Pse jo?!

Albforumi

Primus registratum
Pse jo?!

Pse jo?!</p>


Arti Lushi</p>


Sipas nje spekulimi gjenial poetik, lotet qe cdo njeri derdh kur vjen ne jete perbejne pendesen per nje mekat madhor qe do te kryeje gjate rrjedhes se viteve. Ti linde shendosh e mire. Duke qare, sigurisht. Kur linde ti askush nuk solli ar, kêm dhe mirre, ndonese kjo nuk e zbeh aspak rendesine qe ke ne syte e mi dhe te Zotit. U rrite me dashuri dhe qumesht panda. E lumtur. Qysh ne vjeshten e adoleshences re ne kontakt me shpirtrat e tu binjake: me Friedrich Nietzsche, me John Lennon, me Albert Camus, me Migjenin, me Giacomo Puccini, me Freddie Mercury, me Jean-Jacques Rousseau, me Salvador Dali, me penisin elokuent te nje njezetetrevjecari, me Arthur Rimbaud, me anen time te erret. Studimet e larta vendose t’i kryesh per Drejtesi. Fill pas diplomimit katedra te ofroi pozicionin e pedagoges, por ti, perpos nje mendje qiellore, kishe nje bukuri rrenqethese, shkurajuese per kedo qe te rrethonte, keshtu qe, me vetedije dhe largpamesi te urryeshme, pothuajse profetike, zgjodhe rrugen me te lehte per permbushjen e misionit me te veshtire: hyre ne boten e televizionit. Formati i emisionit qe moderoje ishte disi i rendomte, gjithsesi i respektueshem dhe transmetohej drejperdrejte. Me nje filxhan caji perpara, te ftuarit zhvisheshin nga statusi social dhe te intervistuar nga takti dhe ngrohtesia jote rrefenin dimensionin e tyre njerezor. Ne krye te kater muajve shikueshmeria e programit kapi majat. Ylli yt po ndrinte fort dhe frikshem. Ditet rridhin normalisht, me ulje-ngritjet perkatese por pa e humbur thelbin medioker.</p>


Le ta pranojme, ka njerez qe e ndryshojne boten (per mire?) pikerisht duke mos bere gje fare. Per te mos u zgjatur, po permend vetem qe ne te gjallet tend u shemb Muri i Berlinit, u kompozua Nothing Else Matters, Nelson Mandela doli faqebardhe nga burgu, u zbulua kura kunder HIV/AIDS (packa se koorporatat farmaceutike nuk e hodhen kurre ne treg) , derisa vendose ta ndryshosh boten duke vepruar. Dhe nje mbremje, pak para se programi yt televiziv ti linte vend hapesires se zakonshme publicitare, befas u ngrite nga kolltuku, bere nja pese hapa ne te djathte, more fryme, dhe me nje pushtet hipnotizues ku ngertheheshin te gjitha emocionet fisnike, ju lute teleshikuesve per vemendje. Ne ekranin e televizorit u shfaq nje numer llogarie bankare dhe, pak me vone, nje numer telefoni. U mbushe prape me fryme, thelle dhe bukur, dhe shtove Te dashur motra dhe vellezer, ne numrat e shfaqur ne ekran mund te kontribuoni per Revolucionin. E ardhmja ka nevoje per Ju. Falemind Regjia arriti te nderhyje in extremis dhe njerezit nga shtepite e tyre pane reklamen banale te nje produkti po aq banal.
Pa pershendetur as te ftuarin e radhes, as histerine e grimieres, cave permes te pranishmeve, ende te shushatur. Taksia te priste jashte. Sapo hyre ne shtepi, rrotullove celesin ne brave, dy here, fike celularin, u zhveshe lakuriq, hape bufene, terhoqe sandejmi shishen e veres me te mire, qe i ndjeri yt ate e ruante per raste te vecanta (per fejesen tende, ose per Fundin e Botes) dhe fute nje disk ne magnetofon. Imazhi i fundit i Eres se Re, je ti qe zhytesh e tera ne vaske me O Fortuna-n ne kupe te qiellit. Te nesermen nuk u paraqite ne pune dhe asnje dite tjeter.</p>


