pse investitoret e huaj zgjedhin shqiperin per investime

MeKaNiKu

Forumium maestatis
Investitoret qe zgjedhin Shqiperine zbulojne se mund te perfitojne “nga avantazhi shqiptar”, si rrjedhoje e investimit ne nje vend te stabilizuar politikisht, me rritje te shpejte , me kosto te ulet , ekonomia evorapiane , qe sot eshte porta lidhese per prodhuesit evropiane ne Evropen juglindore.

1.Ekonomia jone e brendshme dhe eksportet jane duke u zgjeruar
Shqiperia po nderton nje rekord persa I perket zgjerimit ekonomik ndertuar mbi rritjen e eksportit , nje norme te ulet dhe te qendrueshme te inflacionit dhe rritje te ardhurave per koke banori.Norma e GDP-se dhe rritja e eskportit paten rritjen me te shpejte ne vendet e Evropes Juglindore ne vitet 1997-2004 .

2.Shkalla e ulet e inflacionit
Bizneset preferojne nje mjedis te parashikueshem ne te cilin te veprojne.Norma vjetore e inflacionit te ulet ne vitet e fundit ka treguar se Shqiperia siguron stabilitet ekonomik qe i jep investitoreve sigurine per te investuar.

3.Tregtia e vendosur me vendet e BE-se
Gati 90% e eksporteve te Shqiperise jane te destinuara per tregjet e BE-se dhe ky model eksporti eshte nje parashikues i rendesishem i rritjes ne te ardhmen

4.Porte e Tregtise se lire ne Ballkan
Perfitimet e Shqiperise nga shume marreveshjeve te Tregtise se Lire me vendet e Ballkanit, ne Lindjes te Shqiperise. Investitorët mund të prodhojne ne Shqiperi eksport per 50 milione tregje te forta te Ballkanit si edhe ne te gjithe Bashkimin Evropian.

5. Vende ne dispozicion nga ambinte per prodhimet baze deri ne ambiente per zyra te cilesise se pare
Vende te ndryshme jane aktualisht ne dispozicion te iniciatives “Shqiperia 1 euro”.
Keto vende sherbejne per prodhimet baze ne te gjithe vendin si dhe ambiente per nje kualitet me te larte sherbimi per zyra ne te gjitha qytetet tona kryesore .
Vendet industriale kane çmime me te mira ne Shqiperi sesa ne vendet e Evropes apo ne vendet e tjera te Ballkanit.Çmimet e energjise dhe te ujit jane sa apo me te uleta sesa ne vendet e Evropes apo ne vendet e tjera te Ballkanit.Sektori i fabrikave eshte ne dispozicion per rinovim , ne shumicen e rasteve fabrikat jane ne pronesi te qeverise dhe ofrohen me marreveshje qeraje lehtesuese bazuar mbi numerin e vendeve te punes qe krijohen.

6 Shpenzimet totale e punës janë më të ulëta se në vendet e krahasueshme
Shpenzimet e pagave bruto janë një fraksion i niveleve të konkurrentëve tanë brenda rajonit, duke përfshirë Rumaninë dhe Bullgarinë, ndërsa siguria sociale ‘’mbi kostot’’në Shqipëri kap shumen vetëm 30.7% të pagës bruto.

7.Fuqia puntore fleksible dhe e adoptueshme
Popullsia qe punon ne Shqiperi eshte me pak se 2 milion dhe ka nje moshe mesatare me te re se standardet evropiane.Mosha mesatare ne shqiperi eshte 29 vjeç krahasuar me ate italiane e cila eshte 40 vjeç
Nje preqindje e larte flet nen 40 % dy gjuhe te huaja, shume prej tyre pas kthimit nga studimi ose nga puna jashte vendit.Shkalla e papunesise prej rreth 15 % tregon se nuk ka vetekenaqesi ne tregun epunes , ndersa numeri I studenteve qe studiojne ne shkencat shoqerore , biznes dhe ligj perben me shume se nje te treten e studenteve ne arsimin e larte.

