Protesta politike për prishjen e llogarive

Albforumi

Primus registratum
Protesta politike për prishjen e llogarive

Protesta politike për prishjen e llogarive

Artan Sadiku

Ka kaluar më se një javë prej se banorët e fshatit Patishka Rekë u ngitën në protesta kundër punimeve për thithjen e ujit nga burimet e këtij fshati për ta dërguar atë në pjesët tjera të komunës në të cilën ata bëjnë pjesë. Këto ditëve fshati është në rrethimin e forcave speciale policore të cilat sigurojnë mbarëvajtjen e punimeve për instalimin e gypave që do të thithin ujin nga ky fshat. Policia nuk ka lejuar fshatarët të gjendur jashtë fshatit dhe familjarët e tyre të brengosur të futen në fshat prej arsyes së thjeshtë që protesta e fshatarëve të Patishka Rekës të mos fitojë në përmasa. Protesta e fshatarëve është e drejtuar kundër institucioneve që kanë filluar punime për herën e parë pas dekadash në këtë fshat dhë atë për tua marrë ujin, ndërsa fshati nuk ka as kushtet elementare infrastrukturore si kanalizimin. Fshatarët kërkojnë përmbushjen e premtimeve që qeveria dhe komuna u kishin bërë për përmirësimin e kushteve elementare të jetës duke rregulluar infrastukturën e munguar. Përtej faktit që Patishka Reka është fshat shqiptar në një komunë më shumicë maqedonase, protesta e fshatarëve është thjesht një kërkesë qytetare për realizimin e premtimeve të insitucioneve (pa marrë parasysh përfaqësuesit e zgjedhur e të emëruar në to). Si e tillë kjo kërkesë që realizohet në formës e protestës paraqet një shkëputje të rëndësishme nga apatia e përgjithshme e shoqërisë në Maqedoni e cila e në paqë e pranon faktin që partitë politike gënjejnë. Përtej vërtetësisë së këtij fakti, fshatarët e Patishka Rekës nuk pranojnë të jenë të qetë, dhe mu këtë fakt të vërtetë ata nuk e akomodojnë si një gjë të pranueshme shoqërore brenda grupit të tyre, por ata vendosin ta luftojnë praninë e tij në shoqëri. Të këruarit e llogarisë është hapi i parë drejt prishjes së llogarive që i bëjnë partitë. Partitë llogarisin në pasivitetin, në apatinë shoqërore, ata e ushqejnë dhe kultivojnë atë me qëllim që vjelin frytet finansiare që prodhon manipulimi i paadresuar, i pakundështuar dhe i paprotestuar.

Në protestën e fshatarëve të Patishka Rekës ndodhi ndryshimi i duhur në dy nivele. Ndryshimi i parë nga revoltat e zakonshme është që fshatarët nuk kanë kërkuar deri më tani që partitë shqiptare (si përfaqësues të tyre) në emër të tyre të bëjnë betejën politike në nivelin qendror të pushtetit për kërkesat e tyre. Përmes kësaj, fshatarët e Patishka Rekës subjektivizohen vetë si aktorë politikë për veten e tyre, jashtë instancave partiake. Në ballafaqimin e tyre të përditshëm me policinë, ata kërkojnë që vetë të arrijnë marrveshje me institucionet (si të tilla, në totalitetin e tyre) duke injoruar përbërjen e tyre partiake si dhe koalicionet e brendëshme. Në këtë moment paraqitet ballafaqimi i drejtëpërdrejtë i padiferencuar i fshatarëve (popullit) me pushtetin, gjë e cila e pamundëson transferimin e zakonshëm të përgjegjësisë të partive shqiptare në partnerin e tyre të koalicionit qeveritar. Protesta e fshatarëve të Patishka Rekës i bën njohjen e duhur pushtetit si një strukturë e vetme shfrytëzuese dhe shtypëse. Këtu shfaqet edhe niveli i dytë i ndryshimit, ai që në kërkimin e llogarisë ata nuk veprojnë në kundërshtim me partitë politike, por në distancë prej tyre. Asnjë nga prononcimet e fshatarëve nuk ka kundërshtuar partitë politike shqiptare, por në kapacitetin e tyre të plotë politik qytetar kanë kërkuar realizimin e qëllimit të rëndësishëm të ekzistencës së shtetit, atë të dhënies së shërbimeve (në këtë rast elemetare) qytetarëve. Të vepruarit në distancë prej konstruktit partiako-zgjedhor-përfaqësues hap një dimension të ri të veprimit popullor, duke u bëre kështu një veprim i vërtetë politik, larg manipulimeve jopoplitike partiake.

