Postmodernja, ose logjika e politikës në Kosovë

Albforumi

Primus registratum
Postmodernja, ose logjika e politikës në Kosovë

Postmodernja, ose logjika e politikës në Kosovë

Agon Hamza

Njëri ndër dëmet më të mëdha që i është bërë mendimit dhe dijes në përgjithësi, është etablimi i profesionit të analistit. Në funkionin e tij shoqëror, analisti është negacioni i mendimit, i dijes, i intelektualit. Niveli i debatit është duke kaluar në fazën më dekadente të tij. Institucionet që shkak të ekzistencës e kanë dijen, si Akademia e Shkencave e Arteve, Institutet e shumta, Universiteti, etj janë bërë sinonim i dekadencës, vyshkjes dhe degjenerimit intelektual. Përveç riprodhimit ideologjik të miteve, konstruktimit të tjerave, stimulimit të impotencës intelektuale, depolitizimit të vazhdueshëm në emër të politikës e patriotizmit, Institucionet e Dijes e kanë shkatërruar secilën praktikë shkencore, duke e zëvendësuar atë me mistifikim ideologjik të të gjitha praktikave të Dijes. Si zëvendësim, kemi inagurimin e pozicionit të analistit (ose ekspertit), me të cilin lehtësisht identifikohen edhe profesorët universitar e studiuesit/hulumtuesit “shkencorë” të instituteve. Në instancë të fundit (hiq interpelimin publik që ju bëhet në nivel të thirrjeve akademike/profesionale), ata përfaqësojnë të njejtin funksion publik.

Çka do të thotë kjo? Secili studim serioz për raportet politike, ekonomike e ideologjike përbrenda një shoqërie të caktuar, theksin kryesor e vendosë jo vetëm në marrëdhëniet e prodhimit, por në riprodhimin e vet këtyre marrëdhënieve. Kjo do të thotë që në secilin formacion shoqëror, kushti i domosdoshëm për mirëmbajtjen e vetvetes, nuk është vetëm prodhimi (material), por riprodhimi i vet marrëdhënieve të prodhimit. Althusser shkruan se formacioni shoqëror ekzistues, duhet të riprodhojë kushtet e prodhimit, gjatë kohës sa prodhon, me qëllim që prodhimi të vazhdojë. Rrjedhimit, ai duhet të riprodhojë: a) forcat prodhuese, dhe b) marrëdhëniet ekzistuese të prodhimit. Kjo do të thotë që për të mirëmbajtur vetveten si formacion shoqëror, ai duhet të riprodhojë mjetet e prodhimit dhe riprodhimin e fuqisë punëtore.

Nëse këtij elaborimi i hiqet veloja e abstraksionit (siç na thonë arrogantët e faqeve të verdha, të ashtuquajturit analistë/ekspertë, për secilin interpretim ose praktikë teorike), mund të thuhet se për unifikimin e marrëdhënieve të prodhimit në hapësirën shoqërore të organizuar politikisht, riprodhimi i tyre ka funksionin e ideologjisë zyrtare. Ideologjia zyrtare ka funksionin e okupimit të hapësirës shoqërore nëpërmjet instalimit të predikateve të veta si vlera shoqërore. Predikatet ideologjike të cilat paraqiten si vlera shoqërore synojnë përvetësimin e hapësirës shoqërore, nëpërmjet krijimit të universalitetit fals nëpërmjet predikateve si, liria, barazia, etj. Riprodhimi i kushteve të prodhimit nuk nënkupton riprodhimin e mjeteve që i riprodhojnë mallërat, vlerën, punën, etj. Përkundrazi, riprodhimi i kushteve të prodhimit ka të bëjë pikërisht me riprodhimin e atyre rrethanave, të cilat e mirëmbajnë spektrin socio-ideologjik të prodhimit material. Me fjalë të tjera, thënë në mënyrë të tej-thjeshtëzuar, riprodhimi i kushteve të prodhimit është riprodhim i ideologjisë sunduese/hegjemone. Por, cili është raporti i analistit me ekspertin, në fushën e riprodhimit të ideologjisë?

Në fillim të shkrimit, analistin dhe ekspertin i vendosa në të njejtën linjë ideologjike. Në fakt, për hir të korrektësisë, me lejoni të them se ndërmjet analistit dhe ekspertit ekziston i ashtuquajturi “narcisizmi i dallimeve të vogla”: përderisa analisti medial është komplet i zhveshur nga dija (madje edhe nga ajo teknike), ai mbetet prodhim publicitar/medial, eksperti është subjekt i prodhimit universitar, dija e të cilit është ideologjike: ekspertët sot janë ekspertë të ekonomisë, decentralizimit, integrimeve europiane, etj (paçka që problemet më të mëdha shoqërore janë pikërisht nga fushat në të cilat ka ekspertë më shumë). Këtu raporti është suplementar: eksperti i plotëson substancialisht predikatet ideologjike të prezentuara nga analistët. Megjithë thjeshtësinë mekanike të këtij argumenti, në instancë të fundit, analistët mediatikë dhe ekspertët universitar janë dy anët e së njejtës medalje.

