Re: Pse greqia mbane akoma ligjin e luftes me shqiperine
Dardania
Para se të jepni ndonji përgjigjie të mangët ose të cekët , ju kishe sugjeruar leximin. E shoh se njohurit tuaja nuk janë në nivel. po ju dërgoj nji artikull të Shkruar nga Pr. Dr. Enver Hasani, i cilDr. Enver HASANI, Profesor i te Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës
"Lehtësia e Padurueshme e Debatit mbi Ndërrimin e Simboleve Nacionale"
--------------------------------------------------------------------------------
25 dhjetor 2002 / Dr. Enver HASANI
Llojet e nacionalzmave dhe simbolet nacionale
Është vështirë të thuhet më saktësi se kur ka lindur kërkesa për ndryhsim të identitetit tonë. Një gjë, megjithatë, është e sigurtë: presionet për ndryshim të identitetit tonë, përmes ndryshimit të simboleve kryesore nacionale, kanë filluar atherë kur është parë qartë se nuk ka qenë i mundur realizimi i projekteve, kryesisht serbe, për shfarosjen tonë en masse. Ky problem lidhet me trendet e përgjithshme të formimit të kombit ne Evropë dhe në më gjërë.
Sikundër dihet, gjatë shekullit të 19-të janë kristalizuar dy koncpte për kombin: një mbi kombin-shtet dhe tjetri mbi kombin-kulturë. Ky i pari ka rrënjet në traditen nacionale franceze dhe më vonë është pranuar nga pjesa dërrmuese e botës, kurse ky i dyti është me rrënjë nga tradita gjermane e kombformimit dhe ka hasur në përkrahje më të kufizuar. Kombi-kulturë ka lindur më vonë dhe ate në ato vende ku formimi i shtetit nuk ka koinciduar me etnicitetin e themeluseve të shtetit të tillë. Kjo gjendje, sipas definicionit, ka paraqitur problem real në marrdhëniet ndërkombetare. Në fakt, krejt historia e Evropës, që nga kjo kohë, ka konsistuar në përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave për vetëvendosje të miliona njerëzve, përkatësisht të kombeve të shumtë të mbetur jasht kufijve të shteteve të tyre. Ky ka qenë rregulli, në ndërkohë që kërkesat e tilla kanë pasur të bëjnë, jo rrallë, me kombet që nuk arritën, as sot e kësaj dite, të krijojnë një copë shtet shtet në këtë planetë.
Sikundër u cek, versioni francez ka diminuar dhe dominon sot në botë, ndërkaq pqrhapja është e tij është bërë përmes procesit të kolonizimit, kryesisht gjatë shekullit 19të. Në kontekstin ballkanik ky proces është zhvilluar përmes Luftërave Ballkanike (1912-1913), duke u shoqëruar me dhunë të paparë për asrye se Ballkani nuk ka qenë si Franca në pikëpamje të përbërjes etnike dhe të nivelit kulturor e edukativ. Kjo nuk don koment. Serbët kanë pranuar traditën franceze dhe e kanë zbatuar në Ballakn. Natyrisht që ata nuk patën kurrë një personalitet të profilit të Monteskijes për të sqaruar zbatimin korrekt të nacionalizmit që ka formën e "Frymës së Ligjeve". Serbët synuan zbatimin e versionit francez të nacionalizmit për arsye se shumica e elites serbe të asaj kohe qe edukuar dhe ndikuar nga tradita nacionaliste franceze.
Mbi këtë bazë edhe janë bërë projektet nacionaliste serbe për shfarosjen e popujve joserb, që nga Garashanini (1844) e këndej. Kjo nuk don të thotë se në përpilimin e këtyre projekteve serbe nuk kanë pasur ndikim kulturat tjera, sic është ajo gjermane apo austriake. Mirëpo, është fakt se ideja kryesore e shtetsisë sërbe ishte dhe mbeti kopjim i tradites, teorisë dhe praktikës franceze, e vën në jetë nga ana e një populli me një strukturë sociale kryesisht rurale dhe me një nivel të ulët politik, kulturor dhe arsimor. Këto projekte nacionaliste, megjithatë, janë realizuar me pak a shume sukses deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Për dallim nga francezët, serbët nuk qenë kurrë superiorë ndaj atyre që i pushtuan. Kjo rrethanë i ka detyruar serbët që të ushtrojnë dhunë brutale dhe të përdorin metodat dhe mjetet më antihumane për "asimilimin" e kulturave dhe popujve joserb.
