programi elektoral i Ballit Kombetar

Leopardii

Primus registratum
programi elektoral i Ballit Kombetar

Kapitulli 3 -Ekonomia

1. Prona private
Balli Kombëtar lufton për një Shqipëri demokratike që do të zhvillohet në bazë të parimeve kapitaliste të ekonomisë së tregut, pronës private dhe inisiativës së lirë, si në qytet ashtu edhe në fshat. Si parti nacionaliste Balli Kombëtar njeh paprekshmërinë e pronës private dhe e mbron atë me ligj.

1. Në themel të reformës ekonomike Balli Kombëtar vendos rikthimin e pronave ish-pronarëve të ligjshëm, të konfiskuara, të shtetëzuara dhe të sekuestruara padrejtësisht nga regjimi komunist.

2. Duke njohur përbërjen e popullsisë shqiptare 60-65% e së cilës jeton në fshat si dhe psikologjinë e saj, anën morale dhe shpirtërore, Balli Kombëtar mendon se problemi i tokës mbetet më i rëndësishëm aktual që kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme.

3. Balli Kombëtar, njeh paprekshmërinë e pronës private. Ai kërkon që toka t`i kthehet atij që i takon, duke hedhur poshtë parrullën leniniste "toka atij që e punon". Balli Kombëtar nuk e njeh reformën agrare komuniste të vitit 1946, që e ndau tokën e pronarëve të ligjshëm sipas numrit të familjeve. Në të njëjtën kohë, Balli Kombëtar e konsideron neokomunist ligjin 7501 mbi tokën që e ndau atë në bazë të numrit të frymëve.

4. Në Shqipëri ka patur dy lloj pronësie mbi tokën: prona e fshatarit apo e qytetarit, që e punonte tokën vet ose me anë punëtorësh dhe sistemin e çifliqve, i formuar në shek. XVIII prej tokash të dhuruara nga perandoria otomane nga disa familje të pakta në numër. Projekti i Reformës Agrare që do të përfshinte çifliqet, ka ekzistuar në Shqipëri që në vitin 1920 dhe Balli Kombëtar e ka parë atë reformë si bazën e politikës së tij ekonomike, duke shfaqur që në fillim idenë e zhdukjes së feudalizmit, ide e dhënë në Dekalogun e vitit 1942 dhe e konfirmuar në Kongresin e e kësaj partie në Napoli të Italisë, në vitin më 1950.

5. Reforma Agrare e Balli Kombëtar përban zgjidhjen më të drejtë të problemit të tokës, mbasi përfshin vetëm sistemin e çifligjeve dhe tokat e shtetit, të dyfishuara në sipërfaqe gjatë 50 vjetëve të regjimit komunist, si pasojë e hapjes së tokave të reja, tharjen e kënetave etj. Me këto toka do të plotësohen nevojat e fshatarëve me pak ose pa tokë.

6. Në kushtet e sotme, Balli Kombëtar mendon se megjithëse stadi i feudalizmit në Shqipëri është i tejkaluar, problemi agrar mbetet ende i pazgjidhur, sepse nuk është zgjidhur drejt problemi i pronësisë mbi tokën. Dhe pa një ligj demokratik mbi tokën nuk mund të ketë Shqipëri Demokratike. Balli Kombëtar gjykon se e vetmja alternativë e drejtë për këtë problem është njohja e plotë e pronave bujqësore ish-pronarëve të ligjshëm që përblidhen në pronën familjare, duke përjashtuar sistemin e çifligjeve. Në këto kushte, Balli Kombëtar jep sigurinë që prona e kolektivizuar prej komunizmit t`i rikthehet fshatarit ose qytetarit. Për trashëgimtarët e ish-çifligarëve mund dhe duhet të caktohet një shpërblim në sipërfaqe toke dhe në vlerë sipas një ligji të miratuar nga Parlamenti.

7. Në kushtet e sotme, Balli Kombëtar paraqet si alternativë dhënien në përdorim të tokës fshatarëve sipas ndarjes së tanishme, për një afat 5-10 vjeçar, me një tatim të arsyeshëm të përcaktuar me ligj, që do t`i jepet pronarit të ligjshëm. Gjatë kësaj kohe ne mbështesim idenë që të ndalohet shitblerja e tokave që janë dhënë në përdorim. Mbas kësaj kohe, marrëdhëniet qiradhënës-qiramarrës do të rregullohen sipas ligjeve të ekonomisë së tregut. Kjo zgjidhje mendojmë se mënjanon konfliktet sociale të lindura nga problemi i tokës.

8. Balli Kombëtar mendon se duhen kompensuar me tokë nga prona e shtetit të gjithë ata ish-pronarë tokash bujqësore, pyje, kullota e troje, prona e të cilëve nuk ekziston më fizikisht, për shkak të përmbytjeve nga ujrat e hodrocentraleve, ujësjellësave, krijimit të qëndrave të banuara ose çfarëdo arsyeje tjetër.

