Presto

Presto

ANTINOMITË E ARSYES TOLERANTE

Nga libri “Dhuna” i Slavoj Zizek

Përktheu: Arbër Zaimi

Liberalizëm apo Fondamentalizëm?

Dy Konakë Molepsur me Murtajë!

Immanuel Kant-i zhvilloi nocionin e antinomive të arsyes së kulluar. Arsyeja e fundme e njeriut në mënyrë të pashmangshme bie në kundërshtim me vetveten sapo rreket të dalë përtej konkretes që ofron ndjenja e përvoja kur përpiqet të qasë pyetje si: A ka një fillim kohor Universi, a ka një kufi në hapësirë, apo është i pafundmë? Antinomia lind sepse është e mundur të ndërtohen argumenta të vlefshme për të dyja anët e çështjes: se përfundimisht mund të demonstrojmë që universi është i fundmë si dhe që universi është i pafundmë. Kant-i argumenton se nëse nuk gjen zgjidhje ky konflikt i arsyes njerëzimi do të zhytet në një skepticizëm mekës, të cilin ai e quan euthanasia e arsyes së kulluar[1]. Reagimet ndaj protestave muslimane kundër karikaturave daneze të Muhamedit trazira tjetër e dhunshme që turbulloi opinionin publik në perëndim, në vjeshtë të 2005 duket se na vë përballë, në mënyrë të ngjashme, me një antinomi të arsyes tolerante: mbi karikaturat mund të rrëfehen dy histori të kundërta, secila mund të jetë bindëse dhe e mirëargumentuar, pa lënë asnjë shans ndërmjetësimi apo pajtimi mes të dyjave.

Sipas liberalit perëndimor që e vlerëson lirinë e shtypit si një prej të mirave më madhore çështja është e qartë. Edhe nëse ai vetë i kundërshton karikaturat me përbuzje, publikimi i tyre sipas tij nuk e justifikon në asnjë mënyrë dhunën e turmave dhe stigmatizimin e një shteti të tërë. Ata që u ofenduan nga karikaturat duhet të kishin shkuar në gjykata e të paditnin atë që u kish shkaktuar dëm, e jo të kërkonin që një shtet që mbron lirinë e shtypit të bëjë apologji. Reagimi i muslimanëve shfaq hapur paaftësinë e tyre për të kuptuar principin perëndimor të një shoqërie civile të pavarur.

Sjelljen e muslimanëve në këtë rast e karakterizon besimi që kanë në statusin e shenjtë të të shkruarit (kjo është dhe arsyeja pse muslimanët nuk përdorin letër në tualet tradicionalisht). Ideja e të shkruarit tërësisht të shekullarizuar, për të mos përmendur ndonjë Jetë të Muhamedit siç bën Monty Python është e paimagjinueshme në kulturën islamike. Por ka më shumë se sa duket në shikim të parë. Tallja me hyjnitë është pjesë e vetë traditës fetare europiane, duke filluar që nga ritualet e grekëve të lashtë që vinin në lojë perënditë e Olimpit. Nuk ka asgjë mohuese apo ateiste tek e gjithë kjo: e tallura është pjesë përbërëse e jetës fetare. Sa për krishterimin, le të mos harrojmë momentet e ironisë karnevaleske tek parabolat dhe gjëagjëzat që tregon Krishti. Edhe vetë simbolika e kryqëzimit përmban një lloj komedie blasfeme, me mbretin Krisht që vjen përmbi gomar, me kurorën bërë nga gjembat. Krishtërimi shkëputet nga nocioni pagan i ritualeve të përmbysjes humoristike të marrëdhënieve të autoritetit, gjatë të cilave për shumë pak kohë një i çmendur vendosej në fronin e mbretit. Te krishtërimi mbreti i vërtetë del se është blasfem i vetvetes, një zot i mosbindjes, një i çmendur. Kjo është arsyeja pse në dhjetor të 2006, kur një grup parlamentarësh konservatorë-nacionalistë polakë propozuan seriozisht ta shpallnin Jezu Krishtin mbret të Polonisë, jo vetëm që përzien punët e politikës me punët e fésë; por bënë një propozim thellësisht pagan, anti-kristian, duke e huqur mesazhin ironik që mbart vetë krishterimi.

