Privatizime
Ruli: Privatizimi i KESH-it, gati për vitin 2007
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, në një seancë të veçantë të zhvillimit të Forumit të Crans Montanës, ka diskutuar rreth sektorit të energjitikës. Mes diskutimeve, Ruli theksoi domosdoshmërinë e privatizimit të Korporatës Energjitike Shqiptare, si një nga objektivat kryesore të qeverisë. "Tashmë, qeveria shqiptare ka një plan konkret për privatizimin e Korporatës Energjitike Shqiptare dhe privatizimi do të jetë gati për vitin 2007". Plani për privatizimin e KESH-it konsiston në dy faza, ku fillimisht do të privatizohet sektori i shpërndarjes dhe më pas ai i prodhimit.
Gjithashtu, ministri i Ekonomisë, Ruli, ka bërë të ditur edhe për uljen e çmimit të energjisë për biznesin dhe në qendër të strategjisë shqiptare për energjinë alternative mbetet gjetja e gazit natyror dhe zhvillimi i kapaciteteve të interkoneksionit. Gjithashtu, Ruli ka bërë të ditur edhe për përpjekjet e qeverisë në ndërtimin e hidrocentraleve dhe termocentraleve, në mënyrë që vendi të mos gjendet më në krizë energjitike.
www.rilindjademokratike.com