Futja e ish Jugoslavisë nën orbitën komuniste ka shënuar një fazë të re në marrdhëniet ndërnacionale. Për dallim nga Bashkimi Sovjetik dhe Stalini, në ish Jugosllavi nuk ka qenë i mundur zbatimi rigoroz i teorisë dhe praktikës nacionale të Stalinit mbi dëbiminm masiv të kombeve të "padëshirueshme". Përvec faktorit të brendshëm (rivaliteti konstant serbo-kroat), vendi evropian i ish Jugoslavisë, një tanimë paqqësor krahasuar më periudhën para Luftës së Dytë Botërore, duhet të ketë ndikuar në frenimin e politikës së dëbimit masiv të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Politika e asimilimit civilizues, sic quhet ky në literaturë, zuri vendin në diskurisin politik jugosllav. Dëbimi masiv u bë i fshehur në periudha të ndryshme kohore dhe ate vetëm gjatë sundimit të ministrit të brendshëm serb, Aleksander Rankoviq.
Ky lloj i politikës asimiluese ka qenë aq shumë i përsosur sa as sot e këasj dite nuk ka ndonjë studim serioz ndër ne rreth kësaj ceshtje. Sot për sot më shumë dihet për anën e dhunshme dhe gjenocidale të politikës serbe, kurse për anën e asmilimit të qetë dhe, sic quhet jasht, civlizues flitet fare pak ose aspak. Marrëveshja e Lozanës (1923) ka shënuar fazën e parë, në plain ndërkombëtarë, të këtij procesi të asimilimit të lejuar ndërkombëtarisht. Ky proces më vonë është quajtur „pastrim human etnik“ dhe ka përfshirë edhe legalizimin e metodave „civilizuese“ të asimilimit të cilat në ndërkohë u pranuan si qasje krejt normale ndaj minoriteteve etnike dhe tjera. Kjo, pas Luftës së Dytë, u reflektua edhe ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi. Dhe, jo vetëm vetëm kaq.
Në kuadër të kopjimit të metodologjisë evropiane të asimilimit, serbët kanë zbatuar ndaj shqiptarëve të njejta mjete dhe metoda si evropianët por duke bërë disa pështatje. Në këtë kontekst, serbët kanë synuar fortë në paraqitjen e shqiptarëve të ish Jugolavisë si "shiptari", për ti dalluar kështu nga shqiptarët e Shtetit shqiptar. Më vonë, kjo ka qenë dashur të jetë e përcjellur me ndryshimin e simboleve nacionale të shqiptarëve në rajon. Ky diskurs dhe kjo politikë ka qenë e ndjekur në mënyrën me konzistente dhe më brutale nga A. Rankoviqit. Meqë Rankoviqi pat rënë shpejt nga pushteti, atherë edhe kjo politiklë është ndërprerë dhe nuk ka pasur mundësi vazhdimi nga tjerët për forcë rrathanash, të krijauara në ish Jugosllavi në mesin e viteve ´60 të sehkullit të kaluar. Qasja ndaj shiqptarëve, rrjedhimisht, ka ndryshuar ashtu që vëmendja tani qe bartur në terrnin adminsitrativo-politik.
Shqiptarëve iu njoh e drejta për zhvillim kulturur e politik, por jo shtetërorë. Krejt sipas diskurisit dhe praktikës sovjektike të kohës mbi zhvillimin e të a.q. autonomive politiko-territoriale, të zbuluara me të vetmin qëllim të mohimit të ekzsitimit të kombeve të vjetra që kanë jetuar në territorin e ish Bashkimit Sovjetik. Shqiptarët në të njejtën kohë kërkuan avancimin e statusit të tyre juridik, kushtetues dhe politik, që nënkuptonte synimin e vendosur të tyre për themelimin edhe të "një Shteti tjetër shqiptar" në rajon. Herë-hërë, këto synime nuk kanë qenë edhe aq serioze dhe të parashtruara me vendosmëri.
Në momentin kur shqiptarët parashtruan seriozisht kërkesat për shtet të tyre në ish Jugosllavi, pas rënies së A. Rankoviqit, atherë u përdorën kundërargumentet krejt të njohura dhe banale për sa i takon mungesës së simboleve të dallueshme prej Shtetit shqiptar, si parakusht për formimin e „Shtetit të dytë shqiptar në Ballkan“. Përjashtim nga kjo është koha kur Kosova dhe shqiptarët ishin tejet të dobët në vigjilje të shpërbërjes së ish Jugollavisë, ashtu që edhe u arrit impoinimi i flamurit më yllin proletar në cep. Ky ndërrim i flamurit shqiptar nuk ka shënuar fazën e fitimit të shtetësisë së shqiptarëve nën ish Jugosllavi, por të rrënimit total të asaj autonomie të Kosovës dhe të shqiptarëve pa asnëj kompenzim. Tek e fundit kjo nuk conte shumë peshë tani sepse edhe vetë shteti i fundit i sllavëve të jugut po rrënohej gradualisht.