Protestat në Patishka Rekë kanë edhe një përmbajtje të fuqishmë kontestuese të asaj që sot ka rezultuar të paraqesë shteti. Nëse shteti nuk u ofron qytetarëve të tij as kushtet elementare të jetës, atëherë duhet të kërkohet llogari për ekzistëncën e tij.  Kërkimi i tillë i llogarisë është hapi i parë drejt prishjes së llogarive që nën pretekstin e shtetit (si strukturë organizative shoqërore e pakontestueshme sot) i bëjnë klasat sunduese (pushtetare). Efekti shoqëror i këtyre protestave është demaskimi i ekzistimit të shtetit në sytë e popullit si organizatë të cilës i atribohen tipare mitike të padiskutueshme me qëllim të demonizimit dhe inkriminimit të çdo tentimi kontestues. Rezultati është normalizimi i mendimit të ndaluar dhe të stigmatizuar politik, i cili për hir të drejtësisë i thyen konceptet tradicionale që i kanë shërbyer gjithnjë një grupi apo një klase të caktuar.

Por, sa është i vlefshëm veprimi i ndryshëm i fshatarëve të Patishka Rekës në nivelin shoqëror  (në reagimet që ai shkaktoi) ? Në përgjithësi, kjo protestë nuk shkaktoi reagimin, përkrahjen apo ekzaltimin që një ideliast do të mund të dëshironte. Dhe kjo ishte tërësisht e pritur, absolutisht brenda mendësisë individualiste të realitetit neoliberal të cilit shoqëria jonë i është nënshtruar me shumë komplekse kolektive dhe individuale. Por, mospërkrahja shoqërore për fshatarët e Patishka Rekës dhe zgjidhjes së problemit të tyre është gjendja e nevojshme brenda së cilën vërehet ndryshimi që këta fshatarë sot po e bëjnë. Në një gjendje të tillë apatike gjithëshoqërore, protesta e këtyre fshatarëve është argumenti që aktivizimi politik shoqëror ëshë i mundëshëm në konstruktet jopartiake dhe si i tillë është i mjaftueshëm për të konfirmuar bindjet e atyre pak njerëzve me ideal të cilët mu politikën dhe politizimin e shohin si mjet për të luftuar paritëtë që nuk bëjnë politikë.

Protesta e fshatarëve të Patishka Rekës i zuri të papergatitura partitë, organizatat joqeveritare dhe lëvizjet qytetare, por edhe mediat, të cilët të gjithë të rehatuar në modelet banale të përditshme të veprimit që nuk prodhojnë asnjë efket real, protestën e kualifikuar tashmë si protestë në distancë prej partive dhe kontestuese ndaj shtetit, nuk kishin se si ta kuptonin. Ajo ishte thjesht jashtë botës së tyre, ata nuk e kuptonin botën politike të fshatarëve të Patishka Rekës. Organizatat joqeveritare dhe lëvizjet qytetare që duhet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, u demaskuan si riprodhues të ajrit të hollë (të asgjësë) dhe në kontekst të kësaj proteste ata verifikuan rolin e tyre margjinal shoqëror. Partitë politike nga ana tjetër të gjendura në pozitë të palakmushme, duke pasur të zhvilluar sensin manipulativ shumë më tepër se sa organizatat dhe lëvizjet u munduan që këtë protestë ta fusin në konturat në të cilat ato ndihen të sigurta. Duke adoptuar praktikën më banale të mundëshme (duke qenë se Patishka Reka është fshat shqiptar në komunë me shumicë maqedonase) partia shqiptare në pushtet u mundua që problemin ta fusë në konturat nacionaliste.  Ata u u munduan të shfrytëzojë transferimin e banal dhe të demaskuar tanimë të përgjegjësisë tek partita maqedonase (VMRO) me të cilën së bashku ushtrojnë pushtetin. Problemi i fshatarëve të Patishka Rekës në këtë mënyrë do të funksiononte  si një rast shtesë për të përfituar pike politike. Por, fatmirësisht këshilltarët e BDI-së arritën marrëveshje me këshilltarët dhe kryetarin e komunsë së Sopishtes nën të cilën bjen ky fshat shqiptar, dhe kjo marëveshje u injorua nga fshstarët që protestonin. Akrobacionet manipuluese të partive në pushtet nuk ndikuan aspak në protestën e fshatarëve dhe, si të tilla, ato mbetën margjinale ndaj veprimit politik që ndërmorën fshatarët. Ky veprim shënon pikënisjen lokale per zgjidhjen e problemeve globale të kapitalizmit neoliberal të reflektuara në shoqërinë tonë tradicionale.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1457

Top