Debati akademik në Kosovë nuk ekziston. Mungesa e debatit akademik e intelektual është pasojë direkte e mungesës së akademisë. Dhe këtu ka një histori. Kjo është historia e dekadencës intelektuale përgjatë viteve të 90ta. Një mik i imi e dha verdiktin për vitet e 90′ta: ato ishin vite të errëta/Mesjetë. Apartheidi politik i ushtruar ndaj nesh përgjatë viteve të 90′ta, padyshim se hapi edhe shumë vraga intelektuale e kulturore. Por, në kohën e represionit politik, të pamundësisë së plotë, lëvizjet intelektuale, intelektualët në përgjithësi, e përjetojnë rilindjen e tyre. Rilindja është dalje nga kushtet e opresionit. Rilindja intelektuale është e kushtëzuar nga rrethanat politike. Nëse kjo formulohet ndryshe, atëherë mund të thuhet se lëvizjet emancipuese (intelektuale e politike) dalin vetëm nga kushtet e represionit politik e ekonomik. Gjatë viteve të 90′ta, intelektualët dështuan tërësisht në artikulimin intelektual e teorik të projektit politik. Althusser thoshte se disfatat politike nuk janë rezultat i raportit të forcave, por ato janë rezultat direkt i dobësisë së teorisë sonë. Në vitet e 90′ta kur apartheidi politik ishte në kulmin e tij, skena intelektuale e Kosovës u dëshmua tërësisht impotente: projekti politik i Rilindjes, që nënkupton një projekt politik e kulturor emancipues, nuk u artikulua. Formula maoiste braktisi iluzionet, bëhu gati për betejë, u zëvendësua me kapu tek iluzionet, bëhu gati të dorëzohesh. Në këtë kontekst, dorëzimi nënkuptonte kapjen në postmodernën, si përgjigje për problemet politike e kulturore të viteve të 90ta. Pas Majit 68 të Parisit, në Francë lindën një grup i filozofëve, të cilët nga filozofët e Parisit me përbuzje u quajtën filozofët e rinjë. Ata i braktisën problemet e Majit të 68të, dhe e filozofinë e nënshtruan ndaj obskurantizmit ditor medial e politik. Filozofët e rinj janë negacion i mendimit; ata personifikojnë përmbysjen e tezës së Maos, kur vendosën të kapen për iluzione. Postmoderna  në Kosovë kishte këtë funksion shoqëror: braktise emancipimin/rilindjen, përqafoje reaksionin. Postmodernja është emri tjetër për dorëzim. Në fakt, ajo edhe është zgjidhja më e lehta teorike, intelektuale e politike. Postmodernja është sofizmi i sotëm, siç thotë Badiou: sofistët janë ata për të cilët dallimi ndërmjet të mirës dhe së keqës nuk përbën çështje. Postmodernja është simptomë e dëshpërimit romantik, që funksionon sikurse ai këngëtari punk, si anti-konformist që është, i dëshpruar nga konsumerizmi dhe në kërkim të individualizmit, pas koncertit të radhës, shpall se asgjë nuk ka kuptim, se e ardhmja nuk do të jetë më e ndryshme se e tashmja, dhe i dëshpëruar, ai ngushëllohet nga konsumi i dozës së rregullt të nihilizmit.

Si shpjegohet raporti i politikës me varfërinë intelektuale? Shembulli par excellence është kryeministri Hashim Thaçi. Nuk është vetëm varfëria e skenës politike (në dy dimenzionet e saj: varfërinë e saj strukturore dhe varfërinë e alternativës politike) ajo që e mundëson një njeri si Thaçi të bëhet kryeministër. Dekadenca intelektuale, mosekzistenca e intelektualizmit si aktivitet shoqëror (e jo elitist), e teorisë si praktikë e intervenimit teorik në fushën e politikës, është ajo që e hap hapësirën për politikanët si Thaçi. Menjëherë pas përfundimit të luftës, një intelektual thoshte se Hashim Thaçi është ndër ata njerëz që fjalinë të cilën e fillon me ju, e përfundon me ti. Kjo nuk duhet të lexohet në kuadër të shovinizmit elitist (ose mikro-borgjez) ndaj një njeriu nga prejardhja më e ulët klasore: sepse Thaçi si kryeministër nuk përfaqëson (sado problematik që është koncepti i përfaqësimit) as kategoritë shoqërore nga klasa që ai dikur i takonte (fshatarësinë, punëtorët, kategoritë e dala nga lufta, e
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1401

Top