Simbolet nuk kanë lidhje më krijimin e shtetit
Sikundër vërehet, dallimi qëndron vetëm në argumentim. Kjo është shumë naive dhe e paqëndrueshme. Për dallim nga liderët e fundit të K;osovës komuniste, sot agrumentimi është fare i thjeshtë dhe ka një apel shumë më bindës të dhe është më imponues për qytetarin i zakonshëm të Kosovës: Ne duhet të ndërrojmë simbolet tona, po na thonë liderët tanë, sepse vetëm kështu bashkësia ndërkombëtare na pranon si shtet.
As në teori e as në praktikën e formimit të shteteve nuk ekziston kriteri i ndrrimit të simbolve për t'u bërë shtet. Këtyre ditëve të mesit të dhjetorit të vitit 2002 dëgjova dikend që thotë se dilema të ngjashme me ne kanë pasur britanezët, italianët, gjermanët, austriakët, e kështu me radhë. Fitova përshtypjen se tërë historia e Evropës paskësh qenë histori e ndërrimit të simboleve. Kjo, megjithatë, nuk është kështu.
Vëtëm katër gjëra kërkohen për të qenë shtet sipas të drejtës së sotme ndërkombëtare. Këto kushte janë të parashikuara në Konventën e Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve. Ato janë : 1) pasja e një popullësie; 2) një terriori; 2) një qeverie nën kontrol efektiv të kësaj popullësie dhe këtij territori; dhe, së fundi, 4) aftësia e hyrjes në marrdhënie me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare. Njohja e shtetit, i cili ka plotësuar këto kushte, ka vetëm karakterin deklarativ, pra të konstatimit se një entitet i dhënë i ka plotësuar kushtet për sa më sipër për të qenë shtet. Asgjë më shumë se kaq.
Kështu ka ndodhë me të gjitha ish republikat jugosllave, përfshirfë edhe IRJ të Maqedonisë, të cilës iu vu si kusht për njohje ndërkombëtare ndërrimi i emërit të saj kushtetues dhe i flamurit të saj zyrtar. Kjo don të thotë se Evropa dhe Bota e kanë konsidruar dhe akoma e konsiderojnë IRJ të Maqedonisë, që prej shtatorit 1991, si një shtet sovran. Ndërrimi i flamurit tanimë është kyrer, kurse emëri aktual duhet të bëhet në vitett që vijnë, sipas këkresës greke. Asgjë të keqe këtu nuk ka. Këtë kërkesë greke e kanë pranuar tërë bashkësia ndërkombëtare. Fjala është jo për kushtin i cili shkakton krijimin e shtetit të ri, por për një mosmarrëveshje ndërkombëtare në mes dy shteteve sovrane, greqise dhe IRJ të Maqedonisë.
Në vijim për sa më sipër, menjëherë shtrohet pyetja se kush dhe pse inicohet tani kjo cështje? Pra, shtrohet cështja e legjitimitetit të patraqitësi te të kërkesës, sikundër do të thoshte Maks Veberi. Në rend të parë duhet të theksjojmë fuqishëm se asnjë dispozitë e Kornizës Kushtetuese nuk flet për të drejktën e Kyretarit të Kosovbës, ose të cilitdo prej organeve të Kosovës, për t'u marr ëme ndërrim simbolesh dhe të ngjashme. Në rend të dy, ngaana morale, nuk besoj se kushdo në Kosovë ka të drejtën e vetme morale për të inicuar ndërrimin e simboleve të cilat i takojnë shkeujve dhe gjeneravtav që nuk mbahen mend. Këtu nuk është me rëndësi mënry e fitimit të këtyre siumboleve, me luftë ose pa te. Me rëndësi është se u takojnë shekujve dhe tërë kombit shqiptarë. Kjo më bënë të them se është krejt jolegjitim debati aktual për ndërrimin e simboleve tona nacionale, me fokusim, tani për tani, në flamurin kombetayr.
Dikush tha se ky debat, hë për hë, nuk e ka kohën. Nuk mendoj se ndërrimi i simboleve nacionale ka ndonjë kohë të përshtatshme sepse askush nuk mban mend që të ekzistojë ndonjë datë e lënë amanet nga dikush e që tregon se kur duhet të fillohet me ndërrimin e simboleve tonancionale. Kjo ka lidhje vetëm me faktin se ndërrimi i tyre, është shumë e sigurtë, nuk sjellë shtetin e Kosovës. A ka argument më të madhë se nënshkrimi i Kartës Kushtetuëse në mes të Serbise dhe Malit të Zi, vetëm pak ditë me parë.
Cka për fund?
