Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

besnik

Forumium praecox
Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

Eshte me te vertete per te ardhur keq, kur lexon median e shkruar shqiptare apo ndjek ate elektronike dhe televizive, dhe 60% te saj jane thjesht lajme politike. Me mire te themi thashetheme politike, sepse politikanet tane gjithcka bejne, vetem politike nuk bejne. Eshte per te ardhur keq, kur ndigjon burra mbi 40 vjecar qe shajne njeri tjetrin me fjale nga me te ndryrat, sikur te mos ishin shqiptare dhe perfaqesues te aspiratave te popullit, por thjesht rrugace te nxjerre nga burgu fale nje amnistie me dekret presidencial.

Per mendimin tim, keta pjella te se keqes se madhe te quajtur "Politika e Kolltukut", duhet te largohen fare nga skena politike shqiptare, per ti lene vendin njerzve te shkolluar dhe atyre qe te pakten u vritet pak zemra per kete vend te harruar jo nga bota, por nga vete bijte e saj.

Dua te di edhe mendimin tuaj mbi kete teme.
 

amstel

Primus registratum
Re: Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

Nje gje duhet te kini te qarte qe: Atje ku ka varferi njerzit diskutojne per politike. Kjo shte nje semundje e pa shorushme.
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

Kur ne fakt duhet te diskutojne per astronomine dhe yjet.
O te pjerdhesha ne vesh!
 

amstel

Primus registratum
Re: Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

Egersine tende tashme e kam kuptu!!!!!!!!!!!
Prandaj le te vashdojme lojen ate loje qe bejne edhe politikanet me ne..... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

genci

Primus registratum
Re: Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

<span style="font-style: italic">Isa Teli i bjen lodrës për me e ndie</span>



Mbi ket’ tokë ku ka ra rrfeja,

Demokracin e mendueme ndrysh.

Sa herë t’vijn zgjedhjet e reja:

Hjek nji qen e ven nji klysh.



Sa her shkojm për me votu,

për njerz t’ndershëm edhe t’urt.

A por shkojm për me vajtu,

Se ky vend i ka la durtë?!



Dikur për atdhe e kan dhanë jetën

Dhe për flamurin kuq e zi.

Tash për atdhe, me mbush kuletën,

S’dojn me dijt a ka kund Shqipni!



Popull ngarata rrin tuj pritë,

kur ka n’mend me dalë prandvera…

Të gjithë luftojnë me xanë pozitë,

Për me u bamun miliardera.



Do ditë t’zeza për shqiptarin,

Evropë kur po i ven notat?

Kur kan arrit me vjedh arin,

Jo s’po vjedhin edhe votat!



Me qa ditën me qa natën,

fatkeqsi për kët komb t’mjerë,

disa lanë edhe doktoratën,

pse politika i bani milioner.



Kena sha Partin e Kuqe,

Qe kët Shqipni, po e zhgatrroi.

T’gjithë sa t’hypin ndër kolltuqe,

popullin e ngratë po e harojnë!



Për me ndi po i bijm lodrës,

nga Shkodra, djepi i kulturës!

Po ku janë deputetët e Shkodrës,

që janë zhdukë si shurra e pulës?!



Për çdo ditë hordhek me metër,

filma t’rij shum po na dalin,

Mirë e thot proverbi i vjetër:

“Kalova lumin t’dhesha kalin”.



Po ndigjoni o deputet!

Ju ka vu populli ket epitet:

Kapterr vjet, kapterr simjet,

kapterr Shqipnia edhe njiqind vjet.



A asht Kuvend o rring boksierash?

Sharje e fyerje si punë gangsterash.

Nji politikë tamam çorbë derrash,

me prit hajr prej miliarderash.



Pse s’shndrit dielli mbi atdhe?

Moj Shqipni shum t’ka ra vlera,

kshtu s’na fut Evropa n’gji t’vete,

mushë me hajna e gangstera!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

a mund te perkufizoje njeri seriozisht fjalen
POLITIKAN
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

ne fillim pyetni veten se kush i zgjedh kto politikane te na represantojne ne.
nuk ishin politikanet qe e shkaterruan shqiperine ne 91 dhe 97, po ne vet si popull dhe jemi ne(populli)qe i lejojme te korruptohen dhe te na pijne gjakun njecik e nga njecike. kshu qe shok te dashur e keqja e shqiperise nuk jane politikanet po shqiptaret.
kam te drejt apo jo?
 

olsen7

Primus registratum
Re: Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

zgjidhja do ishte pushkatimi i gjithe parlamentit dhe hapja e nje parlamenti me nje brez te ri politikanesh te frymezuar dhe te edukuar ne perendim.

mjaft me kalbesirat politikane qe kemi sot te cilet jane te njejtit kopila qe i sherbyen enver hoxhes....
gjenerata e re eshte e ardhmja e vendit tone!!!!!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Politikanet shqiptare - Kjo e Keqe e MADHE!

Une jam demokrat
dua te them me partine Demokratike
sepse demokrate jemi te gjithe
por jam i lodhur , i derrmuar me te gjithe politikanet shqiptare pa perjashtim.
Eshte TRAGJEDI ajo cfare ka mbuluar shqiperine dhe fatin e saj.
Mbushesh zili dhe dhimbje kur shikon vendet tjera qe kane kaluar diktatura si ne apo gjera te tilla dhe sot ecin me hapa te shpejte drejt zhvillimit , dhe ne si ngordhesira zvarritemi duke qare vetveten.

Eshte koha te ecim perpara si gjithe Europa
por me vlere se nje politikan ka lopa
Poshte idiotat

LIND NJE DIELL I RI
PER TE SHKRETEN SHQIPERI.
 
Top