Post zgjedhjeve
Duke pare qe pas 18 muajve qeverisje, PD-ja morri nje shuplake te forte me humbjen ne zgjedhjet vendore te 18 Shkurtit, do doja te analizonim mbi faktoret qe çuan ne keto rezultate.
Ku i dihet mbase keto analiza nga anetaret e thjeshte te AF-se, qe njekohesisht jane qytetare te ketij vendi, do i japin mundesine PD-se te rekuperoje gabimet ne keto 2 vjet qeverisje qe i kane ngelur dhe te tregoje qe di te qeverise pertej demagogjive te zakonshme.
Shkurtimisht ne gjykimin tim Kryeministri ka peshen kryesore ne kete humbje. Jane nje sere gabimesh qe nga menyra autoritare e qeverisjes qe ndjek, legalizimet absurde qe beri, deri tek demagogjite e premtimeve per luften antikorrupsion. Berisha nese nuk jep doreheqjen, qe do ishte nje veprim logjik, duhet medoemos te riformatoje menjehere gjithe qeverine dhe t'ia delegoje kompetencat specialisteve te sektoreve perkates dhe jo te beje te gjitha funksionet: te rojes, pastrueses, drejtorit dhe ministrit te dikastereve perkatese.
I dyti per nga rendesia ne deshtimin e madh te PD-se eshte profesori i nderuar dhe Ministri i paafte z. Genc Ruli. Ne 2 vjet qeverisje ka mbjelle 2 krizat me te medha energjetike ne vend.
Z. Ruli menjehere duhet larguar nga qeveria per mendimin tim.
I treti qe ka peshe ne humbjen e PD-se eshte Ministri i paafte z. Basha. I projektuar si kandidati i ardhshem i Bashkise se Tiranes, ai deshtoi "me sukses" ne krye te Ministrise se Transportit, Telekomunikacionit dhe Puneve Publike. Ne 18 muaj drejtimi te dikasterit ka pshurrur me asfalt vetem 2 rruge (megjithese u mburr sikur i ka ndertuar te reja) ate Berat-Lushnje dhe Fushe Arrez-Kukes. Mjafton te dalesh ne Sauk dhe e sheh se sa per turp jane rruget kur humbet makina mes gropave ne rrugen nacionale. Akset e medha lidhese Tirane-Elbasan dhe Lushnje-Fier kane ngelur ne meshire te fatit prej paaftesise dhe korrupsionit qe ka bere z. Basha.
Duhet larguar me shkelma dhe ky njeri nga Qeveria per paaftesi dhe i korruptuar.
Z. Berisha duhet t'u largohet sa me pare KLAN-eve te ndertimit te thurrura me vetedijen e tij nga z. Rusmajli, sepse "duart e pastra" po zhyten gjithmone e me thelle ne mxtin e korrupsionit.
Nje faktor tjeter qe solli humbjen e PD-se ne keto zgjedhje ishte hartimi i gabuar i fushates se zgjedhjeve per Kryetar Bashkie ne Tirane. Nuk mund ta barazosh me zero punen e Rames ne Tirane, sepse njerezit mund te mos kene vesh, por sy kane ama.
Nderkohe qe z. Berisha ne 18 muaj qeverisje nuk solli nje model se si e mendonte ai ta ndertonte Tiranen dhe gjithe Shqiperine, s'kishte fytyre sesi t'u tregonte shqiptareve qe Rama eshte hajdut dhe nuk punon.
Ne 18 muaj Qeveria me Policine Ndertimore ka treguar paaftesi ne kontrollimin e territorit nga ndertimet pa leje, nderkohe qe me botonte libra demagogjik me Planin Rregullues qe do e realizonin per 6 muaj.
Gjuha e ashper qe u perdorur dhe akuzat shpesh te pavertetuara nga PD-ja, i dhane te njejten shuplake Berishes qe morri Nano ne zgjedhjet e 2005-es, kur foli me te njejten gjuhe. I ka ikur koha kesaj politike z. Kryeminister, robt jane te lodhur nga klithmat histerike qe leshoni here pas here.
Z. Kryeminister sado te mire te jene tropojanet dhe dibranet (gje qe nuk e ve ne dyshim), nuk mund ta qeverisesh kete vend vetem me ta, thjesht se jane mbeshtetesit tuaj dhe njerezit e konsideruar me besnike. Nuk qeveriset vendi me ligjet primitive te besimit, por me ligjet e Kushtetutes dhe me delegimin e kompetencave tek personat pergjegjes.
Mjaton te shohesh zonen e ish-Bllokut e cila votoi 66% kunder PD-se (duke qene se punoj aty dhe pak a shume i kam thithur disa opinione),ne fakt me teper ishte vote kunder z. Berisha dhe politikes se tij krahinore qe ka perdorur ne qeverisje, se sa dashuria e madhe per Edi Ramen.
Ju ftoj ta pasuroni temen me gjykime te tjera rreth humbjes se Partise Demokratike ne zgjedhjet lokale dhe te sugjeroni menyrat e duhura se si duhet qeverisur ky vend.