Porti Durresit

MeKaNiKu

Forumium maestatis
DURRES- Një sasi prej 98 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në portin e Durrësit.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur tek gomat e kamionit të markës “Man”, me targa AA 711 HI, që drejtohej nga shtetasi Eduart Allmeta, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kamioni, destinacioni i të cilit ishte porti i Barit, i është nënshtuar një kontrolli rutinë, ku efektivët e policisë kufitare zbuluan edhe sasinë e lëndës narkotike.

Mësohet se kamioni është në pronësi të kompanisë “Tota Trans” në pronësi të shtetasit Ardit Tota, banues në Rashbull të Durresit.
Policia e qytetit bregdetar nis hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti trafiku.
 
Top