Prizereni- Në burimet historike mesjetare.

Albforumi

Primus registratum
Prizereni- Në burimet historike mesjetare.

prizereni.jpg
Prizreni si vendbanim i lashtë i përket kohës antike

Besohet se romakët në fillim të shek. I dhe në mbarim të shek. II, në themelet e lokaliteteve të Therandës antike bënë që ky qytet të jetë qyteti i parë me qendër të zhvilluar në Dardaninë antike. Ngritën rrugën kryesore që e lidhte qytetin e Shkodrës. Kjo rrugë tregtare lidhte bregdetin Adriatik me pjesën qendrore të Ballkanit dhe me pjesët lindore të Perandorisë Romake, si dhe me Ulpianën në rrugën kryesore – Via Egnatia

Prizrenin e hasim në shumë burime historike, si në dokumentet me karakter politik, ekonomik, po ashtu edhe në kronika e udhëpërshkrime, vepra fetare dhe shkencore. Prizrenin e ndeshim me emra të ndryshëm. Sipas dokumenteve latine, Prisrien, Prisrenum, Presarin, Prisarano, Presreno, Pristren, Prisarini, etj. bizantinët e quanin: Petrizen, Prizorian, Prizdriara etj; në dokumente sllave: Prizren, Prezren, Prizrin, Prizdren, Prezdrin etj; në dokumente osmane ndërkaq e ndeshim me emrat Tarzerin, Perserin, Zerin, Prizerin, etj. Lidhur me kohën e formimin e qytetit të Prizrenit , se a i takon periudhës antike, apo themelimi i qytetit i përket periudhës së mesjetës, shpjegimet e sotshme bazuar në rezultatet e deritanishme arkeologjike, shprehen se lokaliteti antik Theranda nuk ndodhet në vendin e sotëm të Prizrenit. Por, kjo gjë nuk do të thotë se ky qytet nuk është themeluar si vendbanim dhe ti përkasë kohës antike, meqë dihet se sa i përket të kaluarës së trevës së sotme të Kosovës gjatë mesjetës së hershme, nuk kemi kurrfarë dëshmish të shkruara.

Ulpiana dhe rruga Via Egnatia

Me fjalë të tjera prej shek. VI e deri në shek. XI, kemi zbrazëti sa i përket studimit të onomastikës të Kosovës në përgjithësi. Andaj, duke pasur parasysh zhvillimin e konsiderueshëm të qytetit të Prizrenit në mesjetë, domosdo që na shtynë të shënojmë burimet që zënë në gojë vendbanime që në një mënyrë apo tjetrën ndërlidhen në rrjedhën e zhvillimit te qytetit të Prizrenit. Kështu, zëmë në gojë shënimet që i referohen lokalitetit antik Therandës.

Të dhënat e para gjeografike mbi lokalitetin e Therandës në formën Thermidava e hasim që nga koha antike, në veprën e K. Ptolemeut (87-150), Gjeografia. Në librin e dytë, nën titullin Iliridis, në provincën Dalmatiae situs përmendet (kaptina XVI, tbl. 5) lumi Drylon tek Monte Scardo dhe qyteti Thermidava.

Në kohën romake këtë lokalitet e gjejmë të shënuar me emrin Theranda në hartën e famshme Tabula Peutingeriana. Kjo është harta e rrugëve ushtarake të Perandorisë Romake, e cila supozohet se i përket shek. III. e përfundua në shek. IV. Për ne ka rëndësi të posaçme, sepse gjatë përshkrimit të rrugës Nassiu Lissus (Nish Lezhë) që kalonte nëpër trevën e Kosovës së sotme janë dhënë edhe emrat e stacioneve me largësitë e tyre në milje, e këto janë: Vindenis XIX, Viciano XXV, dhe Theranda XXX.

Besohet se romakët në fillim të shek. I dhe në mbarim të shek. II, në themelet e lokaliteteve të Therandës antike bënë që ky qytet të jetë qyteti i parë me qendër të zhvilluar në Dardaninë antike. Ngritën rrugën kryesore që e lidhte qytetin e Shkodrës, në atë kohë si një qendër e madhe tregtare në veriperëndim të Shqipërisë së sotme. Kjo rrugë tregtare lidhte bregdetin Adriatik me pjesën qendrore të Ballkanit dhe me pjesët lindore të Perandorisë Romake. Pastaj lidhej me Ulpianën në rrugën kryesore – Via Egnatia.

