...predikojnë një jetë të bastarduar, një jetë prej lumpeni...
<span style="font-style: italic">IMPERIALIZMI DHE REVOLUCIONI (BOTIMI I II-TË)</span>
<span style="font-weight: bold">...predikojnë një jetë të bastarduar, një jetë prej lumpeni, një shoqëri të shfrenuar degjenerimi, një shoqëri të ashtuquajtur konsumi...</span>
PARATHËNIE PËR BOTIMIN E PARË
Që kur doli „Manifesti i Partisë Comuniste” i Marksit e i Engelsit më 1848 e deri më sot lufta midis marksizmit revolucionar e oportunizmit, si në fushën politike ashtu edhe në atë ideologjike, është përqendruar rreth një problemi: A është apo nuk është pi nevojshëm revolucioni për transformimin e shoqërisë mbi baza socialiste, a ekzistojnë apo nuk ekzistojnë kushtet për ta kryer revolucionin, a mund të bëhet ai me rrugë paqësore apo është e domosdoshme dhuna revolucionare?
Borgjezia e oportunistët, me tërë teoritë e tyre, që numërohen me dhjetëra për të mos thënë me qindra, janë përpjekur e përpiqen të mohojnë të vërtetën e pakundërshtueshme, se kontradikta themelore e shoqërisë kapitaliste është ajo midis shfrytëzuesvee të shfrytëzuarve, të mohojnë vendin dhe rolin historik të klasës punëtore, të mohojnë edhe vetë luftën e klasave si faktori determinant i zhvillimit dhe i përparimit të shoqërisë njerëzore. Qëllimi i tyre ka qenë dhe është të çoroditin ideologjikisht proletariatin, të pengojnë revolucionin, të përjetësojnë shfrytëzimin kapitalist, të shkatërrojnë marksizëm-leninizëm, shkencën fitimtare të revolucionit dhe të ndërtimit të socializmit.
Të gjithë këta kundërshtarë e armiq të proletariatit e të revolucionit janë përpjekur ta shpallin markzisëm-leninizëm si të vjetëruar dhe të ndërtojnë „teori“ të ndryshme, gjoja në përshtatje me kushtet e reja historike, me ndryshimet që kanë pësuar kapitalizmi, imperializmi, me evolucionin që ka bërë përgjithësisht shoqëria njerëzore.
Kështu Bernshtajni shpalli të vjetëruar Marksin dhe Kautski, duke spekuluar me kalimin e kapitalizmit në imperializëm, mohoi revolucionin. Shembullin e metodat e tyre i ndoqën edhe gjithë revizionistët modernë, duke filluar nga Brauderi e Titola, Hrushovi e “eurokomunisët“ dhe deri te „teoricienët“ kinezë të „tri botëve“.
Nën pretekstin fals se gjoja e zbatojnë dhe e zhvillojnë marksizëm-leninizëm „në mënyrë krijuese“, duke ia përshtatur kushteve të reja që janë krijuar sot në botë, të gjithë këta antimarksistë përpiqen ta mohojnë ideologjinë shkencore të klasës punëtore dhe ta zëvendësojnë atë me oportunizmin borgjez.
Proletariati, revolucionarët dhe partitë e tyre të vërteta marksiste-leniniste kanë zhvilluar dhe zhvillojnë kundër revizionizmit modern dhe rrymave të tij të ndryshme një luftë të ashpër, që nuk ka pushuar e nuk do të pushojë kurrë.
Revizionistët, borgjezia reaksionare dhe partitë e saj përpiqen të qeorinë tonë, makrsizëm-leninizmin, ta quajnë dogmë, një diçka fikse, të ngrirë, që gjoja nuk u përshtatet kohërave aktuale, të cilat janë plot dinamizëm e gjallëri. Por, po të jetë fjala për dinamizëm dhe gjallëri, këtë e ka vetëm marksizëm-leninizmi, mbasi është teoria e klasës punëtore, që është klasa më e përparuar e shoqërisë, klasa më aktive dhe më revolucionare, që mendon drejt, që prodhon të mirat materiale dhe është gjithnjë në aktivitet.
Përpjekjet e borgjezisë dhe të ideologëve të saj, të cilët mundohen të bindin njerëzit se marksizëm-leninizmi qenka vjetruar dhe nuk u përgjigjet „kohëve moderne“, kanë për qëllim të luftojnë ideologjinë shkencore të proletariatit dhe ta zëvendësojnë atë me disa teori që predikojnë një jetë të bastarduar, një jetë prej lumpeni, një shoqëri të shfrenuar degjenerimi, një shoqëri të ashtuquajtur konsumi. Teorizimet që pretendojnë se tani gjoja janë gjetur format e një shoqërie të re në lëvizje e në përparim të përhershëm, synojnë gjithashtu të godasin mendimin përparimtar revolucionar të proletariatit, ideologjinë e tij udhëheqëse, të përjetësojnë shtypjen dhe shfrytëzimin kapitalist.
Teoria jonë, siç na mëson Lenini, gjykon dhe përcakton drejt format dhe metodate luftës klasore. Ajo qëndron e lidhur ngushtë me problemet praktike që nxjerr jeta, që nxjerr epoka. Kjo armë na ndihmon ta analizojmë dhe ta kuptojmë drejt në çdo moment kursin e zhvillimit njerëzor, të analizojmë dhe të kuptojmë drejt çdo kthesë historike të shoqërisë, të kryejmë transformimin revolucionar të saj.
Partia jonë në Kongresin e 7-të demaskoi gjithë korentet e ndryshme revizioniste, midis të cilave edhe teorinë kineze të „tri botëve“. Ajo, duke theksuar rëndësinë jetike që ka marksizëm-leninizmi për fitoren e revolucionit, të socialismit dhe të çlirimit të popujve, hodhi poshtë me vendosmëri tezat e pikëpamjet borgjeze-oportuniste mbi etapën e tanishme të procesit historik botëror, që mohojnë revolucionin e mbrojnë shfrytëzimin kapitalist, dhe theksoi me forcë se asnjë ndryshim në zhvillimin e kapitalizmit e të imperializmit nuk justifikon „shpikjet“ dhe trillimet revizioniste. Kritika parimore dhe demaskimi i pandërprerë i teorive antirevolucionare e antikomuniste janë të domodsoshme për të mbrojtur marksizëm-leninizmin, për të çuar përpara çështjen e revolucionit e të popujve, për të treguar se teoria e Marksit, Engelsit,Leninit dhe e Stalinit qëndron kukrdoherë e re, busull e sigurt drejt fitoreve të ardhshme.

![url]](/proxy.php?image=http%3A%2F%2F%5Burl%3D%22http%3A%2F%2Fwww.enverhoxha.com%2Fshqip%2Ffotoalbumi%2F09.jpg%22%5Dhttp%3A%2F%2Fwww.enverhoxha.com%2Fshqip%2Ffotoalbumi%2F09.jpg%5B%2Furl%5D&hash=03cebd7895548dd37c9e31373991dff7)