Procedura e organizimit të Zgjedhjeve.

Nobis

Primus registratum
Procedura e organizimit të Zgjedhjeve.

Komisionet Zgjedhore

Ngritja e Komisioneve Zgjedhore në shkolla:
• Në cdo shkollë Qeveria e Nxënësve ngre një Komision Zgjedhor
• Ai përbëhet nga 2-4 nxënës.
• Personat që pretendojnë të zgjidhen në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Rinor nuk mund të jenë anëtarë të Komisionit të Zgjedhjeve të Shkollës.
• Anëtarët e Komisionit Zgjedhor përcaktohen nga Qeveria e Nxnënësve.
• Personat e Komisionit Zgjedhor pajisen nga Parlamenti Rinor me një dokument I cili vërteton pozicionin dhe mandatin e tyre.
• Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Shkollës paraqiten rregullisht në të gjitha mbledhjet koordinuese që organizon Parlamenti Rinor nëpërmjet strukturave locale.
• Parlamenti Rinor duhet të trainojë kandidatët për organizimin e zgjedhjeve dhe përgatitjen e dokumentacionit.
Detyrat e komisionit zgjedhor.
• Komisioni Zgjedhor informon të rinjtë në shkollë për Zgjedhjet e Parlamentit Rinor, planin dhe procedurat e organizimit.
• Komisioni Zgjedhor punon me ndihmën e Drejtorisë së Shkollës e cila I krijon atij konform mundësive lehtësinë e nevojshme për të vepruar lirisht në ambientin e shkollës.
• Një mësues apo drejtues shkolle i cili koordinon punën me Qeverinë e Nxënsve do të ndjekë nga afër të gjithë procesin duke afruar ndihmën e tij në mbarëvajtjen e procesit dhe respektimin e procedurave demokratike.
 
Top