Politika merr me qafe edhe bazat strategjike ushtarake shqiptare
Hyrje:
Arsye ose motivi i ketij shkrimi eshte se:
RD para dy muajsh ishte kategorike bashke me deuptetet dhe partine e saj qe e financon, ne lidhje me futjen e trupave ushtarake greke ne Shqiperi.
Por per ta ilustruar edhe me pak histori ne fund te shkrimit kam vendosur edhe nje shkrim tjeter qe ben fjale per vendosjen e trupave ushtarake turke ne Pash Aliman.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Ky eshte nje shkrim i mare nga gazeta "Rilindja Demokratike"(autori qe e ka postuar ketu e ka marre nga RD me date 23 JANAR 2003) dhe permbajtja e saj ka te beje me kerkesen e disa ushtarakeve ne pension per mos dhenien e bazes se Bisht Palles, ushtrise greke.[/list]
<span style="font-weight: bold">Por poshte ketij postimi do gjeni miratimin qe deputetet e PD-se qe i kane bere ketij akti dhe akoma me poshte do gjeni artikullin e </span>
NDALOHET HYRJA E USHTRISË GREKE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË
Zotërisë së nderuar Alfred Moisiu
President i Republikës së Shqipërisë
Parlamentit të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
TIRANË
Të nderuar Zotërinjë!
Ne, një grup oficerësh në lirim, pension dhe intelektualë, si të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë, të shqetësuar prej veprimeve të Qeverisë, ju drejtohemi juve, i bëjmë apel ndërgjegjes suaj kombëtare që të ndalnin rrezikun që i kanoset Kombit tonë, duke ndalur hyrjen e ushtrisë greke në territorin shqiptar.
Ushtria greke nuk mund të hyjë në territorin shqiptar veçse me mandatin e NATO-s për këtë arsye:
Shteti grek vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Republikën e Shqipërisë dhe vazhdon ta mbrojë atë në çdo moment.
Në këto rrethana në se ushtria greke hyn në Shqipëri, atëhere vendi ynë legalisht do të quhet i pushtuar prej Greqisë.
Dy vjet më parë nën presionin e shqiptarëve, &#8220;Kompania&#8221; greke prej 873 trupash me oficerë madhorë e një gjeneral të instaluar në Kashar, pas revolucionit komunisto-grek të 1997-tës u &#8220;largua&#8221;.
Por u hap fjala se sapo kaloi kufirin, u vesh tebtil, me tesha civile dhe u rikthye përsëri tani për të përforcuar kishat, konsullatat, punonjësit e bankave, &#8220;afaristët&#8221;, &#8220;tregëtarët&#8221;, &#8220;këshilltarët&#8221;, &#8220;priftërinjtë&#8221; etj.
Në vitin 2000, &#8220;Organizata revolucionare e Vorio-Epirit&#8221; i kërkonte Qeverisë greke: &#8220;Të shpallte pushtimin legal të Shqipërisë&#8221;. Gjeneral Leitnant Nikolas Greliakis e quante vitin 1997 &#8220;shansin e rënë nga qielli&#8221;. Dhe meqënëse Qeveria greke &#8220;gaboi&#8221; i kërkonte të vazhdonte pushtimin e Shqipërisë me tërë mjetet.
Më 25 nëntor 2002, Qeveria e Nanos dërgoi në Athinë Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majkon, i cili nënshkroi me Ministrin e Mbrojtjes Greke, marrëveshje ushtarake.
Sipas kësaj marrëveshje nga një garnizon që kishte Qeveria Greke më 1997, në vitin 2002 do të bëheshin tre: Një në Bisht Pallë, një në Durrës dhe një në Gjirokastër.
Në fund të dhjetorit 2002, zëvendës ministri i mbrojtjes greke erdhi për të përcaktuar detyrat konkrete të trupave greke në Shqipëri.
Është e kuptueshme për çdo vend, se ushtria e një shteti shovinist si Greqia nuk mund të lejohet të hyjë në një shtet tjetër, ndaj të cilit ka pretendime territoriale dhe mban me të ligjin e luftës. Ajo vazhdon të propogandojë se kufiri i shtetit grek është në Shkumbin dhe jo atje ku është sot zyrtarisht.