9. Balli Kombëtar synon të ndalë me ligje të rrepta çdo pushtim me forcë të pronave bujqësore dhe trualle të pronarëve të ligjshëm.

10. Balli Kombëtar mendon se duhet ndaluar me ligj shitblerja e tokës në zonat kufitare personave me shtetësi të huaj. Shteti duhet të subvensionojë fermerët shqiptarë që jetojnë e punojnë në këto zona, për t`i mbajtur ato gjithmonë të populluara.

11. Balli Kombëtar kërkon rikthimin e të gjitha pronave të pronarëve të ligjshëm të shtetëzuara ose të konfiskuara nga regjimi komunist, qofshin këto troje, shtëpi banimi, dyqane, punishte etj.

12. Në rast pamundësie rikthimi për shkak se ato realisht nuk ekzisojnë më (dyqane, shtëpi banimi. etj) ose kur mbi to (troje) është ngritur një objekt social (spital, shkollë etj) atëherë pronari i ligjshëm duhet të kompesohet fizikisht diku tjetër ose të dëmshpërblehet sipas vlerës së sotme të tregut. Në raste të veçanta konfliktesh sociale, shteti duhet të ndërhyjë duke i dhënë përparësi ish-pronarit.

13. Balli Kombëtar kërkon rikthimin e menjëhershëm të të gjitha pronave e pasurive të institucioneve fetare, të shtetëzuara padrejtësisht e me dhunë nga regjimi komunistë. Me këtë rast le t`i kërkojmë falje edhe Zotit.

14. Balli Kombëtar kërkon gjithashtu rikthimin e të gjitha shitjeve të bëra nga bordet e privatizimit pa ankand ose me ankande të manipuluara, që kanë favorizuar padretësisht "pronarët e rinj" në dëm të interesave të pronarëve të ligjshëm. Vetëm kështu do të vemë në vend padrejtësinë e madhe që iu bë nga regjimi komunist pronarëve të ligjshëm që punuan e u pasuruan ndershmërisht me djersën e ballit. Për fat të keq nuk mund t`u kthejmë jetën atyre që iu muar padrejtësisht nuk mund t`u rikthejmë rininë atyre që iu mohua mizorisht, nuk mund t`i kthejmë lumturinë atyre që u persekutuan dhe u gjykuan barbarisht, por është në nderin tonë t`u rikthejmë çka është e mundur dhe që u takon ligjërisht.


http://www.balli-kombetar.org/Platforma.html
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: programi elektoral i Ballit Kombetar

Si teori e ka mire balli, po ne praktike sa te afte jane ata.Une se kuptoj pse duhet te kete ball kombetar ne shqiperi, mjafton partia demokratike dhe ajo ish-komuniste.Balli duhet ti bashkohet PD-se.
 

korn83

Forumium praecox
Re: programi elektoral i Ballit Kombetar

PD-ja eshte parti me poltike se Balli Kombetar,qe ka me shume karakter etnik-kombetar!prandaj duhet te kete autonomine e tij...do te isha dakort me zhdukjen e identitetit te BK-se vetem ne rast te nje bashkimi te te gjitha partive te djathta ne nje te vetme
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi elektoral i Ballit Kombetar

Nuk bëhet ajo Korn se spektri politik, qoftë i djathtë apo i majtë, është shumë i gjerë. P.sh. kthimi i pronave është një e metë e madhe e PD. Po të merrte një qëndrim më të djathtë ndaj tokës PD me siguri që do të rritej edhe mbështetja ndaj saj në popull.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: programi elektoral i Ballit Kombetar

lol.gif
lol.gif
lol.gif


pse paska program dhe balli?! ishalla nuk e ka bo adriatik alimadhi, se nuk do dinte as vete te lexonte ate qe do kishte shkrujt
booki.gif
lol.gif
 

korn83

Forumium praecox
Re: programi elektoral i Ballit Kombetar

satana avash se u myte...mos qesh kot...po te kishe pak kulture nuk do zgerdhiheshe keshtu....ka program socialisti,partia e te cilit ka a ska nja 15 vjet jete....jo me Balli qe ka me shume se gjysem shekulli eksperience dhe koerence...nuk besoj se i ke harruar ato artikujt e famshem dhe te eger anti amerikane te zerit te popullit gjate kohes se Sales...po tani ç'po bejne
eek.gif
eek.gif
eek.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi elektoral i Ballit Kombetar

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb]
lol.gif
lol.gif
lol.gif


pse paska program dhe balli?! ishalla nuk e ka bo adriatik alimadhi, se nuk do dinte as vete te lexonte ate qe do kishte shkrujt
booki.gif
lol.gif
[/qb]
E mora vesh un pse fito përher PS.

Sala s'di me fol, Zogu s'di shqip, Adriatik Alimadhi s'di me shkrujt, Fatmir Mehdiu s'di me e bo ate punën ....

Shyqyr kemi PS që i di t'gjitha po mbi t'gjitha din si me jau bo nonat shqiptarve!
 
Top