Për liberalin perëndimor përbëjnë problem edhe karikaturat antisemite dhe antikristiane që qarkullojnë në shtypin dhe në tekstet shkollore të vendeve muslimane. Atje nuk respektohen popujt e tjerë dhe besimet e tyre fetare ndërsa ky respekt kërkohet prej perëndimit. Po me sa duket muslimanët shumë pak respekt paskan dhe për vetë njerëzit e tyre, siç tregon dhe reagimi i një kleriku në vjeshtë të 2006. Sheiku Taj Din al-Hilali, kleriku më i lartë musliman i Australisë shkaktoi skandal kur u shpreh, pasi një grup muslimanësh ishin dënuar për përdhunim në grup: Po e le mishin në pjatë të zbuluar në rrugë dhe po e hëngrën macet i kujt është faji, i mishit që është lënë zbuluar, apo i maceve? Problemi është mishi i zbuluar. Natyra tepër provokative e këtij krahasimi mes një gruaje që smban vel dhe mishit të zbuluar e tërhoqi gjithë vëmendjen prej një premise tjetër, tepër habitëse, mbi të cilën ngrihej argumentimi i al-Hilali-t: nëse gratë bëhen përgjegjëse për sjelljen seksuale të burrave, mos vallë kjo nënkupton se burrat janë krejt të pashpresë kur përballen me atë çka iu duket si tundim seksual, se e paskan krejt të pamundur ti rezistojnë, se janë thellësisht të pushtuar prej urisë seksuale, pikërisht si një mace kur sheh mishin e lënë në pjatë[2]? Në kontrast me këtë supozim të mungesës totale të përgjegjësisë së mashkullit, theksimi i erotizmit publik të femrës në perëndim ngrihet mbi premisën se burrat janë të aftë të përmbahen seksualisht, sepse nuk janë skllevër të verbër të pasioneve seksuale[3].

Në perëndim ca nga partizanët e tolerancës multikulturore, që përpiqen të vënë në dukje mirëkuptimin e reagimit të muslimanëve thonë se reagimi qartësisht i ekzagjeruar ndaj karikaturave ka ndonjë shkak të fshehtë. Dhuna që mori jetë njerëzish, e cila fillimisht u drejtua kundër Danimarkës e më pas u shpërnda kundër gjithë Europës e perëndimit tregon se protestat nuk paskërkan qenë thjesht kundër karikaturave në fjalë, por kundër poshtërimeve dhe frustracioneve që lidhen me gjithë sjelljet imperaliste të perëndimit. Në javët pas demonstratave gazetarët bënin garë me njëri-tjetrin kush e kush rendiste arsyet e vërteta të protestave: pushtimi izraelit, pakënaqësia me regjimin proamerikan të Musharraf-it në Pakistan, antiamerikanizmi në Iran e kështu me radhë. Problemi me këtë linjë të apologjistëve është i qartë po të përfshijmë në ekuacion dhe antisemitizmin: antisemitizmi i muslimanëve sipas tyre nuk paska të bëjë vërtet me çifutët, por qenka vetëm një zhvendosje e ndjenjës së protestës kundër shfrytëzimit kapitalist. Mirëpo ky lloj apologjizmi e përkeqëson çështjen e muslimanëve dhe të detyron logjikisht të pyesësh: pse këta nuk merren me problemin e VËRTETË?

Nga ana tjetër një çështje po aq bindëse mund të ngrihet kundër perëndimit. Pak kohë më vonë u zbulua se e njëjta gazetë daneze që botoi karikaturat e Muhamedit, duke demonstruar qartë anshmërinë e saj, kishte refuzuar të botonte më parë karikatura të Krishtit sepse u dukeshin tepër fyese. Për më tepër para se të dilnin në manifestime publike muslimanët danezë u rrekën të ecnin në në rrugën europiane të dialogut, duke kërkuar të takoheshin me autoritetet qeverisëse. Por u injoruan. Realiteti që shfaqet pas gjithë kësaj dëshmon faktin e trishtë të rritjes së ksenofobisë në Danimarkë që sinjalizon rënien e mitit të tolerancës skandinave. Dhe si përfundim duhen analizuar gjithë ndalimet e kufizimet mbi të cilat ngrihet e ashtuquajtura liri e shtypit në perëndim. A nuk është bërë Holokausti një çështje e shenjtë dhe e paprekshme? Bash në momentin kur ndodhnin protestat e muslimanëve, historiani britanik David Irving ishte në një burg austriak, i dënuar me tre vjet, për shkak se kish shprehur dyshime mbi Holokaustin në një artikull të botuar pesëmbëdhjetë vjet më parë[4].

Si mund ti lexojmë këto ndalime ligjore të dyshimit (publikisht) të fakteve të Holokaustit? Ajo që na thotë sensi i përbashkët moral në këtë rast është e saktë, këtu ka diçka që nuk shkon: legalizimi i statusit të paprekshmërisë së Holokaustit është thellë-thellë mohimi më i rafinuar dhe më pervers që mund ti bëhet Holokaustit[5]. Ndërkohë që pranojmë gjithë faktet e Holokaustit, me të tilla ligje neutralizojmë çdo efekt simbolik të tyre. Ekzistenca e këtyre ligjeve e eksternalizon p
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1317