Jo me kot ajo nate u quajt Nata e te Pagjumeve. Pas mesnates, a thua e kishin lene me llaf, 1215 vete dolen pa u ndjere nga shtepite e tyre per te vene pikat mbi i. Grupe-grupe u takuan neper rrugicat e lagjeve dhe ne bulevard. Biseduan, ne fillim dyshues e me rezerva, pastaj sikur ta kishin njohur njeri-tjetrin prej nje jete. Derisa doli dielli dhane dhe moren dashuri. Me sa u sqarua, numri i llogarise bankare, afermendsh, pranonte vetem transferta ne vlera monetare. Edhe ne valute, sidomos ne valute. Numri i telefonit, nder te tjera, i kishte orientuar ne nje magazine ne te dale te qytetit ku mund te dergonin gjithcka qe e shihin te nevojshme. Mund te kontribuonin me brisqe rroje, mulli kafeje, brire dashi, furnella, gershere, kacavida, spango, letra hidhenike, motosharre, gelqere, pirunj e luge, raki rrushi te bere vete, harmonike, qirinj, tullumbace, spray, rrenje cannabis-i, kambale, gramafone, makina shkrimi, letra bixhozi, prezervative, batanie, gjeneratore, lapsa plumbi, karrige, corape leshi, deri dhe traktore e siperfaqe toke te djerre.
Nje numer telefoni te conte te dhjete numra te tjere, secili nga dhjete numrat te conin te pese gjashte te tjere dhe secili prej tyre mbulonte nga nje fushe te caktuar.Gjithcka ishte kopsitur deri ne detaje. Edhe nje here u duk sikur Zoti dhe Djalli kishin gjetur nje gjuhe te perbashket: njeriun. Ne nje hapesire kohore pabesueshmerisht te shkurter u krijua dhe u perhap si semundje fryme nje nenkulture me kodet e saj. Eshte e gabuar ta quash nenkulture perderisa mbizoteroi cdo mendesi e tradite ekzistuese, dhe eshte po aq jo e drejte ti quash kode perserisa per anetaret e saj u shnderrua ne nje menyre jetese. Per shembull, si fillim u bojkotuan kafenete dhe informimi nepermjet mediave. Qarkullohej me bicikleta dhe mjete te transportit publik. Gjithashtu, nga banesa deri ne vendin e punes pervisheshin pantallonat dhe ecej zbathur. Kepucet dhe brenda tyre corapet kutullac mbaheshin ne dore gjate rruges se pershkuar dhe visheshin serish sapo mberrinin ne institucionet perkatese. Gjate kesaj kohe, te papunet u ngarkuan me pergjegjesite me te medha, edhe pse abstrakte dhe qesharake, pasojat qene tronditese. Duhanpiresit e ndiznin cigaren vetem me shkrepese kurse jo-duhanpiresit i shihje me lepirese ne goje. Vetem me monedha u kryen edhe veprimet financiare, qe nga blerja e nje arre e deri te pagesa e fatures se energjise elektrike. Lyerja e thoit te vogel te dores se majte me manikyr te zi perbente nje tjeter tipar dallues. Te gjitha keto vlenin per Te Perzgjedhurit, cmbetej jashte, konsiderohej nje armik, me vecori dhe fizionomi ende te paqarte, i cili u shperfill, thjesht sepse nuk shihej si pjese e te ardhmes. U organizuan veprimtari te ndryshme sportive dhe artistike, manifestime te dashurise, marshime te heshtura, pa e bere te ditur kauzen. Deri atehere fjala kishte qene pika e Arkimedit; heshtja u perdor si leve. Ne te vertete nuk perfaqesohej asnje set idealesh, dihej vetem nevoja absolute per nje ndryshim mbipolitik e pertej-njerezor. Sabotazhi u strukturua shumeplanesh: pati doreheqje masive nga puna dhe mosbindje ndaj detyres. Sistemi po gerryhej se bredshmi dhe pa zhurme, edhe pse tensioni social sa vinte e thellohej. Te perjashtuarve, Fondi per Revolucion u siguronte gjithcka: buke, strehe, lumturi. Po te gjezdisje neper parqet publike, shihje dhjete njerez duke ndare nje vile rrush dhe te gjithe mbeteshin njesoj te kenaqur. Nje gjendje kryekrejt epikuriane. Nuk ishte kohe idealesh, ishte kohe njerezit ideal. Fryma e Shenjte kish zbritur, jo si nje pellumb por si nje shi vere, dhe nje realitet i ri po mbivendosej. Kjo paqe dhe harmoni parajsore qe nje ogur i tmerrshem.
Nje dite te hene, per te cilen qe parashikuar eklips i diellit, nje turme e vetmuar hyri pa trokitur ne ngrehinen e parlamentit. Mbas nje 1 ore e 53 minutash, nje kamera amatore, kish mundur te rregjistronte turbull kater njerez te veshur si Santa Claus duke terhequr zvarre thaset me kokat e mbi njeqind perfaqesuesve brenda tyre. Dy rryma ndahen per kete episod. Disa mendojme se te paftuarve ju deshen 1 ore e 40 minuta. Nje fillim i mbare, ne mos gjysma e punes, eshte gjithsesi nje fillim i mbare. Te gjitha te tjerat ndodhen po ate dite: U shperbe ushtria, policia, u seksuestruan bankat, u vune nen kontroll mediat e pavarura dhe shteterore. E njejta gje ndodhi edhe me centralet e energjise elektrike dhe te telekomunikacionit. Pikat kufitare, portet dhe aeroportet, u siguruan qe askush te mos hynte dhe dilte nga vendi.
Dhe erdhi koha per ta pleqeruar muhabetin. Dikush argumentoi qe ne krye te zgjidhej nje injorant, horr dhe vrases, meqenese me pare qene zgjedhur njerezit me intregritet moral, intelektual e largpames dhe punet ishin dreqosur
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1336
 
Top