politika Sociale e ketij shteti te degjeneruar
HISTORIA E JETIMIT TE BRAKTISUR
TIRANE
E mban shpirtin gjallë nga "sadakët" e imamëve të kryeqytetit. I harruar në shoqërinë e minjve dhe të insekteve të ndryshme, ai kërkon me këmbëngulje t'i rikthehet ëndrrës së tij të prerë në mes, shkollës. Gramoz Malaj, adoleshenti jetim, ka rrumbullakosur plot tetë muaj që jeton në kthinën e konviktit të shkollës së hoteleri-turizmit. Ish-lavanteria e dikurshme e konviktit është dhoma e adoleshentit të braktisur. "Dua të kthehem në shkollë. E kam lënë në vit të dytë shkollën e mesme elektrike. Kam dërguar një kërkesë në ministri dhe shpresoj të më ndihmojnë <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> . Tani po e kuptoj që pa shkollë nuk arrin të bësh asgjë", thotë Gramozi. Një shtrat gjysmë prej dërrase, dy batanije të vjetra, një tel i vendosur mes për mes dhomës i mbushur plot me rroba dimri e vere, një legen i dalë boje në cep të dhomës dhe grumbuj rëre dhe ilaçesh për të mbytur minjtë që nuk lënë cep të dhomës pa e vizituar
. Kjo është pamja e dhomës ku kalon ditënetët jetimi <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> , i cili shpreson t'i kthehet sërish bankave të shkollës.
Shkolla
"Nga një anë falënderoj Zotin, që të paktën kam një vend ku të fus kokën, po nga ana tjetër them se ky shtet duhet të na ndihmojë, që të paktën shkollën ta rregulloj", tregon Malaj. Nuk ka vend ku të gatuajë apo të lajë ato pak rroba që ia kanë falur. Librat e shkollës i ka sistemuar në njërin cep të dhomës, ndërsa fotografitë e fëmijërisë i ka ngjitur në njërën anë të murit. "Nuk kam frikë, edhe pse jam vetëm. Gjithmonë para se të bie në gjumë i shikoj të gjitha fotot e mia. Që nga mosha katër vjeç e deri tani që jam 19 vjeç", tregon Gramozi. Sytë i mbushen me lot. Ëndërron të krijojë një familje të madhe, edhe pse atij i ka munguar dhe i mungon gjithmonë. E vret ngado që shkon fjala "jetim". Madje, për momentin mundohet të harrojë paksa momentet e vështira që kalon. "Dua që të mbaroj shkollën. E kam humbur për një zënkë koti. E kam pasion shkollën elektrike. Madje ëndërroj që të vazhdoj studimet e larta për inxhinieri elektronike", shpreh dëshirat e tij Malaj, i cili ka muaj që jeton në ish-lavanterinë e shkollës së hoteleri-turizmit në kryeqytet.
Problemet
Që nga dita kur është përjashtuar nga shkolla e deri tani, ai jeton me paratë që ia japin imamët e xhamive të kryeqytetit. Është besimtari më i rregullt, i cili falet të pesë vaktet në xhami. Ka sajuar disa enë kuzhine dhe pret që të blejë një rezistencë për t'u ngrohur gjatë dimrit dhe për të bërë gjellën në të. Por ç'e do, me paratë që i kanë falur këtë muaj nuk arrin as ta mbajë barkun me bukë. "Më dhanë këtë herë 40 euro ata të xhamisë, por unë dua që t'i mbaj për ushqime, se nuk kam ku të marr para të tjera. Shpresoj që të futem në punë dhe të mund të blejë gjërat e dimrit dhe një rezistencë", vijon së rrëfyeri 19-vjeçari. Por problemet nuk mbarojnë këtu. Kujdestarja e konviktit i ka premtuar se do t'i japë dhe dy batanije të tjera, sepse ato që ka, janë shumë të vjetra dhe nuk e mbrojnë nga të ftohtit. "Kam zënë gropat ku dilnin minjtë, kam lyer njërën faqe të murit të dhomës, kam rregulluar pjesën e poshtme të tubacioneve të lavamaneve të vjetra. Tani kam vetëm xhamat e dhomës problem, sepse më mungojnë", tregon Gramozi. Është i kënaqur me aq sa i kanë ofruar drejtuesit e konviktit të jetimëve të ish-shkollës teknologjike dhe shpreson që në një të ardhme të afërt shteti do të mendohet dhe për të.