Si është qenia njerëzore, thash me vete këtyre ditëve, duke kujtuar Kunderën dhe "Lehtësinë e Paduerueshme të Ekzistimit". Sikur dikush nga këta që sot kanë filluar dhe janë zhytur në debatin rreth ndërrimit të simboleve tona nacionale të kishte ditur se një ditë vetë do të pranonin ndërrimin e simboleve nacionale, qoftë edhe për hirë të bashkimit nacional, kurrë nuk do të kishin besuar. Bile-bile, besoj shumë, përhapësin e një ideje të tillë do ta kishin fyer më së rëndi që është e mundur. Ndoshta do ta kishin rrezikuar edhe integritietin e tij fizik. Në fakt, këtë fat e ka pasur ish lideri i fundit komunist i Kosovës, z. Azem Vllasi, kur provoi të futej në një lojë të tillë të krijimit të një flamuri tjetër shqiptar me "yllin pesrremësh në cep". Shumë interesant, apo jo? Ideja dhe synimi, pra, mbeten të njejët: krijim i një "tjetër identiteti shqiptar jasht kufijve të Shtetit shqiptar". Dicka, megjithatë, ndryshon. Cka tjetër pos arysetimit para opinionit publik, përkatësisht para qytetarëve të cilët goditetn me këtë ndërrim.
Është e qartë se ky ndërrim do të pasojë pashmangësisht, por jo ashtu si mendon z. Rugova, si kryetar Kosove dhe si inicues i kësaj ideje. Nuk mund të dihet me saktësi se cfarë do të jetë pamja e flamurit tonë nacional. Mirëpo, është shumë e qartë se ai do të ketë një simbolë krejt tjetër, i cili nuk do të reflektojë aspiratat dhe ndjenjat nacionale të qytetarëve shumicë, pra të shqiptarëve. Kjo ehste për faktin se ai flamur dhe krjet simbolet e ardhshme të Kosovës duhet të reflektojnë pikërisht të kundërtën e asaj që thonë liderët tanë sot: Kosovën si një entitet, përkatësisht si pjesë të pandarë të Unionit Serbi dhe maili i Zi, i cili është në formim e sipër që nga marsi i vitit 2002.
Kjo, pra jo njohja dhe formi i shtetit të Kosovës, janë arsyeja thelbësore për nxitjen ndërkombëtare për fillimin e debatit aktual për ndërrim të sim,boleve tona kombëtare, të cilat, ashtu si ajnë sot, nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, mund të paraqesin pengesë për futjen e Kosovës në një shtet të përbashkët, të quajtur Unioni Serbi dhe Maili i Zi, "me simbolet e një shteti fqinjë", pra të Shtetit shqiptar. Entiteti i ri shtetërore serbo-malazez duhet ët reflektojë në tërsi nga pikëmapja ndërkombëtare pamjen dhe simbolet e brendshme të entiteteve përbërëse, pra jo të shtetëve tjera sovrane. Kjo është aryseja që tjerët kërkojësn nga ne ndësrrimin e simboleve dhe jo krijimi apo njohja ndërkombëtare e shtetit të Kosovës.
Nëse e "E Drejta Ndërkombëtare", sic po thuhet, kërkon nga ne si Kosovë që të ndryshojmë simbolet tona, atherë kjo nuk ka të bejë aspak me pavarësinë e Kosovës por me të kundërtën e saj: krijimin e parakushteve bazë për reintegrim gradual tëe Kosovës në Serbi, tani nën maskën e një lidhjeje të cthurur dhe asimetrike shtetërore, të njohur tanimë si Unioni Serbi dhe Mali i Zi.
Debatet si ky për ndërrim të simboleve nacionale vihen në lëvizje më vështirësi. Por, kur vihen, nuk kontrollohen nga ata që kanë qenë akter kryesor të lojës, pra inicues të debateve të tilla. Derisa bashkësia ndërkombëtare kërkon legjitimimin e këtij procesi vetëm në fillimin e tij, e njejta bashkësi do të jetë arrogante dhe e pamëshrishme në imponim të simboleve tjera pasi të ketë filluar ky proces. Këtë e ka dëshmuar më së miri rasti i Bosnje-Hercegovines.
Me aktin e inicimit të këtij debati në Kosovë rreth ndërrimit të simboleve tona nacionale, z. Rugova, si kryetar Kosove, por edhe të gjitha ata që mendojnë se kjo sjell pavarësinë, vetëm sa marrin përgjegjësi për imponim të një identiteti të ri Kosovës dhe qytetarëve të saj shumicë, identitet i cili nuk do të ketë asgjë të përbashkët me Kosovën si Dardani, pra me Kosovën historike. Fillet e zënies rrënjë së këtij identiteti të ri, ne si gjeneratë do të kemi rastin t'i shohim hiq më larg se për dy dekadat në vijim.
Fund
- Ky shkrim është botuar në të përmuajshmen "Ekskluzive", Dhjetor 2002
i është Ekspert për qështje ndërkombëtare.