Toponimet ilire

Vendbanimin Theranda, në fundin e shek. VII dhe fillimin e shek. VIII, e hasim në një vepër me përmbajtje gjeografike të quajtur Cosmografia (Përshkrimi i botës) nga një autor i panjohur nga Ravana, për çka edhe u quajt Anonimi i Revanes. Kjo vepër bën fjalë për shumë emra gjeografikë të Ilirisë, e ndër to edhe të Dardanisë që kanë të bëjnë me Kosovën e sotme, siç janë: Vindinisi, Theclana, Theranda dhe Gubelion.

Por rreth lokalizimit të Thermidaves te Ptolemeu dhe Therandës te harta e famshme Tabula Peitingeriana, si dhe në Anonimin e Revanës janë shfaqur mendime të ndryshme. Përderisa studiuesi Miller e lokalizon te fshati Drenoc i Dulës, një grup tjetër hulumtuesish e qesin te Gjakova e sotme. Interesant është propozimi i Tomashekut, i cili e lokalizon në rrethin e Malishevës në vendin e quajtur Banja, duke e lidhur emrin latin të tij terme me Therandën. Sipas kësaj del se këtu në kohën romake ekzistonin po ashtu terme, nga e cila fjalë, sipas tij, edhe u mor emri Theranda. Mirëpo, lokalizimi me adekuat qe mbështet sot është afër Suharekës, për çka studiuesit I. Jastrebov dhe E. Çershkov vendndoshjen e Therandës e lokalizojnë në fshatin Tërnje tek fusha e Trozhdës, 15 kilometra në verilindje të Prizrenit të sotëm.

Nekropolet antike

Mirëpo, vendbanimi Theranda sipas disa studiuesve si K. Jireçek, Z. Mirdita, J. Drançolli, duhet të gjendej në vendin e Prizrenit të sotshëm, pra si pararendës i tij. Kjo mund të argumentohet me zbulimet e gjetura në këto lokalitete, si Terma ose banja romake, materiali epigrafik (në afërsi të kishës së Shën Premtes dhe të Farmakosit), si dhe mbeturinat e nekropoleve antike në vendin ku sot gjendet Muzeu Arkeologjik i Prizrenit, si dhe me pozitën e rëndësishme të Prizrenit. Bri arteries së njohur Lissum-Naissus kalonte edhe rruga antike prej Tetovës (Oaenum) nëpër Malet e Sharrit (Monte Scardo) për në Prizeren, Shkodër, përkatësisht Lezhë. Mendohet se kjo rrugë duhet të jetë ndërtuar në shekullin II p. e .s. Nëpër të, më 169 p. e. s., kaloi edhe një delegacion i Perseut, mbretit të atëhershëm të Maqedonisë që shkonte për në Shkodër. Lidhur me antikitetin e Prizrenit ishte shumë interesante edhe e dhëna e dijetarit E. Spencer, i cili themelimin e Prescoperës (Prizrenit) e lidh me kohën e sundimit të Filipit II të Maqedonisë (359-336 p.e.s.).

Dardania

Burimet historike mesjetare për Prizrenin janë të shumta. Prizrenin, Peterzenin, me këtë emër për herë të parë e ndeshim në shek. VI në veprën De aedificiis (Mbi ndërtimet) të historianit të njohur bizantin Prekopit (Precopii Caesariensis fundi i shek. V deri në vitin 565), që veproi gjatë kohës së Perandorit Justinian (527-565). Në veprën e tij gjejmë përshkrime të rëndësishme mbi territorin e Dardanisë. Nga vepra në fjalë shihet se për tu mbrojtur nga sulmet e popujve barbarë perandori bizantin Justiniani (që ishte me prejardhje ilire) vetëm në Dardani ndërtoi 8 kështjella të reja dhe rimëkëmbi 61 të tjera që patën pësuar shkatërrime të mëdha me rastin e invadimeve të popujve barbarë, si hunëve, avarëve dhe sllavëve. Në mesin e kështjellave të rimëkëmbura përmendet edhe ajo e Petrizenit, e cila e zëvendësoi emërtimin e mëparshëm Therandën antike.

Në burimet bizantine Prizreni është quajtur Prisdriana. Ky emërtim gjendet ne aktdhuratën e vitit 1020 të perandorit bizantin Vasilit II.

Ky artikull eshte marre nga: http://shqypnia.com/?p=116. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqypnia.com/?p=116

Top