Nga Saranda në Tiranë për një jetë më të mirë
Eshtë rritur në shtëpinë e fëmijës në Sarandë. I kujton me mall vitet në shtëpinë e madhe. Madje edhe tani takon mësueset e vjetra të shkollës dhe të shtëpisë ku është rritur. Gramoz Malaj, 19-vjeçari nga Tirana, tregon për gazetën të gjitha peripecitë që ka kaluar e po kalon. Jeton në shtëpinë e fëmijës në Sarandë dhe më pas kryen shkollën e mesme në Tiranë. "S'e harroj kurrë atë moment, kur unë e mora vesh historinë e familjes sime. Nëna s'më mban dot, sepse është shumë e sëmurë, ndërsa babai…", rrëfen 19-vjeçari. Ai shton se njëri nga prindërit e tij jeton, por ai nuk e di se ku është. "Kur isha me shokët, nuk e ndieja shumë mungesën e prindërve, sepse ishim të gjithë njësoj. Kishim të gjithë vetëm një nënë që kujdesej për ne. Ndërsa sot që jam vetëm, i mbyllur në dhomën gjysmë të rrënuar dhe i shoqëruar nga minjtë, s'më mbetet gjë tjetër vetëm ndonjë ditë të më gjejnë kufomë. Nuk më jepet asnjë lloj mundësie. I jam përkushtuar Zotit dhe shpresoj se falë tij unë të mund të jetoj", ankohet Gramozi. Nuk ka asnjë shok që të mund të kalojë ditën me të. Ikën nga shkolla e hoteleri-turizmit tek ajo elektrike vetëm e vetëm për të takuar shokët e shkollës. 19-vjeçari u bën thirrje të gjithëve, sidomos atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë, që të mund t'i japin një dorë, që dhe ai të ketë mundësi të mësojë në shkollën që dëshiron.
Jetimët e shkollës teknologjike: E kaluam verën me 6 mijë lekë
Tre jetimët e shkollës së hoteleri-turizmit e kanë kaluar verën me 6 mijë lekë ushqime. Për këtë janë detyruar që të futen në punë në ngarkim-shkarkimin e makinave nëpër magazinat më të afërta të kombinatit. "Unë jam në punë, shkarkoj maunet me mall. Për një ditë marr 6 mijë lekë të vjetra. Nuk kam çfarë të bëj, sepse jam i detyruar të punoj pasi s'kam me çfarë të ushqehem. Mensa e shkollës ka katër ditë që ka filluar dhe ne nuk ngopemi dot me bukë", tregon Bledar Dule, njëri nga jetimët. Të njëjtin problem kanë dhe dy shokët e tjerë që jetojnë me të. Që të tre janë punonjës ngarkim-shkarkimi. Punojnë gjithë natën dhe nuk janë të zotët të mbajnë as veten. "Kur filloi mensa të gatuajë, thamë se lindëm për së dyti
. Deri tani kemi mbajtur frymën gjallë me hamburger nëpër fastfoode", tregon Klodi. Mezi presin që të fillojnë mësimin. Periudhën e shkollës e cilësojnë si periudhën më të mirë dhe më me pak probleme. "Kur jemi në shkollë është më mirë për ne. Rrobat na i lajnë, bukën na e përgatisin të tjerët dhe ne vetëm duhet të punojmë për vete", tregon Bledari. Rrobat janë pak më shumë problem për ta. Përveç një kontigjenti ndihmash që kanë marrë para një viti nga një shoqatë e huaj, s'kanë marrë gjë tjetër. Të gjitha i kanë blerë vetë. Ajo që është më shumë problem për ta është e ardhmja. Nuk dinë se ku do të përfundojnë. Jo vetëm kaq, por janë kërcënuar disa herë se do të hiqen dhe nga dhoma e konviktit
.