Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

109UV,

E lexove artikullin? Me gjithe ato qe thuheshin me besohet qe eshte programues shqiptar! Too predictable!
 

109UV

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

hey, ti si shqiptar duhet ti japesh nje shans me teper se ata te tjeret. le te presim deri kur ta nxjerre versionin final.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Une thjesht te pyeta a e kishe lexuar vete ato qe thuhen. Nga ajo qe thuhej, edhe sikur produkti te jete i vertete, te pakten ekspretet thonin se ishte kopje e qarte e produktit te ngjashem qe eshte falas. Kjo ishte ajo qe thuhej, te verteten e di ai vete.
 

109UV

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

po si nuk e lexova artikullin, une prandaj e vura ketu. me pelqen ideja qe ai ka minimumi aftesine te ripaketoje nje emulues te tere... po secili ben gjykimet e veta.
 

ladio

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Po qe se e ka ri-paketuar do jete nje turp i madh, sepse shume qarte ai eshte shprehur (sic thuhet ne artikull) qe cdo gje e ka programuar vete. Megjithate le te shohim c'do ndodhi... Kush te marre vesh ndonje lajm le te na e shkuraje ne kete teme.

Thanks
 

wtf

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Sipas zhvilluesve te PearPC-se(emulatori MAC open-source), Kryeziu(ne foto)ka perdorur kodin e tyre pa u munduar aspak ta fshihte disa pjese, rasti i 'variable'-s "SPIRO MULTIMAX 3000" tek artikulli i mesiperm.
vmail.jpg


Per me teper, lexoni mire kete artikull:
http://www.artworxinn.com/alex/arben.htm

Ka dhe me, neper forumet e PearPc.net
mund te lexoni fakte qe hedhin shume dyshime mbi deklarimet e Kryeziut.

Artikull i MacRumors

Interviste me Kryeziun
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

ej po ca programi eshte ky mer, na thoni cik se spo mor vesh ca ka shpik ai (na falni per injorancen)
ciao
 

germojsi

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Të gjithë kur fillojë një zanat do të mesojnë(kopjojnë) nga ustai,këtë mendoj se ka bërë ky djalë.
Por më mirë ky sesa shumë e shumë të tjerë që siç shikoj në këtë forum kerkojnë vetëm
të përdorin programet e të tjerëve,pa u merakos të fillojnë të krijojnë diçka të tyren.
Sido që të jetë puna urime të paktën për fillimin.
 

wtf

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Fillimisht postuar nga germojsi:
[qb] Të gjithë kur fillojë një zanat do të mesojnë(kopjojnë) nga ustai,këtë mendoj se ka bërë ky djalë.
Por më mirë ky sesa shumë e shumë të tjerë që siç shikoj në këtë forum kerkojnë vetëm
të përdorin programet e të tjerëve
,pa u merakos të fillojnë të krijojnë diçka të tyren.
Sido që të jetë puna urime të paktën për fillimin. [/qb]
Ustai??? 2 programuesit kryesore te PearPC jane gjername, Kryeziu punon ne Hawai per nje firme e cila merret me "video streaming software".
Ne fakt Kryeziu akuzohet per ate qe the ti germojsi!! Ke degjuar per "Open-Source" (Burues i Hapur)??? Po per licensen GPL??? E pra, ky Beni yne, sipas autoreve te programit PearPC na paska marre kodin qe keto te fundit kane shkruajtur (mbrojtur nga licensa GPL, qe me pak fjale thote: "ti mund ta perdoresh kodin tim, ndryshosh etj etj, mund edhe ta komercializosh, por gjithmone nen licensen GPL dhe te leshosh buruesit gjithashtu".)
Sipas Kryeziut, kodi qe ai ka shkruajtur ne vetem 4 muaj eshte kryekeput i tij dhe i firmes ku ai punon.
Me tej, Kryeziut i atribuohet nje 'vjedhje' tjeter. "pdf2html" eshte nje software nen licensen GPL,(shkruar nga verypdf.com ,Inc) i transformuar ne "pdfconv" nga Arsen Lupeni yne.

Nejse, nuk eshte per çuditur, Kryeziu nuk eshte as i pari as i fundit qe akuzohet per vjedhje kodi. E vetmja gje qe te irriton jane genjeshtrat qe po mesa duket po dalin pak e nga pak.
Te shohim si do perfundoje.
 

germojsi

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Përfundova mesazhin e shkruar me urime për të inkurajuar
të rijtë për në rrugën e veshtirë programimit dhe jo për
të vjedhur.Në këtë forum nuk shikoj shikoj pyetje per programues ,pasi jam një programues amator në VB.Kam bërë dy pyetje (për programues ) dhe as nje përgjigjie jo se isha komplet në ëpikë të hallit por për të ngacmuar më shumë fantazinë për të bërë programe të vlefshëm në shqip.Jam regjistruar ne nje sit programuesish ne it. dhe shikoj si të japin pëgjigjie plot autoritet 13-14 vjeçaret.Shpresoj që së shpejti të ndodhë dhe me kete forum apo site të reja per programator.Do të thoni përse u hape kaq shumë;Jo vetem të kritikojm por dhe të ndihmojmë në se kemi mundësi
 

ladio

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

germojsi,

nuk mendoj se eshte inkurajuese te vjedhesh kodin e tjetrit dhe pasi ben disa ndryshime te vogla te thuash qe e kam shpikur, edhe ta urosh ate person per punen qe ka bere. Per mendimin tim eshte turp i madh. Ne qofte se dikush e merr kodin edhe e perdor per te bere dicka tjeter me te mire ose cfaredo qofte, atehere duhet qe tu japi kredite atyre te pareve.

cheers
 

sh.hasanaj

Primus registratum
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Nese e ka vjedhur kodin do jete turp per te.
Nuk jam i te njejtit mendim me ata qe thone se keshtu fillohet. Ky ehste kopjim. Te ishte aq mjeshter ai miku sa te shkruante nje kod te tille ne kater muaj do te ishte diku tjeter.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Programues shqiptar krijon nje MAC emulator

Nga keto qe po shoh e po lexoj, ky qenka "a hell of a smart arse".


----------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 
Top