Zëvendës ministri i mbrojtjes greke me hipokrizi foli, për &#8220;forcimin e marëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Greqisë&#8221; dhe mbrojti ligjin e luftës ndaj dy vendeve!
Ne oficerët në lirim dhe intelektualët që nënshkruajmë këtë peticion ju bëjmë thirrje juve i nderuar zoti President, i bëjmë thirrje Parlamentit dhe Qeverisë që ushtria greke të mos lejohet të hyjë në territorin shqiptar, sepse atëhere ne legalisht do të quhemi të pushtuar prej Greqisë.
Në se Qeveria jonë nuk do ta përfilli thirrjen tonë dhe të gjithë shtetasve të vetë dhe nuk do ta kuptojnë përgjegjësinë ndaj Shqipërisë dhe tërë Kombit dhe, në këtë mënyrë shkelin lirinë dhe indipedencën kombëtare, ne do të demaskojmë politikën antikombëtare të kësaj Qeverie dhe do t&#8217;u bëjmë thirrje gjithë Shqipëtarëve të ngrihen në mbrojtje të lirisë dhe të indipendecën kombëtare me të gjitha mjetet.
Veç të tjerëve nënshkruajnë:
Kolonel Vesel Ahmeti
Kolonel Bajo Topulli
Kolonel Çobo Skënderi
Kolonel Qemal Gogollari
Kolonel Dashamir Ohri
Kolonel Edip Ohri
KolonelEnver Memisha
Kolonel Haki Jaupasi
Nën/ Kolonel Selami Lami
Major Jorgji Meçe
Major Musa Tartari
Kapiten Leke Leskaj
Doktor Çelo Gjokutaj
Doktor Eqerem Shehu
Shkrimtar Bedri Myftari
Shkrimtar Llesh Gjini
Publicist Skënder Qendro
<span style="font-weight: bold">Ketu eshte pergjigja e deputeteve te PD-se me date 19 mars 2003</span>
<ul style="list-style-type: disc">[*]Komisioni i Ligjeve miratoi dje marrëveshjen me palën greke për rikonstruksionin e bazës ushtarake[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Bishti i Pallës, PD voton pro marrëveshjes me grekët[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve miraton marrëveshjen me palën greke për rikonstruksionin e bazës ushtarake të Bishtit të Pallës. Socialistët në këtë komision kanë votuar pro kësaj nisme të qeverisë, duke marrë edhe votat kundër të dy deputetëve të opozitës, Fatos Beja dhe Pal Dajçi, si dhe abstenimin e deputetit të PBL-së, Arian Starova. Nga tetë deputetë pro kësaj marrëveshjeje ka qenë edhe ai i opozitës, Sali Shehu. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, u shpreh dje në komisionin parlamentar të Ligjeve se, marrëveshja mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë për rikonstruksionin e bazës detare të Bishtpallës, &#8220;është në zbatim të politikës së qeverisë shqiptare për bashkëpunim ushtarak dypalësh". Kjo marrëveshje, miratimi i të cilës ishte shtyrë në Kuvend një javë më parë, pas rishqyrtimit sot në komisionin e Ligjeve, me sqarimet plotësuese të ministrit Majko, u arrit të miratohej, duke i hapur rrugë kështu kalimit srish në seancë plenare në Kuvendit. Duke komentuar pretendimet e shprehura nga disa përfaqësues të opozitës se, miratimi i kësaj marrëveshjeje &#8220;pengohet&#8221; nga ekzistenca e Ligjit të Luftës me Greqinë, ministri Majko sqaroi se &#8220;nuk ka asnjë rezervë në këtë pikë, pasi mes dy vendeve janë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera, si në fushën ushtarake, ashtu edhe në të tjera, dhe ky Ligj nuk pengon marrëdhëniet aktuale dypalëshe&#8221;. Më tej, Majko vuri në dukje se "kjo marrëveshje ka brenda vetëm ndihmë për të ristrukturuar një bazë ushtarake dhe nuk ka të bëjë me dislokim trupash apo mjetesh në këtë bazë, por është thjesht një marrëveshje teknike&#8221;. Marrëveshja mes dy Ministrive të Mbrojtjes përmban ndërtimin e godinës së Komandës dhe mjediseve të akomodimit të personelit, si dhe thellimin e kanalit hyrës dhe basenit të bazës detare të Bisht Pallës&#8221;. Kjo marrëveshje ka për qëllim të përcaktojë procedurat dhe përgjegjësitë e të dy palëve, për fillimin e përfundimin e ndërtimit të Komandës e mjediseve të akomodimit të Bazës Detare të Bisht Pallës dhe thellimin e kanalit hyrës të basenit të ankorimit të bazës detare të lartpërmendur, me shpenzimet e palës greke. Të enjten, Parlamenti do të rishqyrtojë edhe një herë marrëveshjen ushtarake me palën greke, duke votuar për të lënë bazën ushtarake për afat kohor pesëvjeçar.
B.Hoti[/list]
<span style="font-weight: bold">Ndersa ky shkrim ka per detyre te u bej te njohur shqiptareve ate qe ne vitin 1998, Rrexhep Mejdani beri politike me bazan strategjike te Pash Alimanit</span>
Presidenti që u shiti baza ushtarake "ish pronarëve" okupatorë !
E mbajmë mend të gjithë prof.dr. R.Meidanin, duke bërë korrierin ndërmjet zyrës së presidencës Berisha dhe zyrës së Nanos në PS, andej nga 1997.
Me sa duket Meidanit i qëlloi pak a shumë si njëherë e një kohë Sulltan Orhanit: "Mqs All'llahu i Madhnueshëm xh.sh më hapi pak vend në Evropë, po qëndroj", pra mqs iu hap pak vënd për President, mqs nuk kishte se kush ta merrte nga grindjet e të tjerëve, qëndroi...
I mbajmë mend edhe "thjeshtësitë" e Rexhepit në veshjet në pritjet e para të letër-kredencialeve, si psh: xhaketë e zezë me pantallona të bardha...
Tashmë, për alban/shqiptarët që kuptojnë, nuk ka më asnjë lloj dyshimi se z.Rexhep nuk di vetëm të jetë "autor" librash matematike ku distanca Moskë-Leningrad bëhet e barabartë me atë Durrës-Tiranë, nuk është thjeshtë "një burrë i butë i urtë e fjalë pakë", nuk është thjeshtë vetëm president inaugurimesh, e simpoziumesh, nuk di vetëm të ngjeshë ndonjë "xhybe Honoris Causa" apo të ngjitet në malin e Tomorrit me "kryegjyshin botëror" që fut gishtin në hundë etj,etj, por është edhe "burrë" që dekoron hoxhistë e shehistë mbarë e mbrapsht, është "burrë", që vizitat në perendim i shpërlan menjëherë në Turqi, është "burrë" që ja shet Pasha Limanin "ish pronarëve turq" të kohës së Muratit I e të 1912 ose ndryshe ushtrisë së R.Turqisë për të na "mbrojtur nga agresioni i Evropës", për ca dollarë që gjoja "na i ka falur për hatrin e Meidanit"...,është "burrë" që i bën vili-vili "Guardia di Finanzia-s" në Sazan, që "Italia nuk na e ka marrë dot në kohën e Selam Lab Salarisë e jo më sot"...,është "burrë" që po i kthen "ish pronarët" okupatorë në pronarë të vërtetë, ndërsa vazhdon të etiketojë si "ish pronarë", praktikisht e ligjërisht , pronarët e vërtetë vendas, është burri që do të na "integrojë" në Komunitetitn Evro-Atlantik me prapashtesën atllantike, se vetëm me atë evropiane nuk i mjafton Ishkipistanit... a se desh harruam z.Meidani është edhe ideator e zbatues i "frankofonisë", se atje e ka pas cuar Enveri, bashkë me Gjinushin, është edhe burrë që ngre vetëm rrogat e parlamentarëve dhe të tijën...Dhe në fund të fundit është edhe burrë që na e uli këmbëturqisht, ose bën sikur nuk e sheh Al' Qaedën mu në mes të Ishkipstanit e të Tehranit, sic i thoshin bejlerët toptanas, Tiranës ...
Le të thotë pastaj sa të dojë av.Ngjela, që cka flet sot se flet nesër, se "është burrë rrecke derëziu e se pyet njeri".
(A do të hyjë vallë ndonjë herë Shqiperia në Komunitetin Evro-Atllantik, apo sa tu ketë hëngër mirë e mirë paratë, do ta kapë ndonjë krizë shadeti e do tju punojë ndonjë kthesë renegatizmi alla enveriance ?)
Me një fjalë, Meidani është një nga ata burra diplomatë, që Shqiperia si zakonisht i ka nxjerrë vetëm në castet më kritike, që edhe pse skanë pasur asnjë lloj merite, kanë marrë kryesinë... është një nga ata burra që hedhin gurin e fshehin dorën...
Këto ditët e fundit, ndërsa tërë partiakët tanë ishin në Brukselin e Evropës (për të hyrë në Azinë Qëndrore),ndërsa në të njëjtën ditë Kryeministri kokfortmadhi Meta ishte te hanxhiu në Greqi..."bash njikët ditë e ka zgjedhun edhe harambashi" Meidani me hirploten e oksigjenuar Arta, për të shkuar në Itali ...
"Burri" që nuk flet me zë të lartë, por që vepron me zë të ulët ose edhe fare pa zë, i kujtoi Berluskonit, me anën e fondacionit Iliria, të mbesës Nermine, se "Burri që bëri një pacavure e që fshihte palcën" (sic e shkruante Fishta), na kishte qenë "për shoqërinë konfederative multietnike"...duke i bërë lajkadredha italianëve, por ndoshta edhe duke nënkuptuar se ezmeri me pamje orjentali I.Qemali mund të kishte kurdisur edhe ndonjë "konfederatë me monarkun italian", përvec asaj të vjetrës me Turqinë...cka mori edhe përgjigjen e Berluskonit se "ai kishte plot ish socialistë të Kraksit në kabinetin e tij, me të cilët bashkpunonte për mrekulli"...
Ndoshta, Meidan matematikani me Artën, deshën të korigjojnë trashamanin e kalamanin Meta, që aq shumë ja pruri në maje të hundës Ruxheros, duke i deklaruar se "Shqiperia e ka aleate strategjike Italinë", sa që ky i fundit i tha vetëm njëherë se "edhe Italia e ka aleate strategjike e ka edhe interesa strategjike me Albani/Shqiperinë".
Jo më kot Presidenti ynë i nderuar e hap ose mbyll "fizarmonikën e shoqërive multietnike", nga që nuk i pëlqen ajo ideja amerikane e "homogjenizimit e bashkpunimit ballkanik", jo më kot e vendos edhe atë prapashtesën atllantike nga që nuk i pëlqen vetëm shtëpia e përbashkët evropiane.
Hajde e gjeje se në cilën degë i pëlqen laraskës të gjejë karar e rahati, hajde e gjeje se ku e ka folenë kjo laraskë...
Nuk paska asnjë lloj detyrimi Presidenti i Republikës ti thotë dy fjëlë për shansin e madh të antarsimit e integrimit të prspektivës sonë në Evropë, nuk mund të ndërhyjë Presidenti ynë, por i lën politikanët të grinden si qentë e rrugave dhe mu në mes të Brukselit ?!
Po kështu nuk paska asnjë detyrim Presidenti dhe Institucionii tij, të vendosin paqen sociale dhe respektimin dhe reabilitimin e merituar të disa personaliteteve, sa lejon e mbron enveristë e kriminele të pambrojtshëm, cka edhe u jep rast dashakqinjëve të llomotisin me gjithfarë shpifjesh të ndyra
edhe për më të nderuarit, sa dekorohen e ngrihen në piedestal deri edhe tërë zullumhania e pushtimit anadollak e fashistët e pambrojtshëm ?!
Apo, meidanët e shokët e tij, në kompromis me "opozitarët e tyre", kujtojnë se do ti mbajm ne gjynahet e kësaj rrace përmbi shpinë ?!
Politikanë që i duhen dhënë drejtësisë, po cilës ?!
Sigurisht se nuk kemi ndërment ta bëjmë ne apollogjinë e R.Meidanit e aq më pak në një gazetë lokale.
Por përpara se ta mbyllim do të deshëm të nënvizojmë edhe nja dy cështje: një të madhe shumë që nuk matet me vlerë leku e një të "vockël fare", por që i bën aq vlera leku, sa që Presidenti ynë, në një shtet vërtet demokratik ( e jo orjental i Azisë qëndrore që është ky i yni) mund të përballej edhe me drejtësinë.
E dimë se Presidenti ynë i doli zot identitetit të vet, deri në "gabime ortografie e etimologjie", pra nxorri një urdhëresë që mbiemri (patronimi) tij të shkruhej korrekt, sic e dëshironte vetë mbajtësi, pra Meidani me i e jo me j si Mejdani. Kjo sepse do të keqkuptohej si Mejdanxhi=duelist në fushë të mejdanit, apo si me origjinë kosovar, sic quhej edhe fusha e Kosovës. Drejt.
Po atëherë, si e lejon Presidenti ynë i nderuar përbuzjen e identitetit dhe emrave tradicionalë nacionalë, sa që edhe Preambulën e hapjes së Kushtetutës e shkruan "ne populli i Shqiperisë, krenarë për historinë tonë...,kur fare hapur dihet se ky emërtim i ri gjeografik, ka qenë me më pak ose më shumë, nja 200 vjet histori dhe nuk ka ekzistuar më parë ?!
Përse të mos i bëhëj edhe pak vend diku edhe formacionit të emërtimeve tona tradicionale nacionale: Albani, albanë, gjuhë albane, mqs edhe e kryejnë tërë punën të vetprezantimit e të prezantimit në tërë fushën internacionale ?!
Përse, Presidenti me Imamët e Islamët e vet "konstitucionalistë", kërkon ti varrosë së gjalli këto emërtime tona tradicionale nacionale, që për më tepër në po këtë vjetërsi e tradicionalitet kanë qenë të shoqëruar edhe me termat precize mbarëeuropiane "nacionalitet e nacion", e jo me termat neologjizma nga araboturqishtja Kom përgjatë shek XIX, si "komb kombësi, ndërkombëtar, kombtarnikë, komaxhinj etj ?!
Ë, e vogël në dukje...!?
Pa folur pastaj për 100 e ca gabimet që i ka gjetur ish presidenti Berisha dhe "konstitucionalistët e këshilltarët e tij"...
Sidoqoftë këto nuk na kanë kushtuar me ndonjë Piramidë lekësh të ngrëna, në fund të fundit...
Ish presidenti Berisha, pati nxjerë në kohën e tij një ligj për beduinët/endacakët e Pa stehë, që strehohen me dhunë shtetërore enveriste (qysh nga 1945-46...1967 etj...1990...2002)
nëpër banesat pronë private qytetare.
Megjithse, qe Berisha i pari, që shpiku termin dhe realitetin e ri dhunues, si "ish pronarë", prap se prap, ky e nxori një farë Ligji që i vinte së paku era Qera, sidoqë pa afat kohor e madje edhe duke udhëzuar që të mos futej fare "në praktikën gjyqsore", sikurse edhe realisht nuk u fut. Dhe konkretisht bëhet fjalë për Ligjin, 8030, dt 15/11/1995, "Kontributi i Shtetit për familiet e Pa Streha".
Po sa para bëjnë këto Qera të papaguara dhe kush duhet të përgjigjet ligjërisht para drejtësisë, për këtë mal me para që iu hëngrën me dhunë shtetërore orjentale, qytetarve ?!
Dhe tani, shihni se cfarë lëvizje "barazimi matematikor", na bën, trimi Mejdanxhi, e shfuqizon fare praktikisht Ligjin Berisha dhe fut "ligjin Nr 8647, dt 24/07/2000",që hyn në fuqi mbas 1 Janarit 2001, me të cilin "të Pa Stehët", duhet të paguajnë Qera, aq sa kishin paguar me tarifat e Hoxhës, para v.1993, si psh për afro 90 m sipërfaqe i bie 50 lek në muaj.!!!
Kështu ekuacioni "matematikisht, dmth praktikisht", na bëhet i parabartë në të dy krahët, përsa i takon vlerës së qerave që duhet ti pagueshin qytetarëve pronarë/ish pronarë. Nga njëra anë e ekuacionit është shteti dhe qeraxhinjtë që nuk paguajnë dhe nga ana tjetër janë ish pronarë/pronarët që e refuzojnë "vlerën e 93" (praktikisht e papërfillshme e barabartë gati me 0).
Avantazhi, këtu sipas llogjikës mejdanase, është se vetë ish pronarë/pronarët nuk e duan "Qeranë" dhe me bujari i bëjnë sevap-zeqat, të pa strehëve dhe shtetit, nuk duan të lidhin "Kontrata pa afat" etj, pra me ligjin jemi në rregull !
Mirëpo, a ka ndonjë llogjikë në botë që mund ta quajë si Qera, vlerën e dy pakove biskota të lira për 1 muaj, për dy dhoma e një guzhinë e anekse ???!!! As vetë diktatori/ish diktatori Hoxha nuk e ka pas bërë kështu, mirëpo ja që e bën Meidani me i...
Nuk e ditka tashmë Presidenti ynë i nderuar, se për disa familie vecanërisht, ky poshtërimi i strehimit të beduinëve Pa Strehë, tashmë me 45 + 11 vjet ( me dy breza në varre), ka kaluar jo vetëm në poshtërim revanshi, në shtypje të ndyrë hakmarrëse politike, jo vetëm në privim e vuajtje strehimi më se të domosdoshëm, por edhe në poshtërim Xhihadi, si njëherë e njëkohë okupatorët turkoislamë, që deri edhe në gjysëm shek XIX, akoma kishin ligje poshtëruese "për të strehuar me zor ushtrinë e rregullt turke nëpër shtëpitë e katolikëve të Shkodrës ? (!?)
Atëhere cfarë di ky hipokrit që mban edhe titullaturën e kryetarit të "Këshillit të lartë të Drejtësisë" ...?!
Ka ardhur koha që edhe kleriklëve , që u pëlqen të kapardisen nëpër pritje shtetërore etj, të vënë dorë mbi këtë cështje shoqërore urgjente, se po na dëgjojnë veshët edhe ndonjë cirrje uluritëse "për pastrime qelbësirash"...
Të Pa Strehët, duhet tashmë të shkojnë të strehohen e të mundojnë njerëzit e tyre të afërm gjenetikë, prej andej nga kanë ardhur, ose Shteti i Dhunës/Demokratikopluraliste ta bëjë me rotacion, mqs i pëlqen Ligji i shkretëtirave, a tek e fundit tu shpërndajë disa cadra...(megjithse një pjesë e mirë e blejnë shtëpinë për 24 orë...)
A nuk i meriton ca vjet burg ky lloj presidenti buzagaz, për malin me para që u vidhet vit për vit qytetarëve, megjith ato V.K.Ministrave, që mbajnë firmat e Majkos e Metës, për tarifat e Qerave në vlera leku... ?
Por, problemi qëndron, se nuk ka as Ligj në Kodin Penal e në atë të Procedurës Penale, e as atë Kodin Civil e të Procedurës Civile, për ti kapur këto zotërinj që tallen deri edhe në sharlatanisëm me qytetarët pronarë, sepse këto qelben ma zi se tregjet e Zdrales e Rusit e të Mëhallës së Qenefeve...
se kur janë të korruptuar e të degjeneruar vetë të mëdhenjtë , si të mos jenë të tillë, sic u dëgjua se i etiketoi një ditë vetë z.Majko "shpresdhënësi bythgjerë" ...
Si mund tu thuash pastaj të nderuarve gjyqtarëve tanë se nuk veprojnë si ai i ndjeri bejtexhi Hasan Zyko Kamberi:
Edhe Kadiu, që është Kadi,
ja di kimenë parasë,
për para se ce shet t'anë,
ters ta vërtit Sherihanë.
Sherihati, ishte kodi i përgjithshëm i ligjeve, të cilin sic duket Mejdanxhiu ynë, për të bërë "bamirësina sevapi e zeqati" u a rras ndonjëherë qytetarëvë se elbetë janë "ish pronarë" e jo pronarë...
A, edhe sa për të shuar kureshtjen e për të përfunduar, Hasan Zyko Kamberit i dedikohet edhe "merita e parë e përmendjes historike të termit të ri gjeografik Shqiperia", aty rreth fundit të shek XVIII a fillimit të shek XIX, në atë bejten e famshme "Seferi Humajun": "Po të mbledhc Shqiperinë e ti vinc hakut Nemce Kralit"...
Kushedi, mbase edhe mejdanxhiun tone e paguajnë, "për ti ardhur hakut krajlave të Evropës së sotme"...?