politikane te deshperuar

komino

Valoris scriptorum
politikane te deshperuar

Kryeministri premton rritjen e importit të energjisë elektrike në vitet e ardhshme: Fonde pa fund për Bashkinë e Tiranës

Berisha sulmon jetën private të Ramës

Mazhoranca çel fushatën elektorale në Pallatin e Kongreseve. Olldashi paraqet programin


Nën logon "Vazhdojmë së bashku" ka startuar dje fushata e Partisë Demokratike. Rreth 3000 demokratë të mbledhur në sallën e tejmbushur të Pallatit të Kongreseve kanë përjetuar emocionet e çeljes zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike. Kreu i kësaj partie, Sali Berisha, ka preferuar të ndajë spektaklin nga politika, siç ndodh në Perëndim, por sikundër ndodh në Shqipëri aspak politikën nga jeta personale e liderit të opozitës, Edi Rama. "Majlinda dhe Sokoli përmendën divorcet e Edvinit, por unë dua të them se ai nuk është as burrë dhe as grua. S‘ia vlen të merremi me të. Është i rrezikshëm", tha Berisha. Edhe pse e ka kuptuar fare mirë se shumë nga akuzat personale në drejtim të rivalit të tij nuk duheshin thënë, Berisha i ka lejuar vetes një autokritikë. "Edhe pse nuk duhej t‘i thosha këto të vërteta, nuk mund të rrija pa ua transmetuar ju", vijoi ai.

Vlen të theksojmë se Shqipëria është ende larg një fushate të qytetëruar, një fushate më pranë njerëzve dhe më larg sharjeve. Por jo vetëm kaq, Berisha ishte i pari ai që theu një nga pikat e kodit të sjelljes të propozuara nga Presidenti Moisiu disa ditë më parë. Ky kod, megjithëse gjeti mbështetjen e PD, PS, PDK dhe forcave të tjera politike, duket se është e vështirë të zbatohet në praktikë.

Hapja e fushatës

Në lidhje me organizimin e fushatës, në Pallatin e Kongreseve, ndryshe nga herët e tjera ka mbizotëruar një "political miting", ndërkohë që më pas gjithë simpatizantët e PD janë drejtuar për në pub "Venue" për të shijuar pjesën e dytë të programit, "show miting", ku do të prezantohet edhe kolona zanore e PD për Tiranën. Pjesa më pikante e fushatës u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ku kreu i PD, Berisha ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët "të vazhdojmë së bashku në rrugën që po ecim. Me duar të pastra do të qeverisim më mirë bashkitë dhe komunat". Berisha u ka premtuar qytetarëve të Tiranës dhe kandidatit të saj, Sokol Olldashi, se do të ketë të gjithë mbështetjen e qeverisë për realizimin e planeve të mëdha për një Tiranë evropiane. Duke treguar sukseset e qeverisë së tij, Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur edhe objektivat e tij surprizë për vitin e ardhshëm. Në një fushatë të madhe, Berisha bën një premtim të madh, tepër të ndjeshëm në të gjitha familjet shqiptare, zgjidhjen e krizës energjetike. Surpriza e radhës së liderit të shumicës ka qenë premtimi për eksportimin e energjisë në vitet që vijnë. Ndërkohë që Olldashi u dedikon fitoren qytetarëve të Tiranës duke iu drejtuar se "do ta fitojë këtë betejë bashkë me ju për fëmijët tanë, që s‘kanë ku të luajnë, për trafikun e frikshëm, për intelektualët, për biznesmenët larg thundrës së banditëve".

