[PREMIUM] Kodimi i një faqeje të plotë me HTML dhe CSS

Albforumi

Primus registratum
[PREMIUM] Kodimi i një faqeje të plotë me HTML dhe CSS

<p style="text-align: center;">
shiko-demon.png
</p>


Interneti është vërtetë një mjedis i bukur dhe që po tërheq në vete persona me profesione nga më të ndryshmet të cilët kanë vendosur të punojnë për të. Interesi i madh i bizneseve për të reklamuar produktet apo shërbimet e tyre, lindja e bizneseve që e bazojnë aktivitetin në internet dhe tranzicioni i shumë shërbimeve desktop në aplikacione web janë vetëm disa nga arsyet që e kanë bërë internetin të jetë kaq tërheqës si mjedis pune. Në këtë kategori hynë patjetër edhe grafistët të cilët duan të zgjerojnë gamën e shërbimeve dhe rrjedhimisht të sigurojnë më tepër të ardhura personale. Problemi i vetëm për grafistët është fakti se të ndërtosh një website të plotë duhen njohuri të mira teknike që kanë të bëjnë me shkrimin e kodit; dhe vetëm fjala “kod” për pjesën më të madhe është aq tabu sa nuk i hynë fare telasheve dhe vazhdojnë punën tradicionale.</p>


Qëllimi i kësaj guide të gjatë është t’ju tregojë se të shkruani kod HTML dhe CSS për të vënë në “jetë” një website nuk është aspak si mund ta keni imagjinuar deri tani. Nuk ka nevojë të lexoni dhjetëra libra abstraktë, të mbani mend qindra funksione apo të planifikoni realizimin me orë të tëra. Absolutisht që jo! Çfarë ju duhet është një memorje modeste për të fiksuar disa tage HTML dhe veti CSS, pak aftësi analitike për të gjykuar cila zgjidhje është më e mira dhe një dozë e vogël durimi (fatkeqësisht doza të tilla nuk shiten në farmaci) për ta çuar gjithçka deri në fund. Mendoni se i përmbushni kërkesat? Nëse përgjigja është po (besoj se është), atëherë mund të bëheni një kodues i mirë në HTML dhe CSS. Më e bukura është se do keni një seri guidash të tilla në të ardhmen për të mësuar edhe më tepër nga skenarët reale dhe për të përftuar teknika e truke të ndryshme.
Doni të shihni të gjithë artikullin? Ju duhet të Regjistroheni për tu bërë anëtar Premium dhe të përfitoni nga shkrimet tona të larmishme ose mund të Kyçeni nëse keni një llogari në faqen tonë.</p>


[PREMIUM] Kodimi i një faqeje të plotë me HTML dhe CSS &euml;sht&euml; nj&euml; postim nga: Feniksi.Com - Thesari i Njohurive</p>

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.feniksi.com/?p=1222
 
Top