"Preç-Zogezimi" berishian i te Djathtes.
“PREÇ-ZOGËZIMI” BERISHIAN I TË DJATHËS
Fushata më e fundit llafologjike ( jo demagogjike, sepse edhe demagogjia ka njëfarë vlere, rregulli e serioziteti në vete-vete) për tufëzimin e të djathtës në një parti apo “front” opozitar të vënë në rresht si ushtarë nën komandën e Berishës ka përfunduar në një proces qesharak të “preç-zogëzimit” berishian të të djathtës.
Është Preç Zogaj që ka marrë rolin e tellallit dhe të predikuesit më të zellshëm të nismës së re politike berishiane. Dalin nganjëherë në ekran edhe Besnik Mustafaj dhe Spartak Ngjela për të lyer me graso berishiane rrotat e dhëmbëzuara të politikës opozitare që rrotullohen më shumë në boshllëk. Por politikani viskoz Mustafaj dhe politikani daullexhi Ngjela nuk e luajnë dot me sukses sa Zogaj atë rol që i duhet Berishës.
Kurse Preç Zogaj i ka të gjitha cilësitë për të qenë zëdhënës i pështirë i një politike që vetëm pështiros. Preçi ka sjelljet e një prifti laik. Preçi është bashkëpuntor i Sigurimit. Këtë ai e ka pranuar vet. Këtë ia dinte Ramiz Alia kur e planifikoi si njërin nga të dymbëdhjetët që do të visheshin me pardësy të bardha në fund të vitit 1990 për të bërë partinë e parë opozitare, gazetën e parë opozitare në Shqipëri nën kontrollim e fshehtë ramizian. Këtë ia kujton edhe “Zëri i Popullit” më19 janar 2003, kur do të tallet me Berishën. Gazeta e socialistëve ia përmend Preçit edhe pseudonimin që ka patur në Sigurim “Çiftelia” që ia dekonspiruan pikërisht shokët e tij pëdëistët salistë dikur. Këtë ia kanë shënuar në biografi e trumbetuar në shtyp PD e Berisha kur kanë dashur ta diskreditonin.Këtë ia kanë “falur” Sali Berisha e Aleksandër Meksi kur deshën përsëri ta mëshironin për interes të tyre kuptohet. Këtë ia ka ditur Partia Socialiste kur e mobilizioi të rrëzonte pushtetin e malokut Berisha në vitin 1997 dhe e përdori nëpër nëpunësira të larta të pushtetit socialist deri sa e flaku tutje si leckë të pisët, duke e hedhur në rrugën e madhe të politikës ku nuk ia h kthente më sytë kush.
Pikërisht ngaqë ia di këtë gjë Berisha e ngre sërish këtë leckë të hedhur nga pluhuri i politikës par ta përdorur edhe një herë të fshijë syzet e mjegulluara të politikës së tij. Berisha ka thënë se ka shumë respekt për spiunët e ndershëm të Sigurimit. Berisha ndershmërinë e kupton pikërisht sipas imazhit të Preç Zogajt që nuk pyet për kurrfarë parimi ndershmërie.
Preçi është i pasionuar dhe i gatshëm për gjithfarë pazaresh politike, sado të ndyra e të paparimta të jenë ato. Ai është i etur të gjejë një qoshe politike e pushtetore për vete edhe nëse duhet ta lyejë dhe ta përlyejë fytyrën me gjithfarë pisllëqesh. Preçi ishte ministër demokrat në qeverinë e stabilitetit, u bë ministër aleancist në qeverinë e revanshizmit socialist. Kapardiset pse është bërë “deputet i Dushkut” nanoist në vitin 2001.Tani ka qejf përsëri të jetë njëfarë ministri në ndonjë qeveri të shkërdhatokracisë demokrato-socialiste, socialisto-demokratike apo e edhe të utopisë berishiane ose thjesht në një qeveri hije që e kërkon Fatmir Mediu. Preçi ëndërron për poste të larta, por bëhet dhe hipokrit e deklaron se pranon të jetë edhe ushtar i thjeshtë në taborrin e bashkuar berishian. Po të mos kishste qenë një karrierist i thekur dhe një i urdhëruar për role të pabesa nuk kishte përse të flskej nga radhët e PD-së. Preçi është hequr si i djathti i të majtëve dhe i majti i të djathtëve, edhe i qendrës edhe i qendrës së djathtë. Tani është gati të vetshpallet edhe i djathtë fare, meqenëse nuk i bëjnë vend midis të majtëve. Preçi është lëng politik që ka nevojë për një enë sido që të jetë ajo, veç të mos derdhet e humbasë në pluhurin e rrugës e të mospërfilljes.