Kundër rivalit

Edhe pse ishin në delirin e tyre, tre mosketjerët e PD-së, Sali Berisha, Sokol Olldashi dhe Majlinda Bregu nuk janë treguar aspak të butë me kryetarin aktual të bashkisë. Të tre së bashku kanë kryqëzuar me akuza njeriun që aktualisht drejton bashkinë e kryeqytetit, por edhe partinë më të madhe opozitare në vend. Kryeministri Berisha u ka kërkuar qytetarëve të Tiranës të ndëshkojnë me votën e tyre, Edvinin. Ndërsa rivali i tij më i fortë, Sokol Olldashi u shpreh i sigurt që "veçse do ta largojë nga drejtimi i bashkisë do ta ndajë edhe nga Shalsi". Olldashi theksoi se mandatet kanë vlerë kur fitohen betejat.

Kompania e fushatës

Një skenografi e realizuar thjeshtësisht në ngjyrën e flamurit të demokracisë, e ideuar nga tre ekspertët amerikanë, të cilët po merren me kurimin e imazhit të PD-së përballë elektoratit. Zëdhënësja e fushatës, Majlinda Bregu, ka ngritur siparin e skenës në Pallatin e Kongreseve duke thyer zhurmën e tingujve "Coundown" ka kërkuar fitoren e aleancës lokale në zgjedhjet e 18 shkurtit.

www.gazeta-shqip.com
---------------------------------------------
 

komino

Valoris scriptorum
Re: politikane te deshperuar

Berisha thyen etikën: Në listën e Ramës, një homoseksual

Kryeministri nuk përmbahet më, u rikthehet akuzave personale


Në vijim të turit elektoral, Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dje kandidatet e Aleancës së Madhe në bashkitë dhe komunat e rrethit të Pukës. Ndërsa ka numëruar arritjet e qeverisë dhe ka kritikuar qeverisjen e socialistëve në pushtetin lokal, Berisha nuk u ka shpëtuar edhe sulmeve personale ndaj kreut të opozitës, Edi Rama, të cilin e quajti "kundërshtar vetëm de jure". Duke folur për Ramën, Berisha u shpreh se "problemet e tij janë jo vetëm politike, por dhe psikologjike, pasi me komplekset që ka, ka kandiduar një këshilltar në kryeqytet, që bashkëjeton me një mashkull, gjë që pasqyron vetë moralin e Ramës". Në udhëtimin e tij verior, Kryeministri është ndalur fillimisht në Fushë Arrës, ku ka prezantuar kandidatin e PD-së për kryetar bashkie, Ndue Palucaj. Berisha ka premtuar se vota për të djathtën do të bëjë që të shtohet vëmendja për këtë zonë të harruar nga qeverisja socialiste. Ai ka përmendur premtimet e mbajtura në këto 18 muaj qeverisje, mes të cilëve rritjen e pensioneve dhe të rrogave të administratës shtetërore. Gjithashtu, ai u ka kujtuar qytetareve të Fushë Arrësit vëmendjen ndaj biznesit. "Një vëmendje të veçantë qeverisja e djathtë i ka kushtuar luftës me zero tolerancë ndaj korrupsionit, bandave dhe krimit të organizuar, të cilat shtuan besimin e ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë", tha Kryeministri. Ai premtoi investime të reja në Pukë dhe Fushë Arrës. "Turizmi malor do të këtë pikë referimi pikërisht në këtë zonë. Rrugët nacionale Fushë Arrës - Kukës, Pukë - Fushë Arrës, Durrës - Morinë dhe Pukë - Vau i Dejës do të përmirësojnë qarkullimin e qytetarëve, pa harruar rrugët dytësore, ato rurale që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin", tha Kryeministri. Në fund të fjalës së tij, ai është ndalur dhe te kandidatët e opozitës, të cilët, megjithëse nuk kanë drejtuar me sukses, kanë abuzuar me fondet dhe investimet, kanë kurajën qytetare të kërkojnë sërish votën e elektoratit. Berisha ka shfaqur siguri për kandidatët e së djathtës, të cilët do të kenë përkrahjen e pamohueshme të qeverisjes qendrore. Kryeministri është ndalur dhe në Pukë, ku ka prezantuar kandidatin Ferit Ringaj dhe atë të Vaut të Dejës, Gjon Marku. Në këto takime ishin të pranishëm dhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia.
 
Top