Provokime Katolikocentriste

kastriot

Primus registratum
Provokime Katolikocentriste

URIMET E PASHKËVE KTHEHEN NË “THIRRJE PËR RIKONKUISTË”


Në artikullin “Ringjallja ngadhnjen mbi vdekjen – Drita ngadhnjen me të vertetën” të autorit Engjëll Koliqi, i botuar në të përditëshmën “Bota Sot” të datës 30.03.2002, faqe 19, që në fillim thuhet: “Në këto ditë të Pashkëve bota e krishterë po përkujton mundimet e Jezu Krishtit, deri në flijim – me vdekjen në kryq, për shpëtimin e njerëzimit nga mëkati origjinal dhe ringjalljen e Tij, si shënjë ngadhnjimi mbi mëkatin e mbi vdekjen. Jezu Krishti – Zot e Njeri – erdhi në këtë botë që ta përhapë Dritën e së Vertetës e ta shpëtojë njerëzimin nga mëkati origjinal, i tradhtuar nga Adami e Eva” , ndërsa në fund autori shqiptarëve u jep këtë porosi: “Shqiptarë ! Mjaft më mundime, mjaft më tradhti, mjaft më mohime!... Ringjalluni shqiptarë – zgjohuni nga varri, zgjohuni nga agonia, zgjohuni nga frika, zgjohuni nga mosdija!... zgjohuni shqiptarë dhe filloni jetën e re – me argumente të së vertetës, me besë, me njërezi, me tolerancë e me dashuri njerëzore! Zgjohuni shqiptarë – Drita e së vertetës ju thërret dhe ju pret!” (?!)

Dikush do të thonte asgjë e keqe në këtë mesazh, asgjë absurde për shqiptarët, asgjë kundërshtuese me kohën dhe festën fetare të Pashkëve, do të thoshim se është ky një mesazh fetar i natyrshëm me rastin e kësaj feste të madhe katolike, mbase të zakonshme për shqiptarët. Mirëpo, nësë analizohet mirë përmbajtja e thirrjeve që autori në përmes këtij mesazhi ua drejton shqiptarëve pa e bërë përkufizimin e nevojshëm fetar, del e qartë se fjala është për një porosi të llojit ekskluziv me të cilën akuzohen shqiptarët (pa dallim) për tradhti, llojin e të cilës autori nuk e përcakton qëllimisht. Qëllimi dhe prapavia e kësaj akuze të rëndë që iu drejtohet shqiptarëve pa dallim feje janë të kuptueshme për ata që njohin mirë sintaksën dhe gramatikën e gjuhës shqipe, kur autori përdorë thirrorën; “(o) Shqipëtarë!” dhe urdhërorën: “ringjalluni”, “zgjohuni” , gjegjësisht imperativin; “mjaft” me mundime, me tradhti, mosdije, agoni, etj, posikur të ishin të gjithë shqiptarët mëkatarë kolektivë, që sipas tij vetëm “Drita e së Vertetës” do t’i shpëtojë nga mëkatet!? Për çfarë mëkatësh e ka fjalën autori, as ato nuk i përcakton, ndaj kishte me qenë e udhës që t’ia shpjegojë shqiptarëve se cilat janë ato mëkate. Nuk jemi aq naivë sa të mos i kuptojmë “porositë” që dalin nga ky mesazh i tij shumë përfid dhe jashtë çdo konteksti fetar, ngase jemi dëshmitarë se viteve të fundit brenda opinionit fetar shqiptarë po bëhën orvatje dhe “mundime” të cilat janë në shërbim të plotë të propagandës antiislame tek shqiptarët të cilën po e udhëheqin egocentristët katolikë shqiptarë, duke agjituar me tëra mjetet që kanë që shumicën e shqiptarëve të përkatësisë islame ta bindin që të kthehët në fenë e të parëve, pra në Krishterizëm, duke i akuzuar ata më këtë rast se me pranimin e Fesë islame na paskan bërë, gjoja “mëkatin origjinal” si dhe tradhtinë e madhe ndaj Jezu Krishtit. Sipas kësaj akuze na delë se 80% e shqiptarëve kur pranuan konfesionin islam paskan treguar “mosvendosshmëri, ligështi dhe luhatëshmëri” ndaj besimit të të parëve, se na e paskan thyer besën njerëzore, etj..?!

T’u drejtohesh sot shqiptarëve (lexo: muslimanë) me akuzën kolektive, t’i thërrasësh dhe t’u dërgosh ultimatume fetare të tipit kërcnues; ose kthehuni tek “Drita e Vertetë”, “filloje jetën e re” d.m.th. jetën e të krishterit, ose u hangër dreqi, nuk mund të kuptohet ndryshe veçëse si thirrje për linçim kolektiv fetar..!? Arrogancën e kësaj thirrjeje natyrisht se nuk mund ta pranojë asnjë shqiptarë pamarrë parasysh përkatësinë fetare, sepse me shantazhe të këtij lloji dhe me Trakte ilegale të shpërndara kohë më parë në Kosovë dhe Shqipëri, përmes të cilëve iu bëhët thirrje shqiptarëve muslimanë që të kthehen në Fenë katolike, nuk mund të arrihet asgjë. Me metoda anticivilizuese dhe propagandë antiislame të cilën po e bëjnë në mënyrë të vrazhdë egocentristët katolikë shqiptarë kundër islamizmit tek shqiptarët e shpërfaqur me kaq shumë mostolerancë, gjegjësisht që po bëhët ndaj pjesës më të madhe të kombit e cila me dëshirë vazhdon të mbetët dhe të jetojë si muslimane, e cila është e vetëdijshme për fenë dhe atdhenë, e dinjitetshme për rolin dhe detyrat fetare dhe kombëtare, e vetëdijshme për fatet e saj në Europë si dhe për të sotmën dhe të nesërmen e saj fetare dhe kombëtare, po i bëjnë shërbimi më të keq vetë Krishterizmit, por edhe çështjes shqiptare ende të pazgjidhur në Ballkan.

