Re: PS fiton serisht...
SBE: ZGJEDHJET, ME PARREGULLSI
Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi vleresoi dje se zgjedhjet ne komunen e Dushkut paten disa parregullsi te cilat duhen ndrequr ne zgjedhjet e vitit 2005. "Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi perfundoi vezhgimin e zgjedhjeve te pjesshme ne komunen e Dushkut, ne jug te Shqiperise, me 12 dhjetor. Ne pergjithesi, zjedhjet e pjesshme u zhvilluan ne menyre te qete", thuhet ne deklaraten e OSBE-se. Po sipas kesaj deklarate, gjate votimit dhe gjate procesit te numerimit te votave nuk u vezhgua ndonje tentative per manipulim. "Prania e perfaqesuesve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Komisionet e Qendrave te Votimit dhe Komisionin Zgjedhor te Qeverisjes Vendore, ne shumicen e rasteve, rezultoi e dobishme per procesin e votimit dhe numerimit te votave, pasi procedurat munden te shpjegoheshin dhe sqaroheshin ne rastet e diskutueshme. Anetaret e KQV-ve ishin, ne pergjithesi, te angazhuar per te punuar profesionalisht", pohojne specialistet e OSBE-se. Por, sipas deklarates se Prezences, ne dy qendra votimi pati tentativa nga perfaqesues partiake per te ndikuar tek votuesit. "Gjithashtu, u vezhgua gjeresisht votimi familjar dhe fakti qe disa njerez u lejuan te votonin pa karte identifikimi. Ne pergjithesi, madhesia, organizimi dhe pajisjet e qendrave te votimit nuk kontribuonin per nje proces votimi transparent dhe te rregullt. Disa qendra votimi ishin teper te vogla, te mbipopulluara dhe/ose te ndricuara keq", thuhet ne deklaraten e OSBE-se. Si perfundim, rezultati i zgjedhjeve te pjesshme ne komunen e Dushkut perfaqeson gjeresisht vullnetin e votuesve. "Megjithate, ne kryerjen e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005, duhen ndermarre disa hapa, vecanerisht, ne lidhje me trajnimin e anetareve te KQV-ve dhe Komisionit Zonal Zgjedhor "KZZ) si dhe caktimin dhe pajisjen e Qendrave te Votimit, me qellim qe te sigurohen zgjedhje parlamentare ne perputhje me standardet e OSBE-se. Kjo u pranua nga anetaret e KQZ-se te pranishem gjate votimit dhe numerimit te votave, ndersa Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi shpreson per vazhdimin e bashkepunimit ne zgjidhjen e ketyre ceshtjeve te rendesishme", deklaron OSBE-ja. Njezet e nente vezhgues ishin prezente pergjate votimit dhe procedures se numerimit ne te 12 qendrat e votimit te komunes se Dushkut, perfshi nje ekip vezhguesish ne KZQV, i cili ndoqi procedurat e marrjes dhe nxjerrjes se rezultateve.
Votimi
Vetem gjysma e zgjedhesve te regjistruar doli per te votuar te dielen dhe pergjithesisht procesi i votimit u zhvillua pa probleme. Por, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim denoncuan presionin e policise mbi komisioneret, dhe ryshfetet e biznesmeneve dhe shtetareve socialiste per banoret e komunes. Ne zgjedhjet konkurruan 13 forca politike per keshillin e komunes se Dushkut dhe Partia Socialiste mori rreth 40 per qind te votave. Zgjedhjet ne kete komune u zhvilluan pasi ne zgjedhjet vendore te vitit 2003, keshilli i kesaj komune nuk u konstituua asnjehere. Sipas ligjit, nese ky keshill nuk mblidhet 6 muaj pas zgjedhjeve, atehere duhet te zhvillohen zgjedhje te reja. Qendrat e votimit u hapen ne oren shtate te mengjesit dhe u mbyllen ne oren 18 te pasdites. Zgjedhjet u vezhguan nga 31 vezhgues te huaj te cilet do te shprehin mendimin e tyre rreth mbarevajtjes se procesit te votimit. Ne listat e votuesve per keto zgjedhje ishin te regjistruar 7280 zgjedhes te cilet me voten e tyre zgjodhen keshilltaret e komunes se Dushkut.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pa
<img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />