programi elektoral i olldashit per tiranen

komino

Valoris scriptorum
programi elektoral i olldashit per tiranen

Provova ta bej ketu copy paste te gjithin por nuk arrita.
e gjeni te plote programin tek www.sokololldashi.com ne format pdf
Po filloj aty ku fillova me ramen, TEK MJEDISI

--------------------------------------------

2.3 QYTET ME CILËSI TË LARTË TË MJEDISIT URBAN
Për të arritur synimet strategjike për Tiranën, është e nevojshme që administrata e
qytetit në bashkëpunim me qytetarët të mundësojnë:
Rivendosjen e kontrollit mbi territorin dhe cilësitë e mjedisit urban e në veçanti
të ajrit, ujit dhe pastërtisë së hapësirave publike;
Zhvillim i balancuar i ndërtesave me sipërfaqet e gjelbëruara;
Raporte harmonike të zhvillimit të qytetit dhe midis qytetit dhe peizazhit
natyror rreth tij.
2.3.1 Një harmoni mes qytetit dhe natyrës
Pozicioni unik i Tiranës është i përforcuar nga një pozicion gjeografik tepër i favorshëm.
Elementet e pasur natyrorë mund t’i gjejmë jo shumë larg periferisë së Tiranes, siç
është parku natyror i Dajtit apo edhe kompleksi natyror rreth Liqenit Artificial.
Arkitektura e Tiranës është e pasur, me stile arkitekturore me ndërtesat e saj të
tipit otomane, neo-klasik si dhe ato moderne.
Në Tirane ka shumë mundësi për të ndërtuar ambiente të gjelbra, parqe në mes të
qytetit dhe mini-pyje në zonat periferike. Ruajtja me kujdes e atyre pak zonave të
gjelbra të mbetura në Tiranë duhet të jetë një prioritet i hartimit të planit afatgjatë
të zhvillimit të qytetit.
2.3.2 Një qytet i pastër dhe i shëndetshëm
Tirana duhet të ndryshojë me urgjencë dhe me çdo kosto cilësinë e ajrit të saj.
Ajo, gjithashtu, do të përmirësojë furnizim me ujë jo vetëm në sasi të garantuar
për 24 orë, por edhe në cilësi e garanci higjienike, ndërsa fenomeni i plasjes së
kanaleve do të duhet të eliminohet plotësisht. Pastrimi i qytetit dhe largimi i
mbetjeve urbane është, gjithashtu, një tjetër drejtim i rëndësishëm për përmirësimin
e mjedisit urban të qytetit.
94 Sokol Olldashi
2.3.3 Si mund të përmirësojmë mjedisin urban?
Synimi 1: Përmirësim i cilësive të mjedisit në qytet
Qyteti i Tiranes është i rrethuar nga efekte negative në mjedisin e tij. Principi i
një zhvillimi të qëndrueshëm duhet të përbëje bazën filozofike dhe metodike të të
gjithë programit për zhvillimin e qytetit. Për këtë qëllim kërkohet:
Ulja e ndotjes së ajrit në nivele të pranueshme nën standardet e
domosdoshme nëpërmjet:
Lehtësimit të trafikut nëpërmjet shtimit të rrugëve, kryqëzimeve
dhe sinjalistikës. Rritje e përdorimit të transportit publik.
Ndërhyrje të planifikuara në infrastrukturën rrugore, respektim i
normave mjedisore në ndërtim.
Pastrimi dhe larja e plotë e rrugëve të qytetit. Përfshirje e komunitetit
në monitorimin e shërbimit të Bashkisë.
Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra.
Zhvillimi me plan i qytetit, që ndër të tjera ndihmon në qarkullimin
e ajrit. Zvogëlim i përdorimit të automjeteve personale, sidomos në
qendër të qytetit, ku është edhe ndotja më e madhe e ajrit.

Rritja e sasisë dhe cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë dhe të
kanalizimeve nëpërmjet:
Investimeve të mëdha në sistemin e ujësjellës e kanalizimeve të
qytetit.
Monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së ujit.
Masa të rrepta ndaj ndërhyrësve të paligjshëm dhe ndaj dëmtuesve
të rrjeteve të ujësjellësve dhe kolektorëve.
Marrja nga Bashkia të përgjegjësisë së këtij shërbimi dhe të pronësisë
mbi sistemin e furnizimit me ujë
bashkërisht me njësitë e tjera
vendore që furnizohen, ristrukturim dhe përmirësim i eficiencës
tashmë në rritje të kësaj shoqërie.
Mbrojtja, mirëmbajtja dhe zgjerimi i zonave të gjelbra nëpërmjet:
Mbrojtje e zonave të gjelbra ekzistuese nga vandalizmi dhe ndërtimet.
Përshpejtim i procesit për të ndërtuar zona të gjelbra në të gjithë
territorin e qytetit.
Ndërtime të zonave të gjelbra në pjesët e brendshme të lagjeve të
banuara dhe trojeve në pronësi publike.
Krijimi i disa parqeve të reja të gjelbra për qytetin në zonat periferike,
sipas planit të Tiranës së Madhe.
95 TIRAN TIRANA A Ç’DO BËHET
Reduktimi i ndotjes akustike nëpërmjet:
Lehtësimit dhe disiplinimit të qarkullimit rrugor.
Zbatimin e normave mjedisore ndaj aktiviteteve ekonomike që
veprojnë pranë banesave.
Zbatim i normave të rritura të cilësisë së ndërtimeve në lidhje me
izolimin akustik.

Eliminimi i ndotjes vizuale nëpërmjet:
Përmirësimit të pastrimit të vendeve publike dhe shërbimeve të
grumbullimit të mbeturinave.
Gjobitje e rëndë e vandalizmit ndaj pronës shtetërore.
Vendosja e gjobave për pronaret e bizneseve për mos të hedhur
mbeturinat në ambient.

Rehabilitimi i ndërtesave që nuk janë estetike për arkitekturën e
qytetit.
Zhvillimi me plan i qytetit, që përmirëson profilin vertikal të tij.
Synimi 2: Garanci për furnizim me energji të të gjitha llojeve.
Përdorim efiçent dhe pro-mjedisor i energjisë dhe
materialeve të konsumit
Avancimet teknologjike si dhe zhvillimi i shpejtë i shoqërisë kanë rritur kërkesën për
energji dhe materiale të tjera. Një konsum në rritje është kërcënim për mjedisin urban.
Në një qytet të madh si Tirana nevojiten adoptimi i politikave dhe iniciativave që nxisin
një konsum miqësor me mjedisin. Për këtë qëllim synohet:
Nxitje e përdorimit të karburanteve cilësorë dhe e rinovimit të parkut të
automjeteve
Minimizimi i sasisë së mbeturinave nga konsumi dhe maksimizimi ndarjes
së tyre, për qëllim riciklimi. Politika dhe programe për nxitjen e riciklimit.

Përdorimi racional i ujit. Reduktimi i ndotjes së burimeve ujore dhe ujërave
nëntokësore.
Ulje e shpërdorimit të energjisë elektrike. Nxitje e përdorimit të burimeve
alternative të energjisë në Tiranë, por me masa mbrojtëse ndaj ndotjes në
mjedis. Nxitje e përdorimit të energjisë diellore dhe përmirësim i
materialeve termo-izoluese në ndërtimet e reja.
96 Sokol Olldashi
Synimi 3: Një balancë e përhershme mes natyrës dhe qytetit
Tirana duhet të zhvillohet sipas një balance të qëndrueshme mes saj dhe mjedisit
përreth. Për këtë qëllim nevojitet:
Shtimi i gjelbërimit në Tiranë, në Tiranën e Madhe dhe një akses më i
lehtë i qytetarëve në këto mjedise, përfshirë Parkun natyror të Dajtit
;
Plani i zhvillimit të Tiranës së Madhe në harmoni me mjedisin rreth saj,
kodrat e Saukut, Selitës, Farkës e Petrelës, Kasharit dhe malin e Dajtit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

ne pamje te pare mund te them:

- do kete marre borxh programin e ministrise se rendit qe i mbeti pa realizuar kur flet per disiplinim te trafikut apo per ndalim te vandalizmit ndaj prones publike
- do kete marre borxh trumbetimin e puneve te kryera nga rama kur flet per rritje te rrugeve te shtruara, te sinjalistikes, te kryqezimeve, te shtimit te zonave te gjelberta te prishjes se ndertimeve pa leje (kete nuk e thote ne fakt se i bertet sala pastaj).

Pastaj

Ne kabinetin e tij do te jene pak a shume te njejtet persona qe jane sot ne kabinetet qeveritare dhe qe administrojne ujesjellesin me rezultate makabre (e dini besoj qe ne tirane pak kohe me pare pati nje epidemi te hepatitit a apo b - se une nuk marr vesh - dhe kjo pas epidemise te koleres te epokes sala 1)

Pse duhet te besojme se olldashi do te permiresoje sistemin e ujesjellesit (SOT ESHTE NE VARESI TE QEVERISE) me ata njerez qe nuk e permiresuan dot ne qeveri??????!!!!!!!

Pse duhet te besojme se olldashi do te permiresoje trafikun si kryetar bashkie kur nuk e permiresoi si minister rendi me gjithe policine (edhe rrugore pra) nen kontroll????!!!!

mbetjet urbane
Ne kete aspekt (edhe) ka te njejtin vizion me ramen (RICIKLIM) dhe per mua eshte dicka pozitive.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

nje pjese shume interesante eshte ajo qe trajton prishjen e te ashtuquajturave "kjoska"

---------------------------

Prishja e të ashtuquajturave “kioska” është përvetësuar në mënyrë të paskrupullt, si
një sukses i kryetarit aktual të Bashkisë dhe administratës së saj. Këto struktura
provizore ndërtimore ishin një pikënisje ndoshta e pashmangshme e biznesit shqiptar
në fillimet e viteve ‘90. Ato u prishën atëherë kur tregu i braktisi, pasi nuk kishte më
nevojë në momentin kur në Tiranë filluan të ndërtohen godina më cilësore e më të
përshtatshme për bizneset e qytetit. Kioskat, për nga natyra, ishin objekte me përdorim
relativisht të shkurter. Ndërkaq, iniciativa e fillimit të prishjes së tyre në fundin e vitit
1998 i përket kryeministrit Pandeli Majko (socialist) dhe ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë,
Albert Brojka (demokrat). Dy administratat, ajo qendrore dhe ajo vendore,
bashkëvepruan në harmoni të plotë për fillimin e suksesshëm të këtij aksioni, i cili gjeti
mbështetje të gjerë publike.
Bashkia Tiranë, nën drejtimin e kryetarit aktual, duhet thënë që e zgjeroi dhe e thelloi
më tej këtë aksion antikioskë, por me motive krejt të tjera.
---------------------------------

e moret vesh
-kjoskat ishin te nevojshme
-kjoskat u prishen pasi u braktisen

Le ta provoje olldashi (po mbase edhe e ka ndermend duke pare strategjine e legalizimit qe mbeshtet) te lejoje te ndertohen edhe njehere kjoska dhe do te shohe se sa do te "braktisen"
Te jepet pershtypja e olldashi nderkohe nuk ka jetuar ne tirane
 

komino

Valoris scriptorum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

e dini ate anekdoten e sherbiemve sekrete

cia kgb dhe sigurimi shtetit benin gare se kush e kap i pari lepurin

cia e gjen per x minuta
kgb e gjen per y minuta
sigurimi i shtetit nuk po dilte me nga pylli, hyne ta kerkonin dhe i gjeten duke rrahur ujkun "tego ku eshte lepuri!!!!!!!!"

vaxhdimi eshte me i bukur

pas disa vitesh, e njejta gare, hyjne te kerkonje shik-un ne pyll dhe e gjejne perpara ariut qe nderkohe thosh "po mer po, une mer jam lepuri po boll!!!!!!!!!!!!!"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

Nejse, me falni per ngaterresen e fillit.

vazhdojme me mbetjet urbane

------------------------------------------

Grumbullim i duhur i mbetjeve urbane
Grumbullimi duhet të fillojë me përcaktimin e praktikës më të mirë për
administrimin e mbetjeve në periudhën afatmesme. Kjo do të arrihet nëpërmjet
përgatitjes së udhëzimeve për hartimin e planeve për administrimin e mbetjeve në
qytet dhe në pikat e grumbullimit.
Këto plane duhet të ndërtohen mbi bazën e përllogaritjeve të sakta të sasive dhe
llojit të mbetjeve, si dhe duhet të mbështeten detyrimisht në mundësitë ekzistuese
për riciklim. Për këtë qëllim duhet hartuar një udhëzim teknik për kryerjen e
riciklimit dhe riaftësimit të mbetjeve urbane.
Trajtimi i tyre në pikën e vendgrumbullimit sipas
standardeve evropiane. Zbatimi i projekteve për administrimin
e mbetjeve
Sikurse është shprehur dhe më lart, është jetike për cilësinë e mjedisit në Tiranë
çështja e trajtimit të mbetjeve urbane në pikën e grumbullimit në Sharrë. Për këtë
qëllim duhen ndërmarrë projekte prioritare për mbledhjen dhe riciklimin e
mbetjeve, në përputhje edhe me Strategjinë Lokale për një Mjedis të Shëndetshëm
në qytetin e Tiranës 2005–2008. Përveç kësaj, Bashkia duhet të kthehet në
promotor të zbatimit të projekteve konkrete, sidomos të projektit të zonës së
Sharrës.
Edukimi i qytetarëve për rëndësinë e grumbullimit të duhur të
mbetjeve dhe riciklimit të tyre
Rritja e ndërgjegjësimit për administrimin e qëndrueshëm të mbetjeve do të
inkurajohet nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të një fushate të përgjithshme
ndërgjegjësimi për të ulur nivelin e hedhjes dhe djegies së paligjshme të mbetjeve.
Po në këtë kuadër duhet të ndërmerren fushata specifike ndërgjegjësimi për të
mbështetur zhvillimet dhe investimet në riciklimin dhe riaftësimin e mbetjeve.
-----------------------------------------------

Nje pjese e mire e programit ne kete pike trajton gjendjen aktuale alarmante dhe premtimet e pabmajtura te rames dhe une jam dakort me olldashin.
nga ana tjeter premton zbatim te programit aktual te bashkise dhe nuk shoh ndonje ndryshim nga cka premton rama

-duhen menaxhaur mire (vizoni ricilim)
-duhen edukuar njerezit
 

nardi71

Primus registratum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

"4273"
A don nje keshille vella me i sherby me me eficence atij qe ke marre per mision ne AF?

Jo per gje se cdonjerei i ka aq experienca online mor burazer sa mund me kuptu se clidhje te forta (qe mund te jen jo vetem finaciare)po deshmon duke hap e zhvillu temen vete, me ket ditenumeruarin. Tash ne e kuptojme qe ti duket do jesh nga ajo koha e dulles kur qeverisnit me nje parti, por ketu ne AF qe eshte cike me e re, por ti se kupton Forum dmth debatim idesh me shume se nje person.
Ti e sheh qe po humb kohe ketu mor i uruar- shko mor pas tij dhe shpernda ndonje flete, apo gris ndonje poster ma mire-po bre se ke experience ne at fushe se e keni ba gjithe jeten te pakten e keni prfexionu zanatin- se ketu ne "internetin kapitalist" zbulohi dita per diell.

Ose me qe i referohesh shikut- po si mo ke harru ti experiencat e sigurimit? Jo per gje po se po na vjen per te vjelle kur mendojme qe hala paska te tille si ty, gjalle dhe mbartes nostalgjike te "sillos".

jo ofendime per anetaret e tjere
 

MLK

Primus registratum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
nardi71, viza e ka i çik merak propoganden partiake mo, s'ke çi bo /pf/images/graemlins/laugh.gif e kena militant te flakte /pf/images/graemlins/laugh.gif Ne te njeten kohe, ne ato qe s'jell ketu, ne nje pjese nuk mund te thuash qe nuk ka sens, e fatkeqesisht per ne, kur diskuton per politiken shqiptare, kemi me teper material me kritiku ato qe behen se me lavderu /pf/images/graemlins/frown.gif
Problemi eshte mos me e kthy ne monolog temen, se ndryshe i humbet interesi!
 

nardi71

Primus registratum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

Sipas sugjerimit tend replika fshihet komplet sepse eshte jashte teme.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

Cfare do programi te kete Olldashi, Edi Rama eshte rreth 14 pike para ne sondazhet qe do publikohen javen tjeter...
 

forwardi

Primus registratum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

Platforma "Olldashi", bursa studimi jashtë vendit për studentët

gazeta shqip

Kandidati i PD, akuzon Ramën se përuron shkolla për efekt fushate, ndërkohë që atyre s‘u ka mbaruar rikonstruksioni


Ndërtimi i shkollave të reja, ulja e numrit të nxënësve në një klasë nga 50 në 30-35, rritja me 20% e përfshirjes së nxënësve që mbarojnë arsimin bazë në arsimin profesional të qytetit të Tiranës, janë disa nga objektivat e programit për arsimin të kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës. Olldashi sqaroi se shumë shpejt do të fillojë përcaktimi i shesheve për shkollat e reja në kryeqytet, realizimi i projekteve dhe zbatimi i tyre. Për mënyrën e rritjes me 20% të përfshirjes së nxënësve që mbarojnë arsimin bazë në arsimin profesional të qytetit të Tiranës, Olldashi theksoi se bashkia do të financojë ngritjen e shkollave profesionale, hapjen e degëve të reja, ngritjen e kurseve të formimit profesional, me shkëputje ose pa shkëputje nga puna, në shkollat profesionale apo të përgjithshme, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me biznesin, si dhe në partneritet me të. Kandidati demokrat premtoi se që në vitin e parë të mandatit do të ndërhyhet në infrastrukturën e kopshteve dhe çerdheve, pasi numri i tyre është jo vetëm i vogël, por edhe ato kopshte e shkolla që ekzistojnë në Tiranë, kanë kushte jo të mira. Sipas tij, nga viti 2001 deri në vitin 2005 për sistemin e çerdheve të kryeqytetit janë shpenzuar 65 milionë lekë ose vetëm 0,02% e buxhetit. "Cilësia e shërbimit shkollor në Tiranë do të rritet dukshëm, në radhë të parë, falë shtimit të kontributit financiar të buxhetit të shtetit për arsimin, në krahasim me bashkinë ‘Rama‘", tha Olldashi. Kandidati i mazhorancës ka fajësuar Bashkinë e Tiranës së është bërë pengesë për zbatimin e projektit "Barazi dhe Cilësi në Arsim". "E konsiderojmë autonominë shkollore si instrumentin themelor për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor, prandaj bashkia do të mbështesë fort zbatimin e autonomisë shkollore në Tiranë, në kuadër të projektit "Barazi dhe Cilësi në Arsim", me një investim prej 75 milionë dollarësh", tha ai. Sipas Olldashit, 45 milionë USD janë financime të donatorëve ndërkombëtarë, kurse 30 milionë USD janë financime nga buxheti i shtetit. Sipas platformës së Olldashit për arsimin, do të zbatohet formula "për nxënës" në përllogaritjen e parave që i takon çdo institucioni arsimor për mirëmbajtjen e tij dhe secilës shkollë a kopsht, personelit të shkollës dhe komunitetit shkollor do t‘i bëhet e njohur sasia që i takon. "Në vitin e parë të mandatit do të akordojmë bursa për fëmijët që vijnë nga shtresa të varfra, por do të stimulojmë dhe ata nxënës që janë me rezultate të larta. Këtyre të fundit, do t‘u ofrojmë edhe bursa studimi jashtë vendit", tha Olldashi duke shtuar se të gjitha objektivat e tij, janë të realizueshme, sepse mbështeten në burime të sigurta financiare. Midis takimeve të shumta të kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës u zhvillua pranë Unazës së Re një miting me simpatizantët e PD-së.
 

Ergler

Primus registratum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

Kur te dalin rezultatet ,Edvinua nuk do te jete i ngarkuar shume.Ai do te transferohet ne seline e PS dhe nuk i dihet se si do t'i veje halli gjer ne zgjedhjet e 2009.Do te mbrije dot si kryetar i nje pjese te PS ose jo.Ai eshte konsumuar tej masa,prandaj,hajt t'ja mbathi se na lodhi koken duke uleritur.Besoj te gjithe i keni pare reklamat ku ai bene si i luajtur ne by**e.Duket si me i bukuri shpendeve grabitqare.Le pastaj ta shohesh me sopate ne dore.Ngjan me babe Haxhi Qomilin,a me ndonje druvar.
Nuk po ju futem shume programeve,por do t'ju thosha atyre qe nuk e kane pare Tiranen,se pallatet jane ndertuar aq afer me njeri tjetrin sa banoret nuk kane nevoje t,ja japin doren njeri tjetrit ne toke,por qe nga dritaret.Degjova se nje pallat qe ka ndertuar ky dhe nje miku i tij do te shembet se shpejti,per arsye parregullsish.Ky njeri i trrullosur eshte njesoj si Nano e Berisha,prandaj fuck off prej bashkise,se na ka besdisur shume.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
:lol: /pf/images/graemlins/lol.gif
nardi71, viza e ka i çik merak propoganden partiake mo, s'ke çi bo /pf/images/graemlins/laugh.gif e kena militant te flakte /pf/images/graemlins/laugh.gif Ne te njeten kohe, ne ato qe s'jell ketu, ne nje pjese nuk mund te thuash qe nuk ka sens, e fatkeqesisht per ne, kur diskuton per politiken shqiptare, kemi me teper material me kritiku ato qe behen se me lavderu /pf/images/graemlins/frown.gif
Problemi eshte mos me e kthy ne monolog temen, se ndryshe i humbet interesi!

[/ QUOTE ]

Une nuk kuptoj ke propogande kam qef!

me krtitikuat se solla programin e rames ashtu si ishte, tani me kritkoni se sjell programin e olldashit ashtu si e ka bere vete ai.

Ndryshe nga si mendoke ti diskutimin, une nuk shoh endrra naten (apo ne mengjes) qe pataj te vij ketu tu kerkoj ju ti diskuoni dhe po ashtu nuk marr nje titull gazete pa informacion qe ta hedh ketu per budallenjte te bejne dallavere. Une diskutimet i hap per persona qe kane interes te diskutojne mbi nje baze informacionesh relativisht te mjaftueshme.
Me duket edhe dicka e ndershme qe te jap mendimin tim fillestar sa me te zgjeruar perpara se te kerkoj mendimin tuaj ne teme.

Persa i perket temes

Une nuk e kritikova por, perkundrazi, e pergezova olldashin (ashtu si ramen) per vizionin e trajtimit te mbeturinave urbane. Une jam dakort me te dy ata qe rruga eshte riciklimi dhe jo djegia (sigurisht qe menyra aktuale eshte jashte diskutimit). Thashe edhe qe jam dakort me kritikat

Pervec vizionit, per nje ceshtje qe eshte nga problemet paresore te nje ktyetari bashike, do te prisja dicka me teper ne nje program me rreth 300 faqe sesa 4-5 fjale ne tym.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

diskutimi ne teme nuk eshte aspak i detyrueshem
nuk eshte i detyrueshem as leximi i hapjes se temes

per ata qe duan dallave apo qe kane frike te "ndyejne duart" duke shprehur nje opinion ka tema te tjera plot
 

komino

Valoris scriptorum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

Po ju na trate capin gjithe keto kohe per mungesen e programeve. Tani qe egzistojne pertoni ti lexoni. Dhe pastaj kane faj politikanet qe nuk bejne programe!!!!!!!!!!!! Kur nuk i lexojme ne mendo popullin !!!!!!!!!!!!!!!!
 

nardi71

Primus registratum
Re: programi elektoral i olldashit per tiranen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
diskutimi ne teme nuk eshte aspak i detyrueshem
nuk eshte i detyrueshem as leximi i hapjes se temes

per ata qe duan dallave apo qe kane frike te "ndyejne duart" duke shprehur nje opinion ka tema te tjera plot

[/ QUOTE ]
4282 ,
Ne se vertet ky eshte maximumi yt intelectual une i treheq te gjitha kritikat ne repliken time me lart. Por kam pershtypjen dhe parandjenjen se ti vertet je nostalgjik i "sillove".

Megjithate- une nuk e di se sa kohe ke ti qe shkruan apo cili eshte botkuptimi yt per boten online, por nuk eshte e drejte qe ne ket forum i cili na sherben si nje dritare per te komuniku me te gjithe shqiptaret neper bote dhe ballafaqojme ide dhe qendrime mbi gjithecka, gradualisht te detyrohemi te vete-abandonohemi pse tema dhe diskutime si ai i mesipermi behen pjese e "albforumit". Per me teper ti anashkalojme pa i vendos persiper ate se cfar realisht meriton, sipas botkuptimit personal.

Per ujkun.

Me vjen per te qesh ujk me editimin tend dhe me duhet te rilexoj dhe njehere rregulloren e forumit por vertet ne repliken time skishte ashtu sikunder ska per te pas per askend referenca ofendues ne drejtim personal te antareve. Vertet se kuptoj.
Megjithate joloje pingpong.
Thnx
 

komino

Valoris scriptorum
olldashi per buxhetin

3.11.3 ANALIZA E SHPENZIMEVE
Performanca e buxhetit në kryerjen e punimeve dhe shërbimeve publike
Në strukturën e shpenzimeve buxhetore të Bashkisë së Tiranës për periudhën
2001-2005 vihet re një rënie e shpenzimeve në sektorin e arsimit. Kështu, ky zë
Te ardhurat nga tarifat dhe ritmi i rritjes se tyre ne vite (ne mije leke)
138,913 206,289
564,739
660,229
711,783
647,782
49%
174%
17% 8%
(9)%
0
200
400
600
800
2001 2002 2003 2004 2005 2006* I pritshmi
-50
0
50
100
150
200
Te ardhurat Ritmi I rritjes
TIRANA Ç’DO BËHET 237
shpenzimi nga 30 % që zinte në vitin 2002, në vitin 2003 ka rënë në 28%, në vitin
2004, 24% dhe në vitin 2005 ka arritur të zërë vetëm 23% të shpenzimeve të
buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Duke marrë në konsideratë problematikën shumë
të madhe që ekziston sot në sektorin e arsimit në qytetin e Tiranës, shumë mirë
mund të konstatosh se këtij përkeqësimi i ka shërbyer edhe Bashkia e Tiranës,
nëpërmjet politikave të gabuara të buxhetit. Një dukuri shumë negative që është e
lidhur me arsimin është dhe pesha shumë e vogël e buxhetit për kulturën dhe sportin.
Në vitin 2005, kultura zinte vetëm 0.5% të shpenzimeve të buxhetit të Bashkisë dhe
sporti vetëm 1 % të buxhetit. Po t’i marrim të tre këta sektorë, të cilët janë shumë të
rëndësishëm për investimin në kapitalin njerëzor, ato nuk kapin as 24 % të shpenzimeve
të buxhetit të Bashkisë së Tiranës.
Në zërin “Pastrim dhe heqje të mbeturinave” ka një rënie të shpenzimeve buxhetore
nga 7% në vitin 2001, në 3.6 % në vitin 2005. Gjithashtu, në zërin “Parqe, gjelbërim
dhe ndriçim” ka rënie në mënyrë të vazhdueshme përgjatë viteve 2001-2005.
Kështu, nga 8.1% dhe 8.8% që ishte në vitet 2002-2003, në vitin 2005 ky zë
shpenzimesh zë vetëm 6.7 % të buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Në shpenzimet
korrente, peshën kryesore e zënë shpenzimet për paga dhe sigurime të personelit.
Këto shpenzime zënë mesatarisht rreth 55% të këtij grupi. Domethënës është fakti
se shpenzimet për paga në shifër absolute në vitin 2004 janë 640 milionë lekë më të
larta, shifër kjo e barabartë me transfertën e pakushtëzuar të bashkive Vlorë, Shkodër,
Korçë dhe Elbasan të marra së bashku ose sa transferta e pakushtëzuar e 30 bashkive
të mesme dhe të vogla. Zëri shpenzime të tjera i këtij grupi në vitin 2005 është dy
herë më i lartë sesa në vitin 2001.
Kjo tregon se shpenzimet për personelin janë rritur nga viti në vit dhe sidomos pas
fillimit të funksionimit të minibashkive, duke mos justifikuar performancen e kësaj
administrate. Shpenzimet e ruajtjes dhe të mirëmbajtjes në vitin 2005 janë 27% më
të larta sesa ato të vitit 2001, ndërkohë që shpenzimet për investime nga buxheti i
shtetit dhe ai vendor janë të konsiderueshme. Fakti se shumë asete të kapitalizuara
gjatë këtyre viteve në Bashkinë Tiranë janë shumë të amortizuara tregon se ruajtja
dhe mirëmbajtja e tyre nuk gjen vlerësimin e duhur në politikat buxhetore.
STRUKTURA E SHPENZIMEVE OPERATIVE
0%
5%
10%
15%
20%
25%
30%
35%
40%
45%
50%
Pagat dhe
Shtesat
Kontribute
Sociale
Operative dhe
Mirembajtje
Te Tjera
2001
2002
2003
2004
238 Sokol Olldashi
Decentralizimi fiskal dhe impakti në shpenzimet buxhetore
Ndryshimet në strukturën e shpenzimeve
Siç shihet, edhe nga treguesit e tabelës së mësipërme, struktura e buxhetit pas vitit
2002 ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Kjo ka ardhur se në fundin e vitit 2002
është miratuar një paketë fiskale, ku pushtetit vendor i zgjerohej në mënyrë të
dukshme autonomia fiskale, që do të thotë se disa taksa janë transferuar nga taksa të
qeverisë qendrore në taksa të qeverise vendore. Kështu, të ardhurat nga taksa e
Biznesit të Vogël, Taksa e Regjistrimit të Automjeteve të Transportit dhe Taksa e
Pasurisë kaluan 100% në favor të pushtetit vendor. Megjithatë, po t’u referohemi
shifrave, shohim se Bashkisë së Tiranës përgjatë këtyre viteve i janë akorduar në
mënyrë të konsiderueshme transferta të kushtëzuara, kryesisht për investimet publike.
Në vitin 2001 transfertat e kushtëzuara zinin 66% të buxhetit dhe ato të pakushtëzuara
16% të buxhetit. Në vitin 2002, 47% të transfertave ishin të kushtëzuara dhe 30% të
pakushtëzuara, në vitin 2003, 39% të kushtëzuara dhe 9% të pakushtëzuara, në vitin
2004, 43% ishin transferta të kushtëzuara dhe 6% transferta të pakushtëzuara dhe në
vitin 2005, 30% ishin transferta të kushtëzuara dhe 3% ishin transferta të pakushtëzuara.
Kjo tregon se Bashkia e Tiranës, rregullisht gjatë periudhës 2001-2005 ka marrë
transferta të kushtëzuara në shuma të konsiderueshme, ndërkohë që decentralizimi
në përgjithësi dhe ai fiskal në veçanti i ka ofruar kësaj Bashkie mundësi të mëdha
për rritjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore. Po të marrim si shembull
Bashkinë Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Vlorë transfertat e kushtëzuara kanë qenë
sa gjysma e shumave që ka përfituar Bashkia e Tiranës.
Shpenzimet e fryra dhe të keqpërdorura të Bashkisë së Tiranës
Shpenzimet e Bashkisë së Tiranës në përgjithësi janë bërë me një eficiencë dhe
efektivitet të ulët. Megjithëse të ardhurat nga taksat, transfertat e kushtëzuara
janë rritur nga viti në vit, trendi i parashikimit dhe kryerjes së shpenzimeve
buxhetore ka shkuar në favor të rritjes së shpenzimeve operative dhe shpenzimeve
të tjera që nuk kanë impakt në shërbimet publike si dhe në zhvillimin e
qëndrueshëm ekonomik.
Shpenzimet e Veta /Totalit të shpenz.
Shpenzime Operative të Veta
Shpenzime Kapitale të Veta
Shpenzime nga Buxheti Qendror
Shpenzime Operative nga Buxh. Qend.
Shpenzime Kapitale nga Buxh. Qend.
18
2000 2001 2002 2003 2004
23 52 51 67
9 11 31 28 25
9 12 21 23 42
82 77 48 49 33
61 66 43 39 26
21 11 5 10 7
Zërat
Periudha sipas viteve (%)
TIRANA Ç’DO BËHET 239
NR FUNKSIONET
2001 2002 2003 2004 2005
mijë lek mijë lek %
2002/01
mijë lek %
2003/02
mijë lek %
2004/03
mijë lek %
2005/04
1 Administrimi i
Përgjithshëm
1,669,973 1,329,069 80 1,743,133 131 808,165 46 1,263,451 156
Paga dhe shtesa 163,176 216,411 133 341,020 158 392,735 115 365,557 93
48,927 49,795 102 78,640 158 100,739 128 91,046 90
Operative Mirëmbajtje 230,371 157,248 68 185,298 118 258,715 140 622,420 241
Investime për punë publike 1,227,499 905,615 74 1,138,175 126 55,976 5 184,428 329
2 Këshilli Bashkiak 11,893 0 0 0 0 0
3 Arsimi 1,228,157 114 1,329,858 108 1,580,126 119% 2,093,941 133
Paga dhe shtesa 794,270 112 876,670 110 960,063 110% 1,062,602 111
Kontribute Sigurimet Shoq.
Shëndetësore
222,742 113 232,648 104 257,637 111% 305,679 119
Operative Mirëmbajtje 211,145 124 220,540 104 105,569 48% 91,480 87
Investime për punë publike 0 0 256,857 634,180 247
4 Kujdesi Shëndetësor
Parësor
0 0 0 0 0
Paga dhe shtesa 0 0 0 0 0
Kontribute Sig. Shoq. 0 0 0 0 0
Operative Mirëmbajtje 0 0 0 0
Investime për punë publike
1,074,943
708,452
196,432
170,059
0
31,728
24,877
6,851
0
0 0 0 0 0
Shën.
Kontribute Sigurimet Shoq.
Shëndetësore
5 Çerdhe 84,067 89,362 106 100,112 112 272,308 272 418,324 154
Paga dhe shtesa 45,309 49,111 108 56,219 114 87,199 155 120,211 138
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
13,859 15,253 110 16,238 106 23,762 146 34,851 147
Operative Mirëmbajtje 24,899 24,998 100 27,500 110 151,385 550 208,487 138
Investime për punë publike 0 0 155 9,962 6,427 54,775 550
6 Kultura 29,565 28,663 97 35,504 124 45,461 128 42,898 94
Paga dhe shtesa 16,214 16,429 101 19,846 121 19,605 99 20,034 102
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
5,150 5,200 101 5,009 96 5,570 111 5,868 105
Operative Mirëmbajtje 8,201 7,034 86 7,997 114 9,011 113 13,338 148
Investime për punë publike 0 0 2,652 11,275 425 3,658 32
7 Sporti 27,949 31,119 111 35,297 113 34,976 99 69,530 199
Paga dhe shtesa 13,623 5,767 42 7,272 126 7,782 107 9,968 128
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
4,327 1,769 41 2,127 120 2,276 107 2,918 128
Operative Mirëmbajtje 9,999 23,583 236 22,998 98 24,918 108 41,320 166
Investime për punë publike 0 0 2,900 0 0 15,324
8 Transporti urban 98,500 60,809 62 50,000 82 43,885 88 122,085 278
Paga dhe shtesa 0 0 0 0 0
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
0 0 0 0 0
Operative Mirëmbajtje 98,100 60,809 62 50,000 82 20,000 40 20,000 100
Investime për punë publike 400 0 0 0 23,885 102,085 427
9 Pastrim, heqje mbeturina 300,939 269,375 90 251,893 94 278,125 110 337,344 121
Paga dhe shtesa 4,028 4,495 112 4,309 96 4,957 115 7,224 146
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
1,286 1,399 109 1,165 83 1,445 124 2,120 147
Operative Mirëmbajtje 295,625 263,481 89 246,419 94 271,723 110 328,000 121
Investime për punë publike 0 0 0 0 0
240 Sokol Olldashi
10 Parqe, gjelbërim,
ndriçim
269,576 329,565 122 417,904 127 498,122 119 624,076 125
Paga dhe shtesa 123,152 138,322 112 172,365 125 224,938 131 223,528 99
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
41,438 43,009 104 46,643 108 57,109 122 65,615 115
Operative Mirëmbajtje 84,976 147,067 173 148,683 101 158,486 107 162,800 103
Investime për punë publike 20,010 1,167 6 50,213 4,303 57,589 115 172,133 299
11 Dekori 5,489 0 0 400 0 0 41,273
Paga dhe shtesa 1,672 0 0 0 0 0
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
518 0 0 0 0 0
Operative Mirëmbajtje 3,299 0 0 400 0 0 0
Investime për pune publike 0 0 0 0 41,273
12 Mirëmbajtje Varreza 26,689 16,717 63 15,786 94 20,975 133 23,920 114
Nd/Funeral , Paga dhe
shtesa
11,553 10,869 94 11,612 107 13,241 114 15,021 113
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
3,340 2,891 87 2,590 90 3,348 129 4,399 131
Operative Mirëmbajtje 4,000 2,957 74 1,584 54 4,386 277 4,500 103
Investime për pune publike 7,796 0 0 0 0 0
13 Rrugë, kanalizime 154,469 134,731 87 202,153 150 416,296 206 228,585 55
Nd/e rrugëve , Paga dhe
shtesa
26,891 37,999 141 41,160 108 56,466 137 67,494 120
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
8,528 12,200 143 10,820 89 15,640 1 45 19,774 126
Operative Mirëmbajtje 52,609 84,532 161 117,766 139 325,238 276 120,000 37
Investime për punë publike 66,441 0 0 32,407 18,952 58 21,317 112
14 Shërbim funerali 22,690 20,307 89 20,570 101 23,195 113 23,600 102
15 Gjendja Civile 8,605 11,335 132 13,062 115 21,147 162 12,532 59
Paga dhe shtesa 6,747 7,636 113 8,530 112 16,110 189 8,812 55
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
1,858 2,224 120 2,410 108 2,499 104 2,444 98
Operative Mirëmbajtje 0 1,475 2,122 144 2,538 120 1,276 50
Investime për punë publike 0 0 0 0
16 Përkrahje Sociale 263,091 266,844 101 260,177 98 261,830 101 328,628 126
17 Përkrahje paaftësie 210,104 240,413 114 280,222 117 448,517 160 349,909 78
18 Sekretaret e deputetëve 1,292 2,549 197 3,297 129 3,590 109 3,875 108
Paga dhe shtesa 648 1,667 257 2,093 126 2,246 107 2,320 103
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
191 490 257 600 122 650 108 730 112
Operative Mirëmbajtje 453 392 87 604 154 694 115 825 119
Investime për punë publike 0 0 0 0
19 Shpenzime të tjera 25,488 52 0 6,646 1,754,769 3,317,266 189
Paga dhe shtesa 3,271 52 2 620 119 0 0 0
Kontribute Sig. Shoq.
Shën.
1,287 0 0 0 0 0
Operative Mirëmbajtje 20,930 0 0 6,026 2,080 35 0 0
Sistem.Proj.Rikonstru. etj.
rruge
0 0 0 1,752,689 3,317,266 189
TOTALI 4,317,050 4,059,067 94 4,766,014 117 6,511,487 137 9,301,237 143
NR FUNKSIONET
mijë lek mijë lek %
2002/01
mijë lek %
2003/02
mijë lek %
2004/03
mijë lek %
2005/04
2001 2002 2003 2004 2005
TIRANA Ç’DO BËHET 241
Tabela e mësipërme tregon se investimet dhe shërbimet publike zënë një peshë të
vogël në totalin e shpenzimeve buxhetore. Shpenzimet administrative për 1 mijë
banorë të kësaj Bashkie janë 40 % më të lartë sesa Bashkia e Shkodrës, 38 % më të
larta sesa Bashkia e Vlorës, 29 % më të larta sesa Bashkia e Korçës, 45 % më të
larta sesa Bashkia e Pogradecit dhe 39 % më të larta sesa Bashkia e Peshkopisë.
Buxheti i Bashkisë së Tiranës (Taksa+Transferta të kushtëzuara+Transferta të
pakushtëzuara) në vitin 2005, i krahasuar me vitin 2002, është 2.2 herë më i lartë,
ndërkohë që shpenzimet operative në zërin “Administrim i përgjithshëm” janë
rritur 4 herë, pagat e personelit 2 herë etj.
Gjithashtu, po të krahasojmë treguesit e investime në rrugë të vitit 2005 me 2002,
rezultojnë të jenë rritur vetëm 1.7 herë ose 0.5 herë më pak se ritmi i rritjes së të
ardhurave. Shpenzimet operative në arsim në vitin 2005 janë 43 % të atyre të
kryera në vitin 2002, fondet për “Pastrim-gjelbërim” janë vetëm 1 % më të larta se
ato në vitin 2002. Për periudhën 2001-2005 për çerdhet janë investuar vetëm 65
milionë lekë ose 0.02 % të buxhetit të gjithë kësaj periudhe, shifër simbolike e
krahasuar me problematikën që po përjeton qyteti i Tiranës.
Gjatë periudhës 2001-2005, rezulton se koeficentët e eficiencës së përdorimit të
parave kanë një performancë të ulët. Po të bëjmë krahasime me njësi të tjera,
rezulton se Bashkia e Tiranës kryen punë dhe shërbime publike me një kosto më
të lartë nga ato. Kështu, zëri “Pastrim-gjelbërim” për 1 mijë banorë është 37 % më
i lartë sesa në Bashkinë Shkodër, 40% më i lartë se në Durrës, 32 % më i lartë se
në Elbasan dhe 50 % më i lartë se në Bashkinë e Krujës.
Një problem shumë delikat, të cilën Bashkia e Tiranës e ka neglizhuar apo vlerësuar
shumë keq në politikat e saj buxhetore, është mirëmbajtja dhe investimet në
varrezat publike, si dhe shërbimi funeral. Gjatë vitit 2006, ky shërbim, për shkak
të keqmenaxhimit dhe mosvlerësimit nga kjo Bashki, përjetoi një krizë të thelle,
ku shërbimi u fut në kolaps të plote, duke e detyruar Qeverinë qendrore që për një
funksion tërësisht të Bashkisë, të ndërhyjë dhe normalizojë situatën.
Gjatë periudhës 2001-2005, fondet e akorduara nga Bashkia e Tiranës kanë qenë
shumë simbolike, duke bërë që ky shërbim të kthehet në një problem shumë
serioz për qytetarët e qytetit të Tiranës. Kështu, nga viti 2001 dhe në vazhdim,
fondet për këtë shërbim kanë pësuar rënie nga viti në vit, aq sa në vitin 2005
Bashkia e Tiranës alokonte vetëm 89% të fondeve që i kishte alokuar në vitin
2001, ndërkohë që popullsia në këtë Bashki është rritur në mënyrë të ndjeshme
gjatë viteve të fundit.
Qytetarët e Tiranës, të cilët humbasin të dashurit apo të afërmit e tyre, krahas dhimbjes
njerëzore për humbjen e tyre u duhet të përballojnë edhe stresin aspak njerëzor të
mungesës së këtij shërbimi, për shkak të Bashkisë të cilën mbajnë me taksa.
242 Sokol Olldashi
Megjithëse për ofrimin e këtij shërbimi në Bashki është një Ndërmarrje Funerale e
posaçme me një personel te konsiderueshëm, shërbimi përkeqësohet nga viti në vit,
madje, ky shërbim nga kjo ndërmarrje dhe nga individë të lejuar nga Bashkia e Tiranës
përdoret si biznes korruptiv dhe antihuman për pasurimin e tyre, duke u shitur hapësira
dhe varre njerëzve fatkeq që përjetojnë raste të tilla.
Përdorimi i fondeve pa një strategji zhvillimi
Një nga dobësitë themelore në parashikimin dhe përdorimin e fondeve publike në
Bashkinë e Tiranës ka qenë edhe mungesa e një dokumenti afatmesëm apo afatgjatë
për zhvillimin ekonomik të kësaj njësie. Kjo ka bërë që perspektiva e qytetit të
mos jetë e qarte, e cila reflektohet me një zhvillim sa centrik, aq edhe policentrit,
të udhëhequr vetëm nga idetë e shijet e vet Kryetarit të Bashkisë, që më shumë i
ngjan një kaosi urbano-ekonomik sesa një qyteti që zhvillohet. Në literaturën
ekonomike dhe në praktikat e zhvillimit thuhet se kryerja e punëve publike pa
një plan apo strategji afatgjatë zhvillimi është forma më e përshtatshme për krijimin
e monopoleve në sektor dhe territore të ndryshme dhe rruga që të çon në një
planifikim të dështuar. Pas vitit 2001 kanë ekzistuar të gjitha kushtet dhe
instrumentet e nevojshëm që nëpërmjet kryerjes së reformës së decentralizmit,
zhvillimit të qytetit t’i paraprihej me një plan zhvillimi, gjë e cila do të çonte në
një zhvillim më të harmonizuar dhe më të efektshëm në uljen e papunësisë dhe
rritjen ekonomike.
Fakti se një pjesë e aksesorëve urbanë sa vijnë e përkeqësohen, është dëshmia më
e qartë e këtij fakti. Kështu, problemet e mjedisit nga viti në vit vijnë e
përkeqësohen. Rreth 25% të rrugëve të rikonstruktuara para 4 vjetëve janë amortizuar
në atë masë sa kërkojnë ndërhyrje përsëri për rikonstruksion, krijimi i monopoleve
në sektorin e ndërtimit ka bërë që çmimi për m2 brenda tre viteve të fundit të tre
dhe katërfishohet, vështirësitë në trafik si pasojë e hapjeve të fronteve të ndryshme
të punës pa marrë në konsideratë nevojat e qarkullimit, ka bërë që çdo vit qarkullimi
i mallrave dhe parasë të ulet në 10-15 % etj.
Një fakt tjetër antiekonomik është që, çdo vit kjo Bashki kapitalizon asete rreth
2.5-3 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre
ngelen në të njëjtin nivel apo vijnë në ulje.
Centralizimi i Bashkisë së Tiranës, kërcënim për eficiencën e
përdorimit të fondeve publike
Sipas ligjit Nr. 8654, date 31.07.2000, Bashkia Tiranë është e organizuar në 11
njësi bashkiake. Këto njësi kanë mesatarisht të punësuar nga 25 punonjës secila
ose gjithsej në 11 njësi bashkiake janë 300 punonjës, gjithashtu këto njësi kanë
400 anëtarë këshilli. Çdo vit, për pagat dhe Sigurimet Shoqërore të aparatit të
TIRANA Ç’DO BËHET 243
këtyre njësive shpenzohen 134 milionë lekë, ndërsa për shpenzimet operative të
kësaj administrate 65 milionë lekë ose gjithsej 199 milionë lekë. Për shpërblimin
e anëtarëve të këshillave të këtyre njësive shpenzohen mesatarisht çdo vit 30
milionë lekë. Shpenzime administrative gjithsej për këto njësi për një vit buxhetor
bëhen 230 milionë lekë, shifër e barabartë me grandin që përfitojnë nga buxheti i
shtetit Bashkitë Shkodër, Elbasan dhe Durrës.
Efektiviteti dhe eficienca e kryerjes së këtyre shpenzimeve për këto njësi është
me një performancë shumë të dobët dhe kjo jo për mosimpenjim të tyre, por për
mosdelegim të funksioneve apo kompetencave nga Këshilli i Bashkisë Tiranë në
këto njësi. Kështu, në invers të kësaj situate për këto institucione, Ndërmarrja e
Taksave e Bashkisë Tiranë konsumon shpenzime administrative sa ¼ e
shpenzimeve që kryhen në njësitë bashkiake, ndërkohë që kjo ndërmarrje
grumbullon 3 miliardë lekë për buxhetin e Bashkisë. Aktualisht, këto njësi
bashkiake, me një administratë prej 300 punonjës dhe me një trup këshilltarësh
prej 300 vetash, marrin vendime vetëm për shpërndarjen e Ndihmës Ekonomike
dhe të paaftësisë dhe disa fonde shumë të vogla për mirëmbajtjen e rrugëve të
brendshme të lagjeve.
Pra, 300 këshilltarë dhe 400 administratorë marrin vendime dhe shpërndajnë
Ndihmën Ekonomike për shtresa në nevojë ose nga pikëpamja ekonomike kryhen
shpenzime administrative me një vlerë prej 230 milionë lekë për të shpërndarë
150 milionë lekë ndihma dhe fonde paaftësie në një vit fiskal.
Nga pikëpamja ekonomike, këto shpenzime janë ineficiente, pasi nuk justifikojnë
as 3 % të shpenzimeve që bëhen. Nuk mund të themi se këto janë struktura
ineficiente për sa kohë nuk janë provuar në ushtrimin e funksioneve apo
kompetencave të tyre. Po të krahasojmë statusin aktual (çfarë bëjnë) me
kompetencat dhe detyrat që duhet të kryejnë në baze të ligjit, rezulton se ligji për
organizimin e Bashkisë Tiranë për njësitë bashkiake nuk është zbatuar.
Moszbatimi i ligjit për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës, i cili
synonte që brenda kësaj strukture të ushtrohej një decentralizim i brendshëm, ka
dhënë impakte negative në përdorimin dhe menaxhimin e fondeve publike.
Treguesit aktualë të efektivitetit të përdormi të shpenzimeve administrative janë
më të dobët sesa në periudhën para vitit 2000, kur këto njësi ishin të emëruara.
3.11.4 NJË SISTEM FISKAL NDRYSHE
Qeveria qendrore ka hedhur vetëm hapin e parë drejt decentralizimit fiskal me
delegimin e të drejtës për administrimin tatimor vendor të tatimit mbi Biznesin e
Vogël. Gjithashtu, mbështetur në programin e Qeverisë demokratike për thellimin
e decentralizimit, Bashkia e Tiranës do të synojë që në drejtim të decentralizimit
244 Sokol Olldashi
në përgjithësi dhe atij fiskal në veçanti, të hidhen edhe hapa të rinj të tjerë, me
qëllim që paratë e taksapaguesve të shpenzohen aty ku krijohen, pra, së pari, të
përfitojë pushteti vendor.
Për këtë:
&amp;#56256;&amp;#56458; Do të reformohet taksa mbi pasurinë, duke e kthyer atë nga një kuotë
fikse për m2, në një tatim modern, të bazuar në vlerën e asetit të
paluajtshëm, çka shkon jo vetëm në ndihmë të qytetarëve për të mos
paguar më shumë se një përqindje simbolike mbi vlerën, por që do të
ndihmojë në konsolidimin e një tregu imobiliar e të qëndrueshëm në
Shqipëri. Ky tatim në dy vite qeverisje pritet të shndërrohet në shtyllën
bazë të të hyrave bashkiake, duke arritur në rreth 2 miliardë lekë, nga
300-400 milionë që kontribuon sot në buxhetin bashkiak.
&amp;#56256;&amp;#56458; Do të reformohet tatimi mbi Biznesin e Vogël për ta kthyer atë nga një
tatim i paragjykuar si një kuotë fikse, shpesh e padrejtë, në një tatim
modern mbi të ardhurat reale. Koncepti i kuotës fikse do të ruhet thjesht
si një mekanizëm parapagimi dhe me dorëzimin e deklaratës vjetore të
tatimit mbi të ardhurat, i vetëpunësuari jo vetëm do të kreditojë të gjithë
paradhënien me kuota fikse dhënë Bashkisë, por do të jetë i titulluar t’i
kërkojë pushtetit qendror të gjitha shpenzimet e zbritshme. Në këtë
mënyrë do të arrijmë një taksim më të drejte dhe më transparent. Pushteti
vendor do të ketë fonde të mjaftueshme gjatë vitit dhe pushteti qendror
do të rimbursojë në vitin pasardhës çdo tatim të paguar tepër nga të
vetëpunësuarit në nivel lokal. Gjithashtu, me mbështetjen e pushtetit
qendror në mes të vitit 2007 do të rishikohet niveli i regjistrimit për
TVSH me tendence ulje dhe do të rritet ai i regjistrimit për Biznesin e
Vogël me tendencë rritje, ç’ka nënkupton se numri i tatimpaguesve për
tatimin mbi Biznesin e Vogël do të rritet ndjeshëm, gati deri në dyfishim.
Jo vetëm kaq, por Qeveria qendrore është e gatshme të japë si komision
për agjentin tatimor Bashkia Tiranë një përqindje ekstra për TVSH, tatimin
mbi të ardhurat personale dhe kontributin pensional, të paguar nga
subjektet e regjistruara në Biznesin e Vogël, por që shesin me TVSH e që
punësojnë njerëz të tjerë. Vetëm me këtë përqindje, agjenti Bashkia Tiranë
do të përfitojë të hyra shtesë deri në 1 miliardë lekë në vit.
&amp;#56256;&amp;#56458; Me mbështetjen e politikave zhvilluese dhe decentralizues të pushtetit
qendror se brenda vitit 2007 do të aplikohet parimi tax-sharing, ç’ka do të
thotë që pushteti qendror e ka për detyre t’i japë pushtetit vendor një
përqindje të konsiderueshme të tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit
mbi fitimin, TVSH, akcizave dhe kontributit të sigurimeve shoqërore,
për të gjithë tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë,
TIRANA Ç’DO BËHET 245
pa dalluar nëse janë në Biznes të Madh apo të Vogël. Buxheti i Bashkisë
me këtë skeme të re pritet të mbushet me rreth 4 miliardë lekë shtesë.
&amp;#56256;&amp;#56458; Në adresë të pushtetit vendor do të kalojë për administrim lokal Taksa e
Qarkullimit të përvitshëm të Makinave. Bashkë me Taksën për
Regjistrimin e Makinave, tashmë të deleguar, të dyja këto taksa që shumë
shpejt do të shkrihen në Taksen për Automjete, do të paguhen në buxhetin
e Bashkisë, rrugët e së cilës dëmtohen nga përdorimi i mjeteve motorike.
Të hyrat nga kjo taksë e re pritet të arrijnë në vitin 2007 në 2 miliardë
lekë, nga 160 milionë që realizohen sot.
&amp;#56256;&amp;#56458; Sistemi tatimor vendor, gjithashtu, do të pësojë ndryshimet e përmirësimet
e mëposhtme:
&amp;#56256;&amp;#56460; Taksa për Zënien e Hapësirave Publike do të shfuqizohet e do të
kthehet në të ardhur nga dhënia me qira e këtyre hapësirave. Niveli
i saj do të vazhdojë të ruajë kuota minimale, por gjithnjë duke u
bazuar në vlerën e tregut për shërbimet e qiradhënies. Ajo do të
bazohet në kontrata qiraje, duke shmangur elementin abuziv të
kuotave fikse për çdo lloj hapësire publike. Sot rezulton që një
ambulant që zë një metër katror vend, paguan deri në 10 euro në
muaj për një metër katror tokë, kur mijëra metra katrorë të shtruar
me mermer jepen me qira simbolike, prej 1 euro për m2.
&amp;#56256;&amp;#56460; Taksa e Fjetjes në Hotel do të jetë pjesë e paketës “Shqipëria 1 euro”
dhe ajo do të shfuqizohet si e tejkaluar, duke shmangur një anomali
të trashëguar nga vitet e para të demokracisë.
&amp;#56256;&amp;#56460; Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë të Ndërtimeve të Reja do të
sillet në normalitet, duke detyruar ndërtuesit dhe zhvilluesit të sjellin
infrastrukturën në parametrat e kërkuar në projektin e zonës nën
zhvillim dhe jo duke u mbledhur atyre 4% të vleftës së preventivit e
duke i shpenzuar ato për qëllime që vetëm me infrastrukturën e zonës
nuk kanë të bëjnë. Në këto kushte duhet t’i përmbahemi parimit që
paratë të ngelen sa më shumë në duart e biznesit, por pushteti vendor
duhet të forcojë kapacitetet e tij mbikëqyrëse, detyruese e penalizuese.
&amp;#56256;&amp;#56460; Taksa për Tabelën do të shndërrohet në tarifë për zënie hapësire
publike dhe këto hapësira do të tenderohen bazuar në vlerën e tregut,
duke u sanksionuar në kontratat respektove.
&amp;#56256;&amp;#56460; Taksa e Parkut të Madh do të kthehet në tarifë shërbimi.
&amp;#56256;&amp;#56460; Taksa e Gjelbër do të kthehet në tarifë shërbimi.
&amp;#56256;&amp;#56460; Taksa e Kalimit të Pronësisë mbi Pasuritë e Paluajtshme do të kthehet
në tarifë shërbimi.
246 Sokol Olldashi
Tarifat e shërbimit, kategori të rëndësishme të buxhetit të
pushtetit vendor
Të ardhurat nga shërbimet përfaqësojnë ato burime që pushteti vendor i siguron
kundrejt shërbimeve që u ofron shtetasve, si të karakterit administrativ dhe
ekonomik. Sipas ligjit për pushtetin vendor ato klasifikohen në:
&amp;#56256;&amp;#56458; Shërbimet publike, ku bëjnë pjesë tarifat e ujit të pijshëm, tarifa e pastrimit,
tarifat mbi shërbimet e ambulancës, të funeraleve, të aeroporteve etj.
&amp;#56256;&amp;#56458; Të drejtën e përdorimit të pronave publike, si parkimi në rrugë, përdorimi
i shesheve për panaire, vendosja e reklamave, çmimet e biletave të
kinemave, estradave, teatrove dhe muzeumeve etj.
&amp;#56256;&amp;#56458; Për dhënien e licencave, lejeve, autorizimeve, si çmimet për lëshimin e
vërtetimeve dhe certifikatave të ndryshme, tarifat e regjistrimit të
veprimtarive private, vendosja e tabelës, vendosja e reklamave, lëshimi i
licencave dhe për të tjera funksione, që me ligj duhet të kryhen nga pushteti
vendor.
Ligji përcakton se komuna dhe bashkia vendosin vetë në mënyrë autonome për
bazën e nivelit të saj. Në vendosjen e tarifës duhet mbajtur parasysh lidhja e
pagesës së saj me qëllimin e përdorimit. Kjo do të thotë se qytetarët që e paguajnë
atë duhet të shohin dhe prekin efektin e tarifës së paguar prej tyre.
Të ardhurat nga tarifat e vendosura mbi shërbimet e siguruara për popullsinë, vitet
e fundit po marrin rëndësi në të gjitha vendet. Kjo shpjegohet me dy arsye: (1)
Lidhja e tyre midis shërbimit të kryer dhe pagesës përkatëse dhe (2) Vështirësia
për të gjetur mënyra të tjera për zëvendësimin e tatimeve dhe taksave. Qeveritë
vendore dhe deri diku ato rajonale mund të konsiderohen si kompani që u ofrojnë
shërbimet publike vendore banorëve të tyre. Si në rastin e kompanive, njerëzit
duan që ajo që ofrohet të jetë e mjaftueshme dhe të justifikojë atë që do të paguajë
për të. Nga ky këndvështrim, rregulli i parë i financave vendore duhet të jetë:
“Kurdoherë që të jetë e mundur, zbato tarifat”.
Tarifat mbi shërbimet nuk duhet të shihen vetëm si një burim potencial shtesë i
të ardhurave, por edhe si një informacion mbi kërkesën ndaj sektorit publik dhe
mjet për ekuilibrin midis rritjes së vlerës së shërbimeve dhe kostos që do të paguajnë
qytetarët. Kështu, qytetarët do të konsumojnë shërbimet me pagesa, për aq kohë
sa përfitimi i tyre do të jetë më i madh ose i barabartë me koston shtesë të kryerjes
së shërbimeve. Kjo ka avantazhe në të gjitha rastet, duke përfshirë edhe ujin e
pijshëm, sepse në këtë rast qytetarët nuk do ta harxhojnë kot atë.
TIRANA Ç’DO BËHET 247
Tarifat e shërbimeve kanë një rëndësi më të madhe për parimin që shprehin sesa
për të ardhurat që sjellin në buxhet. Politika që duhet të ndjekim është ngarkimi
i përdoruesve me çmimin korrekt.
Në vitin 2005, të ardhurat nga tarifat në Bashkinë e Tiranës zinin 17 % të të
ardhurave gjithsej nga taksat dhe tarifat, në vitin 2006, 17.5%. Këta tregues flasin
qartë për një mënyrë konservatore të parashikimit të të ardhurave për shërbime
publike. Punët dhe shërbimet komunitare në buxhetet moderne synojnë të
financohen nga kontribute direkte. Në këtë kontekst, struktura e të ardhurave të
veta duhet të ndryshojë në drejtim të rritjes së peshës së tarifave vendore.
Huamarrja vendore
Mbështetur në Ligjin Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin
e qeverisjes vendore” është e lejuar huamarrja për qeverisjen vendore, por deri më
sot nuk është realizuar praktikisht, pasi ka munguar kuadri specifik ligjor për të
mundësuar këtë alternative financimi për qeverisjen vendore.
Në bashkëpunim me organizmat financiarë ndërkombëtarë (Banka Botërore) është
në proces draftimi i kuadrit ligjor specifik për këtë instrument të rëndësishëm
financiar, i cili mundëson pjesëmarrjen e njësive të qeverisjes vendore në tregun e
kredive, kapitaleve dhe letrave me vlerë. Në vizionin tonë për një buxhet të
ndryshëm, ky instrument i rëndësishëm financiar do të këtë një fokus të
rëndësishëm, për t’u përdorur si një alternativë thelbësore në procesin e investimeve.
Një nga punët e para që qeveria lokale e Tiranës do të ndërmarrë në bashkëpunim
edhe me pushtetin qendror është edhe plotësimi i kuadrit të nevojshëm ligjor e
nënligjor për sigurimin e një vlerësim profesional e të paanshëm, lidhur me
besueshmërinë e kthimit të huave dhe kjo do të bëhet për analogji edhe me pushtetin
qendror, nga agjenci ndërkombëtare të specializuara në credit rating assessment.
3.11.5 DECENTRALIZIMI FINANCIAR DHE RRITJA E
PERFORMANCËS SË MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE
Buxheti i njësive bashkiake
Në bazë të Ligjit Nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e
Bashkisë Tiranë”, Këshilli i njësisë bashkiake miraton, zbaton dhe administron
buxhetin e vet në përputhje me legjislacionin në fuqi.Ky buxhet përbëhet nga
pjesa që financohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë sipas parashikimit që bën Këshilli
Bashkiak i Tiranës dhe nga të ardhurat e veta.
248 Sokol Olldashi
Njësia bashkiake siguron të ardhura nga tarifat e shërbimeve që kryen sipas niveleve
të përcaktuara nga këshilli bashkiak i Tiranës nga të ardhurat ndihmat, gjobat etj.
Bashkia e Tiranës aplikon këto tarifa:
&amp;#56256;&amp;#56458; Tarifat e shërbimeve publike që ofrojnë,
&amp;#56256;&amp;#56458; Të drejtën e përdorimit të pronave publike,
&amp;#56256;&amp;#56458; Dhënien e licencave, lejeve, autorizimeve dhe për lëshimin e dokumenteve
që kanë autoritet të plotë.
Aktualisht, njësitë bashkiake marrin nga Bashkia e Tiranës grand të pakushtëzuar,
të cilin e përdorin për paga, sigurime shoqërore, shpenzime operative administrative
dhe për shpërblimin e këshilltarëve. Njëkohësisht, këto njësi nuk aplikojnë taksa,
as tarifa.
Njëri nga problemet kryesore, i cili ka krijuar jo pak deficite, ka qenë
mosdecentralizimi fiskal brenda kësaj Bashkie, ndërkohë që evazioni fiskal është
jashtëzakonisht i madh në këtë Bashki. Nga përllogaritjet e përafërta, rezulton se
rreth 20 % e kapaciteteve fiskale mblidhet nga taksa e pasurisë dhe tarifat e
shërbimit të pastrim-gjelbërimit ose në përgjithësi, kapaciteti fiskal potencial ka
një koeficient shfrytëzimi rreth 60% që do të thotë se kësaj Bashkie nga ky evazion
i mungojnë mesatarisht 3 miliardë lekë (ose 30 milionë $) në çdo vit.
Njëra nga masat me emergjente që duhet të ndërmerret në Bashkinë e Tiranës në
drejtim të reformimit të sistemit financiar dhe mirëmenaxhimit të fondeve është
kryerja e decentralizimit fiskal. Kjo arrihet nëpërmjet delegimit të drejtës për të
mbledhur, shpenzuar dhe administruar fonde:
Çfarë mund t’iu delegohet njësive bashkiake
Duke ju referuar pikës 3 të nenit 6 të ligjit të mësipërm, Bashkia Tiranë mund t’iu
kalojë gradualisht të drejtën e vjeljes së disa taksave e tarifave nga të cilat
përmendim:
&amp;#56256;&amp;#56458; Taksa e Pasurisë. Për sa kohë që neve kemi probleme me regjistrimin në
Zyrën e Pasurive të Paluajtshme dhe njëkohësisht i kemi të dhënat të
painformatizuara, njësitë bashkiake do të minimizonin evazionin që
aktualisht bëhet me këtë taksë për ndërtesat e banimit dhe për aktivitete
biznesi. Kapaciteti potencial fiskal i kësaj takse mblidhet deri në 20%, por
njësitë bashkiake kanë të gjitha mundësitë që këtë koeficient ta rrisin në
mënyrë progresive. Gjithashtu, njësitë bashkiake kanë mundësi që të
iniciojnë ose të krijojnë fonde për mirëmbajtjen dhe meremetimin e
banesave të ndërtimit, të cilat në një pjesë të territorit të Bashkisë së
Tiranës po bëhet problematike.
TIRANA Ç’DO BËHET 249
&amp;#56256;&amp;#56458; Taksa e Reklamës dhe e Tabelës. Zënia e hapësirave publike pa kritere
nëpërmjet tabelave dhe reklamave të ndryshme ka qenë një problem i
vazhdueshëm në pjesë të ndryshme të territorit të Bashkisë së Tiranës.
Për ta disiplinuar këtë aktivitet tregtar në raport me qytetaret, si dhe në
favor të rritjes së të ardhurave nga kjo taksë, është në logjikën fiskale që
këtë detyrë ta kryejnë njësitë bashkiake, duke qenë më afër aktiviteteve.
&amp;#56256;&amp;#56458; Taksa e Tregut. Ndërkohë që tregjet janë në territore të ndryshme, është
më se e domosdoshme që këto tregje t’i nënshtrohen një decentralizimi,
nëpërmjet aplikimit të Taksës së Tregut. Duke qenë se vetë qenia e tregut
në një territor të caktuar kërkon disa shërbime shtese, është më se e
nevojshme që edhe të ardhurat që vijnë nga kjo taksë të mblidhen dhe
administrohen nga njësia bashkiake në territorin ku ndodhet tregu.
&amp;#56256;&amp;#56458; Taksa e tavolinave dhe tendave.
&amp;#56256;&amp;#56458; Evidentimi i Biznesit të Vogël me synim uljen e vizionit.
&amp;#56256;&amp;#56458; Tarifa e pastrim-gjelbërimit.
&amp;#56256;&amp;#56458; Tarifa e kinemasë, librarisë, muzeut, ekspozitave të ndryshme etj. Ka ardhur
koha që jeta kulturore sportive të fillojë që të rizgjohet dhe rizgjimi duhet
filluar nga lagjja.
Njëkohësisht mund të mblidhen nga njësitë bashkiake dhe disa nga gjobat:
&amp;#56256;&amp;#56458; Dëmtim, çarje, ndotje rruge;
&amp;#56256;&amp;#56458; Dëmtim,çarje, ndotje trotuari;
&amp;#56256;&amp;#56458; Bllokim pusetash, vjedhje zgare;
&amp;#56256;&amp;#56458; Vendosje pankartash, tabelash, banderolash pa leje;
&amp;#56256;&amp;#56458; Mospajisje me leje për tregtim gazetash.
Bashkia Tiranë mund të bashkëpunojë ngushtë për hartimin e projektbuxhetit
me njësitë bashkiake. Në këtë proces, Bashkia Tiranë mund të luajë rolin e bërjes
së politikave makro-buxhetore të Bashkisë, ndërsa treguesit e tjerë mikro-buxhetorë
dhe prioritetet sipas territoreve të ndarjes së Bashkisë Tiranë, mund të bëhen nga
njësitë bashkiake.
N.q.s do t’iu jepeshin kompetencat e mësipërme në fushën e mbledhjes së taksave
dhe tarifave njësive bashkiake, atëherë buxhetit të Bashkisë Tiranë me statusin
aktual mund t’i shtoheshin mesatarisht çdo vit buxhetor 2.5 miliardë lekë, kjo e
barabartë me +10 herë shpenzimet administrative që konsumojnë këto njësi
bashkiake.
250 Sokol Olldashi
Menaxhimi i shpenzimeve publike, për nga natyra është një instrument. Ka një
dallim të rëndësishëm ndërmjet pyetjes që lidhet me politikën e shpenzimeve se
“çfarë” duhet bërë dhe pyetjes së menaxhimit të shpenzimeve “si” duhet bërë.
Është e vërtet që përpjekjet për të hequr kufijtë që ekzistojnë ndërmjet politikave
dhe zbatimit kanë tendencë të çojnë në politika jo realiste dhe kohë pas kohe si
në zbatimin ad hoc të politikave të këqija, ashtu edhe në zbatimin e keq të tyre.
Kjo sindromë ka shoqëruar në politikat dhe praktikat e shpenzimeve publike
Bashkinë e Tiranës. Këtë praktikë të gabuar, që i ngjan më shumë aksionit dhe
populizmit mediatik, duhet hequr nëpërmjet reformave fiskale, marrjes së
mendimit të qytetarëve për kryerjen e shpenzimeve publike, si dhe rritjes së
transparencës së përdorimit të fondeve të taksapaguesve të qytetit të Tiranës.
Parashikimin dhe menaxhimin e shpenzimeve publike të Bashkisë së Tiranës për
vitet e ardhshme do të synojë në:
&amp;#56256;&amp;#56458; Uljen e peshës së shpenzimeve për administratën e përgjithshme dhe
shpenzimeve operative jo eficiente.
&amp;#56256;&amp;#56458; Reformë strukturore për të gjithë institucionet e varësisë, me synim bërjen
e tyre agjenci publike eficiente.
&amp;#56256;&amp;#56458; Rritje e shpenzimeve kapitale drejt arsimit parashkollor dhe parauniversitar.
&amp;#56256;&amp;#56458; Rritje e shpenzimeve kapitale drejt shërbimeve publike ndaj komunitetit.
&amp;#56256;&amp;#56458; Planifikim i fondeve, duke marrë për bazë tregues të matshëm të punës së
kryer për shërbime të ndryshme, sipas një skenari 4-vjeçar.
&amp;#56256;&amp;#56458; Planifikim i investimeve me një shpërndarje ekualizuese të shpenzimeve
kapitale drejt zonave periferike dhe atyre në nevoje, përkundrejt atyre
formale e kontribuese në buxhetin e Bashkisë, duke i dhënë natyrë “sociale”
rishpërndarjes së kontributeve në komunitet.
&amp;#56256;&amp;#56458; Në parashikimin e fondeve dhe shpenzimeve publike do të merren në
konsideratë preferencat e komuniteteve dhe të grupeve të interesit.
&amp;#56256;&amp;#56458; Nxitja e eficiencës në shpërndarjen e shërbimeve, që do të thotë se në
kryerjen e punëve dhe ofrimin e shërbimeve publike do të involvohet
edhe sektori privat, me synim rritjen e eficiencës së tyre dhe plotësimin e
nevojave në sasi dhe cilës të komuniteteve.
TIRANA Ç’DO BËHET 251
Funksionet
Bazuar në piken “ë” nenit 8, të ligjit Nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin
dhe funksionimin e Bashkisë Tiranë” njësive bashkiake duhet t’u jepet buxhet
për:
Administrimin e parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara, që i përkasin njësisë
bashkiake
Aktualisht, kryerja e këtij shërbimi bëhet nga Ndërmarrja e Gjelbërimit e Bashkisë
Tiranë. Ky shërbim nga ana e njësive bashkiake mund të kryhet në dy forma:
Ndërmarrja e Gjelbërimit e Bashkisë Tiranë mund të mbetet ashtu siç është dhe
çdo njësi të ketë sektorin e saj, së bashku me buxhetin përkatës ose; fondi për këto
shërbime t’iu kalojë njësive bashkiake, të cilat mund të lidhin kontratë me një
person të tretë për të kryer këtë shërbim. Në të dyja rastet, njësia bashkiake është
përgjegjëse për kryerjen e shërbimit.
Administrimin e tregjeve publike
Aktualisht, Bashkia Tiranë ka një ndërmarrje të tregjeve që merret me
administrimin e 16 tregjeve dhe me arkëtimin e taksave vendore. Tregjet janë me
kontratë 5-vjeçare dhe nga 16 tregje 3 janë të mëdhenj. Për kryerjen e këtij funksioni
nga ana e njësive bashkiake mund të aplikohen dy format e mëposhtme:
&amp;#56256;&amp;#56458; Njësive bashkiake t’u lihen në administrim tregjet e vogla, kurse
Ndërmarrja e Tregut të Lirë të merret me administrimin e tregjeve të
mëdha dhe me arkëtimin e taksave vendore të Bashkisë së Tiranës ose;
&amp;#56256;&amp;#56458; Mirëmbajtja e tregjeve të vogla t’u lihet njësive bashkiake, kurse
Ndërmarrja e Tregut të Lirë të mbetet siç është, por punonjësit e
mirëmbajtjes së tregjeve të vogla të caktohen sipas zonave nën kujdesin
dhe kontrollin e njësive bashkiake.
Administrimin e kopshteve, shkollave tetëvjeçare dhe të mesme
Ky funksion duhet të kryhet nga njësitë bashkiake. Sipas numrit të këtyre
institucioneve nën juridiksionin e çdo njësie bashkiake, atyre t’u akordohet buxheti
për paga, sigurime shoqërore dhe pjesa e grandit për mirëmbajtje. Në kuadër të
decentralizimit të këtij sektori, mund t’u delegohen dhe kompetenca të tjera si:
emërimi i personelit ndihmës, ndjekja e performancës së ofrimit të këtij shërbimi,
dhënia e mendimeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e ndërtesave së këtyre
institucioneve, supervizimin e këtyre ndërtimeve etj.
252 Sokol Olldashi
Administrimin e çerdheve
Ky funksion mund të kryhet nga njësitë bashkiake dhe sipas numrit të këtyre
institucioneve t’u jepen fonde për paga, sigurime shoqërore dhe shpenzimet e
mirëmbajtjes.
Për rrugët vendore
Aktualisht, njësitë bashkiake nuk kanë ndonjë aks ndaj këtij funksioni. Është logjike
dhe efektive që rrugët tretësore të lagjeve të menaxhohen nga njësitë bashkiake.
Për ruajtjen e vlerave dhe zhvillimin e veprimtarive kulturore
Edhe për këtë funksion, njësive bashkiake mund t’u jepen fonde për ruajtjen,
mirëmbajtjen dhe zhvillimin e ndonjë veprimtarie kulturore lokale.
Për administrimin e këndeve të lodrave, terreneve sportive, bibliotekave dhe shtëpive të
rinisë në territorin e tyre.
Nga ana e Bashkisë së Tiranes edhe për këtë funksion sipas ndarjes së objekteve që
ajo do të bëjë, duhet t’u akordojë buxhet njësive bashkiake, shoqëruar kjo edhe
me miratimin e tarifave për kryerjen e këtij shërbimi.
Shpërndarja e ndihmës ekonomike
Në kuadër të zhvillimit dhe thellimit të procesit të decentralizimit, është më se
logjike dhe ekonomike që minibashkitë të merren me ndarjen dhe administrimin
e ndihmës ekonomike.
Pronat
Njësitë bashkiake nuk kanë prona të tyre, por ato mund të administrojnë pronat
që u jepen në përdorim nga Këshilli i Bashkisë Tiranë. Në vazhdim të kësaj filozofie,
pronat që mund t’u jepen njësive bashkiake mund të lidhen me decentralizimin e
funksioneve dhe kompetencave që Bashkia Tiranë do të bëjë në të ardhmen.
3.12 NJË MODEL I RI I POLICISË BASHKIAKE
Një ndër prioritetet e rëndësishme të qeverisjes së Bashkisë, është riorganizimi
dhe ristrukturimi i Policisë Bashkiake, si një organizëm bazë për respektimin dhe
zbatimin e akteve normative dhe rregullimeve të tjera të bashkëjetesës qytetëse,
të nxjerra nga Kryetari dhe Këshilli Bashkiak.
TIRANA Ç’DO BËHET 253
Synimi im personal, por dhe i forcës që përfaqësoj, është ndërtimi i një institucioni
serioz, me autoritet, të besueshëm dhe të respektueshëm nga qytetarët e Tiranës,
të cilët në çdo rast të shohin tek kjo strukturë një shërbimin jo vetëm profesional
e etik, por një instrument, i cili është i gatshëm të ndërhyjë dhe zgjidhë në çdo
rast problemet që mund të lindin në jetën komunitare të tyre.
E gjithë kjo ndërmarrje do të realizohet duke marrë në konsideratë dhe zbatuar
angazhimet e Qeverisë shqiptare në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.
Për riorganizimin e Policisë Bashkiake do të ndërmerren disa hapa, të cilat do të
konsistojnë në ndryshime të të gjithë normave juridike që rregullojnë aktivitetin
e saj. Kështu, nga stafi im, është përgatitur tashmë paketa e ndryshimeve si për
ligjin organik të Policisë Bashkiake, ashtu edhe i të gjithë legjislacionit që ngarkon
me detyra këtë strukturë, me qëllim realizimin e detyrave të pritshme, të cilat do
të jenë pjesë e detyrimeve në aktivitetin e ardhshëm të Policisë Bashkiake.
Ndryshimet në ligjin organik që rregullon veprimtarinë e Policisë Bashkiake do të
synojnë në:
&amp;#56256;&amp;#56458; Përcaktimin e qartë dhe të plotë të objektit të punës dhe misionit të këtij
shërbimi;
&amp;#56256;&amp;#56458; Përfshirjen në detyrimet e kësaj strukture të një sërë shërbimesh publike,
si rregullimin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor në zonën urbane,
kontrollin dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e
ndërtimore;
&amp;#56256;&amp;#56458; Institucionalizimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me agjencitë e
tjera të zbatimit të ligjit, si Policinë e Shtetit, Policinë Tatimore e
Doganore, Inspektoratin e Mbrojtjes së Mjedisit dhe atë Sanitar,
Inspektoratin e Mbrojtjes së Pyjeve, etj;
&amp;#56256;&amp;#56458; Garantimin e transparencës së plotë për publikun, të veprimtarisë së
Policisë Bashkiake;
Ndryshimet strukturore do të synojnë të krijojnë një strukturë fleksibile, eficiente,
profesionale dhe etike. Realizimi i këtyre ndryshimeve do të kalojë nëpërmjet:
&amp;#56256;&amp;#56458; Krijimit dhe funksionimit të Departamentit të Policisë Bashkiake për
qytetin, i cili do të harmonizojë aktivitetin e njësive përbërëse dhe realizojë
bashkëpunimin e bashkëveprimin me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit;
254 Sokol Olldashi
&amp;#56256;&amp;#56458; Organizimin e Departamentit në Inspektorate, sipas natyrës së shërbimit
që ofrojnë në drejtim të rregullave të bashkëjetesës komunitare dhe qetësisë
publike dhe ndotjes së mjedisit, monitorimin e aktiviteteve tregtare,
disiplinimit të qarkullimit normal të mjeteve rrugore, si dhe respektimin
e normave në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit urban;
&amp;#56256;&amp;#56458; Përcaktimin e kritereve dhe standardeve që duhet të plotësojnë personeli
dhe procedurave transparente për rekrutimin e punonjësve të rinj;
&amp;#56256;&amp;#56458; Trajnimin e vazhdueshëm të të gjithë personelit të Policisë Bashkiake në
Akademinë e Policisë.
Për të shmangur në mënyrë të shpejtë dhe përfundimtare amullinë dhe klientelizmin
në veprimtarinë e Policisë së sotme Bashkiake, si dhe për të garantuar funksionimin
profesional të kësaj strukture, do të ngrihen inspektorate me misione dhe përgjegjësi
konkrete.
&amp;#56256;&amp;#56458; Inspektorati i Qetësisë Publike dhe Mjedisit do të jetë përgjegjës për
garantimin e rregullave të bashkëjetesës komunitare. Ky Inspektorat do
të ushtrojë veprimtarinë në drejtim të konstatimit dhe dhënien e
sanksioneve për rastet e shkaktimit të zhurmave nga qytetarë apo lokalet
e shërbimit publik, për zgjidhjen e konflikteve që lidhen me rregullat e
shfrytëzimit të ambienteve publike apo mjediseve të përbashkëta,
garantimin e zhvillimit normal të aktiviteteve të organizuara nga Bashkia,
për kontrollin e zbatimit të rregullave të vendosura për konsumimin e
duhanit dhe alkoolit në ambiente publike, të respektimit të normave
mjedisore nga qytetarët, bizneset si dhe nga kontraktorët për evadimin e
plehrave dhe mbeturinave urbaneve, etj.
&amp;#56256;&amp;#56458; Inspektorati i Tregjeve dhe Taksave do të jetë përgjegjës për monitorimin
e zbatimit të akteve normative në tregje dhe njësi tregtare, kontrollin e
shlyerjes së detyrimeve për taksat vendore, evadimin nga tregtarët të
mbeturinave të krijuara nga aktiviteti i tyre, detyrimin për tregtimin vetëm
në ambiente të miratuara, moslejimin e veprimtarisë tregtare në ambiente
të shfrytëzimit publik, etj.
&amp;#56256;&amp;#56458; Inspektorati i Mbikëqyrjes Rrugore do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen,
disiplinimin e krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe
përdoruesve të rrugës, përcaktimin, vendosjen dhe mirëmbajtjen e
sinjalistikës së përshtatshme rrugore, respektimin e vendparkimeve publike
dhe të autorizuara, kryerjen e veprimeve administrative në rastet e
incidenteve rrugore, marrjen e masave paraprake për sigurimin e
TIRANA Ç’DO BËHET 255
vendngjarjeve dhe dhënien e ndihmës së shpejtë, deri në mbërritjen policisë
gjyqësore në rastet e aksidenteve rrugore, monitorimin dhe kontrollin e
shërbimeve të transportit publik, bllokimin e rrugëve në interes të sigurimit
të rendit e qetësisë publike, mbrojtjen e rrugëve nga dëmtimet dhe ndotjet,
etj.
&amp;#56256;&amp;#56458; Inspektorati i Kontrollit të Ndërtimeve do të jetë përgjegjës për kontrollin
e zbatimit të respektimit të normave ligjore në fushën e ndërtimeve,
parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prishjen e ndërtimeve pa leje
apo jashtë kondicioneve urbane, respektimin e rregullave të sigurimit teknik
nga punëdhënësit dhe punëmarrësit, etj.
Për realizimin e kësaj reforme jo vetëm konceptuale dhe ligjore, por edhe
funksionale, janë programuar edhe suportet mbështetëse. Këto suporte do të
orientohen në krijimin e një klime të përshtatshme pune e kryesisht në drejtim
të:
&amp;#56256;&amp;#56458; Hartimit dhe miratimit të Manualit për Procedurat Standarde të
Veprimtarisë së Policisë Bashkiake, i cili do të përfshijë të gjitha fazat nga
momenti i konstatimit të kundravajtjeve e deri në përfundimin e gjendjes
së paligjshmërisë. Ky manual do të përmbajë në mënyrë të detajuar
përshkrimet e punës për të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake.
&amp;#56256;&amp;#56458; Ambienteve, dislokimi në një vend të përshtatshëm të Departamentit
dhe të Inspektorateve përbërëse të tij. Ndërtimi i një qendre komandimi,
e pajisur me mjetet e nevojshme, me akses të plotë për qytetarët, si
shërbimet e tjera të emergjencës (shërbimi zjarrfikës, spitalor, policor).
Krijimi i ambienteve të nevojshme për pritjen e qytetarëve, sigurimi i
ambienteve për magazinimin e ruajtjen e mjeteve, sendeve e mallrave të
bllokuara.
&amp;#56256;&amp;#56458; Sigurimit të mjeteve dhe pajisjeve teknike të përshtatshme për kryerjen e
detyrës, ndërlidhjes, sigurimin e armatimit, mjeteve të specializuara për
realizimin e prishjeve të ndërtimeve pa leje, për bllokimin e automjeteve,
si: bllokues provizor, karrotreca, etj.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: olldashi per buxhetin

fillimisht mund te themi se olldashi i eshte shmangur mundesise se krahasimit real te programit te tij me buxhetin faktik te bashkise se tiranes nepermjet klasikut "buxhet ndryshe"

se dyte analiza ka nje handicap te madh qe cdo person qe ka lexuar qofte edhe parathenien e nje manuali te analizes se bilancit nuk mund te mos e vere re NUK LEJON KRAHASIME REALE nga viti ne vit (keto i nxjerrim edhe vete nga tabela e bashkise) dhe nuk ka kontestualizuar pothuajse asgje (nuk eshte injorance e atij qe e ka shkruar por nje veprim i qellimshem pasi ne nje pike te vecante e ka bere)

shume shpesh thuhet se ne kete apo ate sektor ka buxhet te pamjaftueshem por nuk thuhet se sa do ta beje ai dhe nga cili sektor do i heqe parate.


(vazhdojme me vone se pastaj me thone qe nuk le hapesire diskutimi per masat)
 
Top