se keni fakte...m'i thoni dhe mua. Persa i perket atij supozimi qe bankat qendrojne ne kembe nga depozitat e personave fizike...me duket nje supozim amatoresk... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PSE??

une nuk depozitoj para ne bankat greke .
nuk dua qe te "trashen" EDHE me leket e mia.
nejse ..............gezuar festat :wave:
 

regele

Forumium maestatis
Re: PSE??

right man /pf/images/graemlins/smile.gif Asnje lek tek ata maskarenjte, asnje transaksion me ata...e keqja eshte se do vuajme ca.. /pf/images/graemlins/smile.gif

Gezuar te gjitheve!
 

Alanis

Primus registratum
Re: PSE??

Cfaredo qe te besh nuk e fiton dot respektin e nje njeriu qe nuk te respekton. Pse??
 

hudra

Primus registratum
Re: PSE??

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] une nuk depozitoj para ne bankat greke .
nuk dua qe te "trashen" EDHE me leket e mia.
nejse ..............gezuar festat :wave: [/qb]
Me ty jam leo une per vete sfus as edhe 1 grosh ke grek b.yth.q.mi. Do i fus ne klluf te jestikut dhe po tepruan ne corape!...
Mendimi im eshte se grek b.yth.q.mi nuk do ti preket interesi,sikur dhe te gjithe shqiptaret te mos depozojn para, grek b.yth.q.mit nuk i preket interesi. DENIMI I VETEM PER GREKUN ESHTE
1-kthimi i shqiptarve nga emigrimi ne greqi
2-bllokimin e mardhenieve tregtare me greqin
3-atehere themi se 31 bankat greke jane thare
Por te diskutojme per piken e pare ndonje thote se eshte vetvrasje! me mire i vdekun sesa skllav i grek b.yth.q.mit. Pyetja ime eshte se kush eshte ai refugjat qe ja ka pere hajrin greqise!
jam vete deshmitar refugjat nga viti 91-96.
Ashtu sic i mirrja dhrahmite po ashtu iknin
punoja per 5 puntor greke dhe mirrja gjysem rroge se sja vlen me fol gjate,pra 800,000 shqiptare qe jane ne greqi mbajne sot greqine ne lulzim d.m.th kjo eshte politika qorre e jona
qe i lutemi grekut te mos na fuse fshesen kur dikush rremben nje autobuz.
Dhe e dyta asnje mall grek te mos hyje ne shqipri dhe del e treta qe bankat greke do te falimentojn.....
 
Top