8. Gjuha aftësitë e shumta
Shumica e shqiptareve mesojne italishten dhe greqishten qe ne femijeri dhe jane te afte per te permbushur pozicionin e klinetit ne keto gjuhe.Brezat e rinj mesojne anglisht , e cila eshte duke u bere me shpejtesi gjuha kryesore qe mesohet ne shkolle dhe ne universitet.

9.Rregullat administrative dhe te biznesit jane duke u thjeshtuar Shqiperia po punon shume per te permiresuar procedurat e saj administrative.Sipas Bankes Boterore çelja e nje biznesi ne shqiperi kerkon vetem disa procedura me shume sesa mesatarja e vendeve te BE-se, ndersa fleksibiliteti per çlirimin e punetoreve eshte vleresuar shume me teper sesa ne vende te tjera te Evropes Lindore apo ne vendet e tjera te Ballkanit.Me nje qevri pro biznesit , lehtesimi i administrimit mbetet nje prioritet qe do te perfitojne te gjitha bizneset.

10.Mundësitë e investimeve përmes privatizimit
Qeveria eshte duke shqyrtuar strategjite e saj te privatizimit dhe parashikon se privatizimi do te perfaqesoje nje burim te rendesishem si dhe nje mundesi per te transformuar disa sektore kyç te ekonomise shqiptare.Nje ligj i ri per koncesionet eshte miratuar kohet e fundit me mbeshtetje te Bankes Boterore dhe eshte projektuar per te nxitur zhvillimin e sektoreve krysore te vendit, infrastrukturen dhe sherbimet publike.
 

scadarsko

Locus omnem
deri me tani sa kam pare,ne shqiperi ka vetem investitore te huaj enigmatik dhe jo te njohur ne bursat nderkombetare.
Ka kompani me origjine nga italia dhe ato jane te inkriminuare per korrupsion ne vendin e tyre,dhe nje pjes e tyre pse jo kerkohen nga drejtesia italiane.ne shqiperi ka mafioze pushtetar te cilet jan ato kryesoret ne investimet publike,komerciale dhe prodhimtari vendase. Cdo produkt ne shqiperi rri brenda teritorit te republikes dhe nuk ka asnje interes ne tregun europian, pervec disave si adelchi shqiperia apo disa minifaktura italo shqiptare dhe thuajse e gjithe veprimtaria e peshkimit ne det kontrollohet nga mafia shteterore vendase me destinacion italine.ne shqiperi,nuk ka company te fuqishme si continetal,craft foods,samsung,nokia,lg,prodhimtari pjese mekanike autoveturash apo filiale te markave si mercedez,fiat ,ford,renault ectr...
Te gjitha keto i gjen thuajse ne gjith rajonin e ballkanit dhe me shume ne rumani. Rrjeti gjigand i supermarketeve si carrefour nuk po arrin te zhvilloj e inplantoj me gjere ne shqiperi pervec se ne tirane.
Arsyeja se ska fuqi blerese ne te.
Qeveri pro biznes albania nuk ka pervec se asaj treg i lire me stenda dhe hapesira ku nuk sigurojn minimumin e standardeve europiane.supermerkatat e fruta-perimeve ,jane ne gjendeje skandaloze ku nje pjes e mire shesin bulmetra nen standartet eu,pa kontrolle laboratorike kimike dhe epidemiologjike.

Me nji fjal te besh biznes sot ne shqiperi eshte akoma e pasigurt sepse nuk ka ligje qe te sigurojne marvajtje ne aktivitet. shqiptaret e konsiderojn biznes shitblerjet nga nje depo ushqimore ne dyqanine Vogel me qera ne qender apo periferina te qyteteve,kjo pervec se vetpunsim nuk ehste asgje me shume,sepse qeveria nuk arrin e nuk eshte ne gjendje tju siguroj vende pune ketyre njerezve qe i besojne pergjate 4-8vite qeverisje me mashtrime ,neser nje dite me e mire pa takxa e pa kassa....

