( Presidenti nuk e braktis ) La Moneda

Albforumi

Primus registratum
( Presidenti nuk e braktis ) La Moneda

Bombardeo_Moneda_durante_golpe_Estado_Pinochet.jpg

shkëputur nga libri Lufta-e-ftohtë-blues

(Recituar) Punëtorë të popullit tim, dua t’ju falenderoj për besnikërinë që  keni treguar gjithmonë, që i keni dhënë besim një njeriu…

Kur sakrifica nuk është e kotë, e kur bjenë bombat në çati
Kur njerez të mirë rrinë ulur e thithin hi
Kur nuk pa vëllezërit punëtorë,  pa ushtarët që s’i priste
çfarë  mendoi i vetëm në tavolinën socialiste?
S’është e çuditshme të presësh mina e plumba
Mendon ndonjëherë, mendon se pse humba?

Bormbardojnë ujqërit, bombardojnë të vërtetën
bomba mbi presidentin e bomba mbi Monedën.

Kur e ardhmja nuk vjen dhe e kur e kaluara nuk kalon,
kur klasat e prishura përsëri riformon
E kur muret bjenë si qelq e poshtë shikon kufoma,
kjo është detyra jonë? këto janë betejat tona?

Kur çakenjtë ngjiten në shkallë, s’mendon as për veten
sepse presidenti s’e braktis Monedën

I ngatërruar ca si keq në historinë tonë
Humbur besimi te njerëzimi, sot e përgjithmonë
Pak gjëra më tregojnë rrugën e të Vërtetën
ashtu si presidenti që nuk braktis Monedën.

E me çakenjtë tashmë në derë, s’mendon më as për veten
sepse presidenti nuk e braktis Monedën.

Me pushkë në dorë, mban premtimin e jep jetën,
vetëm kufomë do e braktisësh Monedën.

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook
facebook-icon.png

Posted in Lart & Poshtë Tagged: la moneda
2367
2367
2367
2367
2367
b.gif

Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2367. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2367

Top