PS fiton serisht...

S6T6N6

Forumium maestatis
PS fiton serisht...

... e pra sic u mesua sot u be testi i pare per zgjedhjet e ardhshme ne vend. Ne zonen e Dushkut u votua per Keshillin e Komunes dhe pas votimit te pakontestuar nga asnje force politike rezultoi si me poshte vijon:

PS 7 Keshilltare
PD 3 Keshilltare
LSI 2 Keshilltare
PR 1 Keshilltar
PAD 1 Keshilltar
PSD 1 Keshilltar
PA 1 Keshilltar
LZHK 1 Keshilltar

Keshilli i Komunes para zgjedhjeve te djeshme perbehej nga:

PS 7 Keshilltare
PD 5 Keshilltare
PAD 1 Keshilltar
PA 1 Keshilltar
PSD 1 Keshilltar
PR 1 Keshilltar
PLL 1 Keshilltar

Pra shihet qarte se 2 keshilltaret e LSI jane pjese e pazarit te saj me PD nderkohe qe raportet e tjera nuk kane ndryshuar. OSBE ka pershendetur procesin te cilin e quajti shume te rregullt dhe korrekt.
 

ados

Primus registratum
Re: PS fiton serisht...

ok, OSBE e pershendeti zgjedhjet ne dushk. A beri Sala te njejten gje. Kjo ka rendesi te dime!!!
 

liria1971

Primus registratum
Re: PS fiton serisht...

Mire . <span style="font-weight: bold">SATANA</span>...me kete fillim.&quot;....E PRA&quot;...cdo te thuash..qe ndoshta do jeni prape ne pushtet apo qe &quot;socialistet&quot;nderruan qime e do kete transparence ne zgjedhjet e ardhshme
eek.gif
eek.gif
eek.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PS fiton serisht...

Une nuk them dot asgje... pasi nuk jam votues i zones se Dushkut &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; eshte KZQV qe nxjerr rezultatin, KQZ qe rishikon dhe pranon ose jo rezultatin, OSBE qe kontrollon procesin dhe thote te veten... pra jam thjeshte nje spektator
shrug.gif
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/cool.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: PS fiton serisht...

Fillimisht postuar nga S6+6N6:
[qb] Pra shihet qarte se 2 keshilltaret e LSI jane pjese e pazarit te saj me PD nderkohe qe raportet e tjera nuk kane ndryshuar. [/qb]
Cfar po na bo ti, fushate Nanoiste kunder LSI???

Do me gjithmend te na mbushesh mendjen,se LSI dhe PD kane pazare te perbashketa???

Shume mire. Nano e fitoj prap Dushkun. Kjo tregon se populli shqiptar &quot;e do&quot; Nanon.
Keshtu qe Nano nuk ka nevoje per ndryshime ne krye te PS. Do zoti dhe rri me kete menje deri ne veren e 2005.

Une kisha frike se mos ne Janar, Nano ja leshon vendin e kryetarit Edi Rames dhe pastaj nuk i dihej zgjedhjeve. Por tani qe do e mbaj Tosi,pasi populli &quot;e do&quot;, ju them shprehjet:

&quot; Dardha e ka bishtin mbrapa dhe qesh mire kush qesh i fundit &quot;
 

fjorent

Primus registratum
Re: PS fiton serisht...

Zgjedhjet e Dushkut nuk jane aspak pasqyre e Shqiperise. S6+N6 ka kohe qe do te na mbushe mendjen se LSI eshte vegel e Berishes, por duket qe eshte propagande bajate. Kur PS humbi komuna te rendesishme te Shqiperise ne zgjedhjet lokale eshte e parashikueshme qe 2 vjet me vone ne nje nivel varferie te skajshem dhe me nje grumbull kongresmenesh te mbetur, nuk mund te fitoje asgje me shume, por shume me pak.
Dushku nuk perben as 1% te zgjedhesve shqiptare.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PS fiton serisht...

Po cfare fushate kunder LSI po bej une more Isak?! Si lidhja e Metes jane edhe 50-te forca te tjera politike ne Shqiperi, copeza te shkeputura na emat te cilat shtojne nga nje germe nistore ne prezantimet e tyre ne publik psh. PD&gt;PDR&gt;PDRN ose PD&gt;PAD&gt;PALD ose PSD&gt;PLD - PSD&gt;PDS ose PS&gt;LSI... dhe historia ka treguar se &quot;shtojcat&quot; kane deshtuar ne misionet e tyre dhe kjo e fundit eshte saktesisht advanca e asaj qe do ndodhe ne qershor 2005. Si perfundim, jam dakort me ty kur thua: Qesh mire kush qesh i fundit...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: PS fiton serisht...

nuk ishte dushku ajo zona tejet e kontestuar per 10 deputetet ne zgjedhjet e fundit?
 

liria1971

Primus registratum
Re: PS fiton serisht...

