Progresi serish nën lupë

Albforumi

Primus registratum
Progresi serish nën lupë

Edlira Gjoni

”Parlamenti juaj është mbledhur, edhe ndonjë ligj sipas qejfit e ka miratuar. Ama për heqjen e vizave, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, për reformën ekonomike e atë gjyqësore, po mbi të gjitha për dialogun mes palëve në parlament, e keni qarë progresin me lot

Kështu lexohet në vija të trasha raporti vjetor që prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përgatitur për shefat e vet në Këshillin e Përhershëm. Nuk është raport për Shqipërinë. Është dokument që duhet të justifikojë prezencën e OSBE-së në vend. Duke qenë i tillë, grija mund të jetë shndërruar ndonjëherë në gri të errët fare kur flitet për progresin e vendit, sepse prej tij varet prania e mëtejshme në Shqipëri për autorët  e raportit. Megjithatë, edhe pse kontrasti mund të jetë errësuar disi për Shqipërinë, shqetësimet e ngritura në raport, qëndrojnë të gjitha.

Në të, tragjikomedia e çadrave përpara kryeministrisë, greva e urisë nga ku njerëzit dolën më të shëndetshëm se çhynë, protestat e përherë-shpallura e të mezi-bëra cilësohen si klimë e tensionuar politike, që ndikoi negativisht në punën e legjislativit.

Korrekt për nga gjuha diplomatike. Dhe është e drejtë, sepse raporti i drejtohet Vienës. Por të shkruar ashtu, shqiptarët e marrin për përkëdhelje. Që politika shqiptare ta kuptojë qëndrimin e vërtet ndaj xhevahireve që prodhoi këtë vit, duhet shkruar kështu: Njëra palë vendosi të flejë në çadra, tjetra të vëzhgojë teatrin nga ballkoni. Prej kësaj shfaqje, shqiptarët e thjeshtë vazhdojnë të vuajnë bashkëjetesën me gjoja-politikanët manipulues, përtacë, të papërgjegjshëm, jo-rezultativë për iniciativat publike, të dështuar në çdo cep të përgjegjshmërisë, ekran-dashës të flaktë, acarues dhe me një popullaritet nën zero.

Ku mbështeten përfundimet? Në rezultatet që politika shqiptare ka arritur duke pasur në fokus qytetarin. Ku janë këto rezultate?

Vizat? Po, do të jetë arritje e madhe. Por nuk është meritë. Lëvizja e lirë është e drejtë, që iu jepet shqiptarëve me më shumë vonesë seç duhet.

Pastaj çfarë? A i jep lëvizja e lirë shqiptarëve punë, pagesë, studim, shërbime? Jo. A e bën vendin përfitues të investimeve evropiane? Jo. A kontrollon inflacionin, çmimet, abuzimet? Jo dhe jo.

A e bën liberalizimi i vizave më të lehtë përditshmërinë e shqiptarëve? Në asnjë mënyrë.

Lehtësimet për jetën e tyre nuk vijnë nga heqja e vizave, por nga masat e marra prej qeverisë që kemi/është vënë në krye.

Se mos vetëm kjo. Edhe ajo që synon të vijë nuk jep gjasa për ndonjë ndryshim madhor.

Vendi ka akoma hapësirë për shfrytëzim dhe politikanët kanë akoma nevojë për përfitime në kurriz të qytetarit. Ndaj kahu vërtet nuk ka asnjë rëndësi. Bashkëpunimi i frytshëm i të dyve për të shkatërruar me sukses mundësinë për progres po, ka rëndësi. Të madhe.

Politika është bërë si ai bari i keq që mbin edhe kur është i thatë e përhapet ngado. Është e vështirë të shpresosh se toka (Shqipëria) mund të pastrohet prej tij, sepse edhe kur hidhet poshtë, mbin prapë. Mbin madje edhe kur mendon se është shkulur me gjithë rrënjë.

Edhe në raportin e përmendur në fillim, shqetësimi për përhapjen e barit të keq është i dukshëm, megjithëse mes rreshtave. Kur flitet për sfidën e gjyqësorit, me të drejtë përmendet mungesa e transparencës në emërimin e gjyqtarëve në shkallë të ndryshme. Edhe pse publikisht deklarohet se gjyqësori po hedh valle nga pavarësia, realisht presionet drejt tij dhe emërimet për të kanë qenë goxha të sofistikuara.

Por, një aspekt që vjen i theksuar në këtë raport e që po bëhet përherë e më i dukshëm në Shqipëri, është çështja e pronave. Moszgjidhja e kërkesave të ish pronarëve për kompensimin ose kthimin e pronave të konfiskuara dekada më parë, vazhdon jo vetëm të mbetet problem, por edhe të gjenerojë probleme e raste që përfundojnë në gjykata ndërkombëtare. E gjasat janë që kjo çështje nuk do të shohë dritën e zgjidhjes deri sa qeveria të përfundojë strategjinë e reformës për pronësinë dhe të identifikojë pengesat që sjellin zvarritjen e kthimit të pronës.

Thuhet po ashtu se politika ka hyrë aq thellë në çdo skutë shqiptare, sa edhe për të punuar roje nate në një institucion, duhet të kesh përkatësi politike. (në gjuhën diplomatike kjo është përmendur si mangësi e dialogut sa i përket decentralizmit, me nevojën për një dialog më pak të politizuar mes qeverisjes qendrore dhe asaj lokale).

Edhe për median nuk kanë si të mungojnë shqetësimet e ngritura, teksa janë vënë në pikëpyetje burimet e tyre financiare dhe transparenca mediatike. Mediat me influencë kanë pronarë financiarë, por edhe përmbajtësore (që sërish të çon tek paraja, por në këtë rast e përfiton, nuk e investon atë).

Për prezencës e OSBE-së është e rëndësishme që të analizohet progresi i punës së saj në Shqipëri dhe të justifikohet qëndrimi i mëtejshëm. Si rrjedhim, është e pritshme që grija shqiptare të jetë pak e errët dhe e bardha e ndërhyrjes ndërkombëtare të jetë pak më e ndritshme nga çmund të jetë vërtet; ama edhe pa këto hiperbolizime të vogla, në politikë, legjislativ, gjyqësor, prona dhe media, Shqipëria vërtet është gri në të zezë, pavarësisht se kush dhe për çarsye e përshkruan atë.

gjedlira@yahoo.co.uk

530
530
530
530
530
530
530
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://edliragjoni.wordpress.com/?p=530

Top