Prandaj, “mesazhi” i pashkëve drejtuar shqiptarëve nga z. Koliqi i ka tejkaluar shumë kufijtë e një përurimi fetar i cili kurrësesi nuk mund t’i kontribuojë bashkimit vëllazëror në mes të shqiptarëve, tolerancës fetare të njohur me shekuj tek shqiptarët, bashkëpunimit ndërkonfesional si dhe afrimit të tyre përmes urimeve dhe përgëzimeve fetare të cilat shqiptarët gjithëherë i kanë festuar bashkarisht, pa dallim të besimeve shpirtërore.

Të merrësh sot më thirrje të llojit fetar ekskluziv dhe përjashtues se në këtë botë ekziston vetëm një “Dritë dhe një e Vertetë” të cilës duhet t’i takojnë detyrimisht të gjithë shqiptarët, të pohosh publikisht se ata të cilët i takojnë ndonjë Besimi tjetër qenkan “mëkatarë”, “tradhtarë”, në “agoni”, në “frikë”, në “mosdije”, etj, dhe përderisa nuk do e fillojnë “jetën e re” do të jetojnë si “mëkatarë” para “Zotit-Njeri” d.m.th. tek Jezu Krishti, para se të jetë misticizëm, është herezi dhe hipokrizi e tmerrshme fetare dhe intelektuale, dhe kjo para së gjithash fletë për nivel shumë të ultë fetar të atyre që sot predikojnë konvertime të reja fetare tek shqiptarët, sidomos në kontekst shumë të gabuar ideologjik dhe të tejkaluar kohor, që të shtyn të besosh se këta agjutantë të paskrupulltë shqiptarë katolikë, dëmët më të mëdha janë duke ia sjellur vetë Kristianizmit si Fe qiellore me një traditë të lashtë të vlerave shpirtërore dhe kulturore të njerëzimit. Tani nuk është koha e “mesihëve” të rinjë, as koha e luftërave dhe e konkurencave fetare, e mos durimeve fetare, e netëve të “bartolomeve”, e propagandave fetare të tipit latino-bizantin, dhe kështu me rradhë. Tani më është koha e zvogëlimeve të botës, është koha e afrimeve të njerëzimit në aspektin gjithë integrues, në aspektin e të gjitha zhvillimeve, bashkëpunimeve, e të gjitha harmonive, e tolerancave ndëretnike dhe fetare, ndaj, “mesazhi” i Pashkëve që na erdhi nga z. Koliqi është i papranueshëm për rrethanat historike, në veçanti për ato nëpër të cilat po kalon sot i gjithë kombi shqiptar. Mesazhet e këtilla në këtë formë dhe më këso përmbajtjeje, padyshim, janë anakronike, anticivilizuese, mbase edhe antikombëtare !


Me 31.03.2002 Rexhep Elezaj
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Provokime Katolikocentriste

Kastriot po me vjen shum keq qe tashme je kthyer ne nacionalist primitiv dhe urrejtja jote ka kaluar tashme te katoliko centriket.
Nuk keni cfare ti beni Fatos Nanos dhe i turreni shqiptareve katolike.

Edhe ti edhe Abdi Baleta keni treguar qe jeni destruktive dhe regresive dhe aspak produktive dhe progresite.
Nuk e di se cfare faji ka nje popull i tere qe si larosur qe eshte me katolike orthodokse bektashinj, hindu, protestante,evangjeliste,myslimane Jehovajas e Bahai e ku di une sa shqiptare te kesaj natyre ka, <span style="font-weight: bold">qe po vdesin urije dhe ata jane te gjithe se bashku ne fukarallikun me te madh qe ka njohur ky popull gjate ketyre viteve</span>.
Mos valle ti shikon pakicen katolike te jetoje si Lordat apo mos valle shikon popullsine e Jugut te Shqiperise qe nje pjese e tyre vrasin veten vetem sepse greku u gris dokumentat pa folur per te tjerat.
Po Kosova?
 

kastriot

Primus registratum
Re: Provokime Katolikocentriste

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] &quot;........Prandaj, “mesazhi” i pashkëve drejtuar shqiptarëve nga z. Koliqi i ka tejkaluar shumë kufijtë e një përurimi fetar i cili kurrësesi nuk mund t’i kontribuojë bashkimit vëllazëror në mes të shqiptarëve, tolerancës fetare të njohur me shekuj tek shqiptarët, bashkëpunimit ndërkonfesional si dhe afrimit të tyre përmes urimeve dhe përgëzimeve fetare të cilat shqiptarët gjithëherë i kanë festuar bashkarisht, pa dallim të besimeve shpirtërore........&quot;

Marre nga postimi i meparshem per ti dhene pergjigje ketij Antonit...alias pe.illi.sh...alias...nardi..etj..etj..


Kastriot [/qb]
 

Prim

Primus registratum
Re: Provokime Katolikocentriste

C'do me thene &quot;katolikocentriste&quot;? Dhe cfare ndryshimi ka nga islamo-centriste apo ortodokso-centriste apo budisto-centriste?
 
Top