SBE: ZGJEDHJET, ME PARREGULLSI

Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi vleresoi dje se zgjedhjet ne komunen e Dushkut paten disa parregullsi te cilat duhen ndrequr ne zgjedhjet e vitit 2005. &quot;Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi perfundoi vezhgimin e zgjedhjeve te pjesshme ne komunen e Dushkut, ne jug te Shqiperise, me 12 dhjetor. Ne pergjithesi, zjedhjet e pjesshme u zhvilluan ne menyre te qete&quot;, thuhet ne deklaraten e OSBE-se. Po sipas kesaj deklarate, gjate votimit dhe gjate procesit te numerimit te votave nuk u vezhgua ndonje tentative per manipulim. &quot;Prania e perfaqesuesve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Komisionet e Qendrave te Votimit dhe Komisionin Zgjedhor te Qeverisjes Vendore, ne shumicen e rasteve, rezultoi e dobishme per procesin e votimit dhe numerimit te votave, pasi procedurat munden te shpjegoheshin dhe sqaroheshin ne rastet e diskutueshme. Anetaret e KQV-ve ishin, ne pergjithesi, te angazhuar per te punuar profesionalisht&quot;, pohojne specialistet e OSBE-se. Por, sipas deklarates se Prezences, ne dy qendra votimi pati tentativa nga perfaqesues partiake per te ndikuar tek votuesit. &quot;Gjithashtu, u vezhgua gjeresisht votimi familjar dhe fakti qe disa njerez u lejuan te votonin pa karte identifikimi. Ne pergjithesi, madhesia, organizimi dhe pajisjet e qendrave te votimit nuk kontribuonin per nje proces votimi transparent dhe te rregullt. Disa qendra votimi ishin teper te vogla, te mbipopulluara dhe/ose te ndricuara keq&quot;, thuhet ne deklaraten e OSBE-se. Si perfundim, rezultati i zgjedhjeve te pjesshme ne komunen e Dushkut perfaqeson gjeresisht vullnetin e votuesve. &quot;Megjithate, ne kryerjen e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005, duhen ndermarre disa hapa, vecanerisht, ne lidhje me trajnimin e anetareve te KQV-ve dhe Komisionit Zonal Zgjedhor &quot;KZZ) si dhe caktimin dhe pajisjen e Qendrave te Votimit, me qellim qe te sigurohen zgjedhje parlamentare ne perputhje me standardet e OSBE-se. Kjo u pranua nga anetaret e KQZ-se te pranishem gjate votimit dhe numerimit te votave, ndersa Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi shpreson per vazhdimin e bashkepunimit ne zgjidhjen e ketyre ceshtjeve te rendesishme&quot;, deklaron OSBE-ja. Njezet e nente vezhgues ishin prezente pergjate votimit dhe procedures se numerimit ne te 12 qendrat e votimit te komunes se Dushkut, perfshi nje ekip vezhguesish ne KZQV, i cili ndoqi procedurat e marrjes dhe nxjerrjes se rezultateve.

Votimi

Vetem gjysma e zgjedhesve te regjistruar doli per te votuar te dielen dhe pergjithesisht procesi i votimit u zhvillua pa probleme. Por, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim denoncuan presionin e policise mbi komisioneret, dhe ryshfetet e biznesmeneve dhe shtetareve socialiste per banoret e komunes. Ne zgjedhjet konkurruan 13 forca politike per keshillin e komunes se Dushkut dhe Partia Socialiste mori rreth 40 per qind te votave. Zgjedhjet ne kete komune u zhvilluan pasi ne zgjedhjet vendore te vitit 2003, keshilli i kesaj komune nuk u konstituua asnjehere. Sipas ligjit, nese ky keshill nuk mblidhet 6 muaj pas zgjedhjeve, atehere duhet te zhvillohen zgjedhje te reja. Qendrat e votimit u hapen ne oren shtate te mengjesit dhe u mbyllen ne oren 18 te pasdites. Zgjedhjet u vezhguan nga 31 vezhgues te huaj te cilet do te shprehin mendimin e tyre rreth mbarevajtjes se procesit te votimit. Ne listat e votuesve per keto zgjedhje ishin te regjistruar 7280 zgjedhes te cilet me voten e tyre zgjodhen keshilltaret e komunes se Dushkut.


Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pa
booki.gif
booki.gif
booki.gif
booki.gif
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: PS fiton serisht...

TIRANE (14 Dhjetor) -Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi beri dje te ditur se rezultati i zgjedhjeve te pjesshme per keshillin e komunes se Dushkut qe u zhvilluan para dy ditesh, eshte karakterizuar nga disa parregullsi. Ne deklaraten e OSBE-se, theksohet se ne dy qendra votimi pati tentativa nga perfaqesues politike per te ndikuar tek votuesit dhe gjate vezhgimit u vu re qe disa njerez u lejuan te votonin pa karte identifikimi. Po sipas ketij raporti, ne pergjithesi nuk eshte kontribuar per nje proces votimi te rregullt. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, duhen ndermarre disa hapa vecanerisht per trajnimin e anetareve te Komisioneve te Qendrave te Votimit dhe Komisionit Zonal Zgjedhor (KZZ) me qellim sigurimin e zgjedhjeve ne perputhje me standartet e OSBE-se'- nenvizohet ne deklaraten e djeshme te perfaqesise se kesaj organizate. db/db (News24/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PS fiton serisht...

pikerisht tush... nje koment si ky i mesipermi pretendojne socialistet dhe per zgjedhjet e vitit 2005. Pse mos mendon ti qe do dali OSBE-ja dhe te thote se cdo gje vajti shkelqyer?! Nuk ka ndodhur askerrkund, asnjehere... Kudo ndodhin incidente te vogla, mjafton qe ato te mos marrin permasa qe do conin ne degradim procesin... kujto pak zgjedhjet e 2000 ne USA kur Bushi i ri fitoi kunder zv/presidentit demokrat Gore. U desh shume kohe per te mesuar rezultatin qe dhe sot e kesaj dite nuk e dime nese ka qene apo jo i sakte. Dhe kjo gje ndodhi ne vendin me me shume demokraci SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES.
 
Top