Politika partizane, ose krijimi i universalizmit

Albforumi

Primus registratum
Politika partizane, ose krijimi i universalizmit

Politika partizane, ose krijimi i universalizmit

Agon Hamza

E kemi lënë një Shekull mbrapa. Një Shekull jo të zakonshëm. Në aspektin numerik të tij (100 vjeçar), Shekulli i XX-të ishte Shekull i dy Luftërave Botërore, i antagonizmave të ashpra politike e ideologjik, i luftrave të njëpasnjëshme, i aparteidit, Shekull i reaksionit, Shekull i çarjeve dhe diferencave, i jokonsistencës por mbi të gjitha, ky ishte Shekulli i Revolucioneve Socialiste. Në këtë kuptim, Alain Badiou ka të drejtë kur e quan Shekullin XX si Shekull i shkurtër, vetëm 75 vjeçar. Ai filloi me Revolucionin e Madh të Tetorit (1917) dhe përfundoi në vitin 1989 me Fatkeqësinë e Errët, dmth me rënien e regjimeve socialiste. Por çka duhet nënkuptuar me verdiktin: Shekulli i XX ishte Shekulli i sekuencës së dytë të Hipotezës Komuniste (Badiou)? Ky ishte Shekulli i Revolucionit të Tetorit, fitorës së Ushtrisë së Kuqe mbi Nazi-Fashizmin, i luftrave dhe i dekolonizmit te Botës së Tretë (fitorja mbi kolonializmin dhe imperializmin Evropian dhe Amerikan), ishte Shekulli i Revolucionit Kulturor, i lëvizjes së vitit 1968 një Shekull i emancipimit kolektiv përbrenda Hipotezës Komuniste. Dhe në këtë kontekst, çështja e kolektivitetit, përkatësisht, krijimi i kolektiviteteve të reja politike, të cilat u krijuan mbi bazën e luftës partizane. Dhe në veçanti, në këtë kontekst, duhet analizuar lufta dhe politika partizane në Kosovë (Jugosllavi) dhe Shqipëri.  Dhe në këtë kontekst, Shekulli i XX duhet të njihet dhe atij duhet referuar si Shekulli i sekuencës së dytë të Hipotezës Komuniste.

Libri Fadil Hoxha në vetën e parë është rrëfimi i Fadil Hoxhës për të gjithë aktivitetin e tij revolucionar e politik, qysh para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur ai dhe djemtë e vajzat e tjerë nga Kosova organizuan celulat e para komuniste në Kosovë, e deri te fundi i karrierës së tij politike. I botuar muajin e kaluar nga shtëpia botuese Koha, libri del në treg në një moment shumë delikat ideologjik e politik. Thënë ndryshe, ky libër është intervenim politik në fushën e ideologjisë në Kosovë. Duke qenë libër politik, rrëfimi i Fadil Hoxhës duhet me çdo kusht të shpëtohet nga obskurantistët e akademisë, të cilët kujtesën e kanë shndërruar në profesion dhe orientim teorik. Siç na mëson Badiou, kujtesa nuk i parandalon ngjarjet të përsëriten është mendimi ai që i parandalon. Kujtesa është e kundërta e mendimit. Kujtesa merret me faktet, e faktet janë konsekuenca të ekzistencës së diçkaje (siç do të thoshte Badiou). Dhe për faktet, nuk ka çka të mendohet. Fadil Hoxha ka qenë revolucionar dhe politikan komunist.  Pavarësisht se libri është jo-historik (në nivelin e metodologjisë dhe strukturës, të objektit të studimit dhe marrëdhënies së objektit me diskursin që e përcakton këtë objekt, etj), ai duhet të lexohet vetëm si intervenim politik në fushën e ideologjisë, dhe jo si rrëfim i Fadil Hoxhës për jetën e tij jeta e tij nuk bën kurrëfarë kuptimi jashtë aktivitetit të tij revolucionar e politik, si komunist. Dhe në këtë kontekst, politika partizane vjen si intervenim kundër politikës reaksionare e cila qe dy dekada ekziston si normë në nivel global pjesë e së cilës është Kosova.

Ku qëndron singulariteti i luftës partizane? Ose, pse lufta partizane (dhe politika partizane) duhet të lexohet si krijim i një subjekti të ri politik? Politka partizane duhet të (ri)mendohet, e jo të kujtohet, siç na thonë ca entuziastë të historisë, kulturës e teorisë. Në këto kohë reaksionare, ku armiqtë e mendimit e politikës na paraqiten si mendimtarë/intelektualë dhe lider, ne të tjerëve na mbetet detyra e rimendimit të politikës. Duhet rimenduar politikën kundër ekspertëve, teknokratëve, specialistëve, administratorëve e burokratëve. Duke i eliminuar këta, ne mund të mendojmë për politikën emancipuese, sepse nëpërmjet eliminimit, ne mund ta rehabilitojmë mendimin si të tillë. Dmth, mendimet për çështjet politike, shkencore, artistike, etj nuk janë monopol i dijes së ekspertëve/profesionistëve këto çështje janë probleme të kolektivitetit, dhe kolektiviteti si i tillë duhet të ketë mendim për çështjet e tilla. Ne duhet të kemi mendim për çështjet e kolektivitetit, të cilat shfaqen në fushat politike, shkencore e artistike. Dhe në këtë kontekst, çka do të thotë të jesh partizan? Në librin për Shën Palin, Badiou vendos bazën për Universalizmin. Shën Pali thoshte: nuk ka Çifutë dhe as Grekë, nuk ka skllav dhe as të lirë, nuk ka meshkuj dhe as femra. Politika partizane u krijua mbi këtë premisë: nuk ka Shqiptarë dhe as Serbë, nuk ka të Krishterë dhe as Muslimanë, nuk ka intelektualë dhe as punëtorë ka vetëm partizanë. Thënë në terminologjinë e filozofisë së Badiou-së, partizanët nuk vinin theksin në diferencat, siç na mësojnë sot obskurantistët e akademisë (etika e diferencave dhe politika e njohjes) dhe ata të politikës (multikulturalizmi, të drejtat e njeriut, etj) partizanët vënë theksin në të Njejtën. Siç thotë Badiou, nuk ka asgjë çka të mendohet në diferenca, në dallime vështirësia qëndron në njohjen e së Njejtës. Dhe në këtë kontekst, e Njejta, si bazë për krijimin e politikës partizane ishte në njërën anë lufta kundër Fashizmit/Nazizmit dhe kolaboracionistëve të tyre vendor, dhe në anën tjetër, emancipimi, barazia, me një fjalë, krijimin e shoqërisë socialiste.

Solidariteti ndërmjet partizanëve, i krijuar në atë periudhë të shkurtë kohore, e për më tepër, duke pasur parasysh realitetet shoqëroro-politike, si në Kosovë, po ashtu në tërë hapësirën e Jugosllavisë (posaçërisht në raport me politikën pushtuese e borgjezisë serbe, e raportuar jashtëzakonisht mirë nga Tucovi? e Trotsky), ishte jashtë ligjeve të situatës së asaj kohe. Thënë ndryshe, solidariteti partizan (politika partizane), nuk ndodhi vetëm jashë ligjeve të situatës, por edhe i theu ato, sepse ishte krijim i ri. Për Badiou, Ngjarja është thyerja (këputja, çarja) e ligjeve të situatës/gjendjes; ose, Ngjarja është çarja në renditjen/natyrën e trupave dhe rrugëve normale të një situate partikulare. Secila Ngjarje e prodhon një të Vërtetë (dhe Badiou i përcakton katër procedura të së Vërtetës: arti (poezia), shkenca (matematika), dashuria (sikur në psikoanalizë) dhe politika (emancipuese)), dhe individët të cilën janë besnike ndaj të vërtetës së krijuar nga Ngjarja (ose, militantët e Kauzës së tyre), në filozofinë e Badiou-së, quhen subjekte. Thënë ndryshe, e Vërteta konstituon subjektet e saja, dhe subjekti është dimensioni militant i së Vërtetës.

Filozofi serb Branimir Stojanovi? thotë se Lufta e Parë Botërore ishte luftë e pa rrugë-dalje, një kasaphane e vërtetë ndërmjet popujve, në të cilën nuk mund të mendohej asgjë tjetër përveç se paqes përfundimtare paqe me çdo kusht dhe me çfarëdo çmimi! (këtu duhet kërkuar baza ideologjike e nacionalsocializmit, i cili e konsideronte si luftë të humbur) Dhe këtu duhet përkujtuar Bolshevikët dhe Social-Demokratët serbë, si dy forcat e vetme të majta të cilat e dënuan luftën si luftë ndërmjet forcave imperialiste, dhe ftuan klasën punëtore të mos i bashkohet luftës së shkaktuar nga interesat imperialiste. Në anën tjetër
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1311

Top