I numruam të gjitha këto jo për t’i rënë në qafë Preçit, sepse të gjitha këto janë thënë me kohë, por për të treguar se çfarë imazhi kërkon t’i japë Berisha “opozitës së bashkuar” që të vijë në pushtet. I numruam për të treguar se cili është ai burri me emrin Preç që po bërtet më shumë se të gjithë, më me paturpësi se të gjithë se vetëm po të krijohet një “opozitë e bashkuar” me imazhin e tij dhe perversitetin politik të tij atëherë opozita ia marrka pushtetin të majtës. Po edhe sikur t’ia marrë çfarë fiton Shqipëria, demokracia, populli që të ketë një pushtet me imazhin e amoralitetin politik të Preç Zogajt, gjeneralit andart Arben Imami, të Spartak Ngjelës, Besnik Mustafajt që kurrë nuk kanë pasur shtyllë kurrizore politike?!
Si mund të besojnë njerëzit me mend e përgjegjësi qytetare, demokratike se Berisha duke i dhënë opozitës së unifikuar në një parti ( me apo pa fraksione), apo në një “front” të komanduar imazhin e Preçit, Arben Imamit e të ngjashmëve me ta i bëka shërbim politikës shqiptare e Shqipërisë? Është tallje cinike që shpëtimin e Shqipërisë ta premtojnë ata që e rrënuar vendin, që shkatërruan demokracinë, që varrosën rolin e PD-së. Berisha po tallet keq me ata që ka pranë tij në PD-në e mbetur, që janë të shushatur dhe vetëm heshtin e vështrojnë si guakë kur Preç Zogaj po del shpëtimtari i situatës, që hiqet si ushtar i tyre me synimin t’ua marrë pilafin e thartuar politik nga gaveta.
Berisha nuk di si të manipulojë më me këmishat e bardha që mblodhi rreth vetes në vitin 2001. Prandaj po mundohet të grumbullojë edhe një herë pardësytë e bardha të vitit 1990-1992. Por pardësytë e bardha janë ndotur e zhubravitur edhe më shumë se këmishat e bardha. Viti 1990 dhe 1992 kanë ikur e nuk mund të kthehen më dhe as që duhet të kthehen më sepse Shqipëria nuk nevojë të përjetojë një cikël dytë shkatërrues si ai që pëjetoi gjatë 12 viteve të shkuara. Berisha mund të jetë i kënaqur me gatishmërinë e Preçit e të Imamit sepse vetëm ata po i shkojnëpas avazit. Kurse të tjerër që u bënë firar ose u dëbuan nga PD-ja nuk po tregojnë ansjë entuziazëm pëe ofertën berishiane sepse e dinë që është pemë pa kokkra. Berisha pret t’i vijë Selami nga Amerika. Ta zëmë se erdhi. Çfarë mund të sjellë prej andej? Asgjë më shumë se zhgënjimin etij dhe zhgënjimin për të tjetrët.
Përderisa Berisha shpëtimin po e kërkon në “preç-zogëzimin” e opozitës dhe të djathtës do të thotë se ka falimentuar me të gjitha. Kjo me siguri do t’ia ulë e nuk do t’ia rrisë peshën opozitës berishiane në politikën shqiptare. Pikërisht nga preç-zogëzimit berishian i politikës së djathtë njerëzit duhet ta kuptojnë se PD dhe opozita bershiane nuk kanë më asgjë të mirë për të ofruar dhe nuk meritojnë asnjë vemendje. Duhen vizione të reja në të kundërt të preç-zogëzimit berishian.
20.01.2003 Abdi Baleta