Politika, korrupsioni dhe "arrestimet"

FGJ

Primus registratum
Politika, korrupsioni dhe "arrestimet"

Nuk dua te shtoj me shume sesa artikulli i meposhtem.Cmendim do keni ju te dashur bashkeatdhetare?

smash.gif
Pse ende nuk eshte arrestuar asnje politikan i korruptuar? Me kete pyetje e filloi biseden nje nga diplomatet e Brukselit i cili ka per detyre te investigoje shtetin shqiptar ne prag te hapjes se negociatave per integrim dhe asociim.

Arrestimi i dy kryepoliceve nuk eshte dhe nuk mund te jete shpresa e kthyer per drejtesi. Si cdo proces tjeter ne Shqiperi ai fillon me shume zhurme dhe mbyllet me shume qetesi. Nuk eshte e rastit qe ne pranga perseri nuk jane politikane te korruptuar. Prangat jane sa larg aq dhe afer politikaneve por gjithmone jo per hir te shtetit dhe se drejtes por per te goditur kundershtarin dhe krijuar imazhin e goditjes ne ate qe ata e quajne "turme".

Thone se politikanet shqipetare "e hane turpin me buke". Me mire se kurre kjo reflektohet ne trajtimin e ceshtjeve te mprehta qe lidhen me marrdhenie te caktuara shoqerore dhe qe vullneti apo serioziteti i shtetit perceptohet me lehte nga qytetaret. Mungesa e ketij serioziteti manifestohet ne momentin kur e ashtuquajtura drejtesi merr persiper te vendose paqen e me pas ben te kunderten c'ekuilibron opinionin dhe pas hekurave mbetet vetem kujtesa e nje "drame" pa shije dhe impresion.

Nga kafet e Nexhmije Hoxhes e eri tek dashnoret e Klosit, nga tenisi i Lenkes e deri tek bidonat me Coca Cola te te gjashteve, nga Paparet e 2 prillit e deri tek Versacet e Salihit, nga perhapja e "sekreteve" te "KJ" e deri tek mbyllja e Gjelave, nga tansparenca e piramidave e deri tek "pucet" e Ekremit nga konservat e Fatos Nanos e deri tek maskat qe ndalonin Berishen, te gjitha keto te shtyjne ne meditim.

Procese gjyqsore dhe hetimore sa tragjike aq dhe komike, sa te turpshme po aq dhe historike. Kjo prove reale e nje shoqerie qe nuk mundi te ngreje kurre ne nivelin e duhur seriozitetin e shtetit te vet. Kjo maskarade e luftes histerike dhe papergjegjmerise qe rastesia i veshi keta njerez me pushtet dhe qe e perdorin kete te fundit si bombe per te rrenuar shoqerine dhe shtetin. Politikane qe kurre, nuk munden te ndajne te verteten nga mashtrimi, krimin nga drejtesia, paqen nga lufta, regresin nga progresi. Ne pak kohe mediokriteti okupoi gjithcka, administraten, politiken, institucionet, gjykatat madje edhe shoqerine civile. Ata u bene zoter te gjithckaje dhe shpejtuan te mbyllin portat e cdo lloj rryme civile duke e detyruar kete te fundit te merrte arratine ne rruget e perendimit ose t'i nenshtrohej mizerabilitetit. Klanet dhe lobingjet e tyre nuk jane gje tjeter vec nje konglomerat i njerezve me te inkriminuar ne vend aq sa pervec kostumeve firmato, ne fytyrat e tyre reflektojne vecse ngjashmerine siameze me shtresat me vunerabel te shoqerise. Te poshteruar e te kthyer ne skllever te te drejtave te tyre shikon kudo ish-pronare qe sipas udhezimeve te Alise ende sorollaten dyerve te gjykatave dhe mbajne ne dore ca letra bakalli qe demek iu jane njohur pronat, intelektuale qe Katovica i mbylli dyert e politikes, puntore qe presin realizimin e premtimeve elektorale, fshatare qe shiten lopet ne fajde dhe mbollen token me kanabis. Per ironi vemje, servile, qorrer, bastarde dhe fosile qe krekosen ne makina luksoze e ne kariget e parlamentit pasi i kane fryre ne vesh dhe i kane bere fresk per vite e vite kryetarve te Partive. Me pas, kur e shohin vehten si limoni enden dyerve te ambasadave per te mare bursa apo per te luajtur rolin e disidentit. Kjo eshte skakiera e ushtareve bolshevik te politikes shqiptare dhe qe me pushtetin e tyre ne vite perbejne trupen e mekanizmit te shtetit shqiptare. Kjo ne vetvete nuk perfaqeson gje tjeter vecse nje proces te degraduar falimenti shteteror. Ky proces ka delegjitimuar autoritetin e pushtetit gjyqesor per te dhene nje verdikt te besueshem dhe per te shpaguar demin e ardhur shoqerise nga abuzimet e dhe krimi i "jakave te bardha".

Keqperdorimi i te gjitha gjykimeve dhe hetimeve te zyrtareve ka humbur dhe sfumuar rendesine qe ka dhenia e drejtesise dhe nxjerja e pergjegjsise, aq sa sot cuditerisht "turma" indoktrinohet duke shprehur keqardhje per ata qe jane te akuzuar. Te ukuzuarit te armatosur dhe mbarsur nga opinioni shnderrohen ne akuzues duke brymosur amoralitetet e tyre ne ate pjese te turmes ku fatkeqsisht gjen dhe nje pjese te mediave shqipetare.

Ja pra i nderuar diplomat pse nuk ka ende politikan te arrestuar per korrupsion ne Shqiperi.
 
Top