Piramida mafioze qeveritare ne shqiperi kontrollon gjith doganat e mallrat q ekajn destinacion vetem emra te cilsuar,tashme te njohur demokrat e socialiste!ku ka perspektive ne shqiperi per nje industri e cila ne fillim vitet 1991 u shkaterruan plotesisht nga dhuna e eger demokratike, ene anen tjeter te ballkanit po ato fabrika e uzina ish komuniste punonin dit nate si ne bullgari apo rumani pse jo ishin partneret tan te pare ne blerje ushqimore e industriale.arritem te blinim deri sode buke ne bullgari,vaj vegjetal e deri veze ,ne rumani.....

keto vitet e fundit ne shqiperi filloi lulzimi i mini fabrikave te qumeshtit te perpunuar,ku dhe ato abuzojne ne cilesine e duhur,kam fakte se ne dy fabrika qumeshti ne shkoder rreth 65%e qumeshtit vjen nga jashte ne gjendje pluhuri dhe perzihet me at pak qumesht te grumbulluar neper fshatra,e me pas futet ne prodhim jo cilesor per djath ,gjalpe apo deri dhalle.shkurt nuk kemi edukate ne pune,dhe nuk mendojme asnjeher per cilesine,pervec se cmimit te ulet .
 
Last edited by a moderator:

Al-Punk

Still here
6 Shpenzimet totale e punës janë më të ulëta se në vendet e krahasueshme
Shpenzimet e pagave bruto janë një fraksion i niveleve të konkurrentëve tanë brenda rajonit, duke përfshirë Rumaninë dhe Bullgarinë, ndërsa siguria sociale ‘’mbi kostot’’në Shqipëri kap shumen vetëm 30.7% të pagës bruto.

7.Fuqia puntore fleksible dhe e adoptueshme
Popullsia qe punon ne Shqiperi eshte me pak se 2 milion dhe ka nje moshe mesatare me te re se standardet evropiane.Mosha mesatare ne shqiperi eshte 29 vjeç krahasuar me ate italiane e cila eshte 40 vjeç
Nje preqindje e larte flet nen 40 % dy gjuhe te huaja, shume prej tyre pas kthimit nga studimi ose nga puna jashte vendit.Shkalla e papunesise prej rreth 15 % tregon se nuk ka vetekenaqesi ne tregun epunes , ndersa numeri I studenteve qe studiojne ne shkencat shoqerore , biznes dhe ligj perben me shume se nje te treten e studenteve ne arsimin e larte.

Arsyeja kryesore eshte kjo pika 6. Cmimet e pagave ne Shqiperi jane qesharake ne krahasim me vende te tjera te EUse. Gra qe paguhen pak me shume se 100€ per nje muaj pune 8oreshe....
 

Amour

Valoris scriptorum
Cdo investitor, zgjedh me te miren per bisnesin e tij, per interesat e tij, dhe vendet e varfra apo vendet e ulta ne mirqenienien ekonomike jane ato qe u japin interes sot investitoreve, pikerisht per faktin e taksave te cilat jane teper te ulta ne keto vende dhe rrogave te punetoreve.
Psh: nese nje puntor ne Shqiperi do e paguajne 200 euro ne muaj, ne France do u duhej ta paguanin 1300 - 1500 euro ne muaj . Pra diferenca e kursimit monetar mujor eshte teper e madhe.
 

gurax

Pan ignoramus
Pervec asaj qe ka thene StillMandi, duhet patur parasysh edhe dicka tjeter. Klasa, grupi, lloji i biznesit ku kryhen keto investime. Kur te jete bere nje lloj grupimi ne kete forme, te shtrohet pyetja "Pse pikerisht keto klasa jane te preferuara?" Psh, nje nder bizneset e preferuara per investime eshte Call-Center. Por pse pikerisht keto shihen si "pula qe ben veze te arta"? Kam nje pershtypje qe nje shtyse kryesore ne pse investohet ne Shqiperi eshte edhe nje lloj menyre e komplikuar per te bere disa forma te evazioneve fiskale ne rrang nderkombetar, kundrejt te cilave Shqiperia, perfituesit shqiptare te ketyre investimeve madheshtore, eshte/jane ne erresire! Ne letra Shqiperia eshte shembullore per pikat 1 dhe 2 te shkrimit fillestar.. por nje sekonde. Shqiperia me inflacion te ulet? Ekonomia dhe eksportet po zgjerohen? Interesant si formulime letrare.
 
Top