PS: Qeveria, fytyrë e manipulimit dhe korrupsionit elektoral

Albforumi

Primus registratum
PS: Qeveria, fytyrë e manipulimit dhe korrupsionit elektoral

TIRANË- Prodhim të manipulimit dhe korrupsionit elektoral e ka quajtur sot Partia Socialiste kabinetin e ri qeveritar, i cili pas votimit në parlament u betua para presidentit të vendit.
Gjatë një konference për shtyp, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka ka përsëritur qëndrimin e socialistëve për të mos qenë pjesë e parlamentit ilegjitim, deri në përmbushjen e kërkesave të deklaruara publikisht.
“Sali Berisha dhe Ilir Meta së bashku me shpurën e tyre u betuan sot përpara Presidentit pasi shkelën të gjitha betimet e bëra përpara popullit. Sali Berisha u betua se do të luftonte korrupsionin dhe bënte zgjedhje të lira e të ndershme, në fakt u bë mbreti i korrupsionit dhe bëri zgjedhje që nuk ishin as të lira e as të ndershme. Ilir Meta u betua se do të nxirrte në pension Sali Berishën dhe do të hiqte nga kurrizi i shqiptarëve qeverinë e Gërdecit, në fakt mbajti në punë Sali Berishën dhe hipi edhe vetë në kurrizin e shqiptarëve duke u bërë pjesë e qeverisë së Gërdecit”- tha ajo.
Sipas saj, kjo qeveri është shëmbëlltyra e deformimit të rëndë të moralit të politikës e të qeverisjes në Shqipëri dhe pushteti i saj, i prodhuar me manipulime e korrupsion elektoral nga Sali Berisha, si edhe me vota të trafikuara nga e majta në të djathtë nga Ilir Meta, është një pushtet që do të thellojë krizën e demokracisë.
Duke iu përgjigjur ftesës së Berishës për pjesëmarrje në Kuvend, ajo në emër të PS-së deklaroi se deputetët socialistë do të hyjnë që nesër nëqoftëse na jepet e drejta legjitime e demokratike të bëjmë transparencë të plotë për zgjedhjet e 28 qershorit duke hapur kutitë e votimit përpara popullit shqiptar.
Këtë të drejtë, tha më tej ajo, e jep ligji elektoral i shkelur me këmbë dhe pa u vënë në vend kjo e drejtë vetë procesi i ligjvënies humbet vlerën e tij.
“Sali Berisha kërkon që ne të hyjmë në Kuvend për të bërë reforma të mëdha, por ne do të hyjmë në Kuvend kur përmes pranimit të kërkesave tona të bindemi se reformat e mëdha të materializuara në ligje nuk janë copa letrash që hidhen tutje siç u hodh Ligji Zgjedhor ku shkruhet e zeza në të bardhë e drejta jonë e mohuar për të hapur kutitë e votimit”- theksoi Xhaçka.(Shekulli)</p>
TA1L17gk1b4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22444. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22444
 
Top