Problemi i sheqerit

Albforumi

Primus registratum
Problemi i sheqerit

28102008153433.jpg

nga Darien Levani & Alfred Bushi ( po m’shumë Darien Levani )
Une e Alfredi jemi ulur jashtë, duke pire secili një kafe. Vendi është i mbuluar e i rrethuar, e kur fillon të bjeri shi as që nuk e vëmë re fare. Pas pak minutash kemi një takim ku duhet te vendosim nëse na japin një skenë për një koncert etj etj.

Era rrëzon kutinë e tij të sheqerit. Shikohemi në sy për pak sekonda, secili duke u munduar të kuptoje nëse tjetri ka ndër mend me e kap. Jo, me sa duket jo. Qeshim. Zarfi i sheqerit është përtokë tashmë. Fillojmë të konsiderojmë problemin sipas filozofëve të ndryshëm. Çfarë do thoshin ata që na kanë udhëhequr në jetë ( me rezultate shumë shumë të dobëta ) ?

Sipas Heggel sheqeri është rezultat i mijëra viteve histori njerëzimi, ku njeriu o mundu me omëlsu kafen, gjithmonë sipas dilemës Ta kapim a mos ta kapim sheqerin?

Sipas Kant, e kapim apo nuk e kapim sheqerin, nuk ndryshon asgjë përderisa çfarëdolloj veprimi nuk do na ndihmoj

Sipas Niçes jemi ne që e kemi bërë sheqerin sheqer, e jo vetëm qe sduhet ta kapim por duhet të kthehemi te natyra primitive e tij, pra te panxhari. Pra është vullneti për pushtet që sna bën me e kap sheqerin.

Nietzche 2 nënpyetje Dioni a e ka pas përdorur sheqerin?

Sipas Marksit pyetja e vërtete është nëse kapja e sheqerit do e përmirësoje jetën e proletariatit, dhe a do e përkeqësoje atë të borgjezisë. [ Një sheqer vërtitet nëpër Evropë. Sheqeri është opium i popullit ]

Sipas Shopenhauer, e kap apo se kap sheqerin, ti sidoqoftë do vdesësh.

Sipas liberalizmit lockian, edhe pse sheqeri na është imponuar nga shoqëria në të cilën jetojmë, duhet me je dhëne një mundësi. Pra, sipas Locke rënia e sheqerit nuk qe incident, por një akt rebelimi kundër tiranisë së industrisë së sheqerit.

Sipas Hobbs jo vetëm që ke pta kap sheqerin, po edhe ke pta pastru venin ku ra.

Sipas Sartre, edhe pse ti ekziston, ashtu si edhe sheqeri, mos jush nuk mund të ketë pikë kontakti, e sidoqoftë koha do prishet.

Sipas Heraclitit ti mund ta kapesh, mjafton që mos të të shohi njeri.

Unë jam e Vërteta, vetëm nëpërmjet meje ti mund të njohësh sheqerin.

Archiviato in:Lart & Poshtë, Po ishte për të kuq mër robo... Tagged: alfred bushi, darien levani, dilema, filozofi, gallate ( gjasme ), Marks, shopenhauer
4316
4316
4316
4316
4316
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4316

Top