Promovimi i librit "Shqipëria tregon '91-'10" tek Teatri i Metropolit

DriniS

Ecejak
ftesa_shqiperia-tregon.jpg



"Shqipëria tregon. 1991-2010" vjen një vit pas antologjisë tjetër të prozës "Shqipëria kujton. 1944-1991". Në ndryshim nga përmbledhja e parë që synonte të jepte tablonë e Shqipërisë nën diktaturë nëpërmjet krijimesh shpesh dokumentare, ky libër i paraqet publikut 26 nga penat më të mira të prozës shqiptare sot, duke treguar njëkohësisht histori
nga i ashtuquajturi tranzicion.

Jeni të ftuar përzemërsisht në prezantimin e një libri të veçantë në një mbrëmje të veçantë, me praninë e disa prej autorëve të përfaqësuar në antologjinë "Shqipëria tregon".

Të enjten 11.11.2010, ora 18 në Teatrin e Metropolit.
 
Top