Post-politika mes Kozmopolitanësh dhe Nacionalistësh

Arbër Zaimi

Klasa e pushtetarëve shqiptarë tashmë e falimentuar moralisht e ka gjithnjë e më të vështirë të mobilizojë elektoratin e saj nëpërmjet retorikës politike. Hendeku moral e material midis shpërfilljes e hedonizmit të zotëruesve të pushtetit dhe sikletit dhe ndotit që kjo klasë politike ngjall në popull është tashmë aq i madh, sa asnjë mesazh politik nuk mund të merret seriozisht, nuk mund të besohet më. Shumë shqiptarë në përditshmërinë e tyre janë shndërruar me plot të drejtë në skeptikë, ata nuk duan më të dëgjojnë për rritje taksash apo ulje taksash, për shtet social apo për shtet të tregut të lirë, për mjekësi private apo universale, për arsim privat apo për arsim publik. Me pak fjalë, popullit i është pështirosur politika e cila në njëzet vjet rresht i është servirur në menyrën më të padenjë.

Logjika ta do që në këtë moment, pikërisht për të thyer ecurinë monotone e regresiste kësaj politike banale do të duhej të lindte Politikja, risia, ajo ngjarje që do të bënte të rilindte shpresa. Mirëpo, siç konstaton filozofi Alain Badiou e rrallë është ekzistenca e ngjarjeve, e siç ka ndodhur rëndom në histori risitë shpesh i mbyt tendenca konservative e atyre që kanë interes të ruajnë status quo-në, apo mungesa e shtyllës kurrizore tek ata që mëtojnë të përfaqësojnë rininë. Shkurt, e reja nuk po duket në horizont dhe për momentin na mbetet veç të analizojmë këtë realitet politik për të cilin nisëm të flasim. Në tryezë të analizës gjenden pra masat mosbesuese e të zhgënjyera që nuk duan as të dëgjojnë të flitet për politikë dhe elitat e pushtetit që edhe pse kanë kontributin më të madh për vrasjen e politikës, kanë gjithsesi nevojë të mobilizojnë këto masa, ti çojnë ato në kutitë zgjedhore ku mbase votohet për emra të ndryshëm, por aspak për alternativa të ndryshme. Në konceptin e Antonio Gramsci-t për hegjemoninë bëhet e qartë se dominimi e shfrytëzimi nuk janë thjesht ekonomikë (si pretendojnë marksistët klasikë) por edhe politikë e kulturorë. Vetëm përmes propagandave mobilizuese që ngjizin identitete të tilla (politike e kulturore) pushteti politik arrin të garantojë mbijetesën, vetëm përmes kësaj propagande pushteti ekonomik arrin të garantojë konsumin, e kështu me radhë

Po që të kthehemi në Shqipëri, ajo që më intereson në këtë shkrim është të shihet me kujdes se në çmënyrë politika i thërret qytetarët për ti mobilizuar. Natyrisht nuk vlejnë më dogmat e doktrinat politike sepse ato tingëllojnë të pasinqerta në gojë të profanëve që nuk janë kujdesur kurrë për të kultivuar ide, apo për të perceptuar e konceptuar realitetin. Por mjeshtra të kopjimit, siç janë rëndom politikanët shqiptarë, ata e kanë marrë zgjidhjen nga vendet e tjera europiane, se edhe aty një fenomen i ngjashëm ka ndodhur në vitet e fundit sa i përket depolitizimit të politikës. Në periudhën e quajtur post-ideologjike polarizimi politik ka pushuar së qeni i ndarë në të majtë e në të djathtë dhe ka krijuar dasinë e re (tepër të zbrazët) midis liberalëve globalistë kozmopolitë dhe patriotëve konservatorë nacionalistë.

Në Shqipëri thirrjet kryesore për mobilizim, tash e njëzet vjet kanë të bëjnë me një lloj kozmopolitanizmi kulturor e me një lloj liberalizmi ekonomik. Duke njohur kompleksin e shqiptarëve të prangosur për një kohë të gjatë brenda kufijve e të zhveshur nga çdo lloj individualiteti apo prone personale, politika nuk e pati të vështirë të shpërndajë në tubat e propagandës tezat e tregut të lirë dhe të integrimit. Paçka se në tregun e lirë global shqiptarët skanë me se të shkëmbejnë ndonjë mall, sepse nuk prodhojnë gjë, paçka se integrimi në struktura europiane apo atlantike ngjan më tepër me një lugë bosh kur përmendet në sy të qytetarit mesatar shqiptar që paguhet 250 euro në muaj, apo në sy të 18% të popullit që merr më pak se 1 euro në ditë Dikush mund të thotë që integrimi në sens afatgjatë do të mund ta përmirësojë këtë realitet, por si? Përse nuk po ndodh kështu në Bullgarinë e në Rumaninë e integruar tashmë? Mirëpo nuk është vetëm ekonomia dhe politika, paradigma e globalizmit mbështetet fort edhe në një dimension kulturor, për të krijuar hegjemoninë. Për shembull shqiptarëve u shitet si i suksesshëm kushdo që është arsimuar jashtë shtetit, në dëm të atyre fatkëqinjve që mund të njohin me kompetencë fushën e tyre por kanë fajin e pashlyeshëm të të studiuarit në atdhe. Po ashtu, si model i jetës së mirë vijon të propagandohet (mes telenovelave e filmave, po edhe nëpër legjenda urbane) jetesa kozmopolite, udhëtimet e pambarimta, shopping-u nëpër qytete tejendanë globit, konsumi i shfrenuar i kotësive, fotografitë para veprave të shquara të artit, apo ekzotizma nga më të ndryshmet. Njerëz që promovojnë modele të tilla u rekrutuan shumë shpejt nga politika, mjaft të përmendim këtu retorikën e partisë G 99, apo aktivitetet e KOP-it. Madje në fushatën e fundit elektorale qe shumë e lehtë të vije re se si jo vetëm yjet e jashtështetshme Erion Veliaj e Gert Bogdani, po edhe ata më pleqtë mes politikanëve tashmë i kishin krijuar vetes aureolën e njeriut të shëtitur, e njeriut që e do Europën dhe Amerikën, e kozmopolitit që fëmijët i arsimon gjetiu, e qejfliut që gruan e çon me pushime matanë oqeanit, apo e boss-it që zotëron biznese nëpër botë e që i mbyll paratë (e vjedhura përgjithësisht këtu) nëpër bankat e Zvicrës. Ky është pjesërisht imazhi që politika po përpiqet ti veshë vetes, imazhi i një populli të cilit Shqipëria i rri deri diku ngushtë (e kjo lidhet edhe me enthuziazmin masiv që injektohet ndër turma me rastin e liberalizimit të vizave pra dëshira juaj u plotësua, tash lirisht bëhuni citoyens du monde).

Por rrekja kozmopolite integruese nuk mundet kurrsesi ti flasë gjithsecilit, sidomos shumësisë inkonsistente që përbën popullin shqiptar. Për ata që nuk kënaqen nga perspektiva e kozmopolitizmit, po nga kjo klasë politike e paaftë që të ofrojë risinë Politike prodhohet një tjetër thirrje mobilizuese, në antipod me të parën. Kjo thirrje mobilizuese sështë vecse nacionalizmi apo lokalizmi partikulariteti ekstrem. Mjaft të analizosh sjelljen populiste të politikanëve sa herë që flitet për Himarën fjala vjen, se si nuk pushohet së shari një njeri rëndomtë si Bollano, mjaft të shohësh se sa rëndësi u jepet ndeshjeve të kombëtares (futboll është i shkreti), apo përpjekjes për të ngjallur një krenari mbi simbole e mbi mite që nuk mundet ti pranojë logjika e njeriut të shekullit të XXI. Kështu me radhë thirren në lojë pellazgët, ilirët, Skënderbeu, Dukagjini, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Nënë Tereza etj. Gjithandej diskutohet për histori e për krenarinë e paraardhësve, për nënën e Aleksandrit të Madh, apo për gjyshin e Napoleonit. Një qasje krejtësisht historiciste e romantike, një qasje që lë të kuptohet sa bosh është identiteti i shqiptarit të sotëm, aq bosh sa mund të mbushet me lloj-lloj pallavrash apo të vërtetash që i përkasin një kohe tjetër, para se të lindte vetë shqiptari në fjalë, i cili gjithsesi arrin të ndihet krenar për këto pa patur ndonjë meritë të veçantë (se nuk ka kurrfarë merite kush ka lindur në Shqipëri apo diku tjetër, duhet sqaruar kjo). Rruga e kombit këndej, rruga e kombit andej, a thua se kombi ka mbetur i varur për leckash tek ajo rrugë, e sbën dot pa të. Natyrisht që kjo përqasje nacionaliste arrin të prodhojë modelet e veta mobilizuese për shqiptarët se ajo i thërret zakoneve, besës, konsensusit të burrave, urtësisë apo burrërisë të dikurshme që kaq shumë përpiqen ta reflektojnë politikanë si Topi, Ruçi, Godo, apo së fundmi Oketa, Meta, Majko etj. Këtyre natyrisht që u qan zemra për Kosovën dhe pikëllohen kur nuk i ftojnë nëpër evenimente përkujtuese historike, pasi pretendojnë të përfaqësojnë atë konservatorizmin babaxhan patriotik të trashëguar nga baballarët e tyre (e pikërisht për këtë arsye të vjetëruar e të dalë boje).

Mirëpo duhet bërë e qartë për të gjithë që si kozmopolitanizmi globalist ashtu edhe nacionalizmi